I kujt është djali!/
Tregim nga Pierre-Pandeli Simsia/
Kisha pothuajse një vit që isha emëruar supervajzër.
Nga ora 4 e pasdites isha ulur në tavolinën e punës dhe po shfletoja disa shkresa. Dëgjoj tingullin e ziles së telefonit. Ngrita receptorin. Nga ana tjetër e telefonit dëgjoj zërin e punëtorit. E njoha.
– Zoti Majk, – filloi të flasë, – kanë kaluar 17 minuta, Xhefri nuk ka ardhur akoma. Si t’ia bëj? Të lutem, dërgo një punëtor tjetër për të më zëvendësuar.
– OK – i thash dhe me ngadalë ula receptorin.
I nervozuar për vonesën e Xhefrit, dërgova një punëtor tjetër për ta zëvendësuar.
Xhefri njihej nga të gjithë ne që vuante nga simptoma e harresës. Këtë e kisha vërtetuar edhe unë vetë, kur më vinte në zyrë dy apo tri herë për të njëjtën problem që i isha përgjigjur që herën e parë, madje, edhe nja dy herë të tjera kishte ardhur për të punuar në një nga dy ditët e pushimit të tij javor.
Simptomën e harresës, siç më kishin thënë punëtorët e tjerë, ai e spjegonte, sepse, që në moshën e tij të adoleshencës kishte filluar dhe më pas kishte qenë përdorues i lëndëve narkotike. Madje jo vetëm ai, por edhe dy prindërit e tij të divorcuar. Ndërsa vëllai i tij më i vogël ishte dënuar dy herë si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike.
Xhefri 44 vjeçar dhe vëllai i tij dy vjet më i vogël ishin frut i bashkëjetesës së një çifti të dashuruar që në bankat e shkollës së mesme.
Pa kaluar pak minuta, dëgjoj përsëri tingullin e ziles së telefonit. Punëtori zëvendësues më njoftoi për ardhjen e Xhefrit në punë.
I them, të mos fillojë punë, po e pres Xhefrin në zyrë.
Po mendoja se si duhet të veproja me të në ditët në vazhdim, kur, përpara derës së zyrës u shfaq Xhefri, ashtu siç ishte çdo ditë, i rregullt në veshje, i pastër. Mustaqet dhe syzet optike që i shkonin shumëi jepnin një pamje fisnike.
Sapo hyri brenda, pa e pyetur unë, filloi të flasë: – Më fal zoti Majk. Vonesa ime sot e ka një justifikim të fortë.
Pa i kthyer përgjigje, i bëra shenjë me dorë që të ulej në karriken përballë karrikes sime që na ndante tavolina e punës.
Sapo u ul, prap, pa e pyetur unë, Xhefri filloi të flasë: Zoti Majk, pas 20-të vitesh, sot jam çliruar shpirtërisht, moralisht, ekonomikisht.
Po e dëgjoja me vëmendje duke e parë në sy. – Po vij nga zyra e avokatit – vazhdoi të flasë, – Mora lajmin e mirë të shumëpritur; detyrimi im financiar ndaj djalit tim përfundoi njëherë e përgjithmonë. Duke filluar që nga java e ardhshme, çeku im i pagesës javore do jetë i plotë. – I doli një ofshamë e shoqëruar me një buzëqeshje. Futi dorën në cepin e brendshëm të xhaketës dhe nxorri një zarf të mbyllur në ngjyrë verdhë. – Këtu është vendimi i sotëm i gjykatës – më tha dhe zgjati dorën për të ma dhënë.
Nga punëtorët e tjerë kisha dëgjuar diçka për Xhefrin, por, meqenëse kisha rastin, mendova ta shfrytëzojë për ta pyetur.
Xhefri, si të ishte shoku im i vjetër të njohur prej shumë vitesh, pa ngurim, madje buzagaz filloi të flasë: – Prindërit e mi, që në njohjen e tyre në moshën e rinisë kanë qenë përdorues droge. Madje edhe tani, mamaja ime që është në moshën mbi të 60-tat dhe që jeton në të njëjtin apartament me vëllain tim më të vogël, shpesh herë më merr në telefon; më kërkon para’ për të blerë drogë.
– Ou! – i ndërhyra unë me habi. – Si ka mundësi?
– Po!- M’a pohoi Xhefri. – Edhe unë këtë pyetje i bëj vetes sime; si ka mundësi? Nuk më kërkon para’ për të pirë kafe a diçka tjetër, por për drogë! Meqenëse prindërit tanë që asnjëherë nuk u martuan, por bashkjetuan, u divorcuan që në fillimet e para të bashkjetesës së tyre, mua më mori tezja, motra e mamasë; në shtëpinë e saj jam rritur. Në moshën time të adoleshencës, ishte e pamundur për mua si gjithë moshatarët e mi të mos hyja edhe unë në “vallen e mirënjohur” përdorues të lëndëve narkotike. Në moshën time 21 vjeçare, në një club nate, u njoha me një vajzë me kombësi italiane. U dashurova shumë me atë vajzë, ishte e bukur. Më vonë, krijuam një shoqëri më të zgjeruar me djem e vajza të tjera. Në atë shoqëri u përfshi edhe vëllai im më i vogël. Atëbotë, u ndjeva djali më fatlum në jetën time, jo vetëm se vajza që doja ishte e bukur, por edhe i dhuronim dashuri si të çmendur njëri tjetrit.
– Edhe vetë, nuk je i keq, i pashëm je Xhef, i ndërhyra unë duke buzëqeshur, si me shaka.
Edhe ai ma ktheu buzëqeshjen dhe vazhdoi të flasë: – Në kulmin e lumturisë së dashurisë sonë, ndodhi e papritura për mua. E dashura ime më thotë se kishte ngelur shtatzane. U hutova. Isha i ri në moshë. U gjenda i papërgatitur. Megjithatë, në qënien time filloi ndjeshmëria e të qënurit baba. Po ëndëroja shumë gjëra të bukura për jetën e ardhshme që na priste.
Në takimin tjetër të radhës, e dashura ime më jep një lajm tjetër të papritur, befasues, shokues, që do më trondiste shumë: “Familja ime, veçanërisht babai, nuk e dëshirojnë që ne të dy të martohemi – më tha. – Fëmija do rritet i shëndetshëm në barkun tim derisa të lindi, ndërsa lidhja jonë dashurore nuk mund të vazhdojë më”. Nuk po dija si t’i përgjigjesha, fjalët më ishin lidhur në grykë.
Edhe pse u mundova ta bindë, ishte e pamundur. Në përgjigjet e saja, kuptova që familja e saj nuk e dëshironte lldhjen tonë, meqenëse unë jam me origjinë hispanike edhe pse ajo nuk ma tha drejt përsëdrejti, ndoshta mendonte se unë do ta akuzoja për racizëm.
Më vonë, lidhjet i mbanim thjesht shoqërore, miqësore, është më se normale, madje edhe gjatë ditëve të qendrimit në spital kur lindi djalin i shkoja shpesh. Pra kishim mbetur miq të mirë, pavarësisht se unë isha babai i fëmijës së saj.
Edhe në plotësimin e dokumenteve ligjore, në çertifikatën e lindjes së djalit unë pranova që të isha babai i djalit, madje djali mban mbiemrin tim. E takoja djalin sipas vendimit të gjykatës, e merrja, e shëtisja me makinë, i blija veshje të ndryshme, pavarësisht se unë paguaja edhe detyrimin monetar që më kishte ngarkuar gjykata.
Një ditë, ah! Ajo ditë ishte e dielë, kisha marrrë djalin një natë më parë dhe do t’ia çoja mamasë së tij. Po më priste me makinën e saj, në vendin ku edhe e mora djalin. Kur po ndahesha me djalin, pasi e putha dhe e përqafova, duke i thënë, se babi do vij prap të të marë pas dy javëve. Bashkë me mamanë e djalit, ish të dashurës sime, ishte edhe një shoqja e saj. – Sa i ngjan djali babait të vet – tha shoqja.
E ëma qeshi. – I ngjan – tha, – por më shumë i ngjan xhaxhait të vet, vëllait të babit.
Unë, si të mos i kisha dëgjuar mirë ato fjalë, menjëherë e pyeta: – Si the?
– Po, – tha ajo, pa e ndaluar të qeshurën. Përsëriti të njëjtat fjalë. – Më shumë i ngjan vëllait tënd, – duke e shtuar të qeshurën.
Nuk doja më ta zgjasja bisedën. U thash një mirupafshim dhe u largova. Në mendje po më vinin shumë mendime, dyshime të ndryshme. Doja të tymosja një cigare, një marijuanë. Po e ndjeja shumë mungesën e tyre në ato çaste. Po ndjeja se ajri që thithja kishte aromën e cigares, të marijuanës…
Paratë që kisha me vete nuk më mjaftonin. Nuk dija ku të shkoja. Doja patjetër të takoja vëllain, të bisedoja me të. Dhe ashtu bëra. Me vëllain u takuam në lulishte. u ulëm në stol. Për fatin tim të mirë në ato çaste, ai kishte një cigar edhe për mua. Në bisedë e sipër i thash se ç’kisha dëgjuar nga mamaja e djalit tim. Ai, u mundua ta mbajë të qeshurën, vetëm një buzëqeshje e lehtë i shkau ndër buzë, ndërsa unë flisja i rrevoltuar. – Më trego të vërtetën, i bërtita, ke pasur lidhje dashurore me ish të dashurën time? – e shava edhe nga nëna edhe pse nëna e tij është edhe nëna ime biologjike. U pendova. Por, nuk po e kontrolloja dot veten se ç’po flisja. – Fol, – i thash me tonin e zërit më të ngritur dhe duart ia vura në grykë si për ta mbytur.
– Mos më prek me dorë – më tha me qetësi. – Vetëm me dorë mos më prek, se do kesh pasoja pastaj.
– Fool, po të them, më trego të vërtetën, këmbëngulja unë në pyetjen time.
Ai, nuk e di se ç’farë ka menduar në ato çaste, ndoshta duke parë edhe gjendjen time të jashtëme tejet të acaruar, përsëri me qetësi më tha: – Po të flas, po të flas me sinqeritet. Kam fjetur dy herë me ish të dashurën tënde, por nuk jam i sigurt, nëse djali është imi.
– Kur ke fjetur? – e pyeta pa e ulur tonin të zërit.
Ai vazhdonte të fliste shumë qetë. – Gjatë ditëve kur ti ishe i shtruar në spital – më tha, – kur u operove nga apendiciti.
Tunda kokën me neveri dhe urrejtje për vëllain, për ish të dashurën time, madje edhe për djalin tim të pafajshëm. Që nga ai çast, m’u largua dashuria atërore ndaj tij. Nuk më bëhej ta takoja më djalin edhe pse ai ishte krejt qënie njerëzore i pafajshëm. Pa kaluar shumë ditë, kërkova të bëj analizën e ADN-së për të vërtetuar nëse djali ishte i imi apo jo.
Në kundërshtim të asaj që unë mendoja, rezultati i analizës së ADN-së tregoi se djali është i imi.
Pavarësisht rezultatit, gjatë viteve të rritjes së djalit më ka shoqëruar dyshimi që djali nuk është i imi edhe pse është gjaku ynë. Ky dyshim do të më shoqërojë gjithë jetën time.
– Nuk ke pse dyshon, – i ndërhyra unë Xhefrit, – përderisa analizat e ADN-së tregojnë se ti je babai i tij.
– Për çfarë analizash më flet zoti Majk? Unë dhe vëllai im jemi vëllezër të një gjaku me të njëjtët prindër biologjikë.
– Pikërisht, se jeni vëllezër të një gjaku dhe përfundimi i analizës doli në favorin tënd, nuk doli në favor të vëllait tënd.
– Ohuu, ti nuk di edhe shumë gjëra të tjera, – më foli Xhefri i nervozuar.
– Sa vjeç është djali yt tani? – e pyeta, duke e ndërprerë rrëfimin e tij dhe si për ta qetësuar. Po më dhimbseshin të dy, edhe Xhefri edhe djali i tij i pafajshëm, ndërsa një rrevoltë e thellë brenda shpirtit tim po më zjente duke menduar veprimin e vëllait të tij dhe ish të dashurës së tij.
– Hë, djali im – tha Xhefri me një buzëqeshje ironike. – tani është 21 vjeç.
– Ti, me kë jeton tani? – e pyeta si për ta mbyllur bisedën. Kam dëgjuar se je i martuar.
– Nuk jam i martuar zoti Majk, bashkjetoj prej dhjetë vjetësh me një grua. Ndjehem mirë, i lumtur me dashurinë dhe nën ngrohtësinë e saj familjare. Ajo ka një djalë 26 vjeçar nga dashuria e saj e mëparshme. Nuk kemi shumë diferencë në moshë; ajo është gjashtë vjet më e madhe se sa unë, është mëse normale. Djali i saj nuk jeton me ne; punon dhe jeton me dy shokët e tij në një apartament tjetër.
– Të uroj fat në jetë, Xhef. Mund të çohesh, të fillosh punën – i thash dhe u çova në këmbë nga karrigia.
Faleminderit zoti Majk – tha; u çua edhe ai. – Mos harro të më pagosh çekun e rregullt javën e ardhshme.
Xhefri doli nga zyra ime. Unë i përhumbur, i hutuar nga gjithë ajo çfarë kisha dëgjuar, kisha ulur sytë mbi disa dokumenta sipër tavolinës dhe po i shfletoja i shpenguar. Në mendje, në veshë, më trokiste vetëm një pyetje: I kujt është djali i Xhefrit!
20150607_125428.jpg