• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UDHA E SHKRONJAVE SHTEGËTON ME SUKSES NË RRUGËTIMINE SAJ HISTORIK

May 24, 2014 by dgreca

Nga Sokol Demaku/
Në kuadrin e realizimit të projektit madhor ”Udha e shkronjave” përpiluar nga Fjärdingskolan e qytetit Borås në Suedi dhe shkollës fillore nëntvjeçare Demokracia nga qytetit Durrës i Republikës së Shqipërsië shtatë vite me pare dhe realizuar me shumë sukses nga keto dy shkolla deri më tani, ketë javë ky projekt mori rrugëtimin e tij edhe drejt Republikës së Kosovës konkretisht drejt qytetit verior Vushtri ku do shtrijë rrënjet edhe atje në shkollën fillore ”Ali Kelmendi” të këtij qyteti.
Këtu e pesë ditë me radhë ishin mysafirë të Fjärdingskolan në Borås, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajumarm Mulaku me drejtoreshën e shkollës ”Ali Kelmendi” Kadrije Meniqi si dhe dy pedagoge nga kjo shkollë së bashku me përfaqësuses të shkollës Demokracia nga Durrës me në krye drejtorine kësaj shkolle Abdyl Bucpapaj dhe dy pedagoget ë cilat përfaqësuan këtë shkollë.
Fillimisht vizita e këtyre dy delelgacioneve të pegagogëve të ketyre dy shkollave nga Shqipëria dhe Kosova fillon me një vizite në Fjärdingskolan dhe me prezentimin reciprok të partnerëve të bashkëpunimit dhe më pastaj me një vizitë në Shkollën e lartë të këtij qytetit ku miqtë nga Ballkani u pritën në Departamentin e pedagogjisë konkretisht në programin e kulaifikimit të mësuesve të parashkolloreve dhe të shkollave fillore. Ishte më shumë interes për miqtë ligjerimi i mikëpritësve nga kjo shkollë e lartë mbi menyrën e studimit ne këtë insititucion të lartë dhe trajtimi që u bëhete akademikëve ardhacak në këtë institucion shkencor. U bisedua edhe mbi mundësinë e studimit të satudentëve të hauj në Universitete dhe Shkollat e larta në Suedi. Vizita në ketë shkollë të lartë vazhdon në Shkollëne larttë të textilit e cila këto ditë vendoste nëlokalet e reja te punës e ku intersim për mysafirët zgjoi Muzeu I textilit I cili është ndër më të pasurit në Europë.
Vizita e delegacioneve pegagogjike shqiptare ditën e dytë të qendrimit të tyre në Borås vazhdon në Fjärdingskolan ku pedagogët shqiptar do jenë mysafirë të atyre suedez dhe do jenë pjesë e porcesit mësimorë gjatë qendrimit të tyre në këtë shkollë. Do jenë pjesë e aktiviteteve ditore të shkollës dhe do kenë takime me nxenesit shqiptar të cilët nuk janë të pakët në këtë vatër arsimi në këtë qytet nga drejtori I kësaj shkolle Per Kettisen mësuam se diku 50% nga numri i përgjithshëm i tyre ata janë shqiptar.
Projekti “Udha e shkronjave” ka filluar së funksionuari këtu e shtatë vite më partë mes shkollës Demokracia nga Durrësi dhe Fjäördingskolan nga Borås kishte dhe do ketë qëllim të tijin zhvillimin ne demokracisë në shkolla konkretisht zhvillimine demokracisë tek nxënësit, respektin etnik dhe kulturorë në shkolla por edhe do ti jepet një rëndësi e veqant edhe lendës së matematikës. Avdyl Bucpapaj drejtor në shkollën Demokracia thotë se dy shkollat si motra nga Shqiperia dhe Kosova me siguri se kanë cka të mësojnë dhe marrin nga shkolla suedeze kur kemi të bëjmë me zhvillimin e demoklracisë në shkollës si dhe integrimin e etnive në jetën e përditshme në shkollë por edhe ne vendbanim dhe në ruajtjen dhe kultivimin e kultures. E mendimit të njejtë është edhe Kadrije Meniqi drejtoresh në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri ku thotë se të dy shkollat shqiptare kanë cka të mësojnë dhe marrin si model puna nga miqt sueduez ku ata qendruan për një javë, në mësim, aktivitete të lira, punë praktike të nxënësve, ishin të prnaishëm në Keshillöat e nxënësve dhe pane se sa të rendësishme janë organziatat e femijeve dhe nxënësve në realizimin e qellimit të shkollës në arsimimin dhe edukimine nxënësve dhe në zhvillimin e demokracisë në shkollë. Kjo do jetë një përvojë e mire për ne thotë ajo sepse ne na mungojnë këshillat e nxënësve në ciklin e ulët të shkollave fillore si ne në Kosovë e mësva nga miku im Bucpapapj se eedhe këta janë larg në këtë drejtim.
Dita e tretë e qendimit të bashkëkombasëve tanë në Borås ishte disi si e vecant dhe e mbushur me aktivitete të cilat edhe do jenë bazë dhe mbështjetje për quarjen përpara të projektit nga të tre partnered. Ishte organizua pritje nga udhëheqja politike e qytetit Borås për delegacionet e ardhura nga Shqipëria dhe Kosova për vizitë në Fjärdingskolan. U zhvillua një takim i përzemerte dhe vëllëzeror mes tyre e në takim nga ana suedeze ishin Kryetari i Bashkisë së Borås Per Olof Höög, Peter Lövberg nënkryetar i komunës së pjesës administrative të lindjes në të cilën komunë graviton edhe Fjärdignskolan, Gylsen Özdokan, drejtoresh e drejtorisë së arsimit, si dhe figura tjera nga jeta politike e këtij qyteti.
Mirë ardhjen miqëve nga Shqipëria dhe Kosova u uroj Kryetari i Bahskisë së qytetit Borås i cili në fjalën e tij tha se ndihet shumë i lumturë që sot në mesin e tyre janë Kryetari i Komunës së Vushtrisë Bajram Mulaku me drejtoreshen e shkollës “Ali Kelmendi” dhe dy pedagoge nga atje si dhe miqt e vjeter nga Durrës me në krye drejtorin Bucpapaj. Ai tha se shoqata e shqiptar¨ve këtu Qendra Kulturore Migjeni ka një bashkëpunim të mire me Bashkin e q ytetit dhe se ketu e pesë vite me pare ne nga Bashkia jemi aktiv dhe cdo herë jemi më shqiptaret në manifetsimet kulturore të cilat organizohen në qytetin tonë nga ana e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås. Ne jemi krenar me këtë dhe besoj se do shkojmë edhe më përpara. Por sa i përket këtij bashkëpunimi mes shkollave kjo është shumë me vlerë dhe se ju garantoj se ju do keni mbështetjen e të gjitha strukturave të qytetit Borås në realizimin e këtij projekti si e dhe deri më sot. E mendimit të njejtë ishte edhe Drejtoresha e drejtorisë së arsimit të qyteti Borås.
Bajram Mulaku, Kryetar i komunës në Vushtrri në fjalën përshendetëse permendi se nmdihet shumë i lumtur që gjendet në mesine miqëve të shqiptarëve ketu në Borås, në mesin e atyre të cilët dhan ë shumë për shqiptarët si sot por edhe në kohet e veshtira për ne, në kohën kur ishim të rrezikuar për jetë. Besoj se një partneritet i tillë që eshtë inicua nga Ju do jetë një ndihmes mjaftë e madhe për dy vendet tona si për Shqipërinë njashtu edhe per ne në Kosovë sepse ne kemi nevojë që përvoja demokratike të vjen në shprehje në realizimin e qellimit madhor edhe tek fëmijët dhe nxënësit e që këtu tek ju ka një traditë të lashtë dhe ne kemi nevojë për te, por edhe në anëne tjetër besoj se edhe ju do keni se cfarë të mësoni dhe merrni edhe nga ne si një popull me traditë të vjetër dhe mjaft human.
Pedagogët nga të dy shkollat ishin prezent në shumë orë mësimore në lendë të ndryshme, ishin present në mbledhje të këshillave të nxënësve cka në shkollat e tyre ishte një mungesë e duke pare ate aktivitet demokratik praktik në jetën e nxënësve ishte një kënaqësi për miqt tanë që ata këtë përvojë ta marrin me vete dhe ta aplikojn ë në shkollat e tyre. Ishin prezent në mesin e klasave parashkollore, por cka la pershtypje të madhe tek ta ishte mbajtja e mësimit me parashkollorët në natyrë, konkretisht në pyll.
Avdyl Bucpapaj dhe Kadrije Meniqi te dy drejtorë të këtyre dy shkollave shqipe ishi8n tejete të kënaqur me këte që pane në shkollën suedeze dhe janë edhe ata të mednimit se me këtë project duhet vazhduar dhe të in kuadrohen qe të tri shkollat që në të ardhmen të ketë vizita reciproke me qellim të zhvillimit të bashkëpunimit dhe ndihmes reciproke ne mes shkollave. Ishim thonë ata në aktivitete të ndryshme mësimore që ishin për cdo lakmi dhe dhe se edhe ne në meset tona duhet të angazhohemi të kemi ambiente te tilla, por mjerisht mundësit nuk janë ndoshta edhe pse deshgira është.
Per Kettisen drejtor në Fjärdingskolan ishte shumë i impresionuar nga ajo qe kishte parë dhe marrë nga vizitata e bëra në Durrës por edhe nga ajo që drejtorët e dy shkollave prezxentuan ketu në Borås me rastine kësaj vizite dhe se tha se ky project do jetë madhor pasi që tani është kompletua me tri shkolla dhe se së shpejti pedagogë suedez bashkë me ata shqiptarë do jenë në Vushtri për ta forcua këtë bashkëpunim dhe për të vu në veprim të gjitha mundësit e bashkëpunimit dhe pervojave pedagogjike.

Filed Under: Mergata Tagged With: i shkolles, Sokol Demaku, udhetim historik

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT