• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEJZO LEPENICA SHËRBËTOR I ÇËSHTJES KOMBËTARE

October 3, 2015 by dgreca

Në errësirë edhe pak dritë vlen e premton shumë.-Frang BARDHI, 1635/

Nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe/ Mjeshtër i Madh/

Në vargun e botimeve historiografike bashkëkohore, studiuesi dhe publicisti Enver Lepenica ka dhënë një kontribut të çmuar në nxjerrjen në dritë të mjaft  ngjarjeve e figurave të shquara të Vlorës dhe të Labërisë, të cilat kamë lënë gjurmë në historinë tonë mbarëkombëtare.

Në botime të tilla, si monografia historike për Luftën epope të Vlorës 1920, Prefektët dhe kryetarët e Bashkisë së Vlorës (1900 – 1990), ato kushtuar Hysni Lepenicës dhe Ahmet Lepenicës, si dhe mjaft studime e shkrime të tjera publicistike për fenomene e personalitete të shquara të jetës shqiptare në rrjedhën e kohërave dhe dy dekadat e fundit, ku shpërfaqen mjaft çështje të mprehta social – shoqërore, historike dhe politike të tranzicionit të gjatë shqiptar dhe konsolidimit të demokracisë së brishtë, historiani Enver Memishaj ka krijuar individualitete të vërteta e  dokumente të gjalla historike, me dëshmi e kronika, që rizgjojnë shpirtin e madh kombëtar të Vlorës e Labërisë, Himarës e Kurveleshit, si pjesë e përbashkët e kulturës dhe historisë shqiptare.

Në studimet dhe botimet historiografike e publicistike të studiuesit Enver Memishaj, lehtësisht vihet re prirja e tij e theksuar, për të ndriçuar mjaft aspekte të mjegullta e të mbuluara të jetës shqiptare. Në librin e tij monografik për Luftën epope të Vlorës 1920, dokumente e dëshmi të ndryshme ringjallin në sytë e lexuesit bashkëkohor aspekte të gjera të Kuvendit të Baçallasë, mbledhjes së Beunit dhe organizimit luftarak të kësaj epopeje, e cila shfrytëzoi tërë arsenalin e ushtarakëve dhe prijësve popullorë, të formuar dhe të sprovuar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

Në faqet e këtyre botimeve historike e publicistike të Enver Memishajt nxjerrin krye figura zëmëdha të luftërave dhe përpjekjeve për të vendosur fatin e shqiptarëve si: Ahmet Lepenica, komandanti i përgjithshëm i Luftës së Vlorës, udhëheqësi shpirtëror i saj, Osman Haxhiu, kryetari i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, si dhe mjaft prijës të tjerë popullorë si: Halim Xhelo, Qazim Kokoshi, Qazim Koculi, Myqerem Hamzaraj, Ali Beqiri, Hamit Selmani, Sali Bedini, Hazbi Çano Rrapo Çelo e mjaft të tjerë, të nderuar e të pavlerësuar sa duhet.

*      *     *

Në këtë hulli të punës së tij të palodhur, historiani Enver Memishaj na sjell një botim të ri, monografinë komplekse dhe të gjerë “Fejzo Lepenica – jetoi dhe vdiq për Shqipërinë”. Është një figurë mjaft e dashur atdhetare dhe intelektuale në tërë Labërinë, që për dekada të tëra e kishte mbuluar pluhuri i harresës. Por studiuesi ynë sqimatar, duke e ndier nga afër shpirtin popullor që këtë figurë të çmuar e mban gjallë në ndërgjegjen e vet kombëtare, sa kohë u rropat nëpër arkiva, shtypin e kohës dhe në shtegtimin e jetës dhe të veprimtarisë së tij kombëtare për të na dhënë portretin e tij të gjallë e konkret.

Fejzo Lepenica, ashtu si disa atdhetarë të tjerë të Labërisë, u përfshi në lëvizjen kombëtare të kohës fort i ri, i lindur më 1902 dhe i rritur në një familje me tradita të zjarrta atdhetare, nën kujdesin e xhaxhait të tij, major Ahmet Lepenica dhe tërë vatrës familjare, që kishte marrë pjesë në kryengritjet, luftërat dhe përpjekjet e Lumit të Vlorës kundër hordhive otomane e shovinistëve grekë. Mësimet e para Fejzo Tafili i mori në fshatin Drashovicë, ndërsa shkollën plotore në qytetin e Vlorës, në shkollën e njohur për traditat e saj arsimore e kulturore Muradie.

Gjurmë të thella në jetën e tij lanë vitet shkollore në kolegjin e Shën Mitër të Koronës në Kalabri, në atë shkollë të themeluar nga poeti unë i madh kombëtar Jeronim de Rada, mes arbëreshëve dhe sivëllezërve të tij nga vise të ndryshme të vendit. Mori pjesë gjallërisht në Luftën epope të Vlorës 1920, ku në llogoret e saj pa me sytë e tij trimërinë dhe heroikën e luftëtarëve popullorë, për të bashkuar Vlorën me pjesën tjetër të mëmëdheut.

Por formimi i tij intelektual e demokratik u shfaq sidomos në vitet 1920-1924, me pjesëmarrjen e tij në lëvizjen demokratike të kohës në krah të Halim Xhelos e Avni Rustemit, Ali Çakërrit, Ibrahim Shytit, Abdul Kuçit e Ibrahim Abdullait, Muço DelosRrapo Çelos e Gani Alikos.

Duke iu përgjigjur thirrjes së qeverisë së Sulejman Delvinës qysh në vitin 1920, Fejzo Lepenica shërbeu si ushtarak në xhandarmërinë shqiptare në qarkun Gjirokastrës.

Ai, si anëtar i shquar i Shoqërisë “Bashkimi”, përkrahu qeverinë e Fan S. Nolit me shpresën e madhe, se ky njeri i ditur dhe ata që e rrethonin do t’i sillnin vendit përparimin dhe qytetarinë, siç ishin edhe “shtetet e tjera të Evropit”, për të zhdukur anarkinë dhe prapambetjen shekullore në qytete, fshatra e krahina. Por rënia e qeverisë së Fan S. Nolit dhe hipja në fronin e Shqipërisë të Ahmet Zogut, ashtu si atdhetarë të tjerë e zhgënjeu edhe Fejzo Tafilin, ndaj ai mori rrugën e mërgimit në Greqi më 1925.

Edhe pse u vendos në Janinë, së bashku me emigrantë të tjerë si Naxhi Libohova etj., autoritetet greke fillimisht e izoluan në ishullin Qefaloni, duke i mbajtur në vëzhgim të rreptë. Ashtu si emigrantët e tjerë të Evropës, edhe Fejzo Lepenica në Janinë ishte nën vëzhgimet e konsullatës shqiptare.

Në vitet 1925-1932, Fejzo Lepenica na shfaqet në shtypin shqiptar edhe si një publicist i mprehtë dhe i rrallë nën pseudonimin “Krivova”, që është toponim në fshatin e tij të lindjes. Artikujt e tij shpreheshin në mbrojtje të çështjes kombëtare çame, i pronave të tyre të grabitura nga grekët, kundër veprimtarisë së sillogove greke të Vorio Epirit, që propagandonin kundër Shqipërisë etj.

Artikulli i gazetës “Ora” në Tiranë, korrik 1931, na bën me dije se Fejzo Lepenica ishte i internuar në Prevezë e më pas në Patër e Zaqintho nga autoritetet greke, pasi akuzohej si “propagandist kundër sillogove të Vorio Epirit”, se “gjoja ka atakuar Qeverinë Greke me biseda me anë të shtypit për sjelljen e saj barbare në Çamëri”.

Pas internimit, në vitin 1931 Fejzo Tafili kthehet në vendlindje, në Shqipëri, ku u përfshi në lëvizjen antizogiste, në Organizatën e Fshehtë të Vlorës. Ishte koha kur Mbreti Ahmet Zogu kishte nënshkruar marrëveshjet me Italinë fashiste për skllavërimin e Shqipërisë. Nën ndikimin e miqve të tij atdhetarë Qazim Kokoshi, Seit Qemali, Myqerem Hamzaraj, Hysni Lepenica e Ahmet Demi, si dhe pas takimeve me Halim Xhelon, i cili kishte ardhur ilegalisht nga Franca në Labëri, Fejzo Tafili, si antizogist u përfshi në këtë lëvizje të kohës me prirje republikane.

Zbulimi Organizatës së Fshehtë të Vlorës bëri që qeveria zogiste të jepte dënime të rënda për organizatorët, por në gjyqin e zhvilluar më 16 shtator 1932 Fejzo Lepenica u shpall i pafajshëm. Në këto kushte, ai u largua përsëri në emigracion, në Janinë, ku nisi të bashkëpunojë ngushtë me mjaft atdhetarë të Çamërisë si Ahmet Demi, Musa Demi, Haki Çami etj. në mbrojtje të të drejtave kombëtare të Çamërisë.

Autori i librit, Enver Lepenica, na ka dhënë të plotë kontribin  e vyer të atdhetarit dhe intelektualit Fejzo Lepenica në fushën e publicistikës. Nëpërmjet artikujve të botuar  në shtypin e kohës prej tij, ndën siglën K. dhe pseudonimin “Krivova”, botuar në gazetat “Telegraf”, “Demokratia”, “Ora”, “Shqipëria e Re”, “Gazeta e Korçës”, “Shqipnia”, shpalos me mprehtësi gjendjen e shqiptarëve në Çamëri dhe mizoritë e kryera nga shteti grek ndaj tyre.

Diku midis tjerash, në gazetën “Telegraf” të vitit 1927, ai do të shkruante: “Si venë punët sot në Çamëri, s’ka më dyshim që popullata e saj shqiptare është e dënuar për shfarosje dhe kjo gjë është kryer sistematikisht gjer tani dhe përpara këtij gjenocidi Qeveria Shqiptare fle gjumë”. Zëri i tij atdhetar i protestës, polemikat dhe demaskimi i politikës greke ndaj popullsisë martire të Çamërisë, kishin tërhequr edhe vëmendjen e ambasadës shqiptare në Athinë, e cila në një varg relacionesh ndjek nga afër veprimtarinë publicisistike të Fejzo Lepenicës.

Mjaft artikuj të tjerë si: “Çamërit janë të dënuar për shfarosje nga ana e grekëve”, “Marrëdhëniet shqiptaro – greke dhe gjendja e Çamërisë”, “Gardhiqi dhe Dhragomia”, “Çamëria nën sundimin grek”, “Vuajtjet e Çamërisë, “Pasuritë e patundshme të shqiptarëve të Çamërisë”, “Greqia dhe Çamëria” apo “Çamërit po shuhen”, janë një klithje e shpirtit të tij atdhetar në qiellin e Europës, në mbrojtje të të drejtave kombëtare shqiptare. Në këto artikuj e letërkëmbime të tjera gjenden edhe mjaft të dhëna interesante etnografike, historike e etnike, që dëshmojnë për kulturën e thellë që zotëronte Fejzo Lepenica.

Fejzo Lepenica u shua larg atdheut të tij të dashur, Shqipërisë, në Janinë më 1936, por jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare dhe publicistike nëpërmjet monografisë së studiuesit Enver Memishaj (Lepenica) merr një shkëlqim të ri duke u dritësuar nga mesazhet e saj demokratike e kombëtare, në shërbim të kohëve tona moderne.

 

 

                Fejzo Tafil Lepenica, oficer.

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: FEJZO LEPENICA SHËRBËTOR, I ÇËSHTJES KOMBËTARE

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT