• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një paralelizëm vrasës

February 7, 2019 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po protestojnë. Me ta sipas njoftimeve është bashkuar dhe shoqëria e gjerë civile. Ka një indinjatë sociale rreth një rasti përdhunimi. Rast ky që fal përgjegjësisë qytetare të një avokati, i cili denoncoi përdhunimin e turpshëm karshi një 16 vjeçare prej mësuesit dhe hetuesit. Ky i fundit në vend që ta ndihmonte, ta lironte nga makthet e përdhunimit, zuri ta shantazhojë me foto e të tjera duke abuzuar me ‘të për gati një vit. Vajza 16-të vjeçare mbetet shtatzënë, abordon etj., e gjitha në një shok njerëzor për shkak të tri institucioneve sociale, arsimit, rendit, mjeksisë. Ata po protestojnë nën moton, të pastrojmë institucionet tona nga përdhunuesit, policinë e kemi që të na mbrojë, jo përdhunoj…

Dhe me të drejtë. Kjo është nga ndjesitë e domosdoshme që tregon shëndetin e shoqërisë në përgjithësi. Reagimet institucionale janë të menjëhershme, me largimin dhe ndalinim e personave përgjegjës, mësuesi, hetuesi dhe mjeku. Reagoi edhe kryeministri i vendit.

Një rast pak a shumë i tillë ndodhi edhe në Shqipëri, në Kavajë. Jo më larg se dy ditë. Mirëpo çuditërisht asnjë lloj reagimi social. Përpara drejtorisë së policisë në Tiranë, a asaj në Kavajë kalonte vetëm era. Kryeministri nuk ka kohë të kthej kokën të merret me perversitete të dorës së tretë. Ai është klas i lartë, nuk janë ndodhira për nivelin e tij.

Ama u mbushën studiot. Dhe më shumë se problematika pjesa dërrmuese e debutuesve, kishin si qëllim lukun dhe kush të munde shokun me fjalë. Aq sa në çaste të caktuara studiot ktheheshin në koshere grerëzash.

Ashtu si e tha një nga këta greristët se, si gjithmonë bëjmë dy ditë zhurmë dhe asgjë. Në pritje të ndonjë skandali tjetër që të vazhdojmë avazin. Dhe vërtetë, sot një heshtje e shurdhët, plani i parë janë shkëmbimet plot pështymë parlamentare. Se çfarë tha i pari dhe çfarë i dyti etj. Realiteti social është punë alienësh, bota matanë xhamave i përket marsianëve.

Në Kavajë një masë e konsiderueshme i qe kundërvënë shtypit me pretekstin mos t’i nxirrnin namin e keq kavajsëve. Dhe ta mendosh një mendësi e tillë në vitin 2019-të. Shkurt e gjitha një pamje që nuk ka asgjë të përbashkët me përditshmërinë europiane a perëndimore. Ndaj me të drejtë disa thonë, mjerë  ne ku na ka rënë për pjesë të rrojmë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, paralelizem vrases

Përdhunimi i dytë prej Elisës

February 5, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Ministrja e shtetit për marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, për rastin e Kavajës, ka një qejfmbejtje pasi sipas saj denoncimin e ka bërë opozita. Po sipas saj gjëra si këto ndodhin edhe në botën e madhe. Mu desh të fërkoja sytë, por ishin fjalë të vërteta dhe me sa di, kjo Elisa, është bërë edhe nënë. Dhe me sa po kuptoj, po i jep fytyrën postit të saj të çuditshëm a dikasterit që drejton. S’e dija që arka e shtetit shqiptar, ka këtë luks financiar që me paratë e taksave të qytetarëve të mbaj me rroga një dikaster për marrëdhëniet qeveri a shtet me parlamentin etj. Një vrimë e zezë për të shteruar ca fonde që fare mirë mund të investoheshin ta zëmë në bujqësi ose në programe parandaluese të bulizmit a përdhunimit në shkolla. Kjo Elisa gazmore që as sharmi nuk po e ndihmon të bëhet tërheqëse, harron se më 2011-tën kur ajo dhe rilindja zbarkuan në Kavajë për të denoncuar një rrëmbim si pasojë me humbjen e fëmijës nga gruaja e kryebashkiakut. Ngjarje që vërtetë na tronditi të gjithëve por e gjitha rezultoi një blof dhe një keqardhje karshi problemeve brenda familjes dhe shoqërisë. Po Elisa këtë e të tjera i harron. Me këtë risjeljje dua t’i them kësaj, ministres se opozitarizmi këtë punë ka. Por mua ajo që më trishton më tepër janë këto qeniet femra në qeveri, këto krijesa që në vend të kontribuojnë në zbutjen e klimës së ashpër, bëjnë të kundërtën. Ky është edhe përdhunimi i dytë, jo më i një trembëdhjetëvjeçareje, por i të gjithë shqiptarëve në përgjithësi. Asnjë lloj kalkulimi politik nuk mund të justifikoj ngjarjen në shkollëne Kavajës. Eshtë një turp social që nuk i meriton ai qytet, por siç ndodh rëndom tek ne, kujtohemi të merremi me problemet kur ato kthehen në skandal. Puna është se koha jonë është e masakruar nga sherret e studiove, çfarë tha gjarpri dhe çfarë thotë kompetenti. Fatkeqësisht na vazhdon akoma të na mbysi mentaliteti, aq sot habitesh se si një tetëmbëdhjetëvjeçar me një gotë rakie përpara, ka si model patriarkalizmin në raportin femër mashkull. Paçka se nëpër duar dredh një iphone. Dhe ajo që është më vrastare, mendësia për ta patur femrën ogiçe, një dele manare që përmbush bastet e tija vulgare. Eshtë në masë të konsiderueshme ndjesi e të të qenit përmbi, e gishtit urdhërues, bëj si them unë dhe si dua unë. Nga ana tjetër po rrisim breza që i ka mundur pa u rritur ndjenjat e dukjes, përfitimit pa punë, sepse modeli i tyre pararendësit janë një batalion silikoni e telenovelash. Janë një brez që dominohen nga makjazhi, silikoni e buttoksi. Kjo është e dhimbshme se, me që përmende botën, aty këto ndërhyrje i bëjnë moshat mbi të pesëdhjetat, tek ne rinia. Pyejta është, a ka nevojë fresku për ndërhyrje? Asesi! Por nuk ke çfarë i bën, përpara kanë sojin e modelit tënd. Një mashtrim total që indinjohet prej opozitës dhe jo mashtrimeve sociale që mbjell kasta juaj.

Një ndjesë publike do ishte tepër domethënëse, por nuk ndodh. Dhe ajo çfarë të trishton është heshtja, heshtja kolektive, mësues, drejtori etj. Tek ne denoncimi konsiderohet spiunllëk. Një qejf pervers që na mbush gjoksin duke u shfaqur si njerëz që nuk e nxjerrim fjalën. Mentaliteti brutal i nderit, megjithëse jemi në një masë gati 90% të pandershëm. 

Dhe për më tepër kur në një masë 70% arsimin në Shqipëri e bëjnë të paarsimuarit. Janë produktet partiake dhe rilindjes tënde, soji yt. Janë ky përdhunimi i përditshëm që bën ti dhe kasta jote, një jashtëqitje kombëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Perdhunimi I date, press Elises

Pak rrugë me asfalt

February 3, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Janë fjalët e një shqiptari nga fshati Debcë i Preshevës. Më bëri përshtypje në një nga ato kronikat televizive të gazetarit Idro Seferi. Shtëpi gjysmë të rrëzuara, bagëtia, balta dhe ajo më dëshpëruesja mbi 70% të pa punësuar gjëkundi. Të paktën na asfaltoni një copëz rrugë. Një nga fshatrat të skajit më verior të truallit shqiptar, pjesë e komunës së Preshevës e cila sot ndodhet jashtë territorit të Kosovës. Dhe që është pjesë e asaj të të ashqujturës marrëveshje për shkëmbim a korrigjim kufijsh midis Hashim Thaçit dhe Vuçiçit. Një nga ato marrëveshje që edhe pse nuk është bërë publike, na ka futur në debate pa krye.  Dhe krejt normale duke patur parasysh temperamentin tonë prej gjaknxehti, të cilin nuk e shtron dot as fati i atdheut. Kësisoj as nuk i afrohemi dot mundësisë që të bisedojmë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, e bastardojmë me një arsenal pështymash e sharjesh nga gjirizet e stomakut të qenies shqiptare. Që qeveritë në Serbi ta lënë ashtu, në një mjerim total një fshat malor, për më tepër me shqiptarë, është më se normale. Varfëria sjell për së pari braktisjen, më pas rrënimin e shtëpive etj. Dhe asfalt afërmendësh nuk kanë përse të hedhin rrugicave të një katundi shqiptarësh. Për më tepër që egoja e qytetarit serb karshi nocionit shqiptar është e mbushur me tone përçmimi. Këtë e pohoi edhe presidenti aktual kur tha pak ditë më parë se tek ne është gati e pamundur të shtron një çështje shqiptarësh, askush nuk pranon të dëgjojë. Mirëpo çështja është se çfarë bëjmë ne? Çfarë bëjnë qeveritë tona për këta shqiptarë që jetojnë nën Serbinë dhe varret i kanë këtej. Si tha njëri prej tyre, me gjysëm zëri e tha. Jo prej frikës, por se nuk donte të fajësonte kënd matanë, a këtej nga ne. Nuk donte t’i bënte pis pasi për veshët e tij, për qenien e tij, boll i bërë pis është shqiptari nga i huaji. Të paktën qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, të na shtrojnë një copë rrugë…, të shpëtojmë nga balta.

Ajo që është e trishtueshme në politikat rajonale si Shqipëria dhe Kosova e kanë vdekur plan buxhetin për pakicat kombëtare. Shqipëria në anën e saj demaskon vazhdimisht politikat e qeverisë greke përshembull, në investimet që bëjnë për minoritarët. Siç ishte rasti i vitit të kaluar (tetor 2018) kur nga një debat parlamentar në tokën helene, midis ministrave, atij të mbrojtjes dhe të jashtëm, plasi i ashtuquajturi skandali i fondit sekret me financimet. Greqia edhe pse në krizë jepte për interesat kombëtare. Pa dyshim që këtë e bën edhe Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, kurse qeveritë tona, sidomos ajo e Tiranës, nxjerr përditë një zhigolo si kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, që bën lyerje muresh a fasadash të dala boje.

Çështja kombëtare tek ne është veç një rrahje gjoksi, jo mençuri e urtë, pa fjalë dhe shumë punë, shumë largëpamësi. Kosova sot edhe pse me një koalicion të brishtë, është totalisht e mbytur nga lufta për pushtet dhe korrupsioni. Politikat kombëtare dhe afatgjata janë propogandë e të të ashqujtura mbledhje të të dy qeverive sa këtu e sa aty. Ajo që është më e trishtueshmja, është pikërisht shpresa. Flitet për bashkim, bashkangjitje, shkëmbime. Nga ana tjetër çfarë do paguajnë shqiptarët, çfarë gjobe apo çfarë territori do të falin? Në një farë mënyre dhe tema e reportazhit duket si propogandë. Bashkimi ngjall shpresë. Një soj atmosfere e tillë që i shkon për shtat palës që po rreh gjoksin se do i bashkoj shqiptarët. Dhe po u bie në kokë atyre që nuk e duan Thaçin… Nuk gjë më të pështirë se të ngjallësh shpresën në dhomë plot mjerim. Megjithëse thonë, ëndrrat më të bukura shihen aty. Përpos kësaj, përpos të gjithave, do ishte më udhës që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të bënin atë që tha ai burri i Karadakut, na shtroni një copë rrugë se na mbyti balta. Ta dini, strategji të tilla janë më të forta se çdo plan propodande, sepse nuk janë flluska, a kakofoni rutinë shqiptare, por realitet njerëzor. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Pak rrugë me asfalt

Përse po shtypet lëvizja studentore

January 19, 2019 by dgreca

  • A vutë re të mërkurën më 17 janar… i çau ekranet Mehmet pushtuesi, megjithëse kishim për detyrim të përkujtonim heroin kombëtar. Pse? Sepse vendi ynë është pronë e një kaste që sa vjen e bën më aktuale doktor Adhamudhin e Çajupit. A nuk u ndjetë të ligur kur patë plagjiaturën e diploma a doktaraturave?

Nga Ilir Levonja/

Ka një përpjekje të llahtarshme për sfumimin e lëvizjes studentore të dhjetorit nga viti i kaluar. Një përpjekje që kanë vënë në lëvizje gjithë makinerinë e pushtetit dhe opozitës bashkë. E para nxiton të meremetojë ca godina përmes kanakarit të butaforisë lali Erit, vet kryeministrit me auditorët e sforcuara dhe ndjenjën e bashkëfajtorit etj. Megjithëse studentëti kërkojnë, ribërjen e sistemit, a fshirjen e ligjit për arsimin e lartë. Eshtë një shfrymë e tërë e propagandës mbi arrestimin e një trafikanti. Një arrestim bizar sa është naivitet të mendosh se është i rastësishëm. Bizarr dhe plot negociata. Ku në një vend demokratik, vetëm negociatat a marrëveshje me kriminelët nuk ka. Megjithatë në Shqipëri ndodh, madje e deklaron me mburrje një ministër i zgjedhur me mik. Nga ana tjetër kriminelin e shoqëron me mjetin e tij, me kamera si sukses filmik nje drejtor policie të cilin ndërrmarja e shtypit ka filluar ta pompojë si një figurë të heroizmit të popullit tonë në shekuj. Këtu futet dhe makineria propogandë shtypi, shtypistat. Një përpjekje e llahtarshme për të zhvendosur vëmendjen nga auditorët. Një përpjekje me pështyma. Tashmë në Shqipërinë time nuk është e vështirë të kuptosh se deri marrëdhëniet personale midis njëri-tjetrit janë çështje kombëtare. Në këtë pikëvështrim një shtypist mund të bëhet kollaj një showman a një ”Robert Ndrenika” i kohës së rilindjes. Mjaft të llapi para një ”spektatori” nga kjo kasta shoqëri, për seksin, se sa herë prishet një burrë në shtrat. Dhe universi i Hollywood-it ka zbritur në Tiranë. Të gjitha nuk janë asgjë tjetër, por një përpjekje me shkumë e pështymë për të sfumuar studentët. Por edhe për faktin infantil, se gjithçka është e jona. Gjithçka.

Eshtë bizar dhe fushatesk. Eshtë dhe kërcënuese e gjitha. Sidomos pas lojës së luftës që ka plasur mes kryeministrit dhe presidentit. Kur personi në fjalë flitet se ka pasur post të rëndësishëm fal suportit të LSI-së. Eshtë i tillë sidomos edhe pas atyre kërcënimeve të hapura që i deklaroi publikisht në studion zonja e parë apo kryetarja e partisë së themeluar nga Ilir Meta. Megjithëse nga betejat, nga ky revansh kryeministër president, mësuam një gjë… atë që, Shqipërisë nuk i paskan munguar ligjet, por njerëzit për të vërtetuar ekzistencën e institucionit. Një keqardhje po kaq e tmerrshme për ish presidentët, ca leva të obsesionit prej gogolit kryetar partie. Megjithëse nuk është çudi, kur mbas disa viteve të kuptojmë se e gjitha është një lojë. E gjitha ishte loja. Ashtu u duhej të vepronin etj.

Çfarë t’ju them?! Një suferinë përpjekjesh për t’i përçarë. Dhe deri diku ja kanë arritur. Mjafton të shikoni ca yshtje e shtyrje për firma mbi fillimin apo jo të mësimit. Ca informime mbi këtu filloi mësimi dhe aty jo. Elbasani vijon rregullisht, Vlora po ashtu. Në Durrës, studentëve u bashkohen pedagogët etj. E gjitha kjo mos dakortësi nuk është asgjë tjetër veç fryti i përpjekjeve të llahtarshme të qeverisë dhe opozitës. 

Mirë këta, të parët, Rama e Velia se kanë të drejtë. U duhet pushteti… po opozita. Këta të dytët…

U duhet thënë fillimisht demokratëve. Hiqeni nga mendja, nuk ka më demokratë. I pari që i varrosi demokratët është ish lideri i ashtuquajtur historik. I varrosi me betejat brenda kuvendit, pasi betejat janë publike, në sheshe. Nuk ka më zgjidhje me ja thënë troç Ramës nga foltorja e parlamentit përmes kamerave të ndonjë kanakari. Është e dhimbshme të shohësh shpërbërjen e së djathëts kështu, por duket se është e pamashmangshme, për më tepër kur shikon këto farsa rikonfirmesh pa zgjedhje. Po kaq bizarre sa strategjitë e pushtetit me kriminelët. Në fund të fundit janë pjesë e përpjekjes së mbytjes së protestave të studentëve. Sot përshembull kuvendi i Shqipërisë diskuton për gjithçka, veç për popull jo. Dhe kjo është një rënie në batak, një rënie ku opozita ka pjesën e saj. Ata që e duan të djathtën për një qeverisje më të mirë për shqiptarët, janë sot minorancë. Se po të ishin aty, po të ishte ai asht aty, do i kish vërvitur ato paçavure mandati. Por dihet tashmë cilësia e rracës së kuvendit tonë. Prandaj dhe këta të dytët janë pjesë e shfrymës së përçarjes së studentëve. Pjesë e Ramës dhe e Veliajt… 

Pikërisht për këtë, këtë degradim qytetar të Shqipërisë, dhëntë Zoti që studentët të këmbëngulin. Tashmë duhet ta kenë kuptuar kalbëzimin e vendit. Domosdoshmërinë që ka vendi për frymën e tyre. Eshtë e trishtueshme se si plot njëzetë e tetë vite debatojnë dhe mbushin xhepat të njëjtit. Vendi ynë nuk është pronë e një grupi, e një kaste demode. Nuk e kuptoni, përshembull të mërkurën më 17 janar… i çau ekranet Mehmet pushtuesi, megjithëse kishim për detyrim të përkujtonim heroin kombëtar. Pse? Sepse vendi ynë është pronë e një kaste që sa vjen e bën më aktuale doktor Adhamudhin e Çajupit. A nuk u ndjetë të ligur kur patë plagjiaturën e diploma a doktaraturave?

A jeni gjallë? A jeni në këmbë… dilni e mbushini sheshet. Shqipëria e para, jo ramijtë me mikrofona, studio, e propogandë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, lëvizja studentore, Përse po shtypet

Çfarë turpi social

January 17, 2019 by dgreca

1 Iliri LevonjaNga Ilir LEVONJA/Nga një investigim i emisionit top story, dje mbrëma, rezultoi se 33 deputetë të kuvendit
tonë mbanin tituj të lartë shkencor. I bie afro 40% kjo në raport me totalin e
parlamentarëve shqiptarë. Që po ta përkthesh në arritje, për shkak të kësaj klase plot dije,
do i binte që Shqipërinë ta kishin zili vende si Zvicra a Danimarka. Kjo në lidhje me
progresin social dhe komunikimin parlamentar. Aq më tepër ku po sipas këtij investigimi,
kuvendi anglez me një numër tre herë më të madh deputetësh, ka aktualisht vetëm 3
kuvendues me titull të lartë shkencor. Kështu që, të na marri të keqen edhe kolonizuesja e
botës, Britania e madhe se kemi kapur majat. Mirëpo gjasat janë e kundërta. Shqipëria
është në një depresion total, pa ekonomi, e mbytur nga lufta e ashpër politike, nga kartelet
e drogës, madje duke marrë në dorë frenat e tregtimit të saj në rajon e më larg. E për më
keq akoma, pa një alternativë opozitare të mirëfilltë për shkak të mos besimit që ngjallin
figura të tejvjetëruara a nga ata që lajnë duart në tavolina publike pasi janë nginjur me
bukë me djath dhe domate. E për më keq akoma, nga strategjitë e listave partiake për
punësimin në administratë, duke i shkaktuar vendit, me ndërgjegje të kulluar, një dëm
tjetër ekonomik, nga largimet, afro 140 milion euron për çdo dy vjet. Shumë kjo nga
gjyqet e fituara të të larguarve nga puna, për arsye teserash, ngjyrash, etj…, karshi buxhetit
të përbashkët a shtetit të të gjthëve. Dhe kjo ndodh rëndom, e siç e cilësuam, me
ndërgjegje të qetë, sa herë që ndërrohen pushtetet.
2) Nga e gjitha kjo, ajo që të bën përshtypje janë këto, graria me plagjiaturat e
doktoraturave. Se mirë këta burrat e sojit të të fortëve. U pa Shqipëria jonë me ”arritjet”
dhe dëmet e kulluara, jemi në një kaos hakmarrjesh dhe grupesh. Blerja e diplomës u bë e
modës. Nuk kam asgjë me atë, deputetin e Dibrës që ia fusin nga Zvicra, i shesin një
patentë shoferi për diplomë. Për të mjafton që vjen nga jashtë. Po se çfarë shkruhet e
thuhet aty, ç’rëndësi ka? Kush po pyet. Edhe në komisionet e verifikimit shokët tanë janë.
Jo të gjithë dinë frëngjisht?! Thashë janë bërë të modës. Madje të tallin po të ndjekësh
studimet a të studjosh… burrat e tallin njëri-tjetrin. Janë çështje gotash rakie, namusi a
dukje këto. Ajo që më tronditi është kjo e grave, të cilat edhe pse kanë mbaruar rregullisht,
që mirë a keq e kanë idenë se çfarë do të thotë meritë, kanë ca njohje paralele ku ia dimë
shoqi shoqit tharmin etj. Si kanë guximin dhe shkojnë e marrin tema të gatshme nga
interneti pa iu vrarë fare ndërgjegja.?! Nuk po u përmend me emra, se ishit shumë. E për
më tepër, majtas dhe djathtas. Po nuk ju vjen turp?. Jeni nëna… Nuk e di se u përgjigjeni
fëmijëve, kur futeni në shtëpi. Nuk keni turp, mirë nga ne, po nga fëmijët tuaj. Fëmijët
tuaj…, kur shikojnë ato pamjet e plagjiaturave të disertacionit me foto origjinale të
autorëve. Po është vjedhje e mirëfilltë. Eshtë vjedhje t’i marrësh tjetrit mundin. E aq më
tepër e dënueshme kur ka në ballë vulën e të drejtës së autorit. Nënat nuk vjedhin… pse na
mësoni të kundërtën. Merr punën e tjetrit nga Algjeria dhe ngopja akademisë, cv, a
buxhetit të shtetit. Se titulli ka shtesë në pagesë domosdo. Si keni guximin e flisni

shoqërisë?! Qofshit ju. Se mirë Taulanti, a ai tjetri nga Durrësi, janë burra plot tym duhani
e gota rakie. Po ju, jeni nëna moj, nëna… simboli i pastërtisë, i dashurisë, i prehrit etj.
Çfarë prisni më tutje nga fëmijët tuaj? Si nuk ju vjen turp që rroni e dilni foltoreve?
3) Po edhe kjo e gjitha qenka një kohë plagjiaturë.
Dhe nuk e di se kur do ia vëm gishtin kokës. Se kur do ta ndalim këtë shfrenim me
mashtrim. Pasi është një theqafje sociale. Që ishin burrat deri tani pjesë e legenizimit të
vendit. Këtë nuk diskutojmë, nuk e diskutuam asnjëherë. Madje u bëm pjesë e këtij soji
legenësh dhe uturakësh. Aq sa sot, me gjithëse kemi probleme të ekzistencës, nga ana
tjetër kemi luksin tu bëjmë jehonë skenave me seks tabu të provincës a plagjituarave të
tjera të absurdit nga kultura e vendeve të ftohta. Ne gjaknxehtit e Mesdheut a ballkanit
perëndimor.
Që ishin burrat, po e po… por ja që qenkan edhe gratë. Madje me shumicë. Çfarë turpi
social?!

Filed Under: Politike Tagged With: Çfarë turpi social, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT