Shkruan: Rasim Bebo, Addison Çikago/
Kryetari i Bashkisё Islame tё Kosovёs, myftiu Naim Tёrnava, nё njё bisedё me “Zёrin e Amerikёs”, nё ditёn e parё tё muajit tё ramazanit, ndёrmjet tё tjerave nёnvizoi: “… nё Kosovё nuk ka pasur deri tash veprime qё do ta indetifikonin atё me vatёr tё rrezikut nga ekstremizmi fetar”, dhe mё tej. “Nё mungesё tё njohurive tё bollshme nё raport me islamin, kemi edhe debate tё panevojshme, tё tepёrta dhe debate tё pasuksesshme mund te them”. (1).
Nё gazetёn “Bota sot”, 15 qershor 2013, shkruhet: “Partia LISBA dhe disa imamё refuzojnё simbolet shqiptare, flamurin kombëtar. Kёta zotёrinj me paturpёsi kanё arritur tё thonё: “se refuzojnё simbolet shqiptare, flamurin kombёtar. Dhe mё tej. Injorojnё dhe mohojnё simbolet tё Kosovёs edhe ato kombёtare shqiptare. Nuk pёrdorojnё flamurin kuq e zi me shqiponjё e as tё Kosovёs. Nё vend tё tyre, nё zyrёn e partise islame “Bashkohuni” , LISBA valёvitet flamuri arab i sheriatit “flamuri i kalifatit” … mohojnё heroin kombёtar shqiptar Skёnderbeun, mohojnё edhe historinё mesjetare shqiptare, mohojmё indetitetin dhe kombin shqiptar.” (2). Ndёrsa ju Z. Myfti mё datёn 2 korrik 2013, nё Gazetёn “Bota Sot” “Perkujtohet Sulltan Murati. Nё njёrёn prej qendrave mё tё njohura historike tё Ballkanit, edhe sivjet ёshtё pёrkujtuar Sulltan Murati. Nё ceremoninё e zhvilluar nё Tyrben e Sulltan Muratit nё afёrsi tё Prishtinёs kanё marrё pjesё udhёhёqёs tё komunes sё Osmangazit nga Bursa, TIKA-s, komuna e Obeliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia .
Kreu i BIK-ut Naim Tёrnava ka theksuar, se lutjet e bёra tani e 621 vjet, janё pranuar, dhe se tani pёrkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjelle civilizimin islam nё Kosovё dhe Ballkan” (3).
Ju Z. Naim Ternava, së pari jeni shqiptar i Skënderbeut, me pas jeni mysliman. Ju i zutë vendin ndonjë turku, për të folur për Sulltan Muratin dhe kjo është fatkeqësia jonë. Ndërsa lidhjet e mira me Turqinё e sotme, ne i duam dhe i respektojmё.
Fjalimi i juaj Z. Naim, a nuk ёshtё njё nxitje pёr Partinё “LISBA” dhe disa imamё, kur digjojnё nga goja e juaj fjalё tё mira pёr pushtuesin mё tё egёr sulltan Muratin dhe asnjё fjalё pёr Skёnderbeun, qё i gozhdoi turqit pёr 25 vjet luftё dhe vetёm fitore?… Kёta zotёrinj me paturpёsi kanё arritur tё “mohojnё heroin kombёtar shqiptar Skёnderbeun dhe flamurin KUQ E ZI. Si ka mundësi, kur Kosova burrneshё edhe nёn sundimin sёrbo-jugosllav e mbante lart flamurin Kuq e Zi nё gёzime dhe hidhёrime, nё krye tё dasmorёve, kur merrnin nusen ose nё krye tё vargut tё varrimeve dhe nё çdo raste tё tjera. Del pyetja: çbёn Akademija e shkencave, qeveria , kushtetuta, ligji pse nuk vepron?…
Ju z. Myfti Tёrnava thoni: “Nё Kosovё, elhamdurilah prej Zotit, qё deri sot nuk kemi pasur raste, pёrmes sё cilave do tё ishte identifikuar Kosova si nje vatër ku ka rrezik te ekstremizmit, ndёrsa Gazeta “Bota sot” 12-6-2013 shkruan: “Mohuesit e Skёnderbeut, poshtёruesit e Shqipёrisё”.
“Ata qё mohojnё Skёnderbeun, sikur bёhen gati tё thёrrasin Turqinё pёr tu rikthyer, ndёrsa u japin zёmёr projugosllavёve tё mbajnё vesh, edhe ndonjё dite tё thërrasin hapur sёrbinё, tё rikthehet nё Kosovё. Pasi e kanё shpallur Skёnderbeun pёr njё të huaj antishqiptar, duke kёrkuar madje rishikimin e historisё pёr Skёnderbeun, drejtuar zyrtarisht Ministrisё Arsimit e Shkencёs nga “LISBA” dhe tё tjerё. Tё mohosh Skёnderbeun, pёr historianёt dhe pёr kёdo qё e ndjen veten shqiptar, ёshtё njësoj sikur tё mohosh vetë egzistenёn e shqiptarёve”. (4). Keta persona janё fundërrinat e kombit, që duhen pastruar.
Profesor Aleks Buda nё vitet 1950 na thoshte: “Ka luftuar ajo KOSOVЁ qё kemi Shqipёrinё sovrane, kosovari ёshtё shumё trim e patriot dhe atdhedashёs, duke pasur krdohere nё dorё Skenderbeun bashke me flamurin e tij Kuq e Zi.
Paraqes dy figurat: pёr tё lexuar kёta mohues tё vetё-vetes se sa poshtё qёndrojnё: Pёr figurёn e Sulltan Muratit, na e paraqet Pukёvili, Konsull i Francёs nё oborrin e Ali Pashё Tepelenёs. Ndёr dokumentat e vjetra tё Janinёs, ai zbuloi ultimatumin e Sulltan Muratit si mё poshtё: “Unё, Murati, Perandor i Lindjes dhe i Perёndimit, po ju drejtohem juve, popull i Janinёs, duke ju ftuar tё vini vullnetarisht, qё tё mё jepni çelёsat e fortesёs suaj e tё mё pёrshёndetni si perandorin tuaj, nёse nuk doni qё tё nxisni zёmёrimin tim dhe tё mё detyroni tё vёrshoj kundёr jush me ushtrinё e time dhe tё pushtoj qytetin tuaj. Pastaj mbi kokёn tuaj do tё bien tё ligat qё kanё pёsuar tё gjitha vendet qё me janё kundёrvёnё dhe nuk kanё pranuar tё mё njohin si zotin e tyre, tё gjithё qytetet qё janё nёnshtruar nga shpata ime dhe janё gjunjёzuar para jataganёve tё ushtarёve tё mi, pushtues tё Lindjes dhe tё Perёndimit. Le tё betohemi sё bashku. Që unё nuk do t’ju dёboj kurrё nga fortesa dhe ju do tё jeni besnikё e do t’i nёnshtroheni pёrgjithmonё autoritetit tim.
Morёn nё dorё Kalanё e Janinёs nё emёr tё Muratit mё 9 tetor 1431. (5). Nё asnjё mёnyrё nuk duhet tё ekzistojё fjala mohim pёr Skёnderbeun, ёshtё turp tё dёgjojmё fjalёn “mohim” pёr figurёn madhёshtore tё tij pas 535 vjetёve tё vdekjes, Merrni kёtё studim, për të parë se sa lartё e ngrinё njё ndёr historianёt e huaj Skёnderbenё. Historiani anglez Harry Hodgkinson, hulumtoi nё arkivat e shteteve mё tё fuqishme tё mesjetёs … i dha dorё tё pasuronte librin Skёnderbeu me fakte e dokumenta tё panjohura. Gjykimi i tij i paanshёm prej hulumtuesi, mbeshtetet te faktet, pa u dhёnё hov ndjenjave dhe pёrsiatjeve personale. Ndёrkohё ai adhuron Skёnderbenё si burrё shteti, diplomat, strteg ushtarak, prijёs, atdhedashёs e liridashёs, princ parimor, me karakterё tё fortё dhe forcё trupore herkuliane … Nё tё ndihet admirimi i autorit pёr forcёn, taktikёn ushtarake dhe gjenialitetin e Skёnderbeut, strateg dhe komandant legjendarё, i cili nё krye tё njё ushtrie tё vogёl zbrapsi valёt e invazionit otoman, duke shpёtuar Arbёrinё dhe duke mbrojtur Italinё, Hungarinё, Austrinё, pra Europёn nga pushtimi osman. Ndёrsa Kostandinopoja ra 1453, Kruja qёndroi sa ishte gjallё Skёnderbeu. Madje edhe dhjetë vjet pas vdekjes sё tij. (6).
Pak histori: Tajar Zavalani nënvizon: Nё vitin 1354 turqit anashkaluan Koatandinopojen dhe u hodhёn pёrtej Dardaneleve, nё Europё. Pas vdekjes sё parakohshme tё sulltan Orhanit, fronin e trashёgoi i vёllai Murati i I (1361-1389). Ai saktёsoi kryeqytetin nё Adrianopojё (ose Edirne). Me 1371 Turqit kaluan lumin Marica dhe marshuan drejt Maqedonisë. Çdo strehё ku mёsynё dhe grabitёn e plaçkitёn kaq shumё pasuri frymorё e jo frymorё. Dervishi Begtashian, Ali Turabi, pranoi se turqit e sollёn fenё e tyre nё Europё “me forё dhe luftё”. Kishte arritur puna, sa tё gjallёt me u pase lakmi tё vdekurve. (T. Z. 115.(7).
Mё 1389 u bё beteja e Kosovёs. Ishte njё luftё e pёrbashkёt e popujve tё Ballkanit tё kёcёnuar nga invazioni osman tё udhёhequra nga Sulltan Murati dhe kёtu ai gjeti vdekjen nga Kosovari Millosh Obeliqi. Vendin e zuri i biri i tij Bajaziti, qё u quajte Murati i II, tё cilёt mbushёn Fushë-Kosovёn me pellgje gjaku. Kёtё Sulltan Murat po kujton sot Myftiu i Kosoves z. Tёrnava, te turbia e tij e ngrehur para 640 vjeteve. E. Jacques, Thote: “Sa pёr Islamin, Ideali ose qёllimi i tij ёshtё krijimi i njё monarkie teokratike universale. Profeti Muhamet dhe pasuesit e tij, kalifёt, e shkrinё nё njё individ tё vetёm pushtetin fetar e politik. Ata e ndanё botёn nё dy kategori: Daryl Islaml (fusha e islamit dhe Daryl Harb (fusha e betejёs). Shpata komandohej nga Kurani , si mjet pёr nёnshtrimin e botёs jomyslimane ndaj sulltanit, si njё autoritet politik. Pas 99 vjetëve, mё 29 maj 1453 u pushtua Konstandinopoja që u bё kryeqyteti turk dhe u quajt me emrin Stamboll. Gjysmёhёna zёvendёsoi Kryqin dhe katedralja e Shёn Sofisё u kthye nё xhami. Xhihadi (lufta e shёnjtё) ёshtё lufta e individit kundёr shpirtit tё tij. “Lartёsimi i shpirtit nga poshtёrsitё shtazore nё madhёshtinё ёngjёllore”. Qёllimi parёsor i Xhihadit mysliman nuk ishte as zgjerimi i territoreve as rritja e tё ardhurave nga taksat, por pёrhapja e besimit. Shtrirja e islamizimit gjatё sundimit tё kalifit Omar, nga Pirenejtё deri nё Indi mbrёnda 12 vjetёve (632-644).
Kur ndёrrimi i besimit bёhet me forcё, gjatё sundimit tё Sulltan Muratit II-tё ai urdhёron ose tё bёhen sunet tё gjithё Epirotёt, ose tё lahet tradhёtia e tij (Skёnderbeut) me vdekje. Ligji mysliman u jepte tri alternativa tё pafeve, ose jo myslimanёve: ndёrrimin e besimit, pagesёn e haraçit ose luftёn. Nёse tё krishterёt pranonin tё paguanin haraçin, teorikisht ata kishin shpёtuar kёrkesёs pёr ndёrrimin e fesё. Mirёpo fanatikёt e bёjnё vetё ligjin. (8).
Aristidh Kola thotё: “Sulltan Murati i IV, lёshon urdhёr sipas Kuranit dhe thotё: “Tё krishterёt qё kanё feude tё myslimanizohen dhe do t’i mbajnё ato, nё rast tё kundёrtё do t’i humbasin, veç pasurisё u hiqet dhe liria”. Kёshtu shqiptarёt duhet tё zgjidhnin midis krishtёrimit dhe Lirisё. Shumё popuj tё Bizantit preferuan tё ruajnё fenё e tyre dhe tё humbasin Lirine. Shqiptarёt gjithmonë, kur u gjёnden nё dilema tё tilla, kanё parapёlqyer Lirinё, pasurinё dhe shpatёn…” (Avanitasit f.283). (9).
Qёndrimi i qeveris osmane ndaj krishtёrimit … kuptohet nё Kostandinopojёn e pushtuar. Njё historian i hershёm i asaj periudhe pёrshkroi dhunёn e pёrdorur kundёr istitucioneve tё krishtera nё qytet: “Nuk kam fjalё pёr t’ju treguar se sa pak respekt treguan turqit pёr vendet e shёnjta, duke i kthyer shёnjtorёt e kishat nё vende turpi e stalla kuajsh. Ata hynё nё manastiret e murgeshave tё pёrkushtuar ndaj Perёndise, hoqёn nga muret pikturat e shёnjtorёve dhe i hodhёn pёrdhe. Pastaj mbi to pёrdhunuan murgeshat e blasfemuan kundёr Perёndisё duke thёnё: “Nё qoftё i mirё besimi i juaj, pse nuk bёn ndonjё mrekulli tani?” Pushtuesit myslimanё tё Konstandinopojёs me sulltan Mehmet Fatihun (pushtues), pas tri ditёve plaçkitje, nё qytet u vu sёrish regulli. f. 230).
Edwin Jacques, citon Sevasti Qirjazin: “Mund tё duket e çuditshme, por rezultati imediat i pushtimit turk me 1453 ishte nё dobi te Patriakanёs greke”. Sulltan Mehmeti i II-të, pushtuesi i Konstandinopojes, duke shfrytёzuar urrejtjen midis Papёs dhe Patriarkut, u ngazёllye nga fakti qё mund ta bёnte Kishёn Ortodokse tё Lindjes qё ta konsideronte atё si bamirёs dhe mbrojtes tё sajin. Ai i dha Patrik Genadit gradёn e pashait dhe nxori njё dekret qё e njihte atё dhe pasuesit e tij si krerё shpirtёror dhe civilё tё tё gjitha bashkësive ortodokse. Perveç grekёve, juridiksoni i tij pёrfshinte tё gjithё shqiptarёt, bullgarёt, rumunёt dhe sllavёt. Me fjalё tё tjera, ky dekret perandorak e shndёrroi Kishёn Ortodokse tё Lindjes nё njё shtet brenda shtetit. Ai e vuri atё nёn kontrollin e plotё tё grekёve qё banonin nё Fanar (lagje nё Stamboll. Shёn. im). Qё prej asaj kohё, forcat e kishёs pёrdoreshin si armё politike nё shёrbim tё “Idesё sё madhe” greke, d.m.th. helenizimit tё kombeve tё tjera. Pёr tё arritur kёtё qёllim, Fanarjotёt shpallёn gjuhёn greke tё plotёfuqishme . Alfabetin grek, shkollat greke, kishat greke u bёnё tipar mbizotёruese tё jetёs intelektuale tё popujve krishterё tё Ballkanit, deri nё fillim tё shek. XX-te.
Despotizmi shpirtёror i Patriarkanёs ishte mё i keq se tirania e politike e turqёve. Ata qё guxonin tё ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishёroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke si kryengritёs dhe rebelё. Kundёr qeverisё. Autoritetet turke bashkёpunonin haptas me peshkopёt grekё pёr shtypjen e shpirtit kombёtar tё shqiptarёve dhe pёrmbajtjen e tyre nёnzgjedhёn fetare tё Patriarkanёs. Shkrimtari dhe politikani grek Jakovakis Rizo, është shprehur kёshtu: “Pa marrё parasysh se si dhe sa e rёndё ёshtё tё thuhet, kjo ёshtё fakt se politika turke ka synuar gjithmonё pёr tё ndihmuar grekёt dhe sёrbёt kundёr shqiptarёve”. I paraqitëm lexuesit me pak fjalё, se kush ishte sulltan mehmet Fatihu (pushtues) Kostandinopojёs). (10). Mё 4 nёntor 2010, nёn udhёheqjen e Myftiut tё Kosovёs u bё hapja i xhamisё sё Sulltan Mehmet (Fatihu) pushtuesit, e ndёrtuar nё vitin 1461, qё njihet si Xhamija e madhe e Prishtinёs. Pas njё rikonstruksion tё gjithanshёm tё Xhamisё, i bёhet pёrurimi me rasitin e vizitёs tё Kryeministrit tё Republikёs Turke nё Kosovё, Zotit Rexhep Taip Erdogan, i shoqёruar nga Myftiu i Kosovёs z. Naim Tёrnova. Ne sot, pas Amerikës, duhet te kemi respekt pёr Turqinё, por duhet tё jemi tё matur pёr tё respektuar dhe lartёsuar heroin tonё legjendarё Skёnderbeu, se me Skёnderbenё kuptojmё Shqipёrinё. Duhet tё kujtojmё, kur sekretaria e shetit amerikan Magdalen Ollbrajt, nё muajin mars tё vitit 1997 i tha ministrit grek: ju doni tё pushtoni Shqipёrinё e Jugut, por ne nuk e ndalojmё Turqinё qё t’u bjerё juve. Atёhere kur renegati Kiço Mustaqi kishte vёrshuar me forca greke dhe kishte piketuar flamurin grek nё qytetet e jugut tё Shqipёrisё tё konsideruara tё pushtuara. Kryeministërja e Turqisё zonja Tansu Çiller i dha ultimatum qeverisë greke qё tё kthehet prapa. Ashtu si ultimatumi i 5 prillit 1941 i dhёnё nga komanda gjermane, forcave greke qё kishin pushtuar Shqipёrin, pёr gjatё luftёs italo-greke, deri në Pogradec-Karaburun, tё kthehen nё kufirin e 1913. Dhe ushtria greke u kthye me 15 divizione e saj. Deri mё datёn 16 prill 1941 nuk mbeti nё Shqipёri asnjё kёmbё tё ushtarit grek, duke lёnё ushtarёt e vrarё harcave ,maleve e kodrave tё pagrumbulluar dhe sistemuar.
Nuk duhet tё harrojmё, kryeministrin e Turqisё Z. Rexhep Erdogan qё u tregua i gatshёm pёr tё na ndihmuar nё ribashkimin e Shqipёrisё Natyrale, nёse qeveria e jonё do ta kёrkonte ndihmёn ushtarake turke qё të ishte i gatshёm pёr veprim. Ne presim nga qeveria shqiptare, t’i kёrkojё qeveris turke, t’i tundi shkopin uzurpuesve tё kishёs sё Nolit pёr tё mbledhur leckat dhe tё largohen.
Referencat: 1. Myftiu Naim Tёrnava, “Gazeta Shqiptare”, 10 korrik 2013.
2. Gazeta “Bota sot” 15 qershor 2013, “Partia LISBA dhe disa imamё…”.
3. Naim Tёrnava, “Bota sot”, 2-8-2913, “Pёrkujtohet Sutan Murati”.
4. Gazeta “Bota sot”, 12 qershor 2013, “Mohuesit e kombit”.
5. Edwin Jacques, “Shqiptarёt” “Ultimatumi i gjetur..”, f. 197.
6. N. Prifti, gazeta “Dielli”, “Skёnderbeu”, nёntor 2011, f. 40 & 82).
7. Tajar Zavalani, “Histori e Shqipёris”, f. 115.
8. Edёin Jacues “Shqptarёt”, f. 241, 230, 232.
9. Aristith Kola, “Arvanitёt”, f. 283.
Rasim Bebo, Addison Çikago,Korrik 2013.