Nga Ilir Levonja– Kur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në vend që ka filluar fushatën e zgjedhjeve afro 6 muaj përpara. Duhet të kuptoni një fakt, është koha të ruheni nga Erionizimi. Ka 8 vite në pushtet dhe del e thotë, Berisha kërkon rikthimin e tretë. Mos ta lejojmë. Berisha e ka fajin që jemi katandsur deri këtu. Sali Berisha e la pushtetin në 2013-tën. Vendi kishte një borxh publik 62%. Sot ka kapur shifrat 84%. Domethënë falimentim. Sali Berisha e la pushtetin në vitin 2013. Vendi kishte Gjykata, me mëkatetet dhe jo mëkatet, kishte Gjykata. Ai që hiqej nga puna kishte kujt t’i drejtohej. Një Institucion kishte se kujt t’i drejtohej. Sot nuk ka asnjë të tillë. Thua shqiptarët i prishën këtë balancim institucional. Thua shqiptarët e kanë fajin që ta zëm Sali Berisha nuk gjykohet? Thua shqiptarët e kanë fajin që ta zëm Saliu nuk është burg. Ruhuni nga Erionizimi pra, ruhuni njësoj si nga covid-i. Pasi legjitimiteti i shtetarit ka marr fund. Mos prisni më një administrator normal. Për më tepër një administratë qytetare etj. Kur të shkoni në gjëndjen civile, nëpunësi aty do ju shërbej me i vetëmbushur se ke qënë, je, dhe do të mbetesh ti nevojtari. Jo ai, ai është një ushtar i devotshëm i shefit. Një partiak që ka e merituar vendin e punës. Një individ që të vret po qe se je me bindje ndryshe politike. Një individ që të vret po nuk e votove. Madje jeni naivë nëse e besoni. Duhet ta keni frikë. Duhet ta besoni se ai ka ”bekimin” e shefit. Ose e ka kapur atë vend pune se ka punuar fort. Më këtë fort nënkupto, mbledhjet e lagjeve, grupseksioneve, fushata, listat me emrat që merr përsipër t’i manipuloj etj. Ka të drejtën e plot të ta haj shpirtin duke të thënë, mos voto atë qenin, se po votove atë mua më heqin. Megjithëse ti nuk asnjë lidhje, ai rrogën e çon në shtëpinë e vet, jo tek e jotja. Mos prit të zgjidhësh një problem në rajon se zyrtarët janë në fushatë edhe kur i ke përballë. Gati të nxjerrin ndonjë gogol kukull në miniaturë me pamjen e Saliut. Se Saliu e ka fajin, nuk e kanë ata. Këtu ku jetoj e kam Bashkinë një kilometor larg. Nuk e njoh kryetarin e Bashkisë fare. Edhe një rasti që u solla nëpër koridoret e saj, nuk e pashë kërkund. Madje më shumë kishte zbrati se sa nëpunsa. Ai që të lëshon një dokument është edhe specialist, konsulent, këshillues ligjor, por edhe noter. Si nuk e pashë një herë kryetarin të inaguroj një kopësht a një çerdhe? A është person politik? Po i tillë është. A është administrata e tillë. Asesi jo. Ligji të bie kokës. Godina e Bashkisë është shumë e vogël përpara asaj të ligjit. Në Tiranë del një covid që vret e pret si i do qejfi. Veç me një ligj, atë që fajin e ka Saliu.
Punoj dhe nuk marrë rrogën
Nga Ilir Levonja-Florida-USA-
Kur dëgjon një punëtor shqiptar që pohon se ka 27 rroga pa marrë, ndërkohë vazhdon edhe punon, është të vësh duart në kokë. Nga ana tjetër një qeveritar ia kthen se, nuk ka punë në marrdhëniet e tia me privatin, është t’ia mbathësh nga vendi një orë e më parë.
Nuk do ndalem tek Armo pasi është versioni i gjallë i një korrupsioni sy për sy, deri pastrim parash. Një nga pikat nevralgjike të pasurive të shtetit shqiptar. Dhe pikërisht informalitetit ekonomik në vendin tonë. Ashtu sikur edhe me minierat që janë copëzuar e kanë kaluar në atë sagën e pronave të mbivendosura. Do ndalem tek naftëtarët, tek shoqëria, zona aty. Nuk ka shpjegim tjetër veç faktit që ashtu si shumë të tjerë, si e gjithë shoqëria shqipatre, edhe ju, ne, të gjithë pa përjashtim kemi humbur identitetin social. Jemi thjesht shifra. Se po ti referohesh historikut të shitjes së ish Uzinës së naftës a Armos, shteti ka përfituar përqindjet. Kurse ju asgjë… veç jeni kënaqur me llafet e bukura të çdo shtetari që ka ndërmjetësuar në mitmarrje dhe jo garancinë e pagave tuaja. Shkurt shteti është garanti në raportet mes investitorit dhe punëtorit. E ka detyrim kushtetues. Ai shtetar që thotë se nuk ka punë se çfarë bëni ju me privatin, do hedhur në koshin e plehrave një orë e më parë. Sikur përqindjet e këtyre tranzaksioneve financiare të ishin administruar drejtë, ju sot nuk do të diskutonit pagat. Por puna është se ato përqindje janë tashmë pasuri e patundshme e shtetarëve që ju tregojnë derën. Atyre që erdhën në pushtet me votën tuaj, nuk kishin veç nga një apartament dhomë e guzhinë. Dhe atë me orë punë nga baballarët në ndërtimin socializmit. Sot nuk u flet dot me gojë. Ju u shkruani parualla, vini dorën në zemër, duam të çojmë fëmijët në shkollë etj. Ata janë vemje të dështimit të tyre dhe nuk kanë se si të preken. Kur them kemi humbur identitetin, e kam në kuptimin e solidaritetit. Nuk bëjmë më për njëri-tjetrin. Një qytet aty hesht dhe kafeneve debatojnë. Një shoqëri e tërë gënjehet nga pamjet se si dy qeveri, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje. Janë farsa pasi më përpara se të lidhet me rrjet hekurudhor Tirana me Prishtinën, do lidhet Beogradi me Prishtinën. Jemi flluska të llapallapës se sa shoqëri me këmbë në tokë. Masturbohemi nga letra e Donadl Trumpit, pa kuptuar kurrë se thelbi është ekonomia. Dhe se neve veç vetvetes nuk na duhen as çështjet e Izraelit, as ato të Turqisë, e as të Rusisë. Por ne pikërisht vetvetja nuk jemi, ndaj edhe ju jeni si të thuash të izoluar, rrezik nuk e dini se cili është pronari. Jeni kronika e fundit e lajmeve, jo e para. Të parat janë shalqintë e papjekur, kokshkat, fallxhorja. Ligji që ndërrohet, modifikohet, përdhunohet për vit, ai i zgjedhjeve. Për më tepër një shtet që nuk menaxhon dot kapitalet e tia, është sa i mbaruar, aq edhe i bandave. Jemi me fat që kemi burime të arit të zi, burime minerare, burime ujore, por kush i ka. Greqia e dërrmuar nga krizat ekonomike, nxorri në det të një flotë të tërë karshi inazionit turk. Neve kemi nëndetësen 105, ia vodhëm rusëve, e kemi të ankoruar për selfie. Se për punë të ha mun’ e shkreta. Shkurt vazhdoni, por beteja fitohet kur bashkohet me ju, edhe bujku, edhe fermeri, edhe minatori, edhe shoferi, arsmitari, mjeku, etj. Dhe anasjelltas. Pra kur të kuptojmë se më shumë i duhemi njëri-tjetrit se sa dështimit të Edi Ramës.
Përse nuk bën përpara Shqipëria
Nga Ilir Levonja- Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të bëjmë një krahasim të thjeshtë, mes Edi Ramës dhe Angela Merkelin. Plot dy vjet më parë Angela Merkel dha dorëheqjen nga kreu i CDU, pra partisë. E mori në vitin 2000 dhe e dorëzoi në vitin 2018. Edhe pse fitoi zgjedhjet e përgjithshme, ndofta më të vështirat, prapë në konventën e partisë deklaroi se largohej nga posti i kryetares dhe për rrjedhoj nuk do kandidonte më. Megjithatë do përfundonte mandatin në detyrë si kancelare a kryemistre e Gjermanisë, gjë që po e bën.
A kishte arsye të largohej? Ndofta asnjë. Politikisht u bë liderja de fakto e Europës. Sheshoi balancat tradicionale pozitë opozitë duke qeverisur me kundërshtarin vetëm për të mirën e vendit. Cilësohej si gruaja e hekurt. Vajza e Hamburgut lindor, aktivistja e unifikimit kombëtar konsolidoi ekonominë, jo rastësisht krizat europiane e botërore nuk iu afruan fare Gjermanisë. Mbajti peshën kryesore në krizat e lindjes së mesme karshi emigrantëve a të ikurve për shkak të luftrave civile. Sot shteti i saj është dominant në vendimmarrjet e Këshillit Europian. Përse duhej të largohej atëhere ajo nga drejtimi i partisë? Thjesht se e tillë është demokracia.
Tani merrni shefin tuaj. Jo më larg por dje nga Elbasani deklaroi se nuk ka ndërmend ta lëshoj postin e partisë. Ndau zonat duke ndërruar vendet dhe jo njerëzit. Megjithëse fryma demokratike kërkon që forumet janë ato që vendosin dhe kjo ndodh në bazë të shifrave, apo rezultave që ke arritur. Politikisht për 8 vjetë përçau dhe zbrazi vendin, 40% e shqiptarëve janë emigrantë. Zhvilloi politikën më konfliktuale deri në mbajtje zgjedhjesh lokale pa opozitën. Nuk i çeli negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Nuk e përfundoi reformën në drejtësi. Ka 8 vjet në pushtet dhe vendi kap rreth 80% borxh publik, karshi 62% nga qeverisja e parë n 2013. Sot sipas atyre pak kërkimeve ekonomike në raport me qytetarin dhe të ardhurat, nga një investik i TopStory-it rezulton se, qytetarit shqiptar me të ardhurat e deklaruara i duhet 70 vjet të laj një kredi bankare, nëse blen një apartament. Praktika botërore qoftë edhe në vendet e dyta është 30 vjet. Bëjeni vet dallimin. Por le të vazhdojmë me ”gjeniun” e shqiptarëve që kërkon mandat kryetari e kryeministri, e kërkon se ka mendimin se i takon. Ndryshoi Kushtetutën e vendit pa konsensus politik, pa opozitën, vetëm e vetëm të manipulojë qoftë socialistët në rast të një humbje drastike, por edhe qytetarët duke përgatitur terrenin e kulturës vrastare të mos njohjes së rezultatit. Nëse Angela Merkel kontribuoi në unifikimin kombëtar, ky e largoi Shqipërinë dhe Kosovën. Sikur Shqipëria të kishte Angelën, sot Morini nuk do ekzistonte. Vendi do ishte me kohë në Europë. Dhe deputet do zgjidhej ai që kishte djersitur në shkollë dhe jo ai që blen diploma.
Shqiptarëve në Malin e Zi
Nga Ilir LEVONJA-Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it janë më të ulta se rivali i tij, është përqendrimi i luftës politike tek personi dhe jo problemet gati depresive që po kalon vendi. Sot papunësia është kryefjala, megjithatë fushata politike ka arritur kulmin e një lloj propagande karshi personit. Për herë të parë Amerika është në ujrat e vendeve ku dominon uni dhe jo indeksi ekonomik apo shoqëria. Që e bën majta është normale, por kur e bën edhe djathta, asesi. Palët po merren deri me aksentin e zonjës së parë kur dihet që ky vend është trualli i emigrantëve. E solla këtë situatë për t’i thënë shqiptarëve në Malin e Zi se retorika propagandistike është kanceri real i çdo shoqërie. Dhe kur bëhet fjalë për pakicat etnike, është murtajë, a pandemi, quajeni si të doni, por në një fund të çojnë të gjitha në humbjen e padiskutueshme deri në shpërbërje. Pakicat kombëtare kanë dy shtylla bazë, të drejtat e tyre dhe ekonomi të qëndrueshme. Statusi social sot i shqiptarëve aty në 10% e shoqërisë malazeze me 10 parti politike, është totalisht i pa konceptueshëm dhe jo i pranueshëm. Që të mbijetoni duhet të votoni për veten dmth të drejtat tuaja. Dhe kjo bëhet përmes një unisoni perfekt të gjakut shqiptar. Eshtë e trishtueshme t’i referoheni Shqipërisë dhe Kosovës, megjithëse kjo e fundit ka koncept më progresist në balancimin e pushtetit, prapë akoma nuk ka vënë në provë ekonominë e saj. Shembull i unifikimit ishte dhe rezultati i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, megjithëse me koalicion. Perfeksioni do ishte me një lëvizje të unifikuar. Si rast të dështimit keni Menduh Thaçin dhe ta mendosh se kush qe dijetari që e themeloi atë forcë politike. Shqipëria e ka humbur modelin frymëzues, mjaft të dëgjosh se si kryeministri i saj u kërkon të votoni një parti malazeze për shkak të aleancës me gjoja partitë simotra në vendet e rajonit. Dhe ajo që është më e rëndomta e ka humbur modelin frymëzues edhe si shoqëri. Eshtë e gjitha në funksion të njëshave dhe të mercenarëve e ndërgjegjësuar që po shpërbëhet. Të mbyt me të njëjtat argumenta që të kërkoj votën për të ardhur në pushtet. Përshembull plehrat ligji i plehrave në 2013 ishte vrasje kombëtare, sot është aset kombëtar. Marrëveshja e detit me Greqinë ishte tradhti kombëtare, sot është e drejtë legjitime e Greqisë. Mbyllja publike, a izolimi ishte shtrëngim kombëtar i gjendjes së luftës, sot hapje totale. Kur them si Shqipëria dhe Kosova kam parasysh edhe një detaj tepër thelbësor, atë të çështjes kombëtare. Ndofta vendet e tjera të rajonit mund ta kenë luks që një forcë e vetme, a një mazhorancë, ka të drejtën kushtetuese të diskutoj kufijtë a territoret, por asesi ne shqiptarët. Pasi fakti histori na bie kokës, jetojmë sot të ndarë në 5 shtete. Çështjet kombëtare duhet të jenë unison kombëtar, kjo me pjesëmarrje të domosdoshme të palëve. Kur të arrimë të mundim egon tonë atëherë do të jemi të denjë të këshillojmë në rastin konkret bjellorusët. Kur të kemi ekonominë tonë të fortë atëherë do jemi të aftë të kuptojmë se sa përjetësisht na k gërryer nacionalizmi i sëmurë karshi dovletit, përçarja a interesi i ulët i bythës, me një fjalë i karriges jo i vendit. Kjo është Shqipëria e deri diku Kosova, ndaj ndihmojini dheun amë. Unifikohuni në një lëvizje të vetme, atë të shqiptarëve dhe përkushtojuni ekonomisë dhe të drejtave të njeriut.
28 gusht 2020
Telefonatat e Edi Ramës me Llukashenkon
….Edi Rama ka 22 vjet në pushtet, Llukashenko 26. Edi Rama restauron shtëpinë me gjethe, kurse Llukashenko lyen me gëlqere pemët me brigada vullnetare. A ja hapi telefonin në fund Llukashenko Edi Ramës, sigurisht që po. I dha ftesën për ceremoninë e radhës, triumfin e diktatorit.
Nga Ilir Levonja-
Në kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me Llukashenkon, me që Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, presidenti bjellorus po u shpërndante medalje nderi policëve besnikë. Burgjet ishin mbushur, të rrahur sa të duash, madje edhe dy a tre kishin ndërruar jetë. Çfarë në fakt kërkon Edi Rama t’i ofroj Llukashenkos, përvojën shqiptare apo atë të OSBE-s? Kjo është një pyetje naive për faktin se OSBE, një grupim ndërqeveritar, ka për qëllim të gjendet në krizat brenda grupit, sidomos aty ku mungon dialogu, zgjedhjet e lira, liria e fjalës dhe të drejtat e njeriut. Pasi vet Shqipëria ka qenë një vend problematik për sa u përket këtyre kritereve, për më tepër kur parimi bazë i ekzistencës OSBE është vendim marrja me konsensus të gjerë. Jo më larg se disa javë, në 30 korrik 2020 Shqipëria ndryshoi Kushtetutën e vendit me veto dhe pa konsensus. Jo më larg se një vit mbajti zgjedhje moniste, pa faktorin alternativë a opozitën, duke shpallur një rezultat alla Llukashenko. Eshtë pyetje naive për çdo pikë të ekzistencës së OSBE-s në lidhje me demokracinë në vendin tonë, pasi shqiptarët kurrë nuk e pranuan dot vetë rolin e saj. Jo vetëm të OSBE-s por edhe të plot institucioneve ndërkombëtare. Dhe ajo që është më thelbësorja, hapjen e krahut a rrotacionin politik. Ndofta mund të jetë rasti kur OSBE shikon me sytë e vetë firot e institucionit. Ose atë se si hajduti mund të ndihmoj hajdutin, se si one man show drejton, sundon, pret e vret në emër të demokracisë. Nëse sot do të ofrohej ndihma e OSBE-s bjellorusëve prej çdo vendi tjetër të rajonit tonë, Shqipëria nuk e meriton. Fare mirë mund të ishte edhe Maqedonia, madje me zgjedhjet e fundit dha një shembull të përkryer të pushtetit me qytetarin. Dhe mos të na vij hidhur fare, madje mund të jetë shumë herë përpara nesh brenda komunitetit europian. Mund të ishte edhe Kosova jonë, një model tjetër i përkryer i rotacionit dhe konsensusit, i pranimit dhe dialogut. Por asesi Shqipëria e Edi Ramës. Kjo edhe për një fakt të thjeshtë, Edi Rama ka 22 vjet në pushtet, Llukashenko 26. Edi Rama restauron shtëpinë me gjethe, kurse Llukashenko lyen me gëlqere pemët me brigada vullnetare. A ja hapi telefonin në fund Llukashenko Edi Ramës, sigurisht që po. I dha ftesën për ceremoninë e radhës, triumfin e diktatorit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- …
- 102
- Next Page »