• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sikur të mos ishte Edi Rama

April 18, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Vetëm Edi Rama nuk ka asnjë arsye të krenohet pse Shqipërisë iu hap rruga për çeljen e negociatave. E për më keq akoma, ata që mendojnë dhe gjykojnë se fal reformave të tia, vendi po hyn në Bashkimin Europian. E para në Shqipëri nuk janë bërë reforma, por manovra. Dhe zor se do bëhen reforma me këtë klasë ekzistuese politike. E dyta, kurrë më shumë se sot bota perëndimore nuk i është trembur asnjëherë, nga lufta e dytë botërore e këtej, influencës së re ruse në ballkan. Nuk i është trembur erës së trazirave që gatuan Kremlini me pushtetin absolut të Putinit. Apo dhe këtij sulltanit të ri, Erdoganit, i cili përmes radikalizmit fetar po kërkon të bëhet faktor si një perandori otomane e re. Reformat i njohin dhe i bëjnë ata që njohin mirë rotacionin e pushtetit. Edi Rama i do reformat po aq sa i deshi Nano, Berisha, Meta etj. Aq më tepër tani që bashkëshortja e tij përflitet si seksere a aksionere e parë në abi bankë. Edi Rama nuk i do reformat e sidomos këtë vetingun, pasi e di mirë që edhe ai është në listën e peshqëve të mëdhenj. Shqiptarët duhet ta dinë mirë dhe duhet ta fusin në mëndje se sikur të mos u kishte rënë për pjesë një si Edi Rama, do ishin bërë pjesë e bisedimeve që në 2012. Mirëpo ky Edi Rama, me bojkotet, çadrat, darkat tek krokodili, nuk dha asnjë aternative tjetër veçse tekat e tia dhe të Taulant Ballës.

Eshtë akoma një rrugë e gjatë, akoma shumë detyra shtëpie për tu bërë. Aq sa mos ju duket çudi që shiritin e anëtarësimit ta presi Lulzim Basha. Po t’i referohesh memories, traditës së rrotacionit shqiptar, ndarjes së pushtetit etj., gjasat të çojnë në këtë përfundim. Dhe Europa sikur po u ndan hisetë, njërit vizat, tjetrit negociatat. Kjo për tekata e antireformatorëve tanë, por edhe për interesat e saj. Kush e njeh pak perëndimin që ka për bazë llogjikën ekonomike, e kupton fare mirë se sa bajate duket politika shqiptare e trysnuar nga mbetjet e propagandës dhe pinjollët e saj. Kur themi do kohë, kemi si shembujt vendet fqinjë me ne, Mali i Zi dhe Serbia. Ata që duhet të gëzojnë, madje të gëzojnë me lot në sy, të qajnë…, janë shqiptarët. Biles të shkojnë deri atje sa të përzënë Edi Ramën me kompani nga rezidenca qeveritare. Pasi për shqiptarët Edi Rama nuk është asgjë tjetër, një thikë me dy presa. E pengoi Shipërinë në 2012 dhe plot gjashtë vite më vonë merr meritat e një strategu që po e afron vendin në familjen e madhe europiane. Kjo është antimeritë sidomos kur bëhet fjala për vendin, shoqërinë apo shqiptarët në përgjithësi. Sado të gëzojë ai, sado që të hidhen e gëzojnë soji dhe përkrahësit e tij, ai është modeli autoritar i nomenklaturës, i cili e do Europën për vete dhe jo për shqiptarët. Nga ana tjetër, është modeli që mendon se me anëtarësimin në familjen e madhe do shpëtojë dështimin e plotë të ekonomisë sonë. Dështim e tij dhe sojit paraardhës duke e lënë Shqipërinë me një borxh të jashtëm në vlerat më të larta karshi prodhimit në vend. Mes nesh ka shumë që e konsiderojnë si shpëtim futjen në BE, sikur mbaruan hallet.

Në fakt nuk është ashtu. E sidomos për mendësinë tonë që, shkojmë tek sporteli i asistencës me benz mercedes. Kjo ka domethënien e ndarjes sa të pabarabartë të thërrimeve sociale. Se përfiton të ardhura, ai që njeh, ai që paguan nën dorë. Do jetë një trysnin e rëndë, frymëmarrëse sepse edhe pse kanë kaluar kaq e aq vjet në ekonomi të tregut, ne nuk kemi fituar as 1% kulturë tatimesh, taksash, detyrimesh. Europa nuk është kështu. Ne jemi një tufan marramendës i bashkishit në xhep. I fishkëllimit të gomave, i dukjes etj.

Megjithatë duket sikur na erdhi shanci pasi siç e shikoni, era e luftës në Siri po kutërbon. Zonat e influencës, kufijtë, territoret, bazat etj. Perëndimi nuk do rishtas një bllok lindor matanë Puglias. Dhëntë Zoti kësaj here e kanë vulosur. Se, sa për reformat e Edi Ramës, ta dini as i çojnë nëpër mend.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Sikur, të mos ishte Edi Rama

Mos u trembni për presidentin

April 14, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

A është presidenti ynë i korruptuar?

O Zot nga ta kapësh?! Në fakt të gjitha betejat sociale tonat, nuk po përdor terminologjinë, popullore, përfundojnë në legjenda njëshash. Në ca habi kolektive, ku një grup i shqyen sytë grupit tjetër. Të thuash, sikur një dorë e fshehtë ka trazuar ato vendet intime, tonat, që, veç të tilla nuk janë më. Dhe me këtë ”katarsis” që shoqëria jonë po pretendon se po bën, do iki ky apo do iki ai. Do iki i joni apo do iki i yni.

Asnjë nuk do iki. Përkundrazi, ne do solidarizohemi më shumë me ta. Më shumë me pasuritë e tyre. Më shumë do t’i duam, Jaguarët, Tuaregët, a Ferrarit e tyre. Më shumë do duam varfërinë tonë. Më shumë do ia ngulimin gishtin në sy njëri-tjetrit.

A është numri një i shtetit tonë i korruptuar?

Kush nuk është i korruptuar tek ne? Ta marrim nga 1990-ta e këtej. Shikoni vetveten. Shokun. Shikoni fqinjin tuaj, bashkëfshatarin që iku me një valixhe druri në Tiranë. Sa shumë jeni mjaftuar duke thënë. I lumtë, ia gjeti anën. T’i rrojë partia. Sa shumë e keni dhenë fjalën, votën, vetëm e vetëm pse, ua kanë kërkuar me atë devizën bajate bëje për mua. U duken si frazallogji kur ua themi se djemtë e pallateve me kontribut vullnetar, janë sot milionera. Eshtë fare e kollajtë ta verifikosh një të ardhur përmes borderosë dhe vlerës financiare të pronës a një biznezsi që dikush posedon. Fare, fare e kollajtë. Fare e kollajtë, por mungon thelbësorja, mosdëshira e qëllimtë. Nuk ka për ta futur në burg Rama, Sali Berishën. Dhe as Sali Berisha, Ramën. Hiqeni nga mendja. Kështu edhe me emrat e tjerë, deri tek presidenti. Sot e djathta po bën opozitarizëm me miellin e propagandës së diktaturës. Miell për petulla. Atë pluhur magjik që rrënoi një front opozitar si Balli Kombëtar dikur. Vetëm me miell nuk na takon të bëjmë pis ambjentin. Qoftë ky edhe në rastin kur simbolizon drogën. O bëjmë opozitë duke hedhur mandatet, o hiç fare. Nuk është opozitë kjo me vula-vula, gropa-gropa. Kjo është marrëveshje për të shtyrë ditët. E majta është shpërbërë, sado që ca socialistë të vjetër përpiqen t’i rregullojnë xhaketën supeve Edi Ramës, e bëjnë për inat të së vjehërrës. Eshtë në mes stili i murit të dominove. Po u rrëzua njëra, do bjen të gjitha me radhë. Njerëzit që janë më të lumtur në këtë kauzë haberesh nga parlamenti, janë pikërisht këta që akuzohen më shumë. Përshembull beteja qytetare e Kukësit u sfumua, deri sa ktheu kuvendin në shfaqje me miell e ujë të gazuar. Kërkush nuk do ta kuptojë se konçesione të tipit si ky i Kuksit, janë drejtpërësëdrejti krimi ekonomik. Por kemi ca plagë nga e kaluara, tenderin e rrugës së kombit. Kësisoj betejat palosen në sirtarë. Sado që ne çirremi mbi poshtëristë e këtij, sado që ata çirren mbi poshtërsitë e atij tonit. Nuk ka opozitarizëm me çunin e Fahri Balliut. As me Sali Berishën. Ta mendosh 30 vjet demokraci, dhe akoma Sali Berisha opozitar, shtetar…, është fare e kuptueshme. Berisha ka hallin e çunit të vet, jo të Shqipërisë. Basha, jo e jo…

Tani, kush do hyj në burg? Pa diskutim këto kontingjentet e nënniveleve. Të përdorurit. Me keqardhje, për ato miliona që myken në kllëfa jastëkësh gjumi. Deri sa një ditë, ashtu si edhe thamë për krimet e komunizmit, i bëm se ashtu ishte koha. Kështu do themi edhe për tenderimet. Për pasuritë e grave dhe fëmijëve. Ashtu ishte koha. Si shokët. Dhamë, na dhanë. Ndaj sot jemi të pasur.

Mos u trembi për presidentin. As për Saliun…, për Edi Ramën jo e jo. Në burg po shkon Shqipëria.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Mos u trembni, per Presidentin

Rrugët dytësore si relike muzeale

April 6, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Gjatë këtyre ditëve, karshi opinioneve të mia rreth taksës a tarifës në rrugën e kombit…, kam marr shume e-maile, mesazhe ku midis shumë e shumë syresh, më pyesin se po ti, a nuk paguan taksë rruge aty ku jeton? Pse bën kështu? Pse je kundër taksave etj. Po e vërtetë paguaj. Paguaj kur futem dhe kur dalë. Por prapë thelbi nuk është ky në rastin tonë. Dhe krahasimeve sot ka ardhur koha që, tu vihet veshi jo për metaforizëm por si realitet. Çfarë dua të them. Këtu unë paguaj por tarifa nuk është që të më bjeri kokës. Nga ana tjetër rrugët janë disa, e kam fjalën me pagesë dhe pa pagesë. Pra, sikundër ka rrugë me pagese, produkte a investime qofshin këto konçesionare a shtetërore, ka edhe nga ato pa pagesë. Që domethënë, je ti ai që e zgjedh drejtimin. Në punë, tek miku, a në një qytet tjetër mund të shkosh si të zgjedhësh, përmes një rruge me pagesë, por edhe një rruge pa pagesë. Zakonisht rrugët me pagesë janë më pak të rënduara nga trafiku për rrjedhoj arrihet më shpejt destinacioni. Kurse rrugët pa pagesë më të ngarkuara dhe para se të niset gjithkush e di që e pret një lloj trafiku a koha e rrugës do marri ca më shumë. Tani si i bëhet halli kur ti ke vetëm një rrugë. Dhe kur qeveritari jot vendos arbitrarisht, pa asnjë konsultim paraprak për një pagesë e cila vërtetë është e lartë për popullatën aty. Ku kryekëput mungojnë edhe elementet më minimale të komunikimit, siç janë mbikalimet dhe rrugët dytësore. Ose këto pa pagesë. Ne, filluam investimet, por në atë entuziazmin tonë, rrugët dytësore i groposëm, ose i aneksuam. E keni vënë re, që duken si relike muzeale karshi urave të reja të superstradave tona. Pra askush, sidomos qytetarët nuk kanë mundësi zgjedhje. Jam i bindur se, nëse do të kishin, jo vetëm Edi Rama, por cilido kryeministër bashkë me partnerët e tij mund të vinin çfarë takse të donin. Asnjë kuksian nuk do të ngrihej e të protestonte. Por edhe nëse do ta bënin, nuk do kishin këtë solidarizim social.  Dhe të jeni të bindur se fal atyre marrëveshjeve mes Ramës e Bashës, mbi kohën në pushtet , sot ka një mëdyshje që shprehet me plasje shpirti. Se me siguri me një opozitë tjetër, kam parasysh këtu fytyra të merituara, jo të përfolura, që ju kanë lodhur, do e kishin rrëzuar që atë ditë në qafën e Morinit Edi Ramën. Por shqiptarët në përgjithësi, jo vetëm kuksianët aktualisht, nuk kanë mundësi tjetër operimi përmes rrugëve me dhe pa pagesë. Jepjani këtë, se në fund të fundit, janë pjesë e konkurrencës së ekonomisë së tregut. Problemi tek ne qëndron tek arbitrariteti dhe tek insistimi kaq dhe pikë. Shikoni vetëm një detaj, paralel ”ndjesës” së kryeministrit tonë në studion e një televizioni, ai i Kosovës pohonte se nuk kemi pasur asnjë lloj njoftimi a kërkese për të diskutuar rreth taksës së rrugës së kombit, pasi po të kishim do të arrinim një marrëveshje, madje edhe subvencioni për qytetarët shqiptarë të Kosovës. Çfarë mund të presësh më nga një ndarje kaq flagrante e pikëpamjeve dhe interesave ekonomike brenda shteteve të shqiptarëve. Asgjë, veç dështim. Dhe korrupsion galopant që fillon pikërisht me këtë mënyrë të dhunëshme të vendosjes së tarifave dhe taksimit. Ndaj e them se nuk bëhet krahasimi midis nesh dhe rrugëve të botës. Kjo i ka vendosur në shina. Do të shkosh shpejtë diku, paguan. Por komunikimi është shumaplanësh. Jo një rrugë dhe aq.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ilir Levonja, Rrugët dytësore, si relike muzeale

Kafja e fundit e Edi Ramës liderit të ballkanit perëndimor

April 4, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Shumë portale po e paraqesin si të qetë, të vendour në atë rrugën e vet. Por tensionin e të ndenjurave të tia, me siguri po e provojnë karrikat në verandën e atij lokali, kushedi, pjesë e formulës konçesionare, a ekonomisë informale të liderëve tanë. Ndonjë borxh i vjetër. Si ato që njerëzit kujtojnë sot, si shakatë e kripura të Fatos Nanos. I cili për t’i kthyer reston një ”qaramani” me lokal, pasi po e bezdisnin shumë edhe sekserët, shkoi e piu kafen aty. Kur tjetri ia kujtoi borxhin, ky ia ktheu, ja fakti që erdha e po pi një cigare këtu është tri herë më shumë se ato para të qelbura që na ke dhënë në fushatë kur unë isha në burg. E kishte fjalën për publicitetin, në formatet televizive, gazetat dhe në atë botë webesh, ahere, të tkurrur, pak virtuale. Edhe ky, e bën për publicitet se nuk se çfarë të zgjidhi në katrahurën e politikës së Kosovës. Ku edhe aty, sapo doli një kryeministër dhe u tha shqiptarëve të Kosovës, se, nuk e dinte planin e ministrit të brendshëm me Erdoganin. Një soj mutllëku si ai i Sali Berishës, që nuk dinte se çfarë bëhej në Gërdec. Dhe merreni me mend pastaj, se sa i aftë është për vendin një soj shtetari i tillë, ku ja punojnë ata brenda kabinetit. Se, ëre më pastaj ta mendosh se sa garant dhe i besueshëm është ky kur vjen puna tek siguria kombëtare përballë rrjeteve të spiunazhit apo të tjera çështje nga rajoni dhe bota. Por Edi Ramës, ky publicitet i duhet shumë. Aq më tepër që ka pas vetes një shpurë qorrash, të cilët nën pretekstin e Saliut dhe kastës së Fahri Ballinjëve, janë gati të pranojnë çfarëdolloj diktature, çfarëdolloj reprezalje, çfarëdolloj varfërie, çfarëdojjoj shkërdhatërie…, pa e kuptuar kurrë se demokracia nuk është demagogji, por arithmetikë. Që do të thotë, çfarë merr nga dita jote njerëzore?

Punë, shpërblim, dinjitet, liri, drejtësi… Një përfundim i qartë si drita e diellit. Por duket sheshit, se veç këtë, dhe veten, shqiptarët nuk e duan. E bën për publicitet se,më mirë se kushdo tjetër, e dinë ata, Albini dhe Fatmiri, që ka qënë kafja më epashijshme në botë. Aq më tepër që, Albin Kurti është një politikan që vjen nga bota e protestave. Ata të dy me siguri e dinë dhe ndonjë ditë do ta pohojnë se, kanë pirë kafe me një bocet argjili dhe jo me kryeministrin e Shqipërisë.

Një Tiranë e rrethuar, e traumatizuar për 23 qytetarë kuksianë, është tipike imponimi diktatorial. Shihni se si vlojnë nëpër studio…, duke u marrur me të kaluarën dhe duke pretenduar në një lloj standartiteti mbi mospagesën. Nuk duan të paguajnë, nuk jemi mësuar të paguajmë, kapitalizmi është taksë etj. Fondi i shpërdoruar? Kushton kaq për një vit mirëmbajtje etj. Dhe asesi mbi arrogancën e vendimmarrjes dhe vendosjen e tarifës pa studiuar dhe diskuatuar aspak raportin midis të ardhurave dhe mundësinë. E vërteta është se askush nuk është shprehur se është kundër një tarifpagese në rrugën e kombit, por edhe më gjerë. Por janë kundër karshi vendimmarrjes dhe tarifës së lartë. E njëjta gjë siç po ndodh me teatrin kombëtar, na tokën ti dhe ndërto për vete, për mua, por edhe për këta. Aq sot një komb i tërë bën sehir e kënaqet kur ca shkumbamen si Edi Rama e Taulant Balla tallen me revoltën e një ikone kombëtare si Robert Ndrenika. Aq sa sot plot qytetarë e quajnë kuvli një godinë ku ka perfomuar vlera dhe historia. E quajnë me kollajllëk dhe krejt naivë janë gati të falin gjithçka për dy gradaçela karshi së cilave nuk kanë asnjë përfitim, veç inatit dhe dëshirës perverse që t’ju shkoj në vend e tyrja. Ai që përfiton është ky, zgafellua që pi kafe me Albinin dhe mban nga mbrapa një langua si Taulanti. Ekonima e një vendi nuk ndërtohet me konçesionarë, me këtë strategji të këtij shokut të Taulant Ballës, Edi Rama. Kur thotë, na këtë tokë dhe ndërto këtë. Na këtë rrugë dhe trashi preventivët se të tjerat i di unë. As me publicitet kafesh e logjikës perverse fajin e ka Saliu. Ekonomia e një vendi ndërtohet duke ju rimëkëmbur ju, duke fituar ju, duke u kthyer në shtëpi me duart e zëna, jo me duart në xhepa. Megjithatë, vazhdoni dhe mbani shpresë se verdhushkat i merr Taulanti dhe Edi Rama. Kurse ju patëllxhanët e Golemit. Por gjasat janë që kjo kafe është e fundit për liderin ”e madh”. Sidomos kur e krruan me Kuksin e kuksianë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Ilir Levonja, kaja e funnit

Vandal e huligan është Edi Rama, jo kuksianët…!

April 1, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nëse dje i quajti organ gjenital i shkrefur, sot i quan fundërrina. Ky është kryelegeni që qeviris shqiptarët. Dhe ashtu me hip-popet e pasme, frymë marrë, vështrim prej ujku, i referohet huliganizmit dhe vandalëve mbi pronën private. I kërcënon kuksianët me reprezalje dhe dënime të rënda etj.

Shkon deri aty sa të urdhërojë ato sulmet blic të pasmesnatës për ca protestues, qytetarë, pasi nuk ka këllqe të merret me magazinat e grumbullim – përpunimit të drogës. Nuk ka këllqe të luftojë bazat e shpërndarjes së drogës. Apo avionët mushkonja që kanë nisur rishtas transportin nga fushat e vdekura të Bedatit. Ato fusha, a vende, që deri dje etërit e tij burgosnin për së gjalli mendimin ndryshe, të deklasuarit, sot bijtë i përdorin për transport të bimëve narkotike. Eshtë në filozofinë e dështakëve, bërja e një veshi shurdh e një syri qorr, kontrabanta. Apo eksportet e errëta që shkojnë totalisht kundër me politikat social ekonomike të perëndimit. E bënin edhe etërit dikur. Sot e bëjnë bijtë. E gjitha për të mbuluar bjerrjen e një ekonomie që ka vdekur. Dhe që kryelegeni kërkon ta rimbursojë me drogë dhe fushata mbjelljesh me punë vullnetare. Arrston pas mesnate me ca operacione shefash që përdoren si mjetet bordelloje në llogari të partive me pretekstin e dëmtimit të pronës private. Në këtë rast, investitorit a konçesinarit të rrugës së kombit. Pa diskutim një nga ata që ka derdhur thasë me lekë që Edi Rama të lyej e ngjyej autobuzët e fushatave. Ato para tashmë një kancer i informalitetit shqiptar në financat e partive politike. Mirëpo kur flet pikërisht një politikan si ai, për dëmin ekonomik, është të vësh duart në kokë. Pasi dëmi i një protestuesi është i paimagjinueshëm me dëmin që ai e soji i tij i kanë sjellur këtij vendi. Të gjithë janë gati ta mbysin atë kuksianin që i sillte me varre çyçyvesë që prodhon ajër të kondicionuar, sipër atyre kuvlive që marrin para. Por askush nuk kujtohet të mbysi këta, si soji i këtij kryelegeni, shushunjë, i cili nga një djalë papafingoje në rrugët e Pigalit në vitin 1998, sot është krymilioneri i Shqipërisë. Dhe me që jemi tek dëmi publik…, kush ka memorie, ky…., është një nga politikanët që përmes bojkotit, çadrave dhe protestave me djegie e që morën koka njerëzish, ”bindi” edhe Europën se duhej të vinte në pushtet. Një kalama plangëprishës që nuk njohu asnjë lloj bashkëpunimi, e, që nuk ofroi asnjë alternativë mes sojit të tij opozitar dhe pushtetit. Ashtu sikur edhe sot, nxin ditë më ditë punën e paraardhësve, sikur të jetë akoma në opozitë. Nuk njohu asnjë institucion, nuk mori pjesë kërkund, veç bojkot. Punë e pa bërë por e paguar. Dëm i drejtpërdrejtë ekonomik. Krim…, e megjithatë askush nuk i shkoi natën, blic, brigadë skafandrash e ulërimash. Askush, edhe kur dogji në 21 janarin famëkeq. Askush nuk ia dërgoi policinë atij dhe ca të tjerëve, të cilët u bën deri ministra. Dhe ka kurajon, ashtu duke kërcyer bythësh, të quaj huliganë ca protestues kuksianë. Kur duhej të bënte të kundërtën. Atë që bëjnë gjithë shtetarët normalë në kësi situata. Bisedojnë dhe nuk kërcënojnë. Po nuk kanë faj edhe ata, o legen. Se kanë se kujt t’i ngjajnë. Të kanë shembull të gjallë dhe model perfekt.

Mbrëmjen e madhe të pashkës, dy njerëz e përjetuan keq. I pari sulltani i Turqisë që kërcënoi kryeministrin e Kosovës. Dhe i dyti sulltani i drogës në një vend të vogël të ballkanit perëndimor, Edi Rama. E shqetësuan ca ”huliganë” kuksianë që i prishën planin fitimprurës për bankën e gruas. Mirëpo, ndërsa i pari ka të drejtë, pasi hiqet si një myslam esnaf, kur në fakt është një sharlatan fanatik që ka ëndërr të ripërtërijë perandorinë osmane. Dhe nuk ia ndjen shumë për Pashkën…

Ky i dyti, nuk ka se si të mbulojë dështimin, arkën bosh të shtetit. Për shkak se ai dhe soji i tij e ka zbrazur të gjithën.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Vandal eshte Edi Rama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT