Kina i ka rikthyer dronin nën ujor Flotës Amerikane, të konfiskuar javën e kaluar, nga një anije e marinës kineze në Detin e Kinës Jugore, pas bisedimeve “miqësore” në mes të dy vendeve, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kinës më 20 dhjetor. Konfiskimi nga ana e Kinës e pajisjes pa ekuipazh, ka nxitur protestë diplomatike nga ana e SHBA-ve. Pentagoni ka thënë se, droni nënujor mbledh informacione oqeanografike, duke përdorur një teknologji moderne, e cila mund të blihet në treg. Konfiskimi ka shtuar shqetësimet amerikane rreth rritjes së pranisë ushtarake kineze, sjelljes së saj agresive në Detin e Kinës Jugore dhe sovranitetit detar që është pjesë e diskutimeve mes vendeve që lagen nga ky det. Marina amerikane ka rreth 130 dronë të tillë nënujorë, secili me peshë prej 60 kg, ndërsa ato mund të qëndrojnë nën ujë deri në pesë muaj. Ato përdoren për mbledhjen e informacioneve rreth oqeaneve, përfshirë matjen e temperaturës dhe thellësisë së tyre. {SH.K}