• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ngjarjet e Kukësit… Qytetarë, Mos digjni!

March 31, 2018 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/ Florida/

Nuk e di se çfarë fuqie magjike do doja ta kisha. Asnjëherë nuk kam bërë llogari për këtë. Por këto çaste, më shumë se kurrë, do ta dëshiroja. Do ta dëshiroja me shumicë, një foltore, a një mikrofon magjik, ku sytë dhe vëmendja e gjindjes atje në Kukës të drejtoheshin nga unë. Një lloj marrie e dhembshur qytetare, jo liderësh. Ata janë një tufë legenësh të klasit të parë. Vetëm për t’ju thënë kuksianëve, a protestuesve, mjaftë, mos digjni e shkatërroni. Eshtë djersa dhe gjaku juaj. Mos digjni…, është një faturë së cilës i shtohen kamat vonesat nëse do shprehemi me gjuhën e popullore mbi faturat. Sado që Edi Rama u ka quajtur organ gjenital i shkrefur, a i ulur poshtë, prapë nuk justifikohen ato që po na shohin sytë përmes rrjeteve televizive dhe internetit. Eshtë gjaku i juaj që ua kanë pirë shushunjat në vite, me pretekstin për të qënë si bota. Si perëndimi, demokraci e shëndetshme, por që vit pas viti i largohemi shumë e më shumë. Kuptojeni drejt këtë. Dhe këtë indanjatë të shenjtë tregojeni tek vilat e tyre dhe pasuritë of shore, ato të kamufluarat nën emrat e kunetërve, vëllezërve e sojit a sorollopit shushunjë. Sa mirë do ishte sikur ashtu si aty, të shkonit ashtu, organ gjenital i shkrefur atje në Surrel. A në gjirin e Lalzit, kodrat e Golemit etj. Kështu të shkrefur si sot në ato bankat a objektet kulla, që djemtë e apartamenteve një dhomë e guzhinë posedojnë sot. Ky mllef organi gjenital i shkrefur do ishte melhemi më i mirë, shërbimi më i mirë për kombin. Këtej e matanë Morinit, për atë tarifë që u duket e papërballueshme për shkak të të ardhurave të ulta. Madje jepuni një mësim edhe atyre legenëve të Kosovës, që për një xhami dhuratë, bëjnë ca arrestime blic, arsimtarësh, si e si t’i bëjnë qejfit sulltanit Erdogan. Pika që nuk u bie, se, e dini, i varrosën rishtas Isën e madh, Avdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Sulejman Vokshin e me radhë. E, më zi akoma, kur kurrë nuk e kemi pasë traditë, të shesim mikun për peshk. Pa i hyrë proçedurave të verifikimit të dokumentacionit, ashtu siç edhe veprojnë dy shtete normale kur konkludohet në kësi raste. Sulltani Erdogan ka vite që i kërkon Amerikës të dorëzoj Gylenin, atin shpirtëror të lëvizjes Hyzmet, apo shërbimi. Mirëpo kërkesës proçeduriale të Amerikës, mbi provat dhe faktet, Turqia e Erdoganit i përgjigjet me përralla. Dhe ta dini, janë jo pak, por mbi gjashtë milion gylenistë që besojnë në një përsosje besimi, shtet dhe demokraci më funksionale. Mirëpo legenat e Kosovës nuk duan prova dhe fakte, por mjafton ca gërshërë për synetllëk dhe ca para për xhami etj. Shkurt një shpurë legenësh si ai shallvaristi me emrin Haxhi Qamili.Por jemi tek ky kryelegeni jonë, shallvaristi që ju cilëson si organ gjenital i shkrefur. Që e ka për modë të ofendoj. Një lloj babai i bullizmit shqiptar. Mungesa e një opozite pak të besueshme për shkak të lojrave me ngriva shkriva. Ndaj është shanci i madh kur një popull duhet të marri në dorë frenat. Ndofta edhe me djegie, shkatërrime etj., por jo tek prona juaj, tek pronat e legenëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, mos digjni, qytetare

Palmat që nuk zunë kokrra dhe tarifa e rrugës së kombit

March 30, 2018 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

Nga Ilir Levonja/Krejt ndryshe nga vëllazërit këtej kufirit, ata në Kosovë reaguan menjëherë. Vëllazërit këtej e kanë me ftesa, e kanë me tu mejtuar, me tu lutur. Kanë nisur udhën ca e-maile në internet. Mblidhemi nga e shtuna, në Kukës…, si thua a protestojmë për taksën e rrugës së Kombit? Krejt ndryshe ata matanë Morinit, harxhuan ca karburant, ca frymë boriesh. I shkruan ca parulla. Këta, këtej e kanë në modë, paracaktojnë datën, porosisin autobuzë etj. Një lloj strategjie pensionistësh, sepse ajo shoqëri që ka humbur sensin e reagimit, ko a dalë në pension.?! Ose është tërësëshisht bashkëpunëtore me padrejtësinë. Nuk ka rrugë të mesme. Nga ana tjetër ka një vërshim me ironi mbi taksimet dhe të tjera. Duke u përfshirë në atë gjullurdinë, karakteristikë e jona, zhurmën për të kaluar radhën. Apo në inversionet politike të meritave, çmeritave, detyrimeve dhe taksimit. E vërteta është se, pagesa e kërkuar nga qeveria nuk është taksë. Taksë është ajo që quhet leje qarkullimi për automjete. Dhe nuk e di pse nuk i dallojmë dot këto. Ose nuk duam?! Ose…, dalim prapë tek konstatimi i mësipërm, se, jemi bashkëpunëtorë në zhvatjen që i bëjmë vetvetes. Në rastin konkret, ajo që të bën ta quash si një shqetësim normal të vëllezërve matanë Morinit, por edhe brenda Shqipërisë, me sa kam parë në ato kronikat televizeve të lajmeve, ka një dakortësi dhe një vetëndërgjegjësim social që tarifat e rrugëve duhet të vihen në praktikë. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm që duhet paguar. Ndryshe nuk mirëmbahen rrugët. Këto janë praktika normale kudo në botë. Por edhe ke se kujt t’i kërkosh llogari në ato mishmashet ku përfshihen aksidentet, ku shpesh mungojnë deri elementët më fillestarë të paralajmërimit. Punohet në rrugë si e kur ta dojë qejfi, pa asnjë tabelë sinjalizuese etj. Kjo nuk është se do i shmangi të gjitha, por do t’i minimizojë ato. Do minimizonte dhe edukonte qarkullimin me njoftime e të tjera, duke bërë të mundur edhe ripërtrimin e rrugëve dytësore. Ato që ne i kemi lënë në harresë, si, relike arkeologjike. Janë akoma të domsdoshme. Madje do u ndihet mungesa shumë shpejtë. E gjitha është se njerëzve u duket tepër e lartë. Dhe me të drejtë. Pasi tek ne, përfundimet tarifore nxirren nga ata specialistë reaktorë partish, të cilët për të mbushur gropat e buxhetit nxitojnë në akordime. Janë ato gropa të shkaktuara nga tritoli, shembjet me tritol, me urra. Janë ato gropa nga ato palmat e thara të rrugës së Durrësit. Dhe dëmet infrastrukturoe që sollën nga pas, si përmbytja e biznesve anës autostradës. Po të mos ishin tharë palmat e rrugës së Durrësit, tarifa e rrugës së kombit do ishte më e ulët. Kjo është e frikshme, pasi janë simptoma të deficiteve qeveritare, të një shteti në falimentim. Kjo edhe për faktin se tarifat vendosen të mirëstudiuara dhe në bazë të të ardhurave të pagave mesatare të komunitetit. Në ktë kontekst Shqipëria është në atë gjashtëshen e fundit të vendeve të Europës, pa le pastaj më gjerë në botë. Dhe nuk ka rëndësi se cili faktor nga jashtë do kaloj në rrugën tënde. Aq më mirë kur ky, është me shumicë. E them këtë nga ca mendje që e shohin me syrin nga sipër, sikur ata matanë Morinit, po ankohen si shumë dhe të paguajnë kokërr më kokërr se kështu duam ne. Vetëm në ekonomi nuk ka me dua unë kështu, hiqeni nga mendja këtë. E kemi pas postulat në ato monedhat tona, i paguhet prurësit më të parë. Dhe pas kësaj shtoni, edhe tjetër, jo vetëm që i paguhet po t’i rrish edhe drejtë. Klienti është po aq i shenjtë sa prona, një dualitet që sjell vetëm progresin. Pa u futur më tej në faktin kombëtar.

E rëndësishme dhe ajo që duhet t’i gëzohemi, është më në fund ndërgjegjësimi i pagesës, tarifës. Kaq… sepse vimë dhe jetojmë akoma nën atë kulturën nën dorë dhe bëje për mua.

Tarifat dalin në kollaj. Dhe me kalimin e kohës, në bazë të shërbimeve që ofron konçesionari. Apo ai që do i dali për zot kësaj pune, mund edhe të ndryshojnë. Kështu me shpatë të madhe, përmes unit, vepron vetëm Kim Young-u i Koresë së Veriut.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Palmat, tarifa e rruges se Kombit

A duhet të shëmbet Teatri Kombëtar?

March 28, 2018 by dgreca

Nga lir Levonja/

Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte pyetja më naive. Jemi një vend që nuk ka as më shumë e as më pak se njëqind vjet kulturë institucionale, memorie, a histori. Dhe ta mendosh se vendet përreth kanë mijëvjeçarë. Edhe pse nga ana tjetër jemi një rracë më e vjetër se ata, më të vjetër se çifutët e gadishullit të palestinës. Mirëpo nga ana tjetër jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes. Armiqtë më të egër të historisë. Kaq naivë jemi, sa…, sa kujtojmë se përshembull një gradaçelë, është më e vlefshme se një teatër kombëtar. Jemi mizorë. Sepse mendojnë se po ndërtojmë demokracinë, kur jemi tërësisht duke notuar në diktat’ ! Këtë ma rikujtoi një aktivist i çështjes kombëtare, një djalë Gjakove me emrin Zekeria Cana. Dhe ja përshembull shihni sot Kosovën, apo Dardaninë me histori të madhe, një tufë të dehurish që qeverisin dhe rrahin gjoksin me ca arrestime show, thua se kanë kapur majat. Një tufë legenësh në Tiranën e drogës, rryfshetit, plagjiaturës, pangopjes me pushtet e vjedhje që diskuton ato pak vlera artistike. Dhe ankohet si kurvat se nuk ka fonde të bëj një teatër të ri, diku a dikund. Me demek duke përdorur tokën e xanun tashmë, për ca kulla e teatro xhamash modernë. Pika që nuk u bie… ca çape të Kadri Roshit aty, vërdallë, në ato rrugina, a trotuare, janë më shumë se sharmi i ndonjë zoge zeshkane, a ndonjë kotele prej pambuku nga ato që mbajnë erë Gucci e flenë kolltuqeve të qeveriut. Në përgjithësi ne jemi një soj legenësh, pasi në statute e fjalime, themi shpesh, ishim me fat që jetuam kohën tënde. Me fat që të kishim mes nesh. Por nga ana tjetër një lloj soji epidemi që vdes të shfarosi gjithçka. Por e vërteta ajo është mor të mjerë, me fat ishim që i kishim e jetuam kohën e atyre burrave a mbretëreshave të skenës tonë. Ndaj ruaji si sytë e ballit ato që sot i quani vende ku bluan mola, ku të mbyt lagështira. Nuk ka ironi më të madhe për ne shqiptarët, që u alarmuam kur bëhej fjalë për prishjen e piramidës së diktatorit, historisë së mënxyrave. Dhe sot jemi susuar, solidarizuar me heshtjen dhe rrimë e bëjmë sehire kur një ikonë e kishës sonë artistike si Robert Ndrenika, shëtit rrugëve i trishtuar. Kur një palo legen si Edi Rama i heq të drejtën e fjalës. Ne masturbohemi nga qejfi, hokatarë, teserista, qylaxhinj, taksidarë…, të gjithë të ”doktoruar”.

Vërjani kazmën. Jeni bijë të çnderuar të atyre që dogjën e shkatërruan kishat e xhamijat më 1967-tën. Jo pak, por mbi dymijë e ca objekte kulti. Tani hiqemi sikur bëjmë ca restaurime. kemi vrarë vetveten, kemi shkatërruar vetveten me duart tona. Aq sa është groteske kur bredhim botës dhe bëjmë foto me kishat e Romës e Athinës. Tonave u bëmë shurrën në kokë. Tani kthejuni teatrove, se, nuk keni lekë…

Dhe nuk e di, se si heshtin shumë e shumë artistë të tjerë, që sot janë gjallë. Soji i tyre. Se si heshtin kur shohin se si i varin në litar. Se si i varrosin për së gjalli ata dhe brezin që në krahasim me fushat e tjera, i dhanë atij vendi sharmin e domosdoshëm për të që në bashkëkohës me si vendet e tjera të rajonit. Me të gjithë pluset dhe minuset, krijuat një industri më të vlefshme se ajo e tekstileve, e metaleve etj…, që nuk ishin asgjë tjetër, por varkat e braktisura nga vendet e kampit komunist si BRSS-ja apo Kina e Maos. Zoti u ruajt, po është tmerr t’i vësh kazmën një portreti si Serafin Fanku përshembull. Mbajini ato zgiqe me histori të madhe, reparojeni e meremetojini se të prishësh është fare kollaj.

Nëse nuk e bëni dot si qeveri jepjani fundjavës ndryshe. Toka ku ka shkelur teto Ollga është mallkim të mbulohet.

Kthejeni në një akademi ku të rinjtë të dëgjojnë se si bubullinte përshembull Piro Mani. O mishëngrënës shqiptarë…, është një epokë që nuk përsëritet më. Por në sojin tonë ka nga ata që fjalët i nxjerrin nga gishtat, me theks të huaj, dhe nesër mbrëma ngrysen ministra e presidentë. Në fakt fjala del nga ashti i zemrës. Dhe kur del, dhëmb zemra, jo mollzat e gishtave. Dhëmbin tëmthat e kokës, jo thonjtë e ngjyer.

Këtu pranë meje, ka rënë një pemë…, është shumë e madhe. Shumë e vjetër. E rrëzoi stuhia ca muaj më parë. Ajo e tmerrshmja me emrin Irma që sot e kësaj dite ka lënë akoma pa energji e shërbime të tjera Porto Ricon. Ditë më ditë shoh rreth saj njerëz. I pastrojnë anët, rënien. Megjithatë nuk është tharë, por edhe e rrëzuar lëshoi lastarët e rinj të stinës. Dhe ata i shërbejnë, megjithëse i kanë aty sharrat dhe kosat. I shërbejnë dhe nuk mërziten pse ajo me përmasat e saj ngjason me një çadër gjigande si ajo e cirkut të Tiranës.

Kurse ne të mjerët, të pa ngopur mirë me krimet e baballarëve tanë, u jemi kthyer krimeve të reja. Nuk e di se, si ”besimtarë” të mëdhenj që jemi, a do na i fali ai, i madhi mëkatet e pashtershme.? A do na mundësoj futjen në normalitetin e një kombi të vjetër sa vetë njerëzimi.? Sinqerisht nuk e di…

Filed Under: Analiza Tagged With: A duhet të shëmbet, Ilir Levonja, Teatri Kombetar

Shallvaret e Ramës dhe Oboti i përmbytur

March 18, 2018 by dgreca

2 Oboti 1Nga Ilir Levonja/1 Rama

Ka më shumë se dy javë që rrethinat e Shkodrës, janë nën pushtetin e ujit. Shkarkimet nga kaskada e lumit Drin, reshjet e shiut etj…, kanë sjellur një përmbytje të përmasave katastrofike. Kush ka pak njohuri nga ciklet e bujqësisë, e di fare mirë se sa dëm sjell një situatë e tillë në prag të stinës së mbjelljeve, për blegtorinë, frutikulturën apo të mbjella të hershme. Pa përmendur zairetë që kanë shkuar për lesh apo mykun e mureve si paradhënie për ndonjë katastrofë verën që vjen. Përfshi këtu edhe sëmundjet epidemike. Por nuk është vetëm kjo…, mungesa e një solidarizimi me atë pjesë të njerëzisë nën ujë, kalon edhe me nota ironie, puna e dobët e pushtetit lokal. Edhe pse Shkodra ka në qeveri një pjesë të konsiderueshme postesh. Po them nga zëvendëskryeministri, ministri i jashtëm etj., prapë të gjithë janë ironik. Pushteti lokal, mohimi i sasisë së prurjeve të ujit nga hapja e portave të Vaut të Dejës e më sipër. Nga ana tjetër propagandën më të qelbur të një shtypi dështak, i cili harxhon energji pa fund për debatin e një top modeleje me Muç Nanon. Apo për shallvaret e Edi Ramës, një turkoshaku nga rinia tironce që qeveris me nisma vullnetare dhe shfaqet vetëm në inagurime. Në ca zgafella betoni, gjoja moderne, po aq sa shajaket e tija, duke zhdukur çdo element nga shkuara, siç është rasti konkret me teatrin kombëtar. Mbyllja e gojës që u bën artistëve dhe që çuditërisht një opinion i tërë nuk e merr aspak për fyerje apo nëpërkëmbje të dinjitetit.

Këto vitet e fundit, katastrofat natyrore, në rastin konkret përmbytjet janë bërë gati të përvitshme. Dhe kjo e ka shpjegimin, mungesa e projekteve bonifikuese, pastrimi, kullimi e shtratifikimi i lumenjëve dhe përrenjëve. E kam çikur edhe në opinione të tjera. Ka qënë kaq mikroskopike sa e gjitha përmblidhet me historinë e atij skllavatorit para një viti në lumin e Osumit, që vajti për ta pastruar dhe u pastrua vetë, pasi e mori rrjedha dhe e degdisi. Janë shtuar aq shumë sa nuk ka vit që Vjosa mos të përmbyti Novoselën dhe ato anë që quhen si Myzeqeja e Labërisë. Semani mos të përmbyti Fierin, e Shkumbini fushat përreth tij. Po kështu edhe me Veriun. Duke i bërë peshqesh kur thotë populli, edhe këto basenet e lumit Drin, si Vau i Dejës, Fierza e Komani. Vepra të diktaturës së proletariatit, me punë vullnetare, që zakonisht u trumbetohen vetëm pluset dhe asesi minuset. Nga ana tjetër fatkeqësia ka kapur përmasat e një katastrofe edhe për faktin e mungesës së sigurimit të pronës. Një kulturë e munguar që po vazhdon të thellohet e simuluar edhe nga politikat dështake të shtetit tonë. Megjithatë është tepër naive tu thuash qytetarëve sot, rrini nën ujë se pushteti lokal nuk po punon siç duhet. Por kjo tezë nuk vlente dje kur përmbytej Novosela a rrethina e Fierit. Eshtë naive sepse një pushtet lokal, sidomos ai i joni, nuk ka fuqi financiare kur bëhet fjalë për shtratifkim a thellim të rrjedhave të lumenjëve. Janë kafshata financiare që nuk i kapërcejnë dot ato llogari në sirtarë kompesatoje. Aq më tepër kur punët janë trashur nga që nuk janë kapur me dorë për dekada të tëra. Kushedi sa fonde janë firuar në ato zyrat rajonale të kanalizim-kullimeve.

Nga ana tjetër mua më shqetëson edhe indeferenca opozitare. Reagimi qytetar i një trualli me aq fuqi intelektuale, etj. Një opozitarizëm që duhet bërë në fushat me ujë të Obotit, jo në atë kuvend ku mandati është kthyer në një paçavure xhepi. Po duket se Shqipëria është grumbulluar e gjitha në Tiranë. Rrethinat i duan për të mbjellë drogë e për bujtina ku drekohet mirë, për modë etj. Nuk e di nëse i kanë marrë dëmshpërblimet ata të jugut, përmbytjet e vjetshme. Kur shallvarexhiu pozoi me ca keca në duar. Por di këtë që faturës së vjetshme, do i shtohet edhe kjo e sivjetshmja. Thjesht nga që ka indiferencë, dështim, e mendje tinzare me zona elektorale veri e jug.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Oboti i përmbytur, Ilir Levonja, Shallvaret e Ramës

“Proletarë” të drejtësisë bashkohuni e bjerini!

March 16, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sipas një njoftimi më të fundit, në Lezhë janë arrestuar 22 persona. Duke filluar me kryetarin e Bashkisë dhe vartës apo funksionarë të tjerë të pushtetit lokal aty. Akuza, tjetërsim të pronës, përmes këtyre korridoreve interpretuese të legjislacionit shqiptar. Nga toka arë, në truall etj., me qëllim përfitimi në ndonjë investim publik. Një modë tashmë tradicionale e shtetarëve tanë. Nuk dua t’i hyj debatit me faktin se një kryetar Bashkie, sidomos kur bëhet fjalë për prona me sipërfaqe të mëdha operon përmes këshillit bashkiak. Nuk po e konsideroj këtë pasi aty është arrestuar edhe nënkryetari apo kryetari i këshillit dhe funksionarë të tjerë. Një numër prej 22 kuadrosh, madje ka edhe më, në kërkim… Në bazë të një llogjike të thjeshtë, i bie që fitimi duhet të jetë baraz me një minierë floriri. Dhe hiset e tepsisë, goxha të majme. Sepse një kryetar nuk mundet e të bëj fallcifikime duke urdhëruar vartësit e tij. Kush vjen nga një farë përvojë në administratë e kupton këtë, madje qesh hidhët. Kështu që, ose bëhesh ortak me kryetarin, ose hiqesh nga puna. Megjithëse nga ana tjetër një kryetar shqiptar zor se ndan një haraç me njëzetë e kusur persona. Nuk ia vlen të merresh me këtë. Drejtimi është i qartë, sidomos tani që po afron edhe fushata elektorale për pushtetin lokal.
Por është naive të mendosh se dëmtuesit më të mëdhenj të pronës së shtetit qenkan ca kryetarë të porsa zgjedhur, të së djathtës, në kuptimin e një mandati. Si ky Frani i Lezhës, në zgjedhjet e fundit. Krahasuar me këta ujqërit e stazhionuar që kanë nga 3 mandate dhe po lakohen për një të katërt. Përshembull ai i Elbasanit, Durrësit, Skraparit. Pa përmendur ca isha në Fier e Vlorë. Këta i kanë shijuar si kohën me 3 si me 4 vite qëndrim në pushtet. Eimagjinoni se sa prona kanë transformuar e sa e sa firma kanë hedhur. Kështu që i bie që kjo e Franit nga Lezha, nuk është asgjë tjetër por një vrimë në ujë. Në fakt si Durrësi dhe Elbasani janë katëricëpërisht të pushtuar nga mafia e pushtetit të majtë. Aq sa janë shfaqur me pamje, sfidat e krimit kundër uniformave. Apo organeve të tjera të shtetit. Nga Durrësi përshembull, vijnë thuajse përditë denoncime publike, mbi shpërdorimin e fondeve, në transformimin e pronave bregdetare, por asgjë. Si në rastin e Elbasanit ashtu edhe të Durrësit, nuk ka një të arrestuar. Dhe a e dini përse, sepse janë një pushtet paralel me të cilin nuk dëshiron konflikt as shkëlqesia e tij, Edi Rama. Se po të kishte arrestime aty, ky kontingjenti i Lezhës ti merrte të keqen atij të Eëbasanit e Durrësit. Çfarë 22 persona? Po 222 për kokë… Po nuk e bëjnë. Aty nuk ka veting. Ka respekt padrinosh e tipit sicilian. Reforma në drejtësi filloi kështu me ca karkaleca gardhi si ky i Lezhës. Dhe në fakt mirë ja bëjnë demokratëve. Deri dje kishin një prokuror që mendoi vetëm për veten. Mbrojti ca syresh dhe nuk arrestoi asnjë, nga të dy krahët. U bë si të thuash një lloj shushunje që iu afrua tepsisë me lugë në brez. Nga ana tjetër fryma demokrate është përfshirë në një squllje për shkak të ca djemve me livando që merren me WhatsApp mbi orgjitë e tyre seksuale, jo me shifrat një katastrofë që na radhit me vendet e botës së tretë. Merren me ndryshim e datave të shenjta, mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut. Me përzierjen e tyre me atë të krimeve të diktaturës etj. Dhe kanë të drejtë, se, nuk janë demokratë, por legena. Demokratët e kam thënë dhe herë të tjera, i ka nxjerrur në pension. Ndërkohë një popull i tërë beson këto dokrra. Mbi pastrimin e administratës. Reformat. Dhe broçkullat e fundit të Edi Ramës se, për një vit, në Shqipëri janë kthyer rreth 25 mijë emigrantë. Po, janë kthyer, apo janë përzënë?! Kjo është e gjitha. Mirëpo një të dëbuar, qoftë ky nga Greqia, Italia, apo Gjermania, apo një të pafat andej jashtë, Edi Rama e quan sukses të arritjeve qeveritare. Sukses i shtetit të tij. Ku flet vetëm ai. Ai dhe lali Eri…, industrialisti i punëve vullnetare.

Filed Under: Analiza Tagged With: bashkohuni e bjerini, Ilir Levonja, Proletarë të drejtësisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT