
Shqipëruar nga Naum R. Prifti/
Një ditë të nxehtë mullixhiu dhe i biri e morën gomarin ta shpinin në
pazar për ta shitur. Ata s’kishin bërë shumë rrugë kur rastisin tek
një grup me vajza që po llafoseshin dhe qeshnin: – “Shiko këta,” tha njëra prej vajzave duke i treguar me gisht- “sa pa mend duken kur shkojnë rrugës në këmbë në vend që të shkojnë kaluar.”
Kësisoj mullixhiu hypi djalin mbi gomar dhe vetë vazhdoi udhën në krah
të tyre.
Nuk kaloi shumë kur arritën te një grup
fshatarësh që kishin
rënë në diskutim serioz mes tyre. Njeri nga
burrat doli para të
tjerëve dhe thërriti “Shihni, kjo provon atë
që thashë më parë. Nuk ka
më respekt për moshën e vjetër. E shihni sesi djali
dembel është ulur
mbi gomar ndërsa babai ecën. Zbrit more djale
dhe lëre babanë plak t’i
çlodh pak këmbët.”
Me të dëgjuar këto fjalë qortuese, mullixhiu i
tha djali të tij të
zbriste dhe hypi vetë.
Kështu
bënë një copë rrugë, djali në këmbë dhe mullixhiu kaluar,
derisa arritën pranë një grupi tjetër me gra dhe
fëmijë.
“Pse ti plak njeri,” i bërtiti një
grua, “je ulur mbi gomar dhe ky
vocërrak mezi hedh hapat pas gomarit.”
Mullixhiu u mendua pak për ato që tha gruaja. E mori djalin dhe të dy u ulën mbi gomar. Mullixhiu dhe djali po i afroheshin qytetit kur një fshatar u tërheq vërejten:
“Sa keq! Ky me siguri nuk është gomari juaj,” i qortoi fshatari. Mullixhiu e siguroi se ishte i tij.
– “Nuk mund ta besoja se është kafsha juaj kështu si e keni ngarkuar”- ia ktheu tjetri. Asnjë nga ju nuk duket i ligësht. Në fakt ju të dy jeni aq te forte sa me mire ta mbartni ju gomarin se sa gomari t’u mbartë ju.”
Atëherë
mullixhiu dhe djali zbritën nga gomari. Ia lidhën
këmbët me një copë litar dhe e vunë në një
trung, të cilin e hodhën
mbi shpatulla si vig. Të tre iu afruar urës për
në qytet. Banorët
aty pari që nuk kishin parë diçka të tillë nisën
të qeshnin me të
madhe. Shamata e trembi gomarin i cili nga frika
filloi të hidhte
shqelma. Litari që kishte të lidhur tek këmbët u
këput dhe gomari ra
nga ura në lumë. Mullixhiu dhe djali u kthyen
mbrapsht duarthatë
sepse.
“Ai që dëshiron t’i kënaqë të gjithë, nuk
arrin të kënaq asnjë!”…