-BASHA:Sot nga ky sheh i kapur si kurrë më parë dëshmojnë se nuk e pranojmë autokracinë, krimin dhe drogën, ne dëshmojnë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar!/
-Pergjaket Kryeredaktori i Gazetes RD Blendi Kasmi.Te Dielen reagoi ashper kunder dhunes REPORTERET PA KUFI/
- Policia tha se jane plagose 11 efektive policie/
Tirane 26 Maj 2018- -Protestuesit mbanin ne duar mbishkrime të ndryshme si “Rama + Tahir + Xhafa, Shqipëria jashtë Evropës”. Ata bënë thirrje për shkarkim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas përgjimeve disa javë më parë ku dëgjohet teksa bën marrëveshje me trafikantë të drogës në Shqipëri….
Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot një tubim proteste së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës, duke kërkuar largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t’iu shmangur dënimit me 7 vjet burg burg për trafik droge nga drejtësia italiane.
Protestuesit nga Tirana dhe nga krahina të tjera u bashkuan në shëtitoren “Dëshmoret e Kombit” me thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik, Xhafaj Ik”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje të ngushta me grupet kriminale, që i mbron duke shfrytëzuar postin.
“Kjo qeveri nuk mund të çlirohet vetë nga krimi, as do ta luftojë vetë drogën. Ka vetëm një rrugë: largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë, beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin” – tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai tha se autokracia, korrupsioni nuk pranohen, se nuk mbyllen sytë para krimit dhe drogës.
“Rilindja është një projekt anti-kombëtar, që ndërtoi një sistem kriminal politik dhe ekonomik. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret, nuk buron nga vota, por nga paraja, nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës” – tha ai.
Pas fjalimit të zotit Basha, protestuesit marshuan në shëtitore deri te sheshi Nënë Tereza. Ata patën përplasje me policinë te kryeministria dhe te ministria e brendshme, teksa hidhnin vezë dhe tymuese, por drejtuesit e opozitës i larguan vet njerëzit nga këto skena.
Nderkohe ne mediat sociale dhe tv ka dale kryeredaktori i Gazetes te Partise Demokratike(RD) Blendi Kasmi, i cili ak denoncuar dhunen e policise teksa raportonte lajmin.Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.Te Dielen reagoi ashper kunder dhunes REPORTERET PA KUFI.
Nga ana e saj Policia deklaroi se ishin plagose 11 efektive te saj.Nga protesta e opozitës janë plagosur edhe 11 efektivë të FNSH, te cilet po kurohen en spitalin ushtarak.deklaroi zedhenesi i Ministrise se Brendshme.
PJESE NGA FJALIMI I LIDERIT DEMOKRAT LULZIM BASHA
Sot nga ky sheh i kapur si kurrë më parë dëshmojnë se nuk e pranojmë autokracinë, krimin dhe drogën, ne dëshmojnë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar!
(Thirrje nga protesta: Rama ik! Rama Ik! Rama ik!)
Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune që hapi kjo qeveri qenë fushat e drogës, e vetmja mirëqenie që krijoi qe luksi i shfrenuar për veten e saj. Iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që solli qe mbrojtja e kriminelëve. Ndaj shqiptarët po largohen çdo vit dhe qindra mijëra të tjerë ëndërrojnë të ikin!
Në vitet 90 shqiptarët ikën ndërsa sot ata po dynden drejt botës sepse nuk besojnë se nuk do të ketë më shpresë.
Shpresën që nuk e vrau komunizmi, e vrau Rilindja që është shprehje, projekt i një njeriu, urrejtës njerëzor, përçmues. Etja për pushtet, megalomania e injorancës, e futi vendin në zhytje dhe prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi 4 gjëma antikombëtare dhe antieuropine:
Mbi zëvendësimin e Kushtetutës me sundimin personal dhe të korruptuar; mbi përqendrimin e pasurive të vendit në pak duar;
mbi propagandën e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja nuk degradoi rrugës po ishte që në fillim një projekt për pasurim personal të një individi dhe grusht lakejsh.
Pas 5 vitesh pushteti nuk buron nga vota po nga paraja, forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti buron nga mashtrimi ndaj nuk është më pushteti i njerëzve po i një pakice të zhytur përditë e më shumë në krim, që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve, që prodhon propagandë dhe mashtrime për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal dhe të korruptuar.