• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI E VLERËSONTE ISMAIL QEMALI-NAIM FRASHERIN?

October 16, 2017 by dgreca

1 Ismail Qemali

ISMAIL QEMALI:NAIMI KA PUNUAR PËR TË MOS VDEKUR KURRE/

Zaim Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohë vdekjen e poetit N.F.Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892. Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput. Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësisht në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.

Ismail Qemali në ditarin e Zaimit.

“…Vjen madhëria Ismail Qemali. U mblodhëm pranë tia. Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin. Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj. Filloi të na hiqte shenjat e zisë. Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos .Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet. Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot .Ne u përqafuam. Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria………………………………………….

Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite  ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll…Një ditë tjetër Ismail Qemali u kishte thënë:Por ruhuni nga murtati dhe mynafikët,ata janë të pa besë,po s’u ruajtët nga të tillët do të na kushtojë shtrenjtë punët tona se neve na dolën shumë punë,që kemi përpara.Madhëria e tij I.Qemali na tha: Djem mësoni,por Shqipërinë mos e harroni se po na dalin telashe,por unë me ju dhe shumë të tjerë do ta bëjmë Shqipërinë,ashtu siç e duam ne…Të madhit I.Qemali  e përqafuam dhe i puthëm dorën,atij burri të madh,atij burri të mençur,atij burri patriotë…

Ndërkohë muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerrë vargje xhevahire,për Ismail Qemalin.Duhet ti përkas vitit 1913,ky krijim.

Ismail Qema bej Vlora/I bardhë si dëbora/C’të tha mëndja e s’ta bëri dora/Dora jote dorë burri/Lart ë ngriti flamurin/Gëzove gjithë Shqipërinë/I dhe shpresë vegjëlisë/C’të them i madhi i Vlorës/Në Stamboll ti më ndihmoje/Më flisje dhe më qortoje/Më thoshje si të mësoja/Burrë i madhë dhe i ditur/Çdo punë e bëre të ndritur…………………..…………………………

KUJTIME TË ZAIM BRAHIMAJT

Ditari.Seneja 1899 Stamboll

Ja kush janë përmetarët. Libri i madhërisë Sami Bej Frashëri:Shqipëria,çka qënë ,çështë dhe çdo të bëhet”.e lexoja dhe përsëri e lexoja……Në saba takoj madhërinë Ismail Qemali dhe i thashë,që kam lexuar këtë libër,ai qeshi dhe më ra krahëve dhe më tha:Zaim lexoje shumë herë që të kënaqesh se këto janë rrënjët e kombit tonë…

Ditari:seneja 1914 mars.

Nuk i harroj sa të vdes thëniet e Ismail Qemalit,kur pinin kafe një saba në Stamboll në senen 1901. Zaim,po të shkon ndërmend që të jesh i ditur ,je i ditur.Po të mendosh,që të jesh patriot,je patriot,po mendon që je trim,je trim këto janë ndenjat e një shqiptari të vërtetë. më tha plaku i urtë….

KËNGA PËR FRASHËLLINJTË

Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirintet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë  e Naimit,në Stamboll Z,Brahimi dhe një bashkë student shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht, që mbetej. Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezitë e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin. Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh, Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës. Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtrat e studentëve shqiptarë të trazuar. Tekstin e këngës,Muhharremi i ati e   skaliti në mëndje. Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai.

“O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi.

Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar.

Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe.

Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti…

Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le…

Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë…

KËNGË PËR ABDYL BEJ FRASHËRIN

 Abdyl Frashëri me nam/Në Prizren seç u mbluadhë/me njëqind dhjetë luanë/Fletë bilbili ynë i rrallë/Abdyl Frashëri o djalë/Fillove punë të mbarë/Bashkove burrat e parë.

Shkruar dhe kënduar nga Zaim Brahimaj.

Citime nga Zaim Brahimaj,seneja 1900

 Dituria ka vlerë. Padituria është e mjerë.Të lexosh se ç’thotë Abdyli.Të mbushesh me erë si zymbyli. Të lexosh se ç’thotë Naimi,të vjen mëndja dhe fiqiri. Sami Frashëri të mbush me shpresë dhe i jep jetë Shqipërisë. Sami bej Frashëri të ngrohë zemrën,të shtonë jetën,të ngroh shpirtin.Të dëshosh fjalët e Ismail Qemalit,të pastron gjakun dhe shpirtin…..

 CILI ISHTE ZAIM BRAHIMAJ NGA KATUNDISHTA E PERMETIT

90 vjet,qëndroi i baltosur ,nën dheun e Drizarit ,atdhetari Zaim Muharrem Brahimi. Pothuajse i harruar.Nën dheun e ftohtë.Nëpër kohë stinësh.Në këtë ndërtesë të përkohshme. Nën peshën e rëndë të gurëve.Nën harresën e madhe të kohës.Nën dhimbjen e madhe të familjes. Mirëpo ka një të vërtetë.Njeriu ikën,vërtetë nga kjo botë,por emri i mirë  përjetësohet. C’ka do të shqyrtohet ruhet e s’vdes emri i atyre patriotëve shqiptarë që,gur pas guri vendosën themele të rënda për kombin.Dhe për këtë Shqipëri,ata u martirizuan. Një gur në këto themele,vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtës.Kështu në mëndjet e të afërmve të tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit.Por varrin e tij,djali që ishte rritur,burrëruar dhe deri sa vdiq,ndonëse bëri diçka   dhe kësaj familje nuk i munguan përpjekjet ,mirëpo rezultati ishte tepër drithërues. Asgjë nuk sollën në shteg përpjekjet për ta  rikthyer në vendlindje,ndonëse shteti në kahun e tij të kundërt  filloi hakmarrjen primitive karshi familjes Brahimaj,ndërkaq pinjolli i shquar i saj,Zaim Brahimi vrarë nga shovenët ende qëndronte i shtrirë në një varrë të fshatit Drizar ,kushedi se ku,për 90 vjet.Ndoshta arsye mbetet koha,që ishte treguar kaq e pamëshirshme me fatin e këtij atdhetari. Ndoshta edhe regjimi,që vuri këmbën pas vitit  1945,krijoi një grackë heshtje. Mirëpo distancat kohore thyejnë një ditë muret e rënda të viteve haresës. Itenerari kohë,mbrinë me 90 vite vonesë,ose pragu,i një shekulli,distancë.Në Katundishtë engjëjt zgjuan,flautin e ëndrrës fortësishtë të çuditshme,tek Zaim Brahimi për të gjetur dije,me shtegtimin ditënetë i heshtur në muzg të kohës 1898,ku karvani i shtegtarëve zgjatej drejt kryeqëndrës së Perandorisë,Stambollit. Një përballje me faktin.Lexohet dëshmia e të birit. Zaim  Brahimi shtegtoi në Stamboll në përballen e parë me dijen. Dëshmitë e disa banorëve më të moshuar të Katundishtës,zbardhin këtë pohim se ky shtegtim i gjatë drejt Stambollit do të ishte  njëkohësisht ndryshim i frekuencës së tij.S hkollimi i Z.Brahimit ishte  i orentuar në shkollat ushtarake. Kohë shkollimi,sigurisht që zë një hapësirë kohe të gjatë. Flitet,për një periudhë,që përkon me vitet 1898 si hap i parë,ka zgjatur 9 vjet afërsisht. Është mbyllur definitivisht në 1907.Z.Brahimi ka qëndruar në Stamboll 9 vjet,rrëfejnë dëshmitë ditët e rrokullisura në kryeqëndren osmane të Stambollit.

*Studiues 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, i Ismail Qemalit, per Naim Frasherin, Vleresimi

LIBRI ME KUJTIMET E ISMAIL QEMALIT- VJENE NE VLORE

December 2, 2012 by dgreca

U PËRKTHYHEN NË SHQIP NË VITIN 1968 NË KANADA/

Msc GËZIM LLOJDIA/

Teki Gjonzeneli erdh në Vlorë nga Garfield-Nju Xhersi ,SHBA.Dhe si dhuratë nga më të çmuarat ishte ky libër i rrallë.Libri ka ngjyrën e kuqe në kopertinë si dhe një shkabë të zezë. Shkruhet Ismail Qemal Vlora. Kujtimet. Brendia e parë pas ballinës:Ismail Qemal Vlora. Kujtimet. Përktheu nga anglishtja:Reshad Agaj. Faqja vijuese:The memoirs of Ismail Kemal Bey.Edit by:Sommerville story.Ëith a preface by Ëilliam Morton Fullerton.Copyrght by Constable Publisher London.permison granted for publication in the Albanian Language Ja. 9th.1968.Harmony Priting limited Toronto,Canada. Faqja tjetër: u kushtohet dëshmorëve te atdheut dëshmorëve te flamurit atyre qe ranë ne çdo vent dhe ne cdo kohe per Shqipërinë e lire e te pavarur për flamurin e shenjte te Skënderbe Kastriotit dhe te Ismail Qemalit.Perkthenjesi. Fryte, drite e Shqiperise,Jashte nga qytet i erret,T’i veg dermen dhelperise /E tegezog na te mjeret./Ti qe kur dole nejete,/ Qe kur beri nena djale,/Koken e mbajte perpiete./ Edhe shpirtin zjarr e vale.(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duqe J. Baba).

Bjene Telat ven e vine,/Po na tundin Shqiperine,/Toskerin, Gegerine,/Me cdo vend me cdo krahine:/Qe ne Shkoder neJanine,/Qe ne Vlor’ e nePrishtine:/Opopo g’fitoj Urine!Opopo g’u ngrit rremeti!Seg u tunt si vale deti:Posi det qe vjen me vale,/Po vjen rende e me ngadale,/E po ndjek Small Qemale:/Smail-burri i shpje ne VloreMe Flamur te kuq ne dore,/Me Flamurin e Lirise,/Mu nde thelp te Shqiperise!/Shqiperi moj Shqiperi!/Hidhe lark ate shami/Qe te treti ne te zi/Ne vajtim e roberi! (“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Në faqen pasardhëse gjejmë:Pietro Scaglione qe përshkruan këtë udhetim historik teIsmail Qemalit na ben nje sherbim te shquar. Ne te shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vellezerit e gjakut tone e pritne A tin e Kombit te udhëhequr si te thuash nga një fuqi profetike se Ay nje dit’e do t’a nxirrte Atdheun ne drite. Kjo cerdhe e mrekulluarshme e arbresheve na del para syve ne ate kohe te target te 1903 si nje qender ku valojne kenget e bukura te Arberis me banden ne krye dhe ku Shoqeria Kombetare Shqipetare gvillon aktivitetin e vet per çlirim te Atdheut. Shumeinteresante te vrehet se si, qysh ne ate kohe Ismail Qemali sheh rezikun e Shqiperis nga Rusija dhe kerkon t’i hape syt dhe Italise vete duke dashur qe te kupetojne se fati yne dhe i atyre vete eshte i njejte andaj duhet te ndihmojme njeri tjetrin . . .Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe g’ka bere? Qe nje shqipetar i flakte nga arbreshet e Siqelise i cili lindi ne Plana dhe sosi ditet e e tijne Shtetet e Bashkuar teAmerikes. Nuk dihet as data e llndjes as ajo e vdekjes. Ka qene shume i varfer dhe vetemesoj si autodidakt i shtyre me teper qe t’i sherbej idealit tij qe aqe me bugitje i valonte ne zemer. Ne Shtetet e bashkuar nxorri per disa kohe nje gazete me emrin “Afrimi” dhe ne 1929 e ndryshoj ne “Albania”. Gjithe jeten rrojti i varfer se gjtthe g’kish i prlshte per bo time.Vellimi nga eshte nxjerre pershkrimi i udhetimit teIsmail Qemalit ne Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italise” dhe mban gjithashtu nje perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili ne ate kohe ndodhej ne Barcelone (8Prill 1921).Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qofte parethenja e Prof. JosefKadlkame lavderojne vepren e ketij arbreshtt te flakte PetroScagliones. Ne perhyrjen e Midhat Frasherit lexojme midis tjerave: “Kam degjuar se arbreshet, passi dalln nga kisha, burra,na dhe femije, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku ne kujtim’ tyre jane varret e stërgjysheve — bien ne gjunje dhe kendojne e kantike patriotike. Nuke di ne jeten t’ime gje me te mallengjyeshme dhe me poetikerisht sentimentale se keto lutje, qeeshte dhe nje hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej te cilit fati I verbër i ka gkeputur po qegjaku nuk i le t’a harrojne…

Cili ishte nxitësi i kujtimeve të Ismail Qemalit ? Pjesë nga parathëna nga Z. Ëilliam Morton Fullerton, shkruar në Paris 17 shkurt 1920: ”Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me ane te kësaj hyrjes t’ime dhe me ane te pake shënimeve te pa nevojshme, por le te shpresojmë jo absolutisht te pa vlere, unë nuk bej gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn qe i bira gjate muajve qe ne kaluam se bashku ne Paris ne 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshte për Ismail Kemal Bejne qe te me kërkonte mua një premtim te tille. Ne te vërtetën ky libër kujtimesh nuk do qe shkruar fare po te mos kish qene këmbëngulja ime e pa prere. Për me tepër shumë i zënë drejt për drejt me punët e luftës dhe cvillimin e saj qe t’i ofrojshe mikut t’i bashkëpunimin e përhershme qe kërkonte dhe qe ne fakt kishte nevoje-unë prape se prape qeshe ne gjendje qe t’i jepsha ndihmën e domosdoshme qe rasa lypte. Këto “Kujtime” ne fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e te dy palëve qe te mos lënë asnjë dyshim se çdo te thotë ne këtë rase “Botimi” ne fjale. Dalja e këti libri ne drite qe një pune e vështirë. Gjate prodhimit te kësaj lande Ismail Kemal Beut i rane mi shpatulla halle personale shpesh here te renda dhe halle te tjera me te renda ne lidhje me problemet patriotike te lidhur me te ardhmen e Atdheut Shqipetar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune,tere kohen e tij. Gëzimet dhe enthusiazmi qe nuk i kish te perhereshme, mungesat e tij plot ankth për pune te tjera me te rëndësishme, edhe methodat e tij qe nuk qene te vazhdueshme kur i binte rasa te rikthehesh ne detyrën e mbledhjes se këtyre kujtimeve, e beri punën e redaktimit një barre shume te rende, per suksesin e veprës te cilën Z. Story e kish marre përsipër. Megjithë këtë pa ndihmën e veçante qe Z. Story dha për këtë vepre këto kujtime kurrë nuk do te kishin dale ne drite.

Në faqen 9 vijnë disa kujtime personale e familjare rreth Ismail Qemalit shkruar nga Sefa Vlora. Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur ne Vlore me 16 te Vjeshtës se dyte ne vjetin 1844 ne shtëpinë e Familjes Vlora.Vdiq ne Perugia te Italisë me 24 Jenar 1919. Me pare u varros ne avllin e teqesë se Kaninës simbas porosis qe kish lënë vete. Më vone me vendimin e qeveris Mbretërore te Shqipërisë u varros në lulishten popullore te qytetit Vlorës. Lulishtja se bashku me ndërtesat qe kane pas qene aty ishin prona e Familjes tij. Këto prona j’u shiten Bashkis se Vlorës ne vitin 1919. Ismail Beu lindi në godinën e quajtur te Haremeve. Fati i tij dhe i Shqiperis e solli qe te ngrerë Flamurin tone kombetar dhe te shpalle pamvarësinë e vendit ne pjesën e ndërtesave qe quheshin Selamllëket,. n’ate kohe pasuria e Xhemil Bej Vlores. Ismail Beu ish biri i Mamut Beut dhe i Zonjës Hedije, bija e Tahir Beut, nga Asllan Pashallit Libohova- vezirë te Janinës.

Qeramika e portretit të plakut të Vlorës. Sefa Vlora e përshkruan kështu: Ismail Beu ka patur një shtat pakës me te larte se mesatarja.Vinte i plote po jo i trashe. Një fytyre plaku simpatike, me mjekrën dhe flokët te bardha i epnin autoritet dhe respekt. Ka pasur trajta te rregullta, sytë ne ngjyre te qarte,foljen te kadaleshme dhe te ëmbël. Kur zemërohesh i priste fjalët pa ngritur zërin. Nuk prishte gojën për asnjeri sidomos për kundërshtarët e tij .Ata qe e njihnin dhe flisnin me te mbeteshin te gjithë pa përjashtim nden përshtypjen se ish një burrë i mire, i larte nga shpirti dhe i urte. Zotëronte zgjim dhe kulture te thelle. Ushqente dashuri te madhe për Atdhen dhe për lirinë. Ish kryelarte për vendin e tij. Nuk kish asnjë interes për pasuri sepse nuk i epte asnjë rendësi pares ne kuletë. Ne se masim madheshtin e nje personaliteti politik me dashurin e popullit te thjeshte duhet t’a pohojmë se ansjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Ne seremonin e përmotshme kur varros për te paren here ne Kanine as fshatar as qytetar nuk qëndroi ne shtëpi te tij: tere faqet e maleve dhe brigjeve qe qëndronin gjate udhëtimit ishne mbushur me njërës. Ish nje apoteoze madhështore e popullit te gjithë pa dallim, dhe një kurore qe ay e fitoi me punën e tij te madhe ne shërbim te vendit tij deri sa dha frymën e fundit. Transferimi i dyte i trupit të tij nga Kanina ne Vlore ne 1932 pati formën zyrtare po dhe kësaj here populli me te math e me te vogël rrodhi vetiu aty ne sheshin e liris ne Vlore për t’a nderuar Birin e tij te Math. Varrimi ne Lulishten Popullore te Vlorës qe një mendim me vend se kësisoj Qeveria Mbretërore i barroste popullit barren:t’a ruante duke e patur afër aty ku kreu ay vete veprën e tij historike.

Reshat Agaj:brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tere kësaj vepre

Si e përktheu librin Reshat Agaj?Në botimin e dytë të librit :Vëllai i pengut” i Reshat Agaj shkruan: Një dite nëntori te vitit 1965, kur isha duke shkuar ne pune ne Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus me ra pas krahë dhe me hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, me shume nga pakujdesia e shoferit te autobusit, se sa nga pakujdesia | ime. Ndeshja u be anash, se, po te me kishte rene përpara, do me kishte shtypur ne vend .Kur rashe, i goditur nga pas, instinktivisht, Zoti me mësoi te ve dorën time ne balle dhe duke rene përtokë ne xhade, dora ime e majte iu be mbrojtje kokës, qe u përplas mbi te ne toke. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dem, qofte ne kocke, qofte ne ndonjë ane tjetër te trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shume sa hë për hë m’u muaren mendtë dhe nejzat e dorës ne te mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shemben. Kisha dhimbje shume te forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, qe kane lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shume dhimbje te cilat do t’i kisha për shume kohe. Doktori me dha leje te gjate dhe me rekomandoi kura elektrike te krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pakëz dhe pas dy javëve nuk me dhembte si me pare, mendova te përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, qe kisha lexuar me pare dhe ndodheshin ne bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim ne veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para te përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve te mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boricit, të vetmit që kisha e që mund të me jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohen dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohe kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Me duhet të shtoj se tere shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili me tha te nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tere paratë qe mblodhëm nga shitja e mese dyqind copëve dhe te tjerat, qe ai ka shitur me vone. Ato cope libra qe mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit ne Ottaëa, qe t’i mbante atje, ne rast se do te shiteshin me vone, ose ne qoftes e do te hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet qe pata me rastin e punës time letrare, e para ne jete, ishte kënaqësia qe me dha recensioni i te ndjerit Prof. Nexhat Peshkepia ne gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lire”, i cili midis te tjerave shkroi: ” Bravo! Te lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, qe mora nga Mbreti Leka i pare nga Spanja,midis te tjerave, ai me shkruante: ” Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara te huajve”.Si duket atyre te Ministrisë se Jashtme ne Londër u kishte ardhur shume mire, se Ismail Beu kishte qene miku i tyre i ngushte dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm ne saje te interesimit te veçante të anglezeve e veçanërisht të Ëilliam Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, qe shkroi e redaktoi kujtimet ne anglisht dhe beri punën me te madhe.

PARAFJALA E PERKTHYESIT

Duke nisur këtë parafjale dëshiroj ne emër tim dhe ne emër te gjithë shqiptareve qe kane ne zemër kujtimin e Ismail Qemalit te falënderoj shpirtrat e Sommerville Story dhe Ëilliam Morton Fullerton për përpjekjet dhe sakrificat qe muarne mbi vete për te na lënë ne Kujtimet e Atit te Kombit ne gjuhen anglishte. Sigurisht ata i bene kombit tone një shërbim te shquar dhe për jete u jemi mirënjohjes. Kush janë këta zotërinj qe na bene këtë nder? Gazeta e njohur e Times se Londrës ne shërbimin e te çiles ishne te dy ne kohen qe redaktuan kujtimet, pati miresin te na dërgoj kopjen e tre artikujve te ndryshëm botuar ne 1952, nga gazeta ne fjale, me rasen qe Ëilliam Fullertoni ndërroi jete ne Paris.Ëm. Fullerton qe nënshtetas amerikan lindur ne Norëich Conn., me 18 Shtator 1866 dhe u edukua ne Philipps Academy, Andover, Mass. dhe ne Harëard University ku mori diplomën ne 1886. U muar qe ne fillim me gazetari dhe hyri ne redaksinë e gazetës se Bostonit, Advertiser, dhe pas pake muajsh eksperience ne këtë pune u deruga ne Paris si ndihmës i korrespondentit te famshëm te Times, De Bloëitz, te ciiit pas vdekjes i zuri vendin për pake kohe deri sa ne 1911 u hoq duke u marre me shkrime dhe gazetari. Esht auktor i shume librave midis te cilave “Problems of Poëer” (Probleme te fuqisë) është me e thella dhe me e rëndësishmja. Jetoj tere kohen e tij ne Paris njëra sa diq ne 1952. Gjate luftës se pare botërore Ëm. Fullertoni ish nje nga ndërlidhësit e Shtabit amerikan me shtabet aleate te Evropes. Per Sommerville Story-n nuk mundem te marrem vesh asgjë. As Times nuk na tha gjë për te e as Z. Vandeleur Robinson te cilit ju drejtuam me lutje ne Londer qe te na ndihmoje ne kërkimet tona nuk mundi te na thotë gjë për te. Ne te vërtetën Sommerville Story është figura e atij mikut te shtrenjte te shqipetareve sepse me durimin e shenjtorit e vazhdoi punën e mbledhjes se kujtimeve nga goja vete e Ismail Qemalit per gati dy vjet rresht duke e zënë ku te mundesh dhe ky është redaktori i vërtetë, kurse Fullertoni qe shtytësi ay qe e nguti Atin e Kombit te shkruaj kujtimet. Dua te shënoj me mirënjohje emrin e Z.V. Robinson i

cili u mundua mjaft qe te nxjerre nga Times shënimet e sipërme dhe te vihet ne kontakt me shqepin botonjese te Londres, The Constables, e cila mban te drejtën e ribotimit ne cdo gjuhe.

Z. Robinson me njofton se ne Muzeumin e Londres ndodhet koleksioni i gazetës Le Salut de L’Albanie (Shpetimi Shqiperis) qe Ismail Qemali botoi për disa kohe pasi u nda nga Albania e Faik Konices si dhe botime te tjera po për arsye pune nuk mundesh te bënte kërkime te tjera. Zoti Qazim Kastrati qe do te kish patur mundësin te me ndihmonte ne këtë drejtim sikurse me shkruan Z. Robinson ndodhej shume i sëmurë. Nuk mbetet tani veçse te tjerë shqiptare qe kane mundësit ne te arthmente bëjnë kërkime dhe te shtien drite mbi vitrat e fundit te jetës se Ismail Qemalit dhe korrespondencës tij diplomatike me personalitete shqiptare dhe te huaja qe është e një rendesije te dorës se pare. Sigurisht një jetëshkrim i plote i Ismail Qemalit është detyra e Shtetit te ardhshme shqiptar te lire.

Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vitesh, ka shkruan publicist i njohur Dalip Greca Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora, , i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Ëiskons dhe u varros në Detroit më 1981. Botimi u realizua në Kanada nga Shtëpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në futurim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi:Përktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthyesi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për Flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”.

Për përkthyesin librit me kujtime të Ismail Qemalit, ka pasur një heshtje të gjatë,një shurdhëri memece sigurisht ,të pakuptimtë.40 qëndroi nën heshtjen e madhe por të pazëshme emri i përkthyesit Reshat Agaja që solli nga anglishtja në gjuhën e mëmësisë,kujtimet brilante të Ismail Vlorës.Në vitet, 80 ky autor pak i njohur në atdheun e vet nxori në dritën e diellit jetën e tij ,peripecitë,rreziqet,mundimet ndën rrugëve të botës ku nga përkushtimi i tij atdhetar mbetet përkthimi brenda 4 muajve të kujtimeve të plakut të Vlorës. Libri i këtij autori me kujtime titulluar “Vëllai i pengut” e kumtojnë edhe shumë autorë që janë shprehur për librin si një vlerë e veçantë në publicistikën shqiptare si: Aleksandër Meksi,Qefalin Hamdia,Prof Nderim Kupi,historianë Nermin Vlora Falaski,Shkrimtari Petro Marko,Dalib Greca,apo Fahri Shaska,Finalanda Qamil Gjonzeneli,Dr Prenjo Imerja,Kastriot Frashëri, dhe të tjerë .Disa fjalë për botimin Ballina e kopertinës është realizuar nga piktori Fejzo Lala.Redaktori i botimit të dytë është Kryeredaktori i gazetës “Dielli” Dalib Greca. Botohet nën kujdesin e familjes të vëllezërve Reshat dhe Petref Agaj me iniciativën e Finlanda Agaj e bija e Petref Agaj dhe bashkëshortit të saj Teki Gjonzeneli,Monika Gjonzeneli vajza e Teki dhe Finalndës tregoi edhe kësaj radhe dashurinë, e pakufishme për atdheun e saj të lindjes Shqipërinë dhe krenarinë për historinë e të parëve të saj duke sponsorizuar botimin librit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, i Ismail Qemalit, Libri me Kujtime

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT