• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thonë: Emigrantë injorantë…

August 16, 2020 by dgreca

KATRAHURA E Kakavijës….
NGA ILIR LEVONJA….-
1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahurën e Kakavijës, i quajnë emigrantët tanë injorantë. Se nuk duhej të vinin për pushime kur dihej se koha që po jetojmë, kjo në lidhje me pandeminë dhe rregullat doganore ndërshtetërore, nuk ishte e përshtatshme. Nga ana tjetër kanë disa muaj që bashkë me qeverinë e falimentuar, shtypin viziv e virtual po të falimentuar, me shtetin e falimentuar, që bëjnë një propagandë gjoja patriotike për kalimin e pushimeve në vend. Me tituj pompozë, pusho shqip, bli shqip, ushqehu shqip, zbulo vendin tënd etj. Një tufë legenësh që gjoja i hakërrohen Greqisë dhe vdesin të publikojnë ato gojët plot pështymë karshi saj, madje me frymëzim turk. Dhe këtë e bëjnë, jo se u dhimbsen emigrantët, por është ajo taktika e vjetër për të mbuluar dështimin e tyre. Pasi emigrantët aq u deshën, të vinin, të harxhonin paratë dhe të thyenin qafën. Në shtator legenët do raportin bumin ekonomik në turizëm fal qeverisë.
2) A po tallet doganat greke me ne? As që diskutohet, sa të duash po tallen. Humbja e personalitetit nuk vjen nga tjetri por nga vetja. Ndaj krimin më të madh karshi nesh, përpara se Greqia po e bën shteti ynë. Në fakt të gjithë shtetarët e këtyre tridhjetë viteve demokraci. Vetëm për një arsye, sapo marrin pushtetin e drejtojnë vendin me metodat e partisë dhe jo me ligje. Që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës shqeu gjithë europën për një marrëveshje deti nga para ardhësi i tij, e shqeu me sytë e naciolizmit jo të praktikave ligjore. Nga ana tjetër bëri po kaq show me takime vajtje ardhje ministrash të jashtëm, pa arritur asgjë. Për më keq akoma precedenti me pronat dhe minoritetet. Por ajo që është më e dhimbshmja, politika provinciale e karshillëkut karshi një vendi fqinj që mban peshën e emigracionit tonë. Në këto shtatë vite pushtet kryeministri i Shqipërisë nuk zbriti një herë të vetme në Athinë dhe anasjelltas, as Ciprasi e as ky, Miçotaqisi nuk janë dukur në Tiranë. Fuqia e ekonomike e krahut të punës nga Greqia, është fare e thjeshtë për t’u llogaritur, radha prej 20 kilometër e vargut me makina në Kakavi. Mirëpo në Shqipëri e drejtojnë vendin legenët, jo ekonomia.
3) Në marsin e këtij viti dogana e Kapshticës u bë epiqendër e vëmendjes sonë kjo fal kamerave personale të emigrantëve që me një urdhër absurd, nuk lejoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Nuk ishin doganat greke që i pengonin, ishte policia shqiptare. Nuk i pranonin pasi i gjykonin si krijesa me murtajë, si lebrozë. Ata ishin gjaku i tyre, njerëz me halle, muhaxhirë që ktheheshin tek nëna. Heronj të kohërave me plot dështime. Madje kryeministri i vendit nuk dëgjonte nga ai vesh, urdhri qe i prerë, karantinohuni me paratë tuaja. Kush njeh pak protokoll komunikimi i dhëmb zemra, zë kokën me duar sepse është absurde t’i thuash shtetarit tënd, ushtarit kushtetues, karantinohu me xhepin tënd. Jo pak por një javë, në qiell të hapur. Shefi nuk dëgjonte, madje shumë e konsideronin si meritë për mos përhapjen e virusit. Të tjerët, legenët rreth tij si një masë prej burri shteti. Ishte fyerja më e madhe që mund t’i bëhej një qytetari nga vendi amë. Kësisoj si Greqia dhe Italia kanë të drejtë legjitime të luajnë me ne e të na trajtojnë si çerra inkubatori.
4) Legenët i paska me shumicë vendi, ynë. Thonë emigrantët janë injorantë. Këtej pandemia, këtej vinë për pushime. Kanë kohë që kanë filluar një propagandë karshi emigrantit. Nga ana tjetër i kanë ambasadat a konsullatat produkte jo të shërbimit civil, por të skandaleve, ryshfetit, mitmarrjes. I kanë kontingjent të drogës dhe prostitucionit. Po ashtu mjetet e informimit publik, se po të funksionin këto, nuk do shikonit radhë aty sot. Po ashtu qeverinë, a qeveritë me radhë. Po ashtu ushtrinë dhe policinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Emigrante injuriante..., Ilir Levonja, Kakavija

Kushtetuta

July 30, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-

Nëse ndalon një shqiptar në rrugë dhe e pyet rreth ndryshimeve në kushtetutën e vendit, nëse është i majtë do të thotë menjëherë që, po, duhet. Dhe kjo kuptohet nga që po e kërkon dhe po e bën Edi Rama. E nëse është i djathtë, menjëherë jo, nuk duhen. Dhe kjo nënkupton faktin që po e kundërshton opozita. Megjithëse të jemi të qartë, në këtë rast opozita po e kundërshton parimisht nga mos’dakortësia në këshillin politik për hapjen 100% të listave dhe absurdit të kufirit në lidhje me koalicionet. Se kushtetuta në vetvete nuk është tabu, ajo mund të preket veç me shumicë të dakortësuar, ose më perfektja referendum. Nga 1991 deri më 1998, pas anulimit të kushtetutës së partisë së punës, Shqipëria operoi me dispozita kushtetuese, ku vendi shkoi edhe në një referendum popullor për forcimin e pozitave të presidentit. Asokohe Sali Berisha. Qe një humbje katastrofike përmes një pjesëmarrje të lartë në votime, megjithatë Berisha ia kërkoi këtë popullit, jo parlamentit. Nëse do kishte vepruar ashtu, sot do kishim një Llukashenko albanez në krye të Presidencës, pra vet shkop e vet zot. Në u bëm me kushtetutë konsensuale në tetor 1998, me votë popullore dhe pjesëmarrje gati historike afro 93%. Dhe po t’i referohesh historisë sonë të re, kjo kushtetutë e miratuar në tetor 1998, prapë është prekur disa herë. Jo vetëm për rolin e KQZ-ës, por edhe numrin e anëtarëve. Eshtë prekur për mandatet kohore të kryebashkiakëve, nga 3 në 4 vjet. Eshtë prekur për zgjedhjen e presidentit, për të rrëzuar shifrën magjike prej 84 votash. Pasi të gjithëve u kujtohet ngërçi presidencial, sa herë afrohej dita e zgjedhjes së presidentit në parlament, vendi shkonte në krizë politike. Pra shifra magjike 84 u hoq, kësisoj presidenti mund të zgjidhej fët e fët, mjafton edhe 1 votë më shumë se kundërshtari. Kjo fuqizonte kompetencat e kryeministrit, madje i jepte atij pushtet deri në shkarkimin e presidentit. Qenë ato ndryshime kur Ilir Meta fluturoi mbi tavolina duke iu hakërryer Jozefina Topallit, mirëpo konsensusi PD-PS apo Berisha Rama qe arritur. U prek edhe për sistemin zgjedhor miks, këtë që po vuajnë sot shqiptarët, që i dha mundësinë e tepsisë Edi Ramës, por që qytetarët kurrë nuk e kuptuan. Aq sa edhe sot ka një konfuzion sa listat e hapura konceptohet si shpëtim nga bota e krimit. Në fakt është një thikë me dy presa, duke i dhënë mundësinë edhe blogerëve, apo trendit në modën e listave ta shfrytëzojnë deri në pikën e fundit anarshinë kombëtare. Gjithsesi është koha ajo që do e dëshmojë dhe ndofta Shqipërisë i duhet të kaloj mes kësaj xhungle politike. Është prekur rishtas për KQZ-ën. Është prekur me presionin e botës, kjo qe prekja në dukje në nerv, e vitit 2012, ajo e heqjes së imunitetit. Ky privilegj absurd që e mbante larg politikanin shqiptar përpara ligjit. Pjesa e shëndetshme e shoqërisë gjykoi se më në fund do fillonte era e demokracisë së vërtetë, por koha vërtetoi se drejtësia kishte vdekur. Nuk ishte vetëm imuniteti, por edhe drejtësia 99% e korruptuar, balanca jetike për funksionimin e shtetit demokratik. Kësisoj po me presionin e botës, kushtetuta u prek rishtas, korrik 2016 kësaj here për reformën në drejtësi, por me konsensus palësh. Një reformë që sot e 4 vjet e ka futur Shqipërinë jo vetëm në krizë politike, por stanjacion, pa institucione funksionale aq sa një shtetar mund të vrasi e të pres si të dojë dhe në emër të ligjit. Dhe kjo jo për faj të botës, jo për faj të reformës, por kulisave të politikës dhe atyre që janë këmbë e kokë fytyra të varfërisë së shqiptarëve të lodhur që shohin liderët e forcave si baballarët e kombit. Megjithatë po ta vini re nga 1998-ta e deri sot, ndryshimet që janë bërë me referendum popullor, u minimizuan në konsensus forcash politike, deri sot në veton e një individi dhe ca deputetëve listash, produktit të dështimit tonë. Mund të fitoj kushdo, por asesi shqiptarët. Afërmendsh nuk ke si fiton kur nuk voton.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kushtetuta

Çibani Taulant

July 29, 2020 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA-

Plot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u thotë shqiptarëve se sa i korruptuar është djali i ish kryeministrit Berisha. Plot shtatë vjet me një vrimë i bie fyellit. Megjithëse nuk ka mbetur këmbë shqiptari ta besoj atë që, me deklarata foltoreje parlamenti, se sa i korruptuar është ky apo ai, nuk ndreqet ekonomia e tyre. Nuk merr fund ajo varfëria periferike, nuk largohet mizerja e llogaçeve, nuk mbulohen sa për sy e faqe me ca shtëpi kukullash humbja e çatisë apo dëmet e tërmetit, as dështimi total në lidhje me covid-19. Nuk rregullohen shqiptarët me taktikat tekanjoze se kush e do dhe kush nuk i do ndryshimet kushtetuese, listat e hapura, apo ndryshimi i sistemit zgjedhor etj. Nuk ndreqet ekonomia e vendit duke bërë gam-gam mbi presidentin, me deputetë listash që gjithçka janë gati ta djegin mjafton të kenë një karrikë parlamenti. Sikur pagat e pa meriturara të këtij parlamenti kot, në këtë ekzistencë kote, me llogje batutash, të atij kamioni reportabël të bonifikimit shqiptar, pagat e 2020 t’i kishe hequr sepse janë një fyerje në raport me të ardhurat dhe mundësitë ekonomike të shqiptarëve, mbyllje shumë plagë të hapura. Por kjo nuk ndodh, ndaj ndodh ajo që shqiptarët duhet të dëgjojnë dënglat tuaja se sa i korruptuar është çuni i Salës. Sikur janë shqiptarët ata që po e fshehin guerrilasin e Salës. Për ato paratë rifuxho në atë kërren e kuqe nuk flet zotrote, as për kafetë në hollet e europës me kontingjentin e gjykatave. Nuk ndreqen shtëpitë e shqiptarëve, nuk mbushet kuleta e tyre duke iu përveshur Spakut se kë po arreston dhe se kush dhe kush është i këtij apo atij subjekti. As me ca show OFL-je etj. Janë pikërisht ato strategji që sollën rënien tatëpjetë të Sali Berishës më 2013-tën. O i bëni nga budallallëku, o i bëni enkas të bindur se i keni ndarë dysh shqiptarët sot. Ka mundësi të jetë kjo e dyta. Mbajeni se theqafja ka nisur. Mirësisht është e kuptueshme sot që për shqiptarët je një çiban. Ua shanë presidentin kur vet e emërove, shqiptarët nuk kanë votuar kënd aty. Ua ndryshon kushtetutën, kur i teket Edi Ramës dhe ty, shqiptarët nuk e kanë votuar kurrë këtë. Ke si shembull rast referendumin e vitit 1994 mbi pushtetin dhe kompetencat e presidentit të kohës. Shqiptarët e refuzuan. Atë që nuk po bëjnë dot sot popuj apo shoqëria civile si ajo në Turqi, Rusi, apo Bjellorusi. Shqiptarët duan një të tillë si ajo e Amerikës, për më tepër një shtetar gatitu para librit themeltar të shtetit. Dhe nëse duhet të ndryshojnë diçka, lërjani vullnetit të tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Çibani Taulant, Ilir Levonja

Ktheni pak sytë nga Kosova

July 28, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-

Aktualisht Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e dërrmuara nga Covid-19. Në raport me Shqipërinë thuajse rastet e përditshme janë gati dyfish. Shqipëria 126, Maqedonia e Veriut 152 dhe Kosova 276. A kanë lidhje kjo mes vendeve të rajonit? Pa asnjë diskutim. Dhe ajo që duhej të ndodhte nuk po ndodh. Ju kujtohet që në marsin e 2020 në fillimet e pandemisë, Shqipëria nisi me bujë 30 punonjës të shërbimit mjekësor në ndihmë të Italisë fqinje. Dhe siç u pa mirënjohja italiane qe e pa fund, madje sot ata po na e kthejnë me suport të sinqertë. Nuk pushoi me t’u mburrur kryeministri, nuk mbeti ministër pa bërë selfie përpara atyre vullnetarëve. Dhe mirë bëri, në fund të fundit, ndihma është puna më fisnike e njeriut pavarësisht volumit, megjithëse në vendin tonë ajo është mirëfilli një armë ekzekutimi e propagandës. Mjafton t’u kujtoj se si një qeveritar shqiptar niset me një tufë kamerash, gjoja në emër të humanizmit dhe kujdesit shtetëror, e bën show me pesë pako oriz në derën e një të varfri. Si Kosova dhe Maqedonia e Veriut jo vetëm si vende fqinje, por si pjesë e truallit arbëror, si pjesë organike e jona, e historisë sonë kombëtare, si shqiptarë që janë duhet ta kishin sot vëmendjen e Tiranës. Dhe ta mendosh që kur ra tërmeti, armata e Kosovës pushtoi syrin tonë, ishin kudo rrugëve, një armatë model me motivacionin në ndihmë të nënës. Nuk pyetën se kush drejton, kush qeveris etj., por u nisën. Maqedonia, megjithëse e ndëshkuar nga ne për shkak të paktit europian në kontekstin e çeljes së negociatave, aq sa mundi na ofroi ndihmë. Megjithatë pavarësisht apelit të të dy qeverive aty, ajo në Tiranë është tmerrësisht e zënë me këshillin politik, me komisionet e shkarkimit të presidentit, me ata jashtë dhe ata brenda parlamentit, me ligjëratat perverse të Ramës në kuvend. Për më keq akoma, mund të shpenzosh dy orë në shtypin shqiptar, kurkund se gjen informacion për luftën me covid-19 në vendet e rajonit, për Kosovën e dhembshur, kurkund se gjen pak solidaritet njerëzor, po vetëm Rama, Meta, Basha. Apo ajo politika gërrverre, hip se të vrava, zbrit se të shqyva. Sinqerisht, vendi ynë ka nevojë për një përmbysje të madhe, shqiptarët për një qasje të re, ligje të hekurta, ekonomi tregu të fortë dhe të përbashkët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Ktheni sytë nga Kosova

O bashkohuni e rrëzojeni, o boll u ankuat

July 23, 2020 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/ Florida

Tani radhën e protestave e kanë ata të klubeve të natës. Por pak kush po i dëgjon. Megjithatë ata dolën. Madje edhe e shanë me libër shtëpie Edi Ramën. Dhe në protestë ishin po vetëm ata. Nuk iu bashkua kush. Çdo kush ka hallin e vet. Kanë nge violinat e natës. Kështu të përgjigjen të tjerët. Kështu ndodh në Shqipëri. Ju kujtohet besoj. E nisën studentët, në kapërcyellin e dimrit 2018-2019 por nuk iu bashkua kush. E para opozita u distancua sikur studentët po ankoheshin për një qeveri alienësh. Madje me mjeshtri u përdorën edhe ca grupe studentësh që një e më dy thoshin se nuk janë protesta politike por ekonomike. Megjithëse dëmet më të mëdha ekonomike vinë nga revanshet politike apo e thënë troç, nga tekat e politikës. Shembullin më të freskët keni faturën tashmë të depozituar prej 109 milion eurosh karshi një televizioni a investitori të huaj. Dhe ta besosh që një brez që merret drejtpërdrejtë me studimet të injoroj këtë, pra faktin që kanceri ekonomik zë fill nga politika, është e dhimbshme, po ja që ndodhi në Shqipëri. Plot 3 vjet protestuan artistët e teatrit kombëtar, nuk iu bashkua kush. Kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Kështu thoshin. Veç tek-tuk ca shfaqje më shumë show për tregun e politikës se sa fitore për mos cenimin e të drejtës civile mbi vlerat kulturore dhe historike. Po kaq vite kishin edhe një grup qytetarësh që protestonin për prishjen e banesave, për shkak të ndërtimit të një unaze. Ishin viktima të informalitetit në tregun e dyndjeve, a në vrullin trojeve të xanuna. E megjithatë askush nuk iu bashkua. I njëjti avaz, kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Protestuan fermerët, i derdhën bidonat me qumësht faqe botës, në kryqëzime rrugësh, para kamareve. Ua hapën spontet rimorkiove të zetorëve mezhdave të parcelave ku hodhën çfarë prodhuan, ku e kishin e nuk e kishin, trangullin, qepën, pataten, domaten. Por kush nuk ua vuri veshin. E kanë ngenë ata, mirë ua bëjnë, i kanë çmimet në stratosferë. Pse qeveria u thotë të mbjellin të gjithë domate? Ja kjo është shoqëria jonë, të gjithë për vete e asnjë për shoqërinë. Pasi shoqëria nuk është vetvetja. Tanimë po protestojnë këta të klubeve të natës. Dhe qeveriu është po aq ironik sa ishte me ata të teatrit, me ata të studimeve, me ata të domateve etj. Të gjithë bëjnë sehir njëri-tjetrin. Kurse gjallesa puplon, kërcënon me sy, nënqesh, i bënë dhe ata përballë të gajasen me batutat e tij. O dilni të gjithë, o mos u ankoni grupe-grupe se shtatëdhjetë qeveri të ndërrohen në rajon, shtatëdhjetë breza të kalojnë, Edi Rama nuk ikën. Nuk ka për të ikur kurrë me votë. Kurrë me afera marrëveshjesh, madje është koha më brutale, më ironike, kur debatohen marrëveshje me individë listash deri tek broshura themeltare e shtetit. Po ju nuk doni ta kuptoni. Vazhdoni se edhe shtatëdhjetë vjet të tjerë do ta shani Edin me libër shtëpie, veç ama ai në qeveri e ju ankonjës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, o boll u ankuat, Rrëzojeni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT