• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rroftë Rama, poshtë përgjimet!

June 5, 2019 by dgreca

NGA ILIR LEVONJA/

Ajo çfarë të bën të vësh duart në kokë në këto përgjimet që po publikon tabloiti gjerman Bild, është kërcënimi publik që një shtetar i bën prokurorisë se përse nuk merr të pandehur liderin e opozitës për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kjo sipas disa gazetave të krahut të rilindjes ka të bëj edhe me faktin e vizitës së fundit të Bashës në Gjermani. Me një fjalë paska qënë ky që paska siguruar ca përgjime nga ajo që tashmë njihet si dosja 339 dhe ua paska shitur gjermanëve të Bild. Një lloj teorie shqiptarësh kjo në logjikën provinciale me lidhje pa lidhje, kjo nuk ka lidhje fare me këtë etj., ca dokrra shprehjesh a reagimesh prej llafollogësh. Nëse vërtetë paska qënë Basha, i duhet hequr kapelja. Të paktën e paska marrë vërtetë seriozisht denoncimin e kapjes së shtetit prej krimit të Shijakut, Elbasanit etj. Fatke që justifikojnë tashmë edhe me lëvizje që po bën shallvarexhiu duke gjoja i aneksuar nga kandidimi shefat e Elbasanit e Durrësit. Dhe sinqerisht duke ditur ashtin historik të këtyre dy qyteteve të vjen keq kur shikon se deri ku ka futur duart bota e krimit. Nuk e di se çfarë do i mbesi më Shqipërisë sonë nëse i vënë përtokë Elbasanin, Durrësin a Korçën, se Shkodrës me Vlorën po ia pi gjakun lufta rrugore e grupeve dhe e të fortëve. Eshtë për të vënë duart në kokë kur del shefi i ligjeve dhe i kërkon llogari prokurorisë se përse nuk heton personat që kanë nxjerru sekretin hetimor? Nuk jemi akoma tek prokuroria, por tek skandali zotëri. Në fund të fundit politika është moral. Jep llogari për lidhjet me botën e krimit njëherë, se, ka kush t’i kërkoj llogari prokurorisë. Por kjo nuk ndodh aty dhe as që ka për të ndodhur. Dhe më e keqja është tek fërkimi i duarve që bëjmë në heshtje si shqiptarë të mbytur në inat bastionesh. Dhe ky inat na mban lidhur keq. Mënjanimit nga skandalet Rama ia ka marrë dorën, duke kuptuar mirë pikërisht këtë inat social. Dhe na ka mundur pasi na ka provokuar dhe ka fituar. Janë aty të gjitha. Nuk ka qeveri tjetër, a skuadër qeverisëse se sa e këtij shallvarexhiu me më shumë skandale se ky. Por shqiptarët merren me zërin e Lulit kur këndon himnin kombëtar. Madje u vjen mirë që Rama vret, pret, qeveris kështu. Ashtu sikundër tani janë gati të shqyejnë Lulin se ka shkuar në Gjermani dhe ka shitur sekretet e prokurorisë sonë.

Dhe këto përgjimet e fundit, nuk janë asgjë tjetër, por një betejë e radhës që do ua forcojë unitetin parti popull. Shallvarexhiu do dali ose mbase ka dalë dhe të bëj batuta me përgjimet e Lulit dhe Bild-it. Gjermania dhe Evropa janë të vërteta vetëm kur ua thotë ai. Dhe ju gajasuni, se batutat ju duhen jo demokracia..

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja-Rrofte Rama-Poshte Pergjimet

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT