• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këshillë Shoqërisë Civile: Fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i pemës së krishtlindjeve…

December 10, 2020 by dgreca

…. megjithatë vëreni vëth në vesh se fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i Pemës së Krishtlindjeve apo e vitit të ri siç edhe e quanim ne dikur, as tek ministri, por tek e gjithë qeveria. Bëjani vendit këtë nder pasi 25 prilli është larg./

Nga Ilir Levonja- Florida- DIELLI/
Shoqëria civile shqiptare dha dje një shembull të përkryer për shëndetin e demokracisë. Unë e kisha humbur deri diku këtë besim. Shpresoj ta rishoh edhe sot atë që ndodhi dje. Pse jo edhe nesër… megjithatë vëreni vëth në vesh se fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i pemës së krishtlindjeve apo e vitit të ri siç edhe e quanim ne dikur, as tek ministri, por tek e gjithë qeveria. Bëjani vendit këtë nder pasi 25 prilli është larg.

Dhe opozita e ka pranuar këtë ndëshkim. Mos e pranoni ju si shoqëri. Humbi jetën një i ri, një bir nëne. Fakti, ca orë policore absurde natën kur piku i lëvizjeve është ditën. Qe e gjitha një mini skenë e vrasjes së Sulos te filmi Lulëkuqe mbi mure. Një absurd shqiptar i dhunës shtetërore. Jo më shumë se dje mbrëma kancelarja Merkel i lutej shoqërisë civile gjermane që të pranonte të karantinohej. Apo të vetë izolohej. E bëri publikisht. Si kujtoni nuk ka polici? Nuk ka ushtri? Nuk ka armë Gjermania? Të gjitha i ka, madje me shumicë, por demokracia nuk është pushtet i njëshave, është pushtet i qytetarëve.

Tek ne vetëm jepen urdhra dhe dhuna është e drejtë ligjore e kujtdo lloji uniforme, qoftë kjo bashkiake, policore, gjyqësore, shikase, financiare, gardiste, shqiponjiste, ushtarake. Madje edhe shoferiste ose e atyre që u hapin derën e benzave të blinduar shefave të tyre. Eshtë dhunë policore edhe atyre nëpër studio, mjaft që vendosin nga një kollare, lënë pak mjekërr, hedhin xhel, përdorin syza fashion dhe kanë të drejtën ligjore të dhunojnë. Të përmendin standartet e munguara, përshembull përse Lulzim Basha nuk e dha dorëheqjen kur ndodhi 21 janari i 2011? Kësisoj i lind e drejta e çdo ministri pasardhës të vrasi e të mos e japi dorëheqjen. Standarte doni zotërinj? E dha Luan Rama (2003) ministër i brendshëm në qeverinë Nano vetëm për një sherr verbal dhe një të shtyrë me një gazetar. Përse nuk e dha Lulëzim Basha dorëheqjen qoftë faqja e zezë e Lulëzimit, por kjo nuk është e drejtë ligjore edhe për ty të vrasësh një 25 vjeçar me dy hurma në dorë. Nuk është bisedë për tu bërë bash kur trupit i të riut nuk i ka ikur akoma kurmi i ngrohtë i jetës. E, mjerë ajo shtëpi që e gjeti gjëma. Mjerë ata prindër…Një makineri e tërë shtypistash i dhëmb pema e krishtlindjeve, por asesi përdorimi i mjeteve që dëshmojnë dhunën, gazi lotësjellës, shkopinjët, skafandrat, uniformat pa numër personal.

Nuk bëhet vendi me njerëz që kur djegin e vrasin vetë, e quajnë të ligjshme. Kur djeg e vret tjetri të thonë se këta po na pengojnë të futemi në Europë. Nëse nuk e keni kuptuar, ka filluar një regjim i mirëfilltë, një regjim sa policor, sa ushtarak, sa vrasës, sa poshtërues i cili po i shërbën jo prirjes civile por njëshit. Mos i besoni më atyre që u kujtojnë Sali Berishën. Sali Berishën aty e kishin për 8 vjet. Madje po i shërbejnë dhe luten ditë e natë ta kenë. U duhet. Ju vetëm kujtohuni se jeta juaj nuk është Sali Berisha, por bash ekonomia juaj, puna, të ardhurat, të drejta civile. Mos i besoni më atyre që u kujtojnë Ilir Metën. Nuk e bët ju president Ilir Metën, e bën ata. Ju kujtohuni se shtëpia juaj a problemi juaj nuk është Ilir Meta, por ekonomia, pagat mjerane, taksimet, a këto rivlerësimet e pronës për të mbledhur ca më shumë fonde nga mospasja juaj. Bëjani vendit nderin që i takon dhe mos u merrni ata që kërkojnë standarte deri në Kore a në Amerikën e largët. Flasin kot! Amerika nuk njihet përmes internetit. Do ta njohësh Amerikën eja dhe merr metronë, bëj dy a tre punë, laj edhe pjata, pastaj fol për ligjin, për të majtën apo të djathtën. Pastaj ta kuptosh se sa bajat je kur thua se përse nuk e dha dorëheqjen Donald Trump kur një polic vrau një zezak?

Pastaj të kuptosh se përse polici amerikan i ulet në gjunjë protestuesve, kurse ai shqiptar i shan me rob shtëpie. Eja dhe të kuptosh se çfarë pushteti ka qytetari dhe çfarë presidenti. Çfarë pushteti ka Gjykata dhe çfarë Kongresi. Eja të kuptosh se sa bajat është Kuvendi yt.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja- Shqiperia, shoqeria Civile

A është Shqipëria sot një Kolumbi e vogël?

September 24, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nevoja për punë, e ka detyruar shqiptarin të pranojë një sërë sfidash. Së pari emigrimin. Së dyti vënien e personalitetit në dispozicion. Ku pavarsiht të tjerave, mjafton që nga darka të ketë një grusht parash. Së treti, aderimi patriarkal në një parti politike. Si rruga e artë për një plan katër a pesëvjeçar, punësimi. Ndonjë përqindje tenderimi. Dhe përfitimi titujsh si hero i demokracisë, qytetar nderi etj. Së katërti mbushja e mendjes se gjithçka është e mundshme mjafton që të mbjellësh, përpunosh, a të shesësh, çfarë do lloji bime narkotike. Madje kjo e fundit është bërë thuajse obsesion.

1)Nuk do ta besoja asesi, sikur një i njohuri im, të ma dëshmonte me fakte të gjalla. Dikush, prej dikund, i çonte foto me sms. Mund të ishin nga malësia e Kurveleshit. Mund të ishin nga veriu i vendit. Mund të ishin nga Myzeqeja. Mund të ishin nga Dumreja. Nga lugina e Vjosës. Nga Lugina e Osumit. Nga metropoli i shqiptarëve, Tirana etj. Kultivuesit i përkisnin të gjitha moshave. Dukej sikur mbillnin e përpunonin si në kohë, duhanin. Këtë monopol të rremë. A foragjeret për silazh.., kaq të impenjuar ishin.
Por frikshmëria fillonte dhe pluskonte me rrëfimet. Se si i mbanin të lidhur në stane. A kampingje çadrash ushtrie, nën kërcënimin me jetë. Ata…, të pabindurit.
Qe pikërisht fotoja në fjalë, e cila më shpuri tek ato mijra sekuenca nga luftrat prej dekadash midis policisë së shtetit të Kolumbisë, antidrogës amerikane, me kartelin e Pablo Eskobarit. Fermat e bimëve narkotike, ku punëtorë të skllavëruar, punonin në brigada. Nën një mbikqyrje të rreptë, të sejmenëve të bosëve të mariuanës.
Por le t’i marrim me radhë disa përkime kohësh.
2)Kolumbia sot i ka dhënë njerëzimit një gjeni të fjalës. Si, Gabriel Garsia Markez-i. Mirëpo në të gjitha bisedat që zhvillon me qytetarë nga bota. Emri i gjeniut zbehet, për shkak të volumit të kartelit të drogës. Sidomos i kreut të saj Pablo Eskobar. Djalit që u lind në Rio Negro 1949. Dhe që u rrit në Medelinin fqinj. Aty ku krijoi, sundoi. Nga ku preu dhe vrau. Ku edhe u vra.Sapo kishte pushuar së festuari 44 vjetorin. Në dhjetorin e 1993-it. Megjithatë, shtetit kolumbian, ligjëvënsve, njerëzve që dëshironin të ardhmen pa kokainë të Kolumbisë, iu desh vite e vite të mundnin fuqinë e kartelit. Ose shtetin paralel të drogës. Por akoma nuk kanë mundur atë, njollën. Tashmë për të famshmin qytet, si mbretëria mallinje e Kolumbisë tropikale.
Ai ishte shumë bujar, në dhurime. Deri në hedhje parash nga qielli me helikopter. Fakt që e beri edhe deputet. Njihet për tekat e sojit Eskobar. Kur sajonte zjarr për të ngrohur, për vajzën e tij. Ashtu duke djegur thasë me dollarë…
Njihet për dhurime të mëdha sociale. Si ndërtime pallate për të pastrehët. Objekte kulti, shkolla etj. Qëndra sportive si palestra, stadiume etj. Pasi fitimi ditor kalonte milionat neto të dollarëve. Amerika qe një treg i artë. Por, ai njihet që ishte po kaq bujar edhe në vënie tritoli. Eshtë fakt tashmë, kur një vendimi qeveritar më 1985 dhe pallatit të drejtësisë iu vunë 250 kg eksploziv si si për të treguar pushtetin e tij.
Vdiqën 90 veta dhe qindra të tjerë u plagosën.
Këto edhe shumë si këto. Por që Kolumbia i vuan edhe sot, për faktin e thjesht. Nga një kartel droge, nga një perandori si ajo Medelinit. Sot aty ekzistojnë mini perandoritë mallinje që e mbajnë vendin akoma në një luftë kartelesh. Sa analfabetizmi dhe puna e detyruar janë kontigjent real. Brigada kokaine punojnë maleve. Njerëz që nuk njohin asgjë tjetër. Vetëm plantacionet dhe tezgat e kokainës. Punëtorë të skllavëruar. Ku kundërshtimi paguhet me dhunë mizore.
Unë njoh të tillë qytetarë kolumbian, që qëndrimin këtu, në Amerikë.
E përfitojnë nga statuti i të përndjekurve prej karteleve të drogës.
3)Nuk e di se kur do kthjellohet shteti tek ne. Ose politika në tërësi. Pasi lufta me drogën, është një betejë që nuk e mundin dot vendimet e vona. Dhe me inat pozitarësh, apo opozitarësh partiakë. Të atyre selive partie që tashmë janë në kulmin e vetëm denoncimit.
Para pak ditësh, Corriere della Sera, e Italisë fqinje, shkruante se pak, fare pak… Gjysëm kilometri pistë u duhet pilotëve tanë. Dhe kartelet shqiptare nuk e kanë për gjë. Ta ndërtojnë një të tillë për pak orë. Të tjera të përditshme, e paraqesin hartën tonë. Një maket me flamuj prej gjethesh kanabisi. (The Economist, e Londrës…)
Institucionet e investikimit në vendet fqinje, prej kohësh dëshmojnë një shqetësim. Hemorigjinë shqiptare të kanabisit.
Një Shqipëri aktuale, me brigada kultivuesish dhe përpunuesish në male. Një Shqipëri që është kthyer në Medelinin e Ballkanit perëndimor. Një magazinë qëndër grumbullimi dhe shpërndarje. Edhe për Bullgarinë, Rumaninë e vende të tjera.
Nuk e di se kur do pushojë se ekzistuari, ajo mendësi shtetare. Që bëj një sy qorr, e një vesh të shurdhët. Lëri të ushqehen. Në fund të fundit botës matanë po ia shesin. Një lloj taktike tashmë dominante tek ne. Deri në shkelje marrëveshjesh apo embargosh. Dhe që burrat tanë e deklarojnë me qetësi. Në ca foltore peçikllasi, se nuk janë avionë ato që rrëzohen, por mushkonja.
Kjo është periudha më e errët e vendit.
E qorratisjes që shumë shpejt do na kushtojë, aq sa ndonjë ditë të afërme. Armiku i shqiptarëve do jetë kushdo që jeton jashtë Shqipërisë. Atdheut që i pëlqen t’i shkoj në vend vetëm e tija.
4)Dje mbrëma në orët e vona të natës, disa djem shkruanin emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë…, koshave të plehrave nëpër rrugët e Tiranës. Unë jetojë e punojë në një vend ku riciklimi është parësor. Nisur nga deviza se kujdes me atë që ia merr tokës dhe nuk ia kthen më. Dhe që asaj, tokës, do i duhen me mijra vite për ta krijuar. Mirëpo kur nuk do populli, nuk do. Dhe nuk mund të vendosin dot 63 apo 64 deputetë. Ashtu sikundër disa parti që vendosin si të jenë gdhirë në mëngjes. Herë majtas, e herë djathtas. Kjo sepse Shqipëria eshtë bërë sot, vendi i mendësisë pra që i pëlqen t’i shkojë e tija.
Ata djem, aq më tepër që kishte aty edhe nga Prishtina, duhet të bëhen me shumicë. Koshave të plehrave, që vërtetë e kanë mbytur Shqipërinë. Do bëjnë akoma më mirë t’i ”dekorojnë” me gjethe kanabisi. Madje këtu do bëja sërish një ftesë publike. Me foto, malesh…, çadrash ngujimi. Me brigadat deri familjare, kur punojnë e përpunojnë kanabisin. Si në kohërat e tharjes së duhanit.
Se vonë, nuk është asnjëherë.

Filed Under: Opinion Tagged With: e vogel, Ilir Levonja- Shqiperia, Nje Kolumbi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT