Nga Zana Kola/Tetor 2016. Në një nga ambjentet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u mbajt në New York konferenca me Temë: “Demokracia dhe zhvillimi” me inisiator drejtorin ekzekutiv të “Global Found” Z. Marc Jordan, i cili pasi falenderoi të pranishmit, tha se mirëpriste çdo diskutim e sygjerim të tyre.
Pjesëmarësit në këtë aktivitet të mbajtur nën kujdesin e OKB-së, vinin jo vetëm nga New York-u, por nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe botës. Referuesit kryesor të kësaj konference ishin menaxherja e programeve dhe komunikimit për fondet e zhvillimit pranë UN zonja Sara Little, zotërinjtë Ed Elmendorf drejtues i lartë i UN, i cili ka 50 vite që bashkëpunon me NGO internacionale, Jeffery Huffines që përfaqësonte një nga liderët e organizatave jo qeveritare nën ombrellën e UN, etj.
Fokusi kryesor i takimit ishte zhvillimi i shoqërisë civile dhe sfidat e saj në demokraci. Axhenda për vitin 2030 dhe përpjekjet që duhen bërë nga të gjitha NGO për një ngritje të nivelit të ndërgjegjësimit të votimit, mirëmbajtjes së ambjentit e paqes në botë. Ku shoqëria civile u theksua aty duhet të ndikojë në qëndrueshmërinë e këtyre zhvillimeve.
E ftuar në këto punime ishte edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace”, përfaqësueset e së cilës folën me Z. Jordan edhe rreth situatës së gruas dhe fëmijëve në Kosovë, të cilët janë prekur nga lufta e makinerisë serbe dhe përpjekjet që duhet të bëjë OKB për ti mbështetur ato. Ato i treguan atij fakte e dokumenta origjinale dërguar nga miket e tyre nga Kosova, të cilat meren me kujdesin ku ndodhen motrat shqiptare dhe fëmijët e tyre, që padrejtësisht u vranë e malltrajtuan nga konflikti serb 1998 -199 në Kosovë. Të shpresojmë se çdo zë në këtë drejtim do ti shërbejë kauzës së drejtë.
Konferenca mbylli punimet pas pyetjeve e diskutimeve të shumta, në fund u shtrua edhe një koktej.