• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hapet ekspozita e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA”

September 24, 2021 by s p

Hapet ekspozita e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA”

Adnan Mehmeti

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Stamford, Connecticut, 23 shtator 2021

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë hap ekspozitën e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA”. Është një ditë e madhe gati si një festë. Në këtë ditë do të ekspozohen botimet që lidhen me 20-vjetorin e historisë së saj si dhe anëtarëve të shumtë anembanë Amerikës. Është gjë e bukur që të njihemi dhe t’i prekim me dorë ose të sigurojmë kopje të krijimtarisë së botuar në këto vite. Në këtë zyrë të përkohshme, në qytetin e Stamfordit, do të promovohet monografia voluminoze në dy vëllime “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, si dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”. Do të prezantohet revista “PENA” me të gjitha numrat e saj, botimet nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press” si dhe botimet që lidhen me Shoqatën dhe anëtarët e saj. Ekpozita do të jetë e hapur nga 25 shtator deri më 10 tetor 2021, për fundjavë, duke filluar nga ora 12.00 ose sipas kohës së përshtatshme të shkrimtarëve, ndërsa zyra do të vazhdojë e hapur për takimet me anëtarët. (113 Broad Street, Stamford CT 06901) Kjo zyrë është e përkohshme dhe modeste, me rafte të vegjël, por me botime me vlerë. Ajo do të jetë një portë e re për të hapur një ditë selinë e saj “Shtëpia e Librit Shqip”. Është një dëshirë e kahmotshme për shkrimtarët që botojnë libra, por që iu mungon një vatër institucionale. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë tashmë është elita e shoqërisë në diasporë. Ajo sjell me librin shqip në Amerikë për publikun amerikan kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Ekspozita e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA” është jo larg bibliotekës së njohur të qytetit. Këtë bibliotekë e kemi pasuruar me libra shqip. Këtë mision do të vazhdojmë dhe në kohët që do të vijnë. “Gjithmonë e kam përfytyruar parajsën si një farë biblioteke”, – shprehet Jorge Luis Borges, një nga personalitetet më të njohur të letrave të shekullit XX. Si asnjë herë tjetër do të jemi për një kohë të gjatë me lexuesin këto ditë. Madje disa kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar vullnetarë, për të qenë sa më afër librit dhe shkrimtarëve. Kjo nismë nuk do të ndalet, por do të vazhdojë deri në festimin solemn të 20-vjetorit të Shoqatës së Shkrimtarëve, të frymëzuar nga bekimi nolian. Një falenderim për të gjithë anëtarët që në këto vite nuk pushuan me penën dhe mendjen e ndritur. Qoftë me jetë të gjatë libri shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Adnan Mehmeti, i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT