• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shteti ynë i fortë

June 19, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Debati mbi teatrin, i ngjan një tenxhereje ku zien qumështi. Mirëpo në vend të asaj ajkës së zakonshme, ka vetëm llum, llum. Dhe sado që kazanxhiu a baxhoxhiu pret të mbledhi ajkën me frikën se mos derdhet, ajo vetëm trashet, fryhet, trashet, fryhet, trashet, shkurt llum. Sidomos kur një moderator thotë po lëre historinë, histori e madhe aty çe pyet etj. Dhe një aktor i lodhur nga konjaku a fërneti ia pret, po çkeni ore, di unë se nga vijnë paratë. Shteti? Ku ka lekë shteti ynë. Po si ore, lekë shteti?! Shteti ka pjerdhur… Në fakt është marria kolektive e radhës, vlimi i qylxhinjëve që nuk e kanë për asgjë t’i bjen shkurt, mjafton tu shkoj e tyrja. Dhe për më tepër kur vjen puna që një vepër kompleks kultural trajtohet si godinë. Megjithëse pasi kthejmë me fund fërnetin, pohojmë, se historia e saj është e artë, lërë është flori çfarë është prodhur aty. Nga ana tjetër një tufë aparaçitnjsh mediokërsh që për hir të militantizmit, qofshin këta të majtë a të djathtë se të jeni të bindur e njëjta gjë do të ndodhte sikur në pushtet të ishte përshembull pd…, socialistët do të protestonin më keq. Do i kishim në rolin e ”demokratëve” si çuni i fahrisë duke mbrojtur institucionin e kulturës. Dhe Nulin duke mbrojtur kauzën e shembjes, atë që po e bën më së miri, Taulanti nga Librazhdi. Ndodhi me riciklimin e plehrave pak muaj më parë, ligjin e çaaprovuar publikisht nga Edi rama, akti i parë i reformës agrare të shakaxhiut të përparimit tonë.

Megjithatë pretendojmë se kemi një shtet të fort, që aderon të bëhet anëtar me të drejta të plota në ekonominë e tregut të përbashkët europian. Nga ana tjetër një tufë aparatçinjsh mediokër që as nuk u skuqet faqja, të deklarojnë se e kanë të pamundur të restaurojnë një kompleks kultural institucion shtetëror i ndërtuar në vitet njëzetë, afro 98 vjeç. Nuk u skuqet e as nuk u nxihet faqja të pohojnë ashtu si ia do qejfi shefit. Megjithëse kanë pesë vjet që po çirren se po restaurojnë kishat mijra vjeçare, po bëjnë një revolucion në rimëkëmbjen e vlerave. Dhe mirë bëjnë. Kurse kur vjen puna tek ky kompleks kultural, korifenjsh me histori të madhe, pëllasin… E tmerrshme, nuk ka ngrohje, nuk ka ajër të kondicionuar, duhet të vish me batanije ose erashkë që të shikosh një shfaqje. Nuk ka shteti lekë të ndërtojë një teatër të ri, prandaj ta rrafshojmë këtë, t’ia japim truallin iks se ka para ai, kështu edhe ai fiton, por edhe ne. Një bajtllëk që kujdo mund t’i shkoj për shtat, por asesi sharmit të një shteti.

Nuk e di se si ndihet një qytetar shqiptar kur dëgjon bajtllëqe të tilla. Dhe nuk e di se si, mund të presi a gjykojë ekzistencën e tij qytetare nga ky shtet që nuk ka fuqi financiare të ndërtojë një teatër të ri, jo më ta mbrojë ta zëm nga raketat bërthamore. Eshtë turp e faqja e zezë të diskutohen kabllot e leketrikut përshembull, se gjoja janë të pazevendësushme. Turp e faqja e zezë për këta rikostruktonista shqipatrë. Këta inxhinjerë, arkitetktë fasulesh partie, kur sot bota po ndërton nën ujë, po kthen shkretëtirën në tokë pjellore, po synon planetët etj. Eshtë turp për ato diploma që mbani kur përmendi pa mundësinë e ngrohjes a ajrimit. Me që përmenda shkretëtirën, po udhëtoja përmes një të tille pak ditë më parë. Në hyrje të shtetit të Arizonës, tokës së zhuritur ose atdheut të kaktuseve, në një tabelë të madhe shkruhej, nga pluhuri në flori. E kisha hasur edhe në Nevada, Las Vegas… një sentencë plot drita, flatronte, nga pluhuri në flori. Kishin të drejtë të krenoheshin, fushat gjithë guralecë, drozhga dhe vapë. Kodrat që ngjanin me masivet e xeherorëve vullkanik të shuar, janë sot prodhues kampion të energjisë diellore. E komplekseve monumentale të antikitetit a kohëve moderne europiane dhe bota në tërësi, duke e ndjerë veten plotësisht sikur shëtit ta zëmë në rrugët e Venecias së sotshme. A duke jetuar piramidat e Egjiptit, sikur me qënë qytetar katërmijë vjeçar, jo fillim shekullit të bumit të komunikimit social. Ne e kemi të tmerrshme, të pamundur të ndërtojmë gjetkë një teatër të ri. E kemi të tmerrshme, krejt të pamundur të ruajmë atë që kemi dhe atë kopësht ta kthejmë në një kopësht ta zëmë statujash të atyre korifenjve. Të shkojmë t’i takojmë. E kemi të tmerrshme, nuk gjejmë dot dy kondicionerë, nuk reasturojmë dot shurrën e kohës sonë, të gagarelëve të studiove dhe militantëve të partive, ky kancer që po na ha të gjallë si komb. Jemi të fortë. Kemi shtet të fort, ndaj po shitemi copash, pjesësh…, si automjetet për pjesë këmbimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Shteti ynë i fortë

Mos Lale se e humbëm Çamërinë

June 17, 2018 by dgreca

1 Çamëria-sot-nën-GreqinëNga Ilir Levonja/

Ky fenomeni i qarkullimit të deputetëve, nuk përbën aspak cenim në mandatin apo statutin e një kuvendari të republikës së Shqipërisë. Megjithëse ofiqet e mandatit në Shqipërinë tonë, janë aq të arta, sa nga përvoja ime aty, mes njohjesh dhe bisedash, kam dëgjuar me veshët e mi të thoshin se e dua mandatin për privilegjet. Kjo vërtetohet kollaj dhe koiçidon me atë që përkitazi transemetonte mbrëmë një kanal televiz i yni, topchanel, mbi privilegjin e doganave në futjen e mjeteve foriseria që sigurisht në bazë të vlerës kanë një taksë të lartë, por që asesi nuk mblidhet, nuk i shkon në favor të xhepit të hallemëdhenjëve qytetarë të Shqipërisë. Ky është një nga krimet e pastra që legjislativi shqiptar kryen haptasi dhe në mes të ditës, në mos gaboj prej vitit 1998 a 1999, vlerë takse e munguar, e cila po të ishte mbledhur me siguri do ta kishte ndërtuar prej kohësh rrugën e Arbrit, atë që Edi Rama ua shpjegonte dibranëve si një vlerë tepër e kripur për buxhetin e shtetit të shqiptarëve. Në fakt nuk është aspak e tillë, por nisur nga ajo edukata e qylit dhe e lëmoshave apo huatë që vdesim të kërkojmë, kështu edhe kësaj here, ku përfliter për një riciklim të parave të drogës etj. Por jemi tek deputetët që qarkullojnë mandatin sikur qejfet e tyre, duke shpërdoruar haptazi votën e një komuniteti. Kjo absolutisht ka ndodhur me të gjithë krahët. Dhe është një nga fëlliqësitë si privilegjet që gëzojnë deputetët në lidhje me doganat, dietat, imunitetin e më the e të thashë. Kjo në Shqipëri njihet si hasanizimi i politikës, për shkak të një pike vlimi që kapi në zgjedhjet lokale të vitit 2015…, kur plot kryetarë bashkish nga të majtë ktheheshin në djathtë ose anasjelltas, vetëm e vetëm për ruajtjen e mandatit. Kjo është arsyeja që sot kemi përshembull Kaçin e zi, blu… apo klanin e zemunit blu. Dhe një lloj shtrydhje të LSI për të ushqyer PS-ën me ”figura” fantazmë si baba Taku. Një lesh e li shqiptarësh që nuk e merr vesh i pari të dytin. Pjesë e kësaj logjike është edhe kjo lëvizje e dy deputeve që veç sharmit, çantave, firmato, ndonjë suporti financiar nga pas, nuk i kanë sjellur asgjë elektoratit veç varfërimit të më tejshëm dhe vetvrasjeve apo vrasjeve për shkak të depresionit dhe pritjeve pa fund. Aq sa sot një urrë shqiptar nuk e ka për dert të vrasi gruan a nënën në sytë e fëmijëve të tij. Ky është një regres social që përkëdhel lukun e ca grave që rrojnë për inat të tjetrës a tjetrit, pa e kuptuar asnjëherë se sa shumë i janë larguar shoqërisë. Se sa shumë e kanë thelluar hendekun mes zgjedhësve. Por është lojë milionerësh, kush po i diskuton humbamenët e votës, ata që nuk duan veten dhe rrojnë me kënaqësinë e veshjes dhe lukut të Remes a Olta Xhaçkës. Sot në fakt dy herë më të lënduar janë çamët. Megjithëse duhet ta kuptojnë se të korrat e qershorit si ky rasti i këtyre dy deputeteve, janë produkte të marrëveshjeve politike që nga çasti kur menduan dhe e transformuan një shoqatë në parti politike. Nga ato marrëveshje ku në vend të së drejtës dhe pronave në Paramithi e gjetkë, përfituan bashkinë e Rrogozhinës (zgjedhjet lokale 2015). Reme nuk ke faj. Je prudukt i shkëlqyer i pafytyrësisë sonë, që gdhihemi të djathtë, drekojmë si të LSI, e ngrysemi të majtë. I asaj kulture bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë. Se ta dish, kur vjen puna për një mëndje kundër, më shumë për të mirën e komunitetit aty në bazë, një anëtar i thjeshtë flet thjeshtë dhe thotë, ore kësaj here unë do votoj ndryshe se më pëlqen ky kandidati, edhe pse nuk i përket bindjeve të mia. Ta dish ja lërojnë nënën me shpulla e pështyma. Kurse ju e bënë publike me kamera, me show etj. Dhe ju duartrokasin… je pjesë e asaj kulture që ligjet bëhen për popullin, taksat për popullin, burgjet për popullin. Kurse imuniteti dhe privilegjet për ju. Më në fund e vuri re edhe profesor Rexhep Qosja, atë milionirizim tuaj, amarolatitetin tuaj përballë varfërisë galoponte që po i ha të gjallë shqiptarët brenda një informaliteti humnerë. E ”humbëm” dhe Çamërinë Reme, është koha e telenovelave turke, Turqisë dhe Erdoganit, e iftareve dhe faljeve publike. Ku çuditërisht edhe vetë një masë e çamëve e shqiptarëve besojnë se do fitojnë të drejtat dhe pronat. Besojnë se do ndreqin shqiptarinë. Me kësi parlementarë mandatesh plot privilegje dhe pa asnjë prapavijë ndëshkimi. Bridh, bëj si të duash…, çfarë të duash, mbi të gjitha ligje për të tjerët veç për veten jo. Ndaj ti nuk ke se si bën përjashtim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Mos Lale, se e humbëm Çamërinë

Foli Luftari foli kllasa…teatri Kombetar

June 14, 2018 by dgreca

Teatri-kombetar

Nga Ilir Levonja/Para pak ditësh aktori apo artisti i popullit Luftar Paja iu ankua publikut për heqjen nga lista e rimbursimit të një ilaçi zemre. Ku sipas tij, nuk e blinte dot, ishte shumë i shtrenjtë. Kjo pati efektin e menjëhershëm sa që gjithçka u konkludua një zot e di se si… pasi Luftari nuk na e sqaroi më ne si publik, me një fjalë iu gjet një zgjidhje mes një mestari të qeverisë dhe vet Luftarit. Themi u gjet pasi qysh atëherë Luftari nuk u ndje më, ose nuk bëzajti. Me siguri është një nga manovrat, çke ore se e rregulloj unë për ty. Kot më ke mik etj. Një nga ato manovra ku një sërë a soj kaste qeniesh, intelektuale a artistësh, bjen menjëherë dakort, mjaft që t’u shkojë uji në bahçen e tyre. Ashtu si edhe e përmblodhi po ca ditë më parë, Rikard Ljarja punën e diktaturës dyzetë e pesëvjeçare në Shqipëri, krimet e komunizmit apo luftën e klasave, duke thënë se unë për vete kam qënë në rregull, dilja për natë në televizor. Por mos të hapemi shumë. Le të qëndrojmë tek Luftari, thjesht për t’i kujtuar raportin e shqipatrëve me njëri-tjetrin dhe historinë…, sidomos atë të artit. Luftari vet vjen nga ai soj, që quhet produkt i brigadave prodhuese, amatorët. Si shumë të tjerë aty në Fier a Mallakastër. Dhe sigurisht syve të regjisorëve të kohës duke përfshirë këtu edhe Pëllumb Kullën. Pa diskutim që është një talent, por fal aderimit dhe partisë kapi trefish më shumë se shokët e tij. Dhe duke qënë se vjen nga klasa punëtore, normale që do i mëshoj partisë dhe jo historisë së artit. Kjo është karakteristikë e komunistëve që historia bëhet duke larë duart me sapun dhe duke pështyrë anash, pasi nuk ka histori tjetër veç ideologjisë. Përshembull mua a brezave që nuk jemi as të persekutuar as të privilegjuar, kur vjen puna, këmbëngulim që komunistin ta kemi aty, tek historia, në ato mure qëllimisht të rrënuar, qoftë si shtojcë të akademisë së arteve, teatrit etj. I shërbejmë Luftarit ashtu si kurrë Luftari nuk na shërben ne. Që domethënë, ne nuk duam të prishim dhe sigurisht që duam të ndërtojmë. Duam teatër të ri, por diku tjetër. Kjo vetëm moralisht, pa u futur në shkërdhatokracitë e përqindjeve të tenderave, ku rrezik edhe Luftari ka pjesë. Ashtu siç ka pjesë në persekutimin që i bëhej familjeve a shtresave të ndryshme shoqërore. Dhe shoku në fjalë votonte në mbledhjet e partisë. Por për t’u thënë brezave se ne paraardhësit tuaj duam t’ju tregojmë se këtu, tek kjo godinë, tek ky oborr ecën këta edhe ata. Ata që përndoqën, ata që përndoqën, spiunuan njëri-tjetrin por nga ana tjetër na sollën të gjallë edhe Hamletin, Otellon etj. Këtu ishte e djeshmja dhe këtej fillon e reja…., kaq. Për t’ju thënë brezave se udha më e mirë kombëtare është ruajtja si xhevahir e çdo objekti social. Se ndryshe kurrë nuk kemi për të pasur një të vërtetë të përbashkët, një histori tonën. Ndryshe jemi palë me persekutorët dhe zullumet e tyre. E thotë Lasgush Poradeci, e keni tel ftesë në studio e Kadaresë, i thotë Ismailit (e kam risjellur disa herë dhe nuk do të lodhem).., me pak fjalë poeti a artisti i ka faj është bashkëfajtor për krimet e shtetit. Po kjo nuk vlen për një artist komunist nga brigadat e klasës punëtore. Rrevolucionarët që sheshuan gjithçka të bindur se po hapnin një histori të re dhe se nuk do perëndonin kurrë. Kjo nuk vlen për një artist komunist që padrejtësive sociale ua bën në kokë mjaft që atij t’i rimbursohen ilaçet e zemrës. Ndofta edhe ndonjë përpjekje e fundit e gjeneratës së nomenklaturës për të zhdukur butaforinë dhe mëkatet e tyre, ku pa diskutim edhe ti artist i popullit ke pjesën tënde. Ndryshe nuk do e pranoje për kryeministër një person që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me varjen në litar. Atë të Havzi Nelës…, kur në gushtin e vitit 1988, dy vjet para rënies së kastës suaj. Por që ty kurrë nuk tu skuq faqja, ndaj sot e trajton demokracinë me materialin e diktaturës së proletariatit.

Filed Under: Analiza Tagged With: foli kllasa, Foli Luftari, Ilir Levonja

Dështimi është prosperiti i radhës

June 12, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sikur sot shqiptarët t’i ftoje në një referendum mbi prishjen apo jo të teatrit kombëtar, me siguri që do fitonte po-ja. Kjo për shumë arsye. Por më kryesorja është ajo dashuri delirante që kemi me veten dhe njëshin për inat të njëri-tjetrit.

Kjo na ka çuar në një bindje absolute sa nuk bëjmë dot dallimin midis godinës dhe historisë. Jo rastësisht shumica dërrmuese e webe tona e trjajton çështjen si materialet inerte, si çështje amorfe, godina etj. Nuk thonë teatri, jo teatri… por godina. Në fakt është një dallim i madh, një dallim esencial. Por ne nuk e bëjmë dot. Nuk duam ta dallojmë. Mjafton të shikosh në webet e majta se si i vërsulen përshembull aktorit Bujar Asqeriu. Një shpurë përbuzjesh e urrejtjesh edhe pse pak ditë më parë shqyem eurovizionin apo sheshin e legenëve aty në Tiranë, për Ermalin dhe Rita Orën. Dikush mund të thotë, po atëherë përse heziton Edi Rama? Ka frikë nga Bujari apo Roberti? Asesi! Janë akoma a u rakorduar mirë marrëveshjet me partneritetin privat. Marrëveshjet e përqindjeve, apo konçesionarët 99 vjeçare. Kur ta kuptoni se sa i madh është rryshfeti, apo njëfarësoj rrogëtimi 99-vjeçar i pinjollëve, nga këto ndere, e për më tepër me paratë e juaja. Ju prapë xhepat bosh do t’i keni, xhepat bosh e gojën plot përbuzje karshi Bujarit e ndonjë tjetri. Megjithëse u pëlqen t’i bëni share në fb recitimeve të tilla si, koha e maskarenjëve apo ah moj demokraci. Jemi një absurditet histerik, ku një histori gati tetëdhjetëvjeçare e fshikullojmë me pështyma. Po edhe sikur të jetë godinë e amortizuar, nuk ka asgjë. Megjithëse nuk është, pasi e kanë ndërtuar italianët, ata që akoma kanë objektet e tyre në një moshë me Krishtin. Amartizimi është një preteks për shitjen sa më lirë. Për nxjerrjen jashtë funksionit. Lojë e mrekullueshme e shushunjave. Megjithatë nuk është godina, por historia. Ajo që ne e vrasim për ditë me një gëzim idjotësh. Të tillë jemi.

Tek sa dilja mbrëmë nga një fabrikë ku prodhoheshin monedhat, qindarkat, në Denver të Colorados. Më mbeti në mëndje figura prej kauboji e një nënpunësi, diku ndanë stendave të monedhave e të tjera. Një fabrikë gati dyqindvjeçare, një nga ato dhjetë që janë të liçensuara e kontrolluara nga shteti amerikan për prodhimin e qindarkave. Por që paralel organizonte dhe ture për turistët,të shikonin me sytë e tyre se si shkrihej, pritej e konturizohej qindarka. Me një devizë, të mbajmë gjallë historinë tonë. Një histori që kish filluar me shkëmbimet e sendeve, mënyrat e para, midis europianëve dhe indianëve. Ashtu kishte filluar ekonomia e këtij vendi. Kur dikush e pyeti ciceronin në lidhje me kaubojsin tek dera, ajo e përgjigj. Eshtë përfaqësues i dështimit tonë. Po çfarë vidhte, qindarka? – e pyeti një tjetër. Jo, u përgjigj ajo, metal të çmuar. Për gati 14 vjet… deri sa në fund kish grumbulluar një vlerë e barabartë me gati 60 milion dollarë sot. Kurse ne i bjem shkurt. Megjithëse historia e teatrit tonë është tërësisht ndryshe, jo një dështim, por shkëlqim. Po ne nuk na intereson vetvetja, nuk na ha fare meraku për çfarë arritëm. Mjaft të pasurojmë Ramën e shoqërinë e tij, mjaft të rrugëtojmë sojin e tij përmes konçesionarëve e pp-ve. E bëm këtë me shtëpinë e Ismail Qemalit, sa sot i falemi një maketi që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin historik. Bëjeni edhe këtë krim të radhës dhe dilni në rrugë e i varni në litar artistët tuaj. Pastaj vrituni për Ramën e shokë, vrituni për anadollakët e fondamentalizmit se prosperitieti juaj është vetëm dështimi. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dështimi është, Ilir Levonja, prosperiti i radhës

Hallemëdhenjtë e qytetit tim

June 11, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina tramvaji, në qoshk kafeje, sa hapa kompjuterin me del fytyra e Ramës nga qyteti im. Në një panel specialistësh dhe interesaxhinj…, sepse nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka Ruçi me Bashkim Finon me hadhemëdhenjtë e Myzeqesë dhe Darsisë sime. Një platformë brutale e butaforisë sonë, ideologjisë… llogaridhënia qytetarëve. Mirëpo kur e shikon nga ambjentet e perëndimit, të gjithë platformistat të duken kunguj gardhi. Nominim që askush tjetër më mirë se myzeqarët nuk ia di kuptimin këtij togfjalëshi. Shkurt, ligjërata për drejtësinë. Në fakt hadhemëdhenjtë e mi Edi kanë nevojë për rrugë. Jo se duan ta injorojnë drejtësinë tënde të shpifur që e ke katapultuar tek tre emra nga qeveria e djeshme. Megjithëse ke në pushtet që nga 2013 vazhdon avazin e gjynahqarit karshi këtyre emrave si e keqja e vendit. Arrestojei ata, ose arresto veten. Se demokracia është akt dhe shifra. Po ty nuk ta mban se je edhe vetë pjesë e klanit të Zemunit. Hallemëdhenjtë e mi janë të përvëluar nga drejtësia sepse e kanë provuar në kurriz qitapin kushtetues të juripudencës shqiptare, sidomos pas 97-tës kur përdhunimet e vrasjet kapën kulmin. Sado që ke një afimitet me Lushnjen prapë ti nuk e njeh. Shko në varrezat e qytetit dhe të kuptosh se sa është terur ai qytet. Drejtësia jote???? As për letër higjenike nuk hyn në punë atyre hallemëdhenjëve,  pasi e dinë mirë që në kulturën tonë mjerane një dorë para e bën mushkonjën buall. Pa përmendur juristët e inkubatorit të dëmdemokracisë sonë. Po e thënë shkoqur, deri tani kjo drejtësia jonë nxorri dy rryma. Ata që vazhdojnë e flasin në emër të ligjit për krimet e komunizmit. Dhe këta sharmanët e sotshëm të Kristalit ku se kanë problem ta ngrenë nga varri edhe Eskobarin e Medelenit në Kolumbi. Dhe faktet e fundit po e tregojnë qartë se shqiptarët kanë lidhje të pastra me kolumbianët. Po jemi tek lushnjarët…, futu një herë në ato rrugica lagjesh dhe të shikosh realitetin e pa rruar. Ku edhe pse rrethina të hershme, ato rrugica janë edhe trashe tubacionesh të kalbëzuara, mortje plehrash e muti, ngucje frike dhe droje, sidomos gjatë dimrit  ku të ha të gjallë balta. Kushedi sa herë është çarë e stërçarë një syresh. Dhe nëse hap arkivat e tenderimeve në Bashki, nuk mbetur këmbë marangozi a saldatori, a futbollisti pa përvetësuar milionat e hedhura, këmbë qerrexhiu me firmë ndërtimi etj. Ato miliona të këtyre viteve do kishin lidhur Lushnjën me Savrën me kohë dhe me gjashtë korsi. Por nuk janë bërë. Unë jam rritur në lagjen e kodrës dhe e di deri në frymën e fundit se, asgjë nuk duam më shumë të gjithë ata, vetëm pak rrugë normale, njerëzore, me drita e kanalizime si bota përreth dhe kundruall. Dhe do të jepnin gjithçka për pak ndriçim, vota pa diskutim e me shumicë. Do e mbanin në supe cilindo shtetar, qoftë ky i majtë a i djathtë, i kuq a i verdhë…, mjaft tu rregullonte e sistemonte rrugicat ku jetojnë. Por kurrë nuk e kanë bërë… , nuk e bëjnë. Dikur specialistët e socializmit i hapnin me traktor dhe na ngushtonin gardhet. Avllitë na i rrëzonin…, por deri aty rrinin, tek dheu. Dheu që ta hante shpirtin në dimër. Nuk kishte poshtërim më të madh se këpucët me baltë. Kurse sekserët e dëm demokracisë i kanë futur në konflikte gradhesh, me teorinë çarjes së herëpashershme dhe ngushtimit të rrugëve, aq sot ato duken si shtigje mbeturinash dhe zagarësh. Edhe pse në ato  rrugë kanë jetuar e kanë dalë plot emra deri me histori kombëtare. Futu një herë atyre rrugicave, por jam i bindur që nuk të nxënë më. Nuk ta bëjnë të mundur horlliqet e informalizmit të ecësh. Aq më tepër ty që me dashuri të Zotit të kemi edhe shtatlartë. Futu dhe të shikosh se si do të të bëhen supet, koka etj.  Lushnja nuk është sheshi i reformës agrare. Janë rrugica labirinthe, garrupe plehrash që ti një herë nuk doje t’i ricikloje. Dhe tani do me shumë histeri. Pa iu futur suportit në bujqësi, vendi që mban peshën kombëtare është sot plotësisht truall investitorësh jetim. Po ti e ke mendjen tek Saliu, tek zhgarravitjet e radhës. Tek pika i rafte reformës tënde në drejtësi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hallemëdhenjtë e qytetit tim, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT