Nga Ilir Levonja/Dje në darkë ministri i shëndetësinë në kabinetin e Donald Trumpit, dha dorëheqjen. Sipas tij disa kontradikta mes presidetit, ligjit Obama për shëndetësinë etj. Por në fakt është përdorimi i avionit privat në udhëtimet e tia për punët e qeverisë. Pak ditë më pare vet presidenti i qe përgjigjur ftohtë gazetarëve duke u thënë qartë se, nuk më pëlqen kjo formë udhëtimi që Tom Prajs (Tom Price) aplikon. Bëhet fjalë për ato që ne në Shqipëri i quajmë si udhëtime pune të qeveritarëve. Faturat e mufatura të dietave, karburantit, mjetet etj.
Tom Prajs një mjek karriere, merrte avionin e tij, duke i faturuar shtetit fatura të larta. Sipas shtypit të sotshëm deri në 60 mijë dollarë për një udhëtim që fare mire me linjat ajrore normale, shto edhe ato kuotat që janë të para planifikuara për shtetarët, mund të shkojnë deri në 6 mijë dolla. Ndryshimin e shihni vet. Kjo për disa muaj, që nga maji i këtij viti kur Prajs mori detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Pas dorëheqjes, Donald Trump jo vetëm që e pranoi, por theksoi se, nëse Prajs nuk do e jepte atë, pra dorëheqjen, shkresa për pushimin e tij ishte gati.
Dua ta lidh të gjithë këtë, me demokracinë e vendit tim. Kulturën e dietave dhe përdorimin e fondeve të shtetit. Mjeteve private me karburantin e shtetit etj.
Në fakt është një fushë ku abuzohet tmerrësisht. Aq sa nuk ka asnjë diskutim, që, me atë vlerë, ato rrugët apo ai mjerimi i zonave ruale, sidomos atyre të thella apo të vdekura për mungesën e komunikimit, ato që bëri prezent ajo zonja nga Rubiku, të jeni të garantuar që do ishin sheshuar.
Me që ra fjala, t’a bëftë i madh Zot dritë moj grua e bukur. Fole ashtu sikundër kurrë nuk ka folur një burrë në Kuvendin e shqiptarëve. Dhe të mendosh në këtë historinë 100 vjeçare të shtetit tone, kanë kaluar atyre holleve, janë ulur atyre karrikave, me mijra burra.
Po me sa duket Shqipëria jonë veç burra nuk paska.T’a bëftë Zoti dritë se ia bërë në kokë tualetit, bojrave, depilimeve, markave të shtrenjta të Xhozit, Oltës, apo të tjerave femra meshkuj që mban ai batak aty. Përballë fisnikërisë plot mjerim të atyre duarve apo syve që presin furgonin në anë të rrugës. E u mbetën bijtë rrugëve të metropolove.
Fole si shenjtore moj fisnike.
Paralel me këtë, me shpërdorimin pa kriter të burimeve shtetërore, po i referohem edhe fjalëve të fundit të ambasadorit amerikan Lu. Thjesht dhe qartë, për t’ju informuar juve mbi atë se në demokraci pushteti është i juaji.
Kjo ndodh sot në Amerikë, ndaj duket e pështirë faktikja që një minister me taksat e qytetarëve faturon shtetin dhjetëfish, për avionin e vet. Kur ka plot linja e kompani nga e përditshmja që të shërbejnë shumë mire dhe me shumë më pak para.
Amerika nuk ka asgjë me privacinë. Dhe nuk do ta hidhte tej një minister pse përdor avionin e tij dhe me të njëjtat çmim biletash si ato në sportelet e tregut. Jo, jo aspak. Por nuk ia fal dhjetëfishimin e çmimit të biletave në kurriz të taksave qytetare. Arsyeja është e thjeshtë, ti po vjedh. Dhe vjedhja është një neveri sociale.
Ndofta në vendin tone do ndodhi kjo, mbase atëhere kur gjithkush prej nesh më parpara se socialist a demokratë, do jetë qytetar. Atëhere po. Të lutemi për këtë kohë.
“Vëllau” Erdogan nuk na njeh më
Nga Ilir Levonja/Lamtumirë Irak, lamtumirë Irak…, këto ishin thirrjet rrugëve të Irbilit të hënën mbrëma, 25 shtator 2017-të, pas daljeve të rezultatit të referendumit të mbajtur në provincën kurde në veri të Irakut. Kurdistani është një dhimbje më vete, një komb jo i vogël, rreth tridhjetë e ca million, toka e të cilit është ndarë në katër shtete, Iran, Irak, Turqi, Siri. Territoret më të mëdha janë në Irak dhe Turqi. Pas rënies së regjimit të Sadam Hysenit, por edhe për mosfunksionimin si duhet të demokracisë, trazirat, Isisi etj., kurdët e Irakut kanë fituar më shumë të drejta. Madje e kam përmendur edhe më përpara, kanë një ekonomi më stabël se vet irakenët. Por edhe një mobilizim popullor duke mbrojtur identitetin nga mortaja e rajonit Isis. Shteti ku bënin pjesë, mezi po mbahej vet. Sikur mos të kish ndërhyrë Amerika, Isisi do e kishtë përfshirë me kohë. Por ndodh e kundërta me realitetin kurd në Turqinë e Erdoganit. Megjithatë, ato thirrjet në anglisht, bye, bye Iraq…, sigurisht nuk kishin kujt t’i digjnin tjeër kujt më shumë se pashait të Bosforit, Rexhep Taip Erdogan. Njeriun që pak ditë më pare intelektualja dhe shkrimtarja e njohur Elif Shafrak, në të përditshmet e metropoleve do ta cilësonte si shkaktarin kryesor për varrosjes e demokracisë në vendin e saj. Jo rastësisht ai do i paraqitej botës, referendumit të asaj pjesë të kombit kurd, plot ironi se një një votim popullor nuk e bën fët e fët një shtet. Kësisoj edhe kurdëve brenda Turqisë, partisë popullore të Abdullah Oçalanit të cilin e mban të izoluar në burgun e ishullit Imral që prej vitit 1999. Intervista e tij qe e gjitha një ironi. Dhe midis të tjerave përmende edhe faktin Kosovë. Shtetin e ri që e kanë njohur 114 vende e akoma nuk u bë, e nuk ka për t’u bërë.
Nga ana tjetër, shoh webeve tona, e sidomos aty në Kosovë, një lloj habie. Një lloj mbetje qejfi me baba dovletin që foli ashtu hidhnak për Kosovën kur u tregonte reporterve se e kishte në tavolinë një ushtri të tërë, gati për të shuajtuar çdo pretendim për shkëputje nga Turqia.
Ky është problemi jonë, kujtojmë se duke na dhënë ca para për një xhami Turqia apo Erdogani na do të mirën. Nisur dhe nga ato vajtje ardhjet e shpeshta, komercialiteti me Turqinë, sot shqiptarët në përgjithësi janë në një debat ku po ngatërrojnë në llogje dite, besimin fetar edhe identitetin e tyre kombëtar. Ndihen turq për shkak të fesë dhe kanë kurajon ta quajnë terrorist heroin kombëtar.
Por të gjitha këto nuk kanë ardhur rastësisht.
Madje edhe Erdogani nuk afrohet rastësisht.
E ka thënë bash në Prizëren se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë. Dhe ne jemi shurruar nga histeria. Jemi ulur këmbëkryq shesheve si me vetë Allahun.
Megjithëse Erdogani ka qënë dhe është gjithmonë kundër asaj që tashmë në opinionin e lindjes, bizantit apo otomanizmit njihet si ideja e Shqipërisë së madhe. Kur…., nuk është kurrë gjë tjetër, Shqipëria normale, e gjora, në dorë të këtyre turkoshakëve që ndihen turq, arabë, isisas. Këtë ia deklaruar sysh edhe televizioneve tona. Por ne harrojmë plot gjëra për pak qyl. Madje edhe shqiptarinë.
Koalicioni xhamajkan i Merkelit
Nga Ilir Levonja/Nuk bëhet fjalë për ndonjë platformë nga vendi i Bob Marlit, por thjesht kolori i ngjyra i partive që priten të bëjnë koalicionin e ardhshëm me Anxhela Merkelin përkon me flamurit xhamajkan. E zeza, e verdha dhe e gjelbërta. Ndaj shumë analistë të Rojterit, Dojçeveles etj…, në ato hamendësimet e mundëshme për formimin e qeverisë së re kanë nominuar dhe këtë si koalicioni xhamajkan.
Kjo edhe për faktin se ish presidenti i Europës, Martin Shulz deklaroi publikisht se nuk do të vazhdojë më koalicionin me ‘të.
Një lloj i tipit angllish, midis të djathtëve dhe të majtëve por që u konsiderua si bashkëpunim i frutshëm për kohën. Porse ne zgjedhjet e djeshme, nuk rezultoi i tillë për partinë dhe Shulzin.
Megjithatë disa detaje nga zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe Anxhela Merkelin, ia vlen t’i kujtojmë.
Duke fituar mandatin e katërt, Anxhela Merkel kalon rekordin e Konrad Adenaurit, themeluesit të CDU-së ose partisë së kristjandemokratëve. Ai drejtoi vendin për 14 vjet. Njeriu dhe partia që nxorrën Gjermaninë nga kriza e madhe menjëherë pas luftës së dytë botërore dhe turpit me emrin e Hitlerit. Por që nuk arriti të shmang ndarjen. Duke fituar mandatin e katërt, Axhela Merkel kap kështu rekordin e të ashtuquajturit mentorit të saj, Helmut Kohl, 16 vjetë, njeriut qe bëri të mundur bashkimin e Gjermanisë më 1990-të. Vendi qe i ndarë që nga lufta e dytë. Deri atë mot kishim dy Gjermani. Republika federale dhe Republika demokratike. Një bashkim që nuk solli kriza ekonomike a politike fal aftësisë së Kohlit. Dhe potecialit të ekonomisë së tregut në Gjermaninë perëndimore përballë asaj të centralizuar në Gjermaninë lindore. Por ky bashkim, do mbahet mend jo vetëm se rrëzoi murin e Berlinit, po edhe pse shëmbi kampin e madh të vendeve të Bashkimit Sovjetik.
Duke fituar mandatin e katërt Anxhela Merkel ka fituar një qeverisje me shumicë nga zonat rurale. Edhe pse është një parti e djathtë. Duke u krahasur kështu me Rexhep Taip Erdoganin e Turqisë. Edhe ky, i refuzuar nga metropolet, por i votuar nga zonat rurale. Dhe ashtu si ai, përflitet për një qëndrim të tepruar në pushtet. Si pasojë ka humbur ndjeshëm në përqindje votash, në raport me vitin 2013. Nga 42% atëherë, në 33% sot. Pra një tkurrje e ndjeshme.
Duke fituar mandatin e katërt, ajo ka nevrikosur neonazistët dhe ato shtresa që duan një Gjermani të pastër. Të cilat nuk ja harrojnë dhe nuk ia falin faktin që më 2015-ën, u tha vendeve të europës të hapnin kufijtë. Dhe strehoi nga Siria dhe vendet me konflikte nga pranvera arabe, më shumë se 1 million emigrantë. Në këtë drejtim ajo është një shenjtore për refugjatët që flenë poshtë urave. Sa…, gëzimi i fitores së saj nuk ka vlera askund tjetër se sa në sytë e tyre .
Por nuk mund ta themi këtë për Greqinë, pasi e ka futur në një karantinë ekonomie tregu.
Por nuk mund ta themi as për Turqinë, të cilën nuk e ka toleruar dhe i ka treguar vendin kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e mendimit.
Por nuk mund ta themi këtë as për Anglinë, apo rrymave radikale për prishjen e Unionit Europian.
Ajo sot është 63 vjeçe, me profesion fizikante. Një këshilluese e kryeministrave të rajonit tonë, ballkanit. Si rrjedhojë edhe e kryeminstrit tonë. Megjithëse është një pinjoll i së majtës komuniste. Por përvoja me Shulzin ia lejon këtë. Edhe ai vinte nga një parti e majtë, madje shumë e vjetër, që nga koha e Marksit. Kurse liderit të opozitës i ka ofruar konsulencë nga CDU-ja. Megjithatë si njëri si tjetri ka menduar vetëm për veten, se vendit dhe popullit ia kanë bërë me kohë në kokë.
Dështimit nuk ke çfarë t’i heqësh
…. Kjo është demagogji,(dhe mendoni se projektligjin e paraqet e majta!!!) kur koha ka zhveshur herët nga dekoratat kallpe heronjtë e xhaketave të dokut të cilët here të shikojnë me lot në sy, here të flasin me inat. I ka zhveshur edhe për një fakt kokëfortë që ne nuk duam ta shohim, ata mbajnë dekoratat e shalle në qafë, jetojnë me to, por frymojnë me sytë nga fëmijët emigrantë./
Nga Ilir Levonja/
Kur bisedon me të njohurit, por edhe me gjerë, plot syresh të flasin për valixhet me dekorata të baballarëve. Me sa kuptohet regjimi i kohës i kishte me tepricë. Dhe kjo është e kuptueshme pasi mbështetej në frymën e masave. Mua më kujtohet ai imi, një të tillë e mbante sipër dollapit të rrobave. E ruante me një fanatizëm sikur të ishin aty thesaret e karaibeve nga koha e kolonizimeve. Një vandak i tërë çertifikatash jo sulmues i pare, i dytë. Sidomos gjatë planeve që do sillnin përparimin e vendit. Por edhe ca kutiza veshur me llush, brenda sëcilës rrinin ca medalione bronzi.., apo ca çertifikata luksi me kore të trashë në të kuqe të thellë që stononin me ambjentin tone prej dy divanësh shtatë mijë lekësh, një bufe, e ato bandat e mureve me pejzazhe ekzotike nga Kina e largët. Dhe poshtë tyre, një librezë kursimi me rëndësinë e valixhes së kodeve bërthamore të Vladimir Putinit a Donald Trumpit. Kursime jete me qëllimin që të mos varrosej me lekë borxh. Kur erdhi dita, çfarë ishin aty nuk mjaftonin as për qivurin, jo më të tjerat. Por ai realitet më kujtoi një bisedë me gjyshin e sime shoqe, kur më tha një radhe se ne, njerëzit e thjesht, populli këto zakonet e hyrje daljeve i bënim nga halli. Me qëllimin të ndihmonim njëri-tjetrin, sidomos në vaki. Se morti vjen i paftuar!
Mu kujtuan këto kur pashë disa veteranë në Pezë. Në ato kronika gjysmë ironike të disa televizioneve, ku me bukë me vete përkujtonin luftën, babe Myslymin etj. Nga ana tjetër si ai ironiku, si ai mendje mbushuri (veterani) mendje top, dukeshin si një botë që asnjëherë nuk kanë për të ngjitur.
Por kanë për të vazhduar në atë avazin, njëri gozhdës e tjetri patkoit. Një ironi klasike e së përditshmes tone.
Sot në Shqipëri ka një përfolje për dekoratat. Një projekt ligj që do futet së shpejti në Kuvend. Kryesisht synon që t’i hiqen titujt hero i popullit, hero i punës socialiste, hero i popujve të Jugosllavisë, hero i popujve të Bashkimit Sovjetik etj., Enver Hoxhës dhe shpurës së tij. Do jetë vetëm për këta, apo edhe për të tjerët nga pas. Nuk e di, pasi nuk e gjej gjëkundi si draft… Po nuk është çështja kjo. Çështja është tek një lloj ideollogjie me të cilën ne duam të ndërtojmë demokracinë.
Gjatë këtyre njëzetë shtatë viteve demokraci, nuk pati kurrë një inisiativë intelektuale së pari për të qëruar të kaluarën nga ato momente a njerëz që kanë dëmtuar si realitetin e luftës, por edhe janë bërë shkaktarë e pjesëmarrës në krimet e diktaturës së proletariatit. E njëjta gjë edhe me ata që pretendojnë përmes shembujve dhe kulturës së viteve dyzetë, se janë ajka e antikomunizmit me të mirat dhe të këqijat që kanë. Sot diskutohet e shkuara, përqeshet, ironizohet, me të njëjtin ton si ai viteve dyzetë. Dhe kjo është e hidhur përballë realitetit të kohës, i cili kërkon njëkohësisht, pendesën, reflektimin, uljen e nervave dhe hapjen udhë të vlerave në mënyrë të atillë që kombi të ketë heronjtë e tij. Jo heronjtë e palëve. Kjo mbajtje krahu, nga palët, është sot arsyeja pse shqiptarët si dje në diktaturën e proletariatit, edhe sot në këtë dëm demokracinë tone, kanë në shtëpitë e tyre valixhe të mbushura me dekorata. Pa asnjë vlerë morale, por edhe monetare jo, jo. Kjo është demagogji,,(dhe mendoni se projektligjin e paraqet e majta!!!) – kur koha ka zhveshur herët nga dekoratat kallpe heronjtë e xhaketave të dokut të cilët here të shikojnë me lot në sy, here të flasin me inat. I ka zhveshur edhe për një fakt kokëfortë që ne nuk duam ta shohim, ata mbajnë dekoratat e shalle në qafë, jetojnë me to, por frymojnë me sytë nga fëmijët emigrantë.
Dështimit nuk ke çfarë t’i heqësh. Me të tjera ligje bëhet bëhet ekonomia e tregut.
Jam pro, jo kundër plehrave!
Shqiptarë- Pastroni dhe mbronin token tuaj, se është ashtu si e tha Konica dikur. ”Shqipëria është një vend i bekuar me mijra bukuri, por e shkelur nga një turmë që e urrejnë bukurinë”!/
Nga Ilir Levonja/
1) Aty nga shtatori i vitit 2013, pozita e sotshme anulloi një ligj për riciklimin e mbetjeve urbane. Atë botë kam shkruar një artikull rreth domosdoshmërisë së riclikimit. Qe një koiçedencë teksa shfletoja një botim të Universitetit Internacional Florida-ës, (FAU), katedra e edukimit, më mbeti në mendje eseja me titull, Mjaft e mbuluam tokën tonë me plehra. (We have to stop covering our land with garbage).
Ajo kureshtia e pedagogjisë, më shtyu të gjurmoja se si intepretohet sot në Amerikë një tekst gazetarie. Apo eseja, zhanri im i preferuar, në auditorët e këtushëm. Por edhe një fakt vizual i ca kodrave që hasja nëpër shtetin e Floridës, thuajse identike, për çdo distrikt (sistemi i administrimit të pushtetit lokal, ku përfshihen deri në pesë qytete). Florida është e gjitha fushë, ndaj më bënin përshtypje këto kodra. Më vonë mësova se janë, artificiale, të krijuara nga mbetjet, apo plehrat siç na pëlqejnë t’i quajmë ne. Por edhe impiante të energjisë së gjelbër. Ku aktualisht zenë rreth 5% të prodhimit të energjisë. Një përqindësh i vogël por që ka rëndësi jetike të barabartë me 95%-shin e mënyrave të tjera të prodhimit të saj.
Një e kam këtu përballë, i kam bërë foto e ja kam çuar edhe qeveriut. Sidomos darkave është një mal i bukur dritash. Eseja në pak fjalë i referohet një konsumi të llahtarshëm të letrës që harxhohet në reklama. Dhe asaj zhvatjes së përditëshme që u bëhet burimeve nëntokësore minerare a naftës etj. Me qartësinë se është diçka që e marrim e që nuk e kthejmë. Dhe tokës do t’i duhen mijra vjet për ta ribërë.
2) Krejt natyrshëm brenda atij paradoksit tone, ndodhi ai ndryshimi i pozitave dhe platformave politike, apo programeve politike. Tashmë Edi Rama nga një kundërshtar i zjarrtë. Nga një anullues publik, firma e pare si kryeministër, është sot promovues i riciklimit. Ose tashmë ribërjes së ligjit të plehrave siç na pëlqen ta quajmë ne. Dhe opozita, ajo së cilës ky ia anulloi ligjin, është kundërshtare.
Një lloj absurdi që më shumë se kujdo duhet t’i dhëmbi votuesve të Ramës. Ashtu sikur edhe suportuesve të opozitës, për këtë lojë pa kokë në lidhje me ricklimin.
Në 4 vjeçarin e pare qeverisës Edi Rama nuk e miratoi dot këtë ligj. Pati një kundërshti nga ambjentalistët dhe opozita e Bashës, por të jeni të sigurtë, që pengesë reale qe LSI-ja, jo këta.
Në 4 vjeçarin e dytë (që duket se do ta mbaroj me qetësi) nuk e ka më këtë pengesë. Ka plot vota. Edhe pse është rekordmen i bojkotit, (shtatëqind e shtatëdhjetë ditë, pa e çuar skuadrën e tij në Kuvend), një opozitë çadrash, krokodilësh, shkurt si me u thënë shqiptarëve se mund të paguhesh pa asnjë problem edhe pse nuk shkon në punë. Pra mori shumicë maksimale. Kësisoj nuk e ka problem ta votoj këtë ligj. Megjithëse vura re se dje pati një tërheqje, me sqarimin se do kaloj në instancën popull. Parimisht nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa vota popullore. U takon shqiptarëve të vendosin. Dhe nëse ata janë pro, vulnneti i popullit as që diskutohet. Rrëzon me frymë çdo pretendim partie.
Por se sa do realizohet, kjo mbetet për t’u pare!
3) Ajo që më bëri përshtypje në gjithë këtë katrahurën e plehrave, mbetjeve, kancerin e botës etj. Se çfarë nuk po thuhet aty, aq sa plot njerëz po solidarizohen edhe me këto që i quajmë cover up-e në fejsbuk, stop mbetjeve, solidariteti i disa ish aleatëve të Ramës si Koço, ish koordinatari i qeverisë se pare për Jugun e vendit. Ose iniciatori i legalizimit të bimëve narkotike etj. Nuk e kam me Koçon drejtpërdrejtë, pasi aty 70% janë si ai. Sonte me këtë e nesër me atë… por tek dukuria absurd. Zhurma…
A është dhe kjo një zhurmë e sajuar, e radhës, apo Shqipëria e ka të domosdoshëm riciklimin?
Unë them se më shumë se cilido vend tjetër i rajonit, Shqipëria është e para që ka më se imediate, ricklimin.
Sot webet janë me qindra ku përmes tyre shohim se thuajse në të gjithë Shqipërinë, njerëzit ankohen për fushat e përpunimit të mbetjeve urbane. Mënyrën më arkaike të asgjesimit të tyre.
Nga ana tjetër, qytetet janë në masë një Kazan i madh plehrash. Sidomos periferitë. Të ha të gjallë lëforja e shalqinit, miza, kutërbimi, shishet plastike, kanaçet e të tjera ngordhësira.
Ka plot pamje djegiesh masive që shpërndajnë cigma mikrobesh kancerogjene. Dhe ku gjithkush ngre dorën lart si i pafaj.
Porf natyrisht ligji kërkon edhe një adaptim me vendet e rajonit për tregtimin e mbetjeve si lëndë e pare e ricikliueshme. Veçse një gjë të jeni të qartë, çdo shtet i rajonit ka ligjet e veta. Dhe ajo që dominon të tërësi është ndalimi i daljes së mbetjeve të pa kontrolluara nga territori i tyre. Eshtë njësoj sikur sot Shqipëria nuk lejon me ligj tregtimin e drograve, po prej nesh dalin përditë tonelata me kanabis sativa etj.
Kjo i përket rigorozitetit se sa e zbaton ligjin. Se sa e mbron atë. Ashtu si shumë çështje të tjera, kontrabanda, klandestineti do vazhdojnë. Por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me riciklimin si akt i domosdoshëm për pastrimin dhe ruajtjen e vendit tend.
Një grimcë në universin e madh.
Që t’i kthehem filllimit, pra ese-së së plehrave, ne shqiptarët jo vetëm që po i marrim dyfish nëntokës, por edhe dyfish po e mbuojmë vendin.
Jepini rrugë riciklimit Aq sa mund të thuash se për momentin në Shqipëri ka vetëm një stinë, pranvera e plehrave.
Pastroni dhe mbronin token tuaj, se është ashtu si e tha Konica dikur. ”Shqipëria është një vend i bekuar me mijra bukuri, por e shkelur nga një turmë që e urrejnë bukurinë”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- …
- 102
- Next Page »