Të shtunën me 5 prill 2014, z. Rrustem Grcaj, në prani të Këshillit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dorëzoi celësat kryetarit Gjon Bucaj. Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur për dhurime e mbështetje të cështjes Kombëtare,-( njëkohësisht ai është edhe anëtar i këshillit të Vatrës),për këtë dhuratë që u bëri vatranëve dhe komunitetit shqiptar.
Kryetari Bucaj tregoi historinë e Shtëpisë së Vatrës, e cila është blerë me kursimet e vatranëve ndër vite. Ai përmendi kontributin që patën dhënë viteve të shkuara një grup vatranësh në rinovimin e ndërtesës. Ndërsa atëhere grupi që mori përsipër rinovimin , i prirur nga Kryesia e Vatrës dhe Kryetari Karagjozi, ishte me pjesmarrës të shumtë, si Zef Balaj, Arjan Myrtaj,Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Ahmet Hoti, vëllezërit Bytyci, Zef Perndocaj, Jonuz Ndreu,Ramiz Gjini, e shumë të tjerë, këtë herë rinovuesi ishte vetëm një, Rrustem Gecaj.
E falenderojmë për këtë bujari që anëtari I Këshillit të Vatrës tregoi ndaj nesh dhe vatranët do t’I jenë përherë mirënjohës, tha dr. Gjon Bucaj.Puna që ka bërë z. Rrustem Gecaj, është e një cilësie të lartë, flet vetë Shtëpia që duket si e re.
Ndërsa z. Rrustem Gecaj duke i dorëzuar celësat e Shtëpisë së rinovuar(edhe dyert i vendosi të reja), tha se ndjehej mirë për vlerësimin dhe mirënjohjen e kryetarit të Vatrës dhe gjithë vatranëve. E bëra se I kisha mundësit, tha ai. Ta gëzojmë së bashku! Uroj që për një të ardhme jo të largët, të arrijmë që të bëjmë një Qendër shumë herë më të madhe se kjo shtëpi.
Ceremoninë simbolike e ndoqi edhe media, TV 21, TV Kultura Shqiptare dhe Gazeta Dielli.