• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25 VJET NGA “ZBARKIMI” NË TIRANË I KORPUSIT TË PAQES

June 26, 2017 by dgreca

25 vjet më parë, 24 Qershor 1992, “Korpusi i Paqes” “zbarkoi “ për të parën herë në Tiranë. Profecia e ish Presidentit Sali Berisha:Do t’ju pëlqejnë vajzat shqiptare- Nga 22 pjesëtarë të Korpusit të Paqes, 10 djemë u martuan me vajza shqiptare, dhe një amerikane me një djalë shqiptar./
 1 Ok Hotel Tirana
Ne Foto:Amerikanet e pare te Korpusit te Paqes ne Tirane me 24 Qershor 1992/
Nga Dalip Greca/
 Craig Doughert është njëri nga pjesëtarët e Korpusit të Paqes që në verën e parë të demokracisë shqiptare, zbarkoi në vendin e shqiponjave për të kontribuar për demokratizimin e bastionit të fundit të komunizmit. Ai thotë se gazetat e asaj kohe në Shqipëri i patën epitetuar si “dallëndyshet e demokracisë amerikane”, ndërkohë që pas kësaj, një qytetar anonim shqiptar, i kishte provokuar më një shkrim të botuar para viteve ’90 në “Zerin e popullit”, ku Korpusi i Paqes, epitetohej si agresor dhe pushtues! Ai, anonimi, u kishte treguar një kopje të atij shkrimi të atëhershëm dhe këtu ishte mbyllur incidenti.
Craig, ashtu si shumë kolegë të tjerë të korpusit, për herë të parë ia kishte dëgjuar emrin Shqipërisë në muajin e parapërgatitjeve drejt vendit të panjohur, por kjo nuk i pengoi ata që të shkonin me dëshirë në misionin e ngarkuar. Gati të gjithë pjesëtarët ishin të rinjë në moshë, disa sapo kishin mbaruar kolegjet në Amerikë.Një ndër ta edhe Craig.
Udhëtimi për në Shqipëri ishte një aventurë e lodhshme por e këndshme, ndërsa realiteti i atjeshëm, më shumë se sa sfidë.
Craig Doughert nuk e ka të vështirë që të rikujtojë në detaje aventurën shqiptare. Po e përshkruaj si aventurën pasi vërtetë nuk i munguan elementët e aventurës. Kështu psh, ai kujton se në ditën e parë të zgjimit në hotelin shqiptar, një ngritje paksa e vonuar, të ndëshkonte me moslarjen e fytyrës pasi uji ikte më me vrap se gjumi. Guxoje e zgjoheshe vonë, i laje sytë me pështymë. Ai qesh, tek e kujton….Ndërsa kur dilnin shëtitje nëpër Tiranë i shihnin me kurreshtje sikur vinin nga një planet tjetër. Element tjetër i aventurës është një fakt interesant: Shumë prej pjesëtarve ranë në dashuri jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vajzat shqiptare, ndërsa njëra prej vajzave amerikane ra në dashuri dhe u martua me një djal shqiptar dhe lindën kështu çiftet shqiptaro amerikane që bashkëjetojnë edhe sot.
-Kur u nisëm ishim 22, kur u kthyem u shumuam, u bëmë 32,-thotë Craig, tek do ta takoja në Nju Jork. Më pas ai kujton pritjen në ambasadën amerikane në Tiranë, ku takuan edhe ish presidentin Berisha, në prani të ambasadorit Rayerson. Biseda me Berishën është zhvilluar në anglisht. Ai u kishte thënë se ishte i sigurtë që herën tjetër, kur ekipi të largohej, biseda do të zhvillohej në shqip. Dr. Berisha na e parandjeu aventurën e martesës shqiptaro-amerikane. Duke qeshur na tha ne djemëve se do të njheshim me shumë vajza të ambla shqiptare dhe se ndoshta edhe martoheshim. Shqiptaret janë të bukura dhe familjare të mira, dhe na shkeli syrin. Ne të gjthë u shkulëm së qeshuri duke mos i kushtuar vëmendje, por ja tani…
 
Ish pjesëtari i Korpusit të paqes, Craig Doughert, tek e takova para disa vitesh në shtëpinë e tij të përkohshme në Barnes Avenju në Bronx,Nju Jork, nxori nga albumi personal një fotografi, e cila i takon muajit gusht 1992. Foto është bërë gati 3 muaj pas mbërritjes. Është një kujtim i tërë ekipit, dalë përpara Universitetit të Tiranës.
Craig m’i prezanton me radhë pjesëtarët e Korpusit të Paqes: në rreshtin e parë, nga e majta në të djathtë; Llenda Corry, e cila u emërua pedagoge në Vlorë, Aimee’, në Përmet, Lynnn Can’t në Fier, Roberti në shkollën e gjuhëve të huaja në Tiranë, Eddie Sottles në Universitetin e Shkodrës, Dina Siber në Kavajë.
Në reshtin e dytë, nga e majta në të djathtë; Lisa Morgan, punoi në Universitetin e Gjirokastrës, Heidi, në shkollën e gjuhëve të huaja të Shkodrës, Shirley, fillimisht u emrua në Elbasan, pastaj në Tiranë,Anne, dha anglisht në shkollën e gjuhëve të huaj të Korçës, Nancy Hohman në Berat, Kristen punoi në Durrës, Tim Walsh në Elbasan, Sean në Universitetin e Korçës,John shkoi e dha mësim në Pogradec, Tom në Universitetine Tiranës, Robert në Gjirokastër,, David në Tiranë,Jack në Universitetin e Shkodrës, ndërsa vetë ai, Craig-u, në gjimnazin e Lushnjës. Në bashkëbisedimin që zhvillova me të,Craig zbulon gjithë të fshehtat e misionit të tijë dhe pjesëtarëve të tjerë të Korpusit të Paqes….(Fragment nga libri ne proces” Histori Shqiptaro-Amerikane”)

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjet, dalip greca, i Korpusit të Paqes, NGA "ZBARKIMI" NË TIRANË

Kur u betova si vullnetar i Korpusit të Paqes

May 7, 2016 by dgreca

Nga Donald Lu/*

Kryetar i Bashkisë, familje mikpritëse, vullnetarë të rinj dhe të vjetër të Korpusit të Paqes, personel i talentuar i Korpusit të Paqes, zonja dhe zotërinj!

Kur them vullnetarë të vjetër të Korpusit të Paqes, më kujton se sa shumë vite kanë kaluar që kur isha në vendin tuaj e prisja që të bëja betimin me Ambasadorin tim. Të jesh në Korpusin e Paqes ngjan pak sikur bie në dashuri për herë të parë –është emocionuese, turbulluese, jetëndryshuese dhe paksa frikësuese.Sot do të ndaj me ju historinë e ditëve të mia të para në fshat pasi u betova si vullnetar i Korpusit të Paqes.  Pastaj dua të them dy fjalë se përse Korpusi i Paqes është një burim kaq i çmuar mes dy vendeve tanë.  Së fundi, kam disa fjalë për të falënderuar familjet kaq bujare që pritën vullnetarët. Ditët e para Në kohën që unë isha me Korpusin e Paqes kishim motoçikletë. Nuk isha motoçiklist shumë agresiv dhe kam rënë më shumë herë prej tij sesa do të doja ta pranoja. Për të shkuar në fshatin tim për herë të parë m’u desh të kaloja nëpër një urë të bërë me trungje palme. Ato nuk ishin vendosur në varg për ta bërë të vështirë udhëtimin. Ato ishin tre trungje të vendosura për së gjeri, ndaj me mjeshtëri të madhe (e cila më mungonte) duhej ta ngisja motoçikletën në qendër të trungut të mesit dhe të lutesha që të mos rrëshkisja, përndryshe do të përfundoja në lumë dhe motoçikleta do të binte mbi mua. Mora guximin, shtypa pedalen e gazit e kalova vrik përmes urës më shpejtë sesa e kisha menduar. Dhe kjo ishte jeta ime për shumë ditë. Merrja frymë thellë, merrja guxim, e shkoja përpara si shigjetë. Një makinë nga zyra e Korpusit të Paqes së bashku me Zv/Drejtorin e Korpusit të Paqes për programet shëndetësore, Dr. Juxton Smith, zbritën dy valixhet e mia dhe një kuti me ushqime që e kisha sjellë nga kryeqyteti.  Kur ai u largua me makinë, mbaj mend ndjesinë e thellë të braktisjes.  Me sa kuptoj, këtë gjë e shmangin këtu, pasi ju paketojnë në një furgon të linjës së Elbasanit dhe ju urojnë fat. Unë isha 22 vjeç.  Me njohuri shumë të kufizuara gjuhësore mësova si të lëvizja. Mësova si të gatuaja dhe të pastroja.  Mësova t’i bëja miq njerëzit me të cilët ndaja pak gjëra të përbashkëta.  Mësova si t’i kërkoja ndihmë komshiut tim.  Ishte me të vërtetë pak frikësuese, por kur kthej kokën pas them se ishte koha ime e preferuar në Korpusin e Paqes.  Në jetën tuaj, në kohë të ndryshme do të jeni më shumë ose më pak të hapur ndaj përvojave të reja. Ju sugjeroj se çasti i sotëm është një nga ato raste të jetës suaj kur ju do të jeni më të hapur se kurrë. Tani gjithçka duhet të bëni është të shtypni pedalen e gazit dhe të mbaheni fort gjatë udhëtimit.

Përse kemi një Program të Korpusit të Paqes?

Kur isha në Korpusin e Paqes, shumë njerëz besonin se qëllimi i programit ishte i mbrapshtë. Në Afrikën Perëndimore ka libra të tërë të shkruar për mënyrën se si vullnetarët e Korpusit të Paqes janë përdorur për të rrëzuar qeveritë dhe për të kontrolluar popujt e Afrikës Perëndimore. Më lejoni t’ju siguroj se ky është një absurditet i plotë dhe se gjëja e fundit që Uashingtoni dëshiron të bëjë është kontrolli i Afrikës Perëndimore, Shqipërisë apo 77 vendeve të tjera ku kemi Korpusin e Paqes. Ajo që jemi të përkushtuar të bëjmë është t’i ndihmojmë të 8,655 vullnetarët që shërbejnë aktualisht në Korpusin e Paqes të jenë qytetarë më të mirë globalë.  Shpresojmë që të merrni me vete një pamje më të sofistikuar dhe më të mprehtë të rolit të Amerikës në botë.  Shpresojmë të mësoni gjuhë të huaja dhe të ndihmoni të ndani me njerëzit anembanë botës se si janë në të vërtetë amerikanët –përtej imazheve të Hollivudit dhe të medias.

Kur iu bashkova Departamentit të Shtetit 25 vite më parë, një e katërta e klasës në të cilën isha regjistruar për në Shërbimin Diplomatik, kishin shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes.  Kishim mësuar ta donim aventurën e të jetuarit në vende të tjera; të folurën e gjuhëve të rralla; dhe krijimin e lidhjeve me njerëz që kanë pasur përvoja të ndryshme jetësore.  Shpresoj që për të gjithë ju periudha në Shqipëri të jetë një përvojë po aq transformuese si ajo që unë kalova si vullnetar i Korpusit të Paqes.

Dhe në përfundim, më lejoni t’ju them disa fjalë falenderimi familjeve tona pritëse.  

Të dashur prindër pritës të vullnetarëve, faleminderit që ndani atë që është më e mira e kulturës shqiptare – ndjesinë e jashtëzakonshme të mikpritjes.  Shpresoj që do të qëndroni në kontakt me fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes.  E di se shumë prej fëmijëve tuaj biologjikë dhe fëmijëve të Korpusit të Paqes do të mbeten përjetë miq dhe do të bëjnë vajtje-ardhje mes Shqipërisë dhe Amerikës.  Ju i keni bërë këta burra dhe gra ambasadorë më të mirë të vendit të tyre. Jam i sigurtë se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ju i keni njohur ata kur sapo kishin nisur të mësonin mbi vendin tuaj.  Kur ata të shkojnë në komunitetet e tyre të reja në Librazhd, Shushicë, Thanë, Belsh, Bishem, Pajovë dhe Peqin, miqtë e tyre të rinj dhe familjet pritëse do t’i pyesin se nga kanë mësur për tavën e kosit, të thonë “shëndet” pas prerjes së flokëve ose si të pijnë raki siç duhet.  Mund t’ju siguroj se sa herë të ndodhë kjo, fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes do t’ju mendojnë. Faleminderit sërish për mikpritjen tuaj të mrekullueshme. Trajnues të Korpusit të Paqes, përpara se t’ju dërgoj përmes urës imagjinare me trungje palme pa motoçikletë, kam edhe një punë tjetër për të bërë.

Nëse mundeni të ngriheni në këmbë për të bërë betimin dhe të ngrini lart dorën tuaj të djathtë:

Unë, thoni emrin tuaj, solemnisht betohem ose pohoj

se do ta mbështes dhe do ta mbroj

Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe të brendshëm,

se do të tregoj besim të vërtetë dhe besnikëri ndaj saj;

se unë e ndërmarr këtë detyrim lirisht, pa asnjë hezitim mendor apo qëllim shmangieje;

dhe se do t’i zbatoj mirë dhe me besnikëri

detyrat e mia në Korpusin e Paqes. 

Ndaj, Zoti më ndihmoftë!

*Fjala e plotë e Ambasadorit Donald Lu, gjatë Ceremonisë së Betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes ( Tiranë 6 maj, 2016)

Filed Under: Komente Tagged With: Donald Lu, i Korpusit të Paqes, Kur u betova si vullnetar

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT