• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GEORGE KONDA(GJOLEKA), MENAXHERI I PARË I GAZETËS “DIELLI”

February 13, 2019 by dgreca

Me rastin e 110 Vjetorit të Gazetës”DIELLI”/

1 Georhge KondaGeorge Konda1Faiku1

 – Faik Konica: Drejtori i DIELLIT mbushi një detyrë të veçantë, duke rrëfyer se sa i çmon mundimet e të dashurit atdhetar, Z. George Konda (Gjoleka), i cili ka marrë përsipër sundimin e gazetës.

 NGA DALIP GRECA*/

Me rastin e 110 vjetorit të gazetës “Dielli”, kujtojmë me respekt dhe çmojmë kontributin e veçantë të zotit  George Konda(i njohur me pseudonimin Gjoleka), menaxherit të parë të gazetës nga 15 Shkurti 1909 e deri më 28 Prill 1912, kur ajo ishte pronë e shoqërisë”Besa-Besën”.Në pozicionin e menaxherit, zoti Konda administronte gazetën: shtypjen e saj në shtypshkronjë, shpërndarjen tek lexuesi, abonimet, shitjen dhe të ardhurat.

Gjoleka e kreu më së miri detyrën, përderisa Faik Konica dhe Fan Noli, editorët e gazetës në kohë të ndryshme, me të cilët ai bashkëpunoi nga afër, kanë lënë vlerësimet më të larta për të.

George Konda(Gjoleka) ishte menaxheri i gazetës “Dielli” që në numrin e saj të parë, me editor Fan Nolin, vazhdoi me Fan S. Nolin, Efthim Natsi, duke e mbyllur me Kristo Floqin, i cili ishte editori i fundit për sa kohë gazeta ishte pronë e shoqërisë Besa-Besën.

Noli nuk kishte ku të gjente një menaxher më të mirë se George Konda, i cili pat dhënë kontribut edhe në gazetën ”KOMBI” të drejtuar nga Sotir Peci; Konda, kishte qenë tashmë ndër atdhetarët më të dalluar të Shoqërisë”Besa-Besën”.

Në një letër(e cila ndodhet në arkivin e Vatrës, dosja e Agim Karagjozit), që Vangjo Konda, i biri i George Kondës, i dërgonte më 12 Prill 2002 ish kryetarit të ndjerë të Vatrës, ing. Agim Karagjozit, me rastin e 90 vjetorit të organizatës, krahas urimit për festën, i jep informacione lidhur me kontributin dhe aktivitetin patriotik që kishte dhënë i ati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në letër gjejmë edhe të dhëna biografike për George Kondën(Gjoleka).

George Konda (Gjoleka) lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1880. Ai ishte djali i madh i një familjeje me pesë fëmijë. Mësimet e para i pati marrë në shkollën e Dardhës e më pas vazhdoi shkollën në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Në moshë ende të re emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mori edhe kontaktin e parë me lëvizjen patriotike për pavarësinë e Shqipërisë. Në vitin 1900 erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u vendos në Boston, Massachusetts. Ai ishte një nga pionerët e lëvizjes shqiptare për pavarësi në Shtetet e Bashkuara.

George Konda(Gjoleka) ishte ndër aktivistët e njohur të shoqërisë Besa-Besën, e cila u bë shtylla kryesore në themelimin e Federatës “Vatra”. Gjurmët e veprimtarisë së tij i gjejmë edhe në gazetën “Kombi”. Në numrin 69 të gazetës “Kombi”, që mban datën 10 Janar 1908, gjejmë informacion që tregon se George Konda ishte zgjedhur për atë vit numri 2 i Shoqërisë Besa-Besën. Kombi shkruan: “Me 3 Janar 1908 shoqëria Besa-Besën bëri zgjedhje të reja. U zgjodhën:

Kryetar-Sotir Nickel

N/Kryetar- George Konda(Gjoleka)

Arkëtar- Nikolla Kristofor

Shkronjës-Nini Fani

Pleqësi: Mihal Panajoti, Mihal Berati, Goni Adams, Petro Tashko, Nasi Aristidhi, Mihal Kristo, Pando Opingari.

“Kombi” shfaq opinionin e vet për  ekipin drejtues të atij viti: “S’ka dyshim se nën këtë pleqësi dhe kryesi, shoqëria do të shkojë përpara.”

Në Boston George Konda (Gjoleka) u njoh dhe bashkëpunoi me atdhetarë të shquar, ndërmjet tyre Fan S. Noli, Sotir Peci, Faik Konica e të tjerë, që dhanë një kontribut të madh për pavarësinë e Shqipërisë. George Konda bashkëpunoi me Sotir Pecin për të botuar në vitin 1906 numrin e parë të gazetes “Kombi”. Së bashku me Nolin dhe Konicën, ai punoi për organizimin e shoqërisë ”Besa Besën” dhe Federatën “Vatra” e më vonë, për botimin e gazetës “Dielli” në 1909.

Në vitin 1925 ai shkoi në atdhe për t’u martuar me Vasilo Glozhenin e më pas u kthyen së bashku në SHBA, ku u lindi një djalë (Vangjo Konda). Për kohën që qëndroi në SHBA, George Konda ishte një figurë e njohur dhe me autoritet mes shqiptarëve të Amerikës. Ai kishte biznesin e tij (restorant) dhe kontribuoi vazhdimisht me mjete financiare për çështjen shqiptare.

Gjurmët e George Kondës gjenden në koleksionin e gazetës “Dielli”, tek “Kombi”, si dhe në rekordet e Shoqërisë “Besa-Besen”. Në numrin të gazetës  “Dielli” , botuar më 23 Mars të vitit 1909, në një kronikë ku pasqyrohej mbledhja e Shoqërisë “Besa-Besën”, përcillej informacioni i më poshtëm…(Te plote e lexoni ne Diellin ne print)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, George Konda(Gjoleka), i Diellit, Menaxheri i pare

NUMRI SPECIAL I DIELLIT DOLI ME 26 NENTOR 2015

November 30, 2015 by dgreca

Numri special me 108 faqe i Gazetës 106 vjecare “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës, që botohet në Nju Jork dhe që i ka abonentët në të gjithë Shtetet e Amerikës së Veriut, përfshirë Kanadanë,dhe disa shtete europiane, doli nga shtypi me 26 Nëntor dhe u postua më 27 nëntor 2015. Në këtë numër special u evokua Historia Jonë kombëtare, ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë dhe Historisë të Flamurit Kuq e zi, u evokuan personalitetet historike dhe personazhet e ngjarjeve të Pavarësisë. Në këtë numër special Dielli pat një mbështeteje të konsiderushme nga vatranët dhe nga disa prej Degëve të Vatrës, ku vecojmë Degën e Queensit në Nju Jork, Degën e Michiganit, degën South Florida, degën e Washingtonit, degen Hudson Valley në New York dhe më së fundi arriti dhe një kontribut nga Dega e Vatrës në Jacksonville. Vecohet kontributi i degës Queens me 6 Faqe dhe Michiganit 5 Faqe me urime e reklamime. Po ashtu Dielli u suportua edhe nga Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit në Detroit, Teqeja Bektashiane në Detroit, Qendra Islame në Queens-NY etj. I falenderojmë të gjithë.
Si individë Gazeta Dielli u suportua nga:Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj-1 faqe urim, zv/ Kryetari i Vatres z. Agim Rexhaj- 2 Faqe( nje urim te tij dhe nje faqe nga biznesmeni vatran Eltion Seferi), zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati- 1 Faqe të tijën dhe: 1 Faqe nga Demë Balidemaj, 1/2 Faqes nga Gjergj Dedvukaj-Shkolla Shqipe; Teuta 1/2 e Faqes-Dukagjin Ukëhaxhiaj; Peter’s Market 1/2 Faqe, Mujë Rugova 1/2 e Faqes, Alba Fuel-1 Faqe-; Marjan Cubi-2 Faqe( 1 vetë dhe 1 Faqe Mhill Gjuraj); Mithat Gashi 1 Faqe, Dritan Mishto -1 Faqe, Rrustem Gecaj 1 Faqe, Alfons Grishaj + Mondi Rakaj 5 faqe, (falenderojmë edhe zotin Kujtim Qafa 1 Faqe, don Fred Kalaj 1 Faqe, Mynyr Nazifi 1 Faqe), Zyhdi Karagjozi-1 Faqe, Skënder Murtezani 6 Faqe, Sabit Bytyci 2 Faqe, Ahmet Hoti 2 Faqe, Zef Balaj 1 Faqe, Ibrahim Kolari 1 Faqe, Sejdi Hysenaj 1 Faqe, Qendra Islame në Quuens me Imamin Edin Gjoni, TV ALB z. Bajram & Drenusha Dreshaj 1 Faqe, Digitalb-Tibo- Dritan Hizmo 1 Faqe, Organizata e Grave Motrat Qiriazi 1 Faqe, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 Faqe, Dello Russo-Laser Vision- 1 Faqe, Ismer Mjeku 1 Faqe, Focaccia 1 Faqe.Një Falenderim i vecantë shkon për avokatët Ylber Dauti, Fatos Dervishi dhe Ylli Cakani, të cilët jo vetëm që e suportojnë Diellin gjatë vitit, por kontribuan edhe në numrin special të 28 nëntorit. Faleminderit të gjithëve.
Editori
Dalip GRECA

Filed Under: Vatra Tagged With: DOLI ME 26 NENTOR 2015, i Diellit, NUMRI SPECIAL

Mesazh nga editori i DIELLIT

March 19, 2013 by dgreca

Te nderuar miq;

Ju falenderoj shume per mesazhet perkrahese dhe kurajoze qe me keni derguar gjate te gjithe ketyre diteve. Emailet e mia ishin aq te shumta sa do te ishte veshtire t’u ktheja pergjigje nje per nje, telefonatat-mesazhet po ashtu. Keshtu qe zgjodha kete forme per te falenderuar dhe per te sqaruar miqte e mi per ate e me ndodhi ne Shqiperi.

Nje falenderim te vecante u dergoj vatraneve, atyre te qendres dhe te degeve, kryesise se Vatres, presidentin e nderit z. Agim Karagjozi, qe i qendruan prane familjes time ne NY, duke telefonuar dhe derguar mesazhe perkrahese. Po ashtu edhe te gjithe atyre qe arriten te kontaktonin permes telefonave  me njerezit e mi ne Tirane, te cilet ishin gjate te gjithe kohes prane meje. I falenderoj koleget gazetare, jo vetem ne SHBA e Shqiperi, por edhe ne Europe, qe me kane shkruar dhe me kane telefonuar.

Falenderoj Dr. Kujtim Balidemaj ne NY, qe disa here u lidh me familjen time per te mesuar rreth gjendjes time shendetsore dhe per ta udhezuar ate se si duhej kryer kthimi ne New York, duke dhene keshillat perkatese per qendrimin ne avion dhe gjithcka tjeter.

Cfare ndodhi me mua? Te henen me 4 mars u nisa nga JFK per ne Tirane per te shkuar prane prinderve, te cilet kalonin caste te veshtira semundjeje. Me 5 Mars isha prane tyre, ne qytetin e Lushnjes. Tre dite me pas, te premten e 8 marsit ne mengjes, kur gjithcka ishte e qete nisi dhimbja e gjoksit me shterngime te forta dhe pengesa ne frymemarrje. 10 minuta me pas isha ne spitalin e qytetit te Lushnjes nen kontrollin e kardiolgut te njohur dr. Vasil Lushnjari, i cili me dha ndihmen e pare. Sipas tij kisha kaluar Infarkt, por nuk mund te saktesonte me tekniken qe dispononte masen e demtimit te zemres. Dhashe okay per t’me percjelle ne nje spital te specializuar te Zemres ne Tirane. Per 1 ore ambulance e Spitalit te Zemres Dr. Roland Xhaxho me personel mjeksor, mjek dhe infermier, mberriten ne spitalin e Lushnjes, me vune ne mjekim intensive dhe me nisen ne Tirane.Per gjate te gjithe rruges vazhdonte dhimbja ne gjoks megjithese me kishin injektuar morfine.

Sapo me futen ne sallen e operacionit, bene Koronografine, u pa se kisha pesuar Infark Akut te Miocardit. Arteria kryesore ishte 90 per qind e bllokuar, po ashtu e majta ishte e bllokuar 80 perqind. Ekipi i udhehequr nga kardiologu i njohur Dr.Alban Dibra, arriti ta kryej me sukses procesin e nderhyrjes dhe te te vendosjes te stentave te medikuara.

I falenderoj te gjithe miqte e mi te cilet m’u gjenden prane ne ato dite te veshtira. Per 6 dite sa qendrova ne spital nje mase e madhe miqesh qendronte ne mjediset e spitalit edhe pse jo te gjithe arriten t’me shihnin pas operacionit, per shkak te rregullave strikte te spitalit. I falenderoj te gjithe ata duke u mbetur borxhli per jete, sic falenderoj dhe koleget gazetare,miqte te mi qe sapo e emsuan lajmin mberriten ne spital.

Ashtu sic kisha shkuar une per te pare prinderit e mi, im bir- Dorjani dhe dhendri -Latifi,udhetuan me emergjensi nga NY dhe nje dite pas operacionit ishin prane mjeje duke u perkujdesur, edhe pse nuk me mungonte kujdesi nga vellezerit, motrat dhe miqte.

Me erdhi mire qe pashe nje spital shqiptar (Privat) ku kishte sherbim te perkryer , mjeke te afte dhe kushtet ishin shume te mira, sherbimi professional, personeli mjeke dhe infermiere ishte perhere prane te semureve!

Pas 6 ditesh qendrim ne spital, qendrova dhe dy dite ne Tirane per t’u zhvendosur dhe nje here tek prinderit ne Lushnje per t’u ndare me ta.

Te Dielen me 17 Mars pas nje udhetimi te veshtire mberrita ne NY. Te nesermen u vura nen kontrollin e mjekut kardiolog  Gregory Gustafson  ne New York Hospitak Queens, i cili pasi pa nderhyrjen e Tiranes(Spitali me kishte dhene tere procedure ne CD dhe te shkruar)  e vleresoi ate te specializuar dhe pas ekzaminimeve te specializuara me vuri ne mjekim intensive duke me rekomanduar edhe nje Stress Test dhe nje terapi paskardiake 2 javore.

Kalova me pas tek mjeku qe me ndjek dr. Skender Murtezani, i cili gjate te gjithe kohes te pasatakut e deri ne kthim qendroi ne lidhje me familjen time dhe me djalin ne Tirane. E falenderoj publikisht.

Kjo ishte e gjithe historia. Ne menyre graduale me eshte rekomanduar kthimi ne veprimtarine e me parshme, por nevojitet  nje periudhe kontrolli  40 dite pas Infarktit te Miocardit.

Edhe nje here ju falenderoj te gjitheve per interesimin!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, i Diellit, mesazh, nga editori

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT