Nga Keze Kozeta Zylo/Është kënaqësi të dëgjosh dhe të ndjesh nga afër muzikën, tingujt e shpirtit nëpër skena të ndryshme apo dhe nëpër dhoma. Kur producenti i TV “Alba Life” po editonte gjithë koncertin që kishte filmuar dje në Purchase Collage Conservatory of Music, shtëpia ime u mbush me një aftmosferë tejet të këndshme, me aromë magjie muzike, si lule Maji që shpërthejnë në pemë, parqe e kudo…Igli Tuga është një klarinetist që të mahnit me performancën e tij.Ditën e shtunë ishte një koncert i një artisti shqiptar që ka debutuar në disa skena dhe jo vetëm që debutoi në Conservator por njëkohësisht ishte pjesë e përfundimit të tij për master, që flet për marrjen e një edukimi më të lartë në art dhe muzikë.
Klarinetisti Igli Tuga është student i profesoreshës Ayako Oshima dhe dha një recital si master koncert.Tingujt e klranitës së tij ishin tinguj kristalor dhe lidheshin në perfekskion me instrumentet e tjerë. Lidhja ishte e përkryer me artistin e shquar Raif Hyseni si Accordion, Sevim Umer- Perscussion. Evan Ducreay Violin, Jacob Stevenson, Cello. Fatos Qerimaj luajti Solo for Clarinet with out Drone.
Clarinet Quintet Blat major op 34 nga Carl Maria Von Weber. Allegro, Fantasy, Menuetto, capriccio presto, Rondo, allegro giocoso.
Let’s be happy (klezmer tune) nga Gioria Feidman dhe Fantasy for Acoordion clarinet nga Raif Hyseni
Igli Tuga ka një lirshmëri te jashtëzakonshme në lojë, sjellë muzikalitetin magjishëm dhe të imponon të fokusohesh dhe te harrosh gjithcka që ke përreth, atëhere cdo dëgjues dhe dashamirës i muzikës kupton se ku të mbyll magjia e artit, kupton se c’talente të papërsëritshme sjellë koha dhe Kombi.
Në këtë koncert u soll mjeshtërisht muzika klasike, moderne dhe ajo shqiptare. Duke dëgjuar Iglin nuk ke se si të mos kujtosh legjendën e klarinetës Laver Bariun, nuk ke se si të mos krenohesh me Fatos Qerimaj këtë artist, klarinetist, pedagog të cilët medoemos janë ushqyer nga thesari i kulturës kombëtare.
Igli Tuga është një klarinetist qe te nderon, jo vetëm me talentin e tij, por dhe me ambicjen që ka për t’u inetgruar plot kulturë në botën marramendëse të artit dhe muzikës në Amerikë.
Muzika nën tingujt e klarinetës të sjellë aq pranë Benjamin David “Benny” Goodmen një klarinetist nga më të famshmit amerikan të xhazit dhe një bandleader i njohur si Mbreti i Swing.
Bashkëpunimi i Iglit me artistët e talentuar si Raif Hyseni, Fatos Qerimaj etj të kujton përsëri Goodman i cili udhëhoqi një nga grupet më popullore muzikore në Shtetet e Bashkuara.
Koncerti i tij në Carnegie Hall në New York City më 16 janar 1938 përshkruhet nga kritikët Bruce Eder si “koncerti më i rëndësishem i muzikës së xhazit apo muzikës popullore në histori.
Këtë shpresoj së shpejti për Iglin artistin shqiptar që më bën të ndihem krenare.per nje koncert në Carnegie Hall dhe më gjerë…
Arbërie Hetemi mori disa intervista me artiste të mirënjohur për TV “Alba Life” që do të transmetohen së shpejti në kanalin televiziv.
Staten Island, New York
6 Maj, 2018