Leter per Gazeten Dielli/
NGA REXHEP DEDUSHAJ/
Me daten 30 Tetor 2017 isha per vizite ne krahinen me te perfolur ne analet evropiane gjate gjysmes se pare te shek XX – KRAHINES KELMENDASE TE VERMOSHIT.
Qe ne shkeljen e kesaj toke mbeta fare i zhgnjyer.
Rruga e re Shkoder – Guci qe kalonte atypari e kishte perfshire vetem nje cep te saj- pjesen afer kufirit Shqiptaro – Shqiptar te Gucia, ndersa rruga qe pershkonte fshatin ishte pothuajse e pakalushme.
Zum vend ne qender te Vermoshit ne lokalin e z.PJETER PERAJ ne bujtinen ,, PERAJ ,,. I zoti i shtepise -nje malesor tpik, ashti siç jane Kelmendasit.Ai na trgoi ne pergjithesi per zhvillimet dhe gjendjen ne Vermosh, c’ka haptazi shihej se eshte e mjerueshme.
Me shume se 80 perqind e popullsise vendase kane emigruar keto 20 vitet e fundit ne SHBA e gjetiu – tha z.Peraj. Gjendja ekonomike eshte katastrofike. Mbajne pak bagti,se mbjellet asgje.Ryme elektrike skishte -rrjeti shume i vjetruar e nga koha e komunizmit.Nje ere me fry mbetemi ne terr.Edhe ne zhvillimin e turizmit ka pengesa nga organt shteterore.KERKOHET LEJE PER ÇDO NDERTIM DHE JEPEN SHUME VESHTIRE.
Monumentet historike jane ne shkatrrim e siper e kush su bjen mbrapa.
Te gjitha shpresat jane te mergimtaret e krahines.Ata kane premtuar se do ta rindertojne kullen e Prek Calit, tani te shkatrruar teresisht.Ta ndertojne uren qe shpje te ajo kulle dhe ta asfaltojne rrugen. Ka ca premtime per ndihme edhe nga shteti…
Nese nuk realizohen keto gjera me shpejtesi ka rrezik qe askush te mos mbetet me ketu-shtonte ai .
Edhe shpresat e qe kishin egzistuar ne lidhjen e Vermoshit me Gucine ishin venitur fare.Edhe nje pule nese blehet ne Guci duhet ti paguhet dogana ne kufi dhe e kunderta ,cdogje e hyn nga Vermoshi ne Guci paguhet gati gjysma e vleres ne doganen malazeze.
Pra, ne Guci shkonin vetem per shetitje e vizita te afermve te tyre e asgje tjeter.
Rruga e re kishte shtuar lidhjen tregtare me Shkodren dhe sadopak shkollimin e rinise ne ato e ne, vetvetiu do ten a lindte pyetja:Athua ka marre vesh Tirana se Vermoshi eshte i Shqiperise apo ka rene ne bishtin e propagandes se rrejshme komuniste ,,se Vermoshin ua fali Zogu Jugosllaveve,, EDHE PSE PREK CALI SPATI LEJUAR KURRFARE PAZARE ME KRAHINEN E KELMENDIT.
SE FUNDI:PSE E KENI BRAKTISE VERMOSHIN E PREK CALIT, O QEVERITARE TE SHQIPERISE?