Ndoc Gjetjas/Në pamundësi për ta uruar të lindurin më 9 mars 1944, NDOC GJETJA, e kujtojmë sot me poezine time!/
GJETJA/
Ike, poet?/
Pasi pive hidhërimin në kupë,/
E zbraze dollinë me fund,/
Etjen e madhe e shove,/
Gati dhe gotën ta kafshoje./
Pastaj e lëshoje me neveri,/
Dhimbjen mbylle në shpirt!/
Ike, poet.
Balta e Berdicës t’u bë shtrojë,
Të rrethuan me dërrasa mburojë,
Mos!
Krim për një poet!
Bëhet i rrëndë druri,
Kush do ta ngrejë!
Nga ç’lëndë u ndërtua?
Mos nga mollë, a mos nga ftua?
A mos kërkove, poet,
Një arkë qelqi për t’u mbështetë,
Të shiheshe ndonjëherë me të gjallët,
Për t’u nisur mesazhe me valë?
Jo!
I the të gjitha brengat më parë,
Siç janë thënë në Dhiatë,
Ike i lehtësuar, hyre në baltë,
Shkove atje ku gjen vetëm Paqe!
Clodhu, më në fund, poet
Shpëtove nga kjo e reme jetë,
Ku njerën faqe ta lëmojnë,
Në tjetrën me shuplakë të qëllojnë!
Ike, poet?
Qoftë e lehtë ajo baltë!
Pasi pive kupën e hidhur krejt,
Duar lidhur u nise për larg.
E mbyllën poetin në arkë,
Lisi, dëllinje, ahu, pishe?
S’ka rëndësi se çfarë ishte,
Ishte dru nga ato pyje,
Ku poeti merrte frymëzimet,
Sapo niste kënga e kanarinave,
Në Tokën ku u shuan shumë yje…
©Elko/Eleonora N.Qeparoi