• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Donald Trump betohet, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së

January 20, 2017 by dgreca

“Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të pasur; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare; ne do të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë! Po. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Faleminderit! Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën!!”/

1 Donald

Miliarderi i pasurive të patundshme Donald Trump bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.Nën qiellin me re të Uashingtonit, 70-vjeçari Trump u betua mbi Biblën, ashtu si shumë presidentë përpara tij, në bazë të një tradite të vjetër amerikane.Ai deklaroi: “Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj ç’është e mundur për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, më ndihmo o Zot.”Qindra mijëra njerëz, shumë prej tyre të joshur nga premtimi i zotit Trump për ta “bërë Amerikën përsëri madhështore,” u mblodhën në Uashington për të përjetuar inaugurimin që u zhvillua në shkallët e Kapitolit.Inaugurimi i zotit Trump, pas një fushate të zhurmshme zgjedhore, sinjalizoi transferimin paqësor të pushtetit, ndërkohë që presidenti Barack Obama largohej nga detyra, pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë.Republikani Trump e bëri betimin përpara kreut të Gjykatës së Lartë John Roberts, me dorën në dy Bibla, njëra e përdorur nga një president i shekullit të 19, Abraham Lincolni, udhëheqës amerikan gjatë Luftës Civile të vendit. Pak para tij betimin e bëri, ish guvernatori i Indianës Mike Pence si presidenti i ri, i cili i zë vendin zotit Joe Biden.Disa minuta më vonë, Presidenti i ri Trump mbajti fjalimin e inaugurimit.Në fjalim, ashtu si në fushatën presidenciale, zoti Trump premtoi të sjellë një frymë të re në Uashington.”Për një kohë të gjatë, një grup i vogël në kryeqytetin e vendit tonë ka përfituar nga privilegjet e qeverisë, ndërsa qytetarët kanë bartur mbi supe kosto. Establisjmeni ka mbrojtur veten e tij, por qytetarët e vendit tonë. E gjithë kjo ndryshon, duke filluar këtu dhe tani.”Zoti Trump tha se 20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli u bë përsëri zot i Shteteve të Bashkuara.“Uashingtoni begatoi, por njerëzit nuk morën pjesën e tyre nga kjo pasuri. Politikanët begatuan por vendet e punës u larguan dhe fabrikat u mbyllën… Kjo masakër amerikane përfundon këtu dhe tani.”Zoti Trump u zotua të rikthejë vendet e punës të larguara jashtë SHBA-së, ndërkohë që do të nxisë punësimin në Amerikë nëpërmjet rindërtimit të rrugëve, urave dhe infrastrukturës.“Pra, u them të gjithë amerikanëve t’i dëgjojnë këto fjalë. Nuk do të injoroheni kurrë më.”Zoti Trump tha se Amerika do të kërkojë miqësinë me botën dhe njohu të drejtën e vendeve për t’u vetëqeverisur siç e mendojnë më mirë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të shkëlqejnë si një shembull që të ndiqet nga të gjithë”.Ai përsëriti zotimin e tij se do të sulmojë “terrorizmin radikal islamik” duke shtuar se “do ta fshijë nga faqja e dheut”.Po në lidhje me politikën e jashtme, zoti Trump tha se do të nxjerrë një urdhër të ri që do të dëgjohet në çdo kryeqytet të huaj dhe në çdo qendër pushteti: Amerika e para.Në përfundim, zoti Trump iu kthye motos, e cila e bëri atë të fitojë presidencën:”Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të pasur; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare; ne do të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë! Po. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Faleminderit! Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën!!”

Presidenti Trump falënderoi paraardhësin e tij, ish presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama, për ndihmën e tyre në procesin e transferimit të pushtetit, të cilin ai e quajti “madhështor”.Turma e mbledhur në Parkun Kombëtar ishte e madhe, por nuk u duk e përmasave të vitit 2009 kur Obama mori detyrën për herë të parë. Shumë prej njerëzve që ishin prezentë në marrjen e pushtetit nga zoti Trump, mbanin kapele me slloganin karakteristik “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore” dhe brohoritën me forcë kur ai mori zyrtarisht detyrën.Presidenti i ri e filloi ditën duke marrë pjesë në një ceremoni tradicionale në Kishën e Shën Gjonit pranë Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, zëvendës presidenti i ri, Mike Pence, gruaja e tij Karen, dhe familjet e tyre.Zoti dhe zonja Trump pastaj u drejtuan për në Sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë për një çaj së bashku me zotin Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama. Më pas, të gjithë së bashku shkuan me makinanë Kapitol për ceremoninë e inaugurimit.

Presidenti i ri Trump nënnshkroi dekretet e para si president dhe mori pjesë në drekën tradicionale në Kapitol.Ceremoniali i inaugurimit kaloi pastaj në paradën e madhe përgjatë bulevardit Pensilvania të Uashingtonit, ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Ndërkohë, protestues kundër zotit Trump vazhduan të protestojnë kundër inaugurimit të tij. Protestues të zhurmshëm u përplasën me policinë jashtë godinës së Shtëpisë Kombëtare të Shtypit në Uashington, ndërsa aty po zhvillohej një aktivitet i quajtur “Balloja e mjeranëve”. Protestuesit bërtisnin “Jo Trump. Jo SHBA fashiste!” ndërsa policia mundohej t’i mbante larg hyrjes së godinës. Disa protestues hidhnin objekte ndaj policisë dhe të paktën një zjarr u ndez në rrugë. Oficerët e policisë përdorën spërkatës kimikë ndaj turmës. Disa protestues ishin shfaqur në mëngjes edhe përgjatë pikave hyrës për në Parkun Kombëtar, duke vonuar shpeshherë vizitorët që kërkonin të arrinin vendet e tyre.

 

Trump nënshkruan dokumente, zyrtarizon marrjen e presidencës

Pak pasi u inaugurua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi nënshkroi dokumente që e bëjnë atë zyrtarisht komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Zoti Trump po ashtu nënshkroi një ligj që lejon gjeneralin në pension James Mattis të marrë detyrën e sekretarit të mbrojtjes. Gjenerali Mattis doli në pension 3 vjet e gjysmë pas një shërbimi ushtarak prej mbi 40 vjetësh. Në bazë të Ligjit për Siguri Kombëtare, duhet që një ushtarak të ketë qenë në pension nga ushtria për të paktën shtatë vjet para se të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit. Javën e kaluar Kongresi i hapi rrugën konfirmimit të shpejtë të Gjeneralit Mattis duke mbështetur që ai të përjashtohet nga rregulla në mënyrë që të bëhet shefi i Pentagonit megjithëse ka dalë në pension si gjeneral i marinës në 2013.

Sekretari i zotit Trump për shtypin tha përmes llogarisë në Twitter se presidenti nënshkroi edhe dy dokumente që zyrtarizojnë emërime në detyrë si dhe një proklamatë për një ditë kombëtare patriotizmi.

Presidenti Trump i nënshkroi dokumentet në prani të udhëheqësve republikanë të Kongresit, udhëheqëses demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe në prani të fëmijëve dhe nipërve të tij(VOA)

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: betohet, Donald Trump, i SHBA-ve, President i 45-te

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT