Nga IDAJET JAHAJ/Vlora-kjo kryekështjellë e historisë shiptare! Dëshmorët dhe heronjtë e saj kanë skuqur shekujt për liri, kundër hordhive të huaja që vinin për ta shkrumbuar këtë vend, për ta përmbytur këtë komb.
Vlora e qëndresës heroike të rrallë, e trimave të panumërt në beteja.
Po heroizmi i grave, i nënave , i bijave të këtij populli kaq martir, në këtë kështjellë mijëvjeçare? Shembulli i nënave e i vashave ka shkëlqyer. Kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm. Pra, si kudo, edhe në këtë vise të atdheut, ka ndriçuar edhe heroika e tyre për liri.
Shembuj të panumërt e qëndisin këtë heroikë, në faqen e historisë shqiptare.
Në gjysmën e parë të shekullit të 16-të (1537), një këngë e bukur himariote ligjëron për një vashë-kapedane të grave himariote kundër hordhive turke që kishin mësyrë këto brigje :
Shekuj më vonë ky heroizëm u përsërit nga gratë e vashat e Sulit, në Jugun shqiptar. Ato u hodhën nga shkëmbi i Zalogut, me valle…në humnerë,për të mos rënë në duart e vrasësve.
Të tilla heroizma kanë bërë bujë edhe në folklorin dhe historinë e vendeve fqinj si edhe në njerëzit e shquar në Evropë, të cilët u kanë kënduar me simpati heroinave shqiptare.
Heroizmi i Sado Koshenës më 1920, i heroinave te Luftës Nacionalçlirimtare si: Qeriba Derri, Persefoni Kokëdhima, Zonja Çurre e sa e sa të tjera, ndriçuan si neonë të mëdhenj të lirisë.
Ja ç’thotë kënga për sakrificat e grave vlonjate e labe në epopenë e 1920-ës :
Lufta Nacionalçlirimtare qe një vullkan i pashembullt i heroizmit për liri. Mijëra e mijëra luftëtarë nga të gjitha viset e atdheut u bënë shatërvanë zjarri mbi ushtritë e armatosura të dy perandorive.
Mbi 6000 gra e vajza dolën malit për liri, krahas vëllezërve të tyre partizanë. Dhjetra prej tyre derdhën gjakun e dhanë jetën në themelet e kësaj lirie që gëzojmë ne sot.
Një folklor i madhërishëm i përshkruan këto heroizma. Vargje të ndritshëm ngjyrojnë aktet, bëmat dhe trimëritë edhe të partizaneve, të nënave, të vashave shqiptare- shqiponja për liri.
Ne i kujtojmë ato me emocion historik, me elegji prekëse, me krenari kombëtare, me optimizëm për ardhmërinë e këtij kombi.
Vetëm nga Vlora dolën mbi 400 partizane, nga të cilat 54 luftuan në Kosovë, për çlirimin edhe të asaj pjese të martirizuar të kombit. Nga këto ranë 38 dëshmore e 52 viktima ( në territorin e Vlorës).
Heroizmi ndrit edhe në fshatra të veçantë. Vetëm nga Tragjasi dolën 34 partizane, nga të cilat ranë në fushën e lirisë-10 dëshmore- fakt i pangjashëm ky në gjithë historinë e luftës.
Nga Tërbaçi dolën 24 partizane, nga vunoi- 20, etj. Eshtë përgatitur edhe një libër i plotë me kronika e tablo për këtë temë- “Gra vlonjate në Histori”, e cila i njeh brezat me shembujt e shumtë të sakrificave te popullit, burrave e grave të tij në therorizmat e lirisë.
Madhështia e tyre pasurohet edhe me qëndresën e nënave. Pati nëna me dy e tre djem apo vajza dëshmore, si : Metullahe Murraj në Mesaplik- me tre djemtë dhe burrin-dëshmorë; Hava Gjolikun e Shaho Luçin në Kuç apo Fatushe Sullaj në Mesaplik- me nga dy djem dëshmorë; Nurhanë Lelaj në Mesaplik-me djalin dhe burrin dëshmorë … Apo Duze Bajrami në Kallarat, Sofie Gjiknuri në Kudhës të Himarës, etj, etj.
Po ç’thanë këto nëna në çastin e marrjes së lajmit për vrasjen e bijve të tyre për liri ? Drita heroike shkëlqeu edhe në fjalët e tye. Folklori i përjetësoi:
Tablot heroike ndriçuan në vargje, amanete, në kujtime, në libra, në kallzime, monumente…
Një heroizëm i tillë epokal i ka mahnitur të huajt. Një udhëtar e dijetar çek, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, Ernest Novak, erdhi deri në malet e Labërisë së Vlorës. Ai ishte nuhatës i madh i historisë dhe në librat e tij shkroi : “Lugina e Lumit të Vlorës ka një bukuri heroike”. Po sa e sa maksima të tilla kanë thënë të huajt e të mëdhenjtë për historinë tonë, për luftëtarët tanë, për kontributin edhe të grave shqiptare në historinë tonë shkëlqimtare?
Këtë e përndritën edhe vargjet brilante të folklorit vlonjat :
Vlorë, dt. 3 mars 2017