• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më vjen turp

February 24, 2017 by dgreca

– Më vjen turp që shoh qeveritarë të mbytur nga dhjami. Korrupsioni… Dhe njerëz që diskutojnë fundin e muajit. Bukën e gojës./

– Shqiptarë…. kurrë më shumë se sot. Nuk e keni rastin të ngriheni. T’ia bëni në kokë. Së pari asaj ngrehine aty. Që quhet qeveri./

-… ka kaluar 27 vite demokraci (sa shumë e kemi përsëritur) nuk ka një të dënuar për shkelje ligji. Një të vetëm…, politkbërsit. Ligjëvënësit etj. Por vetëm varfanjakë nga periferitë e rrethinave për dritat e papaguara/1-ilir

Opinion nga Ilir Levonja/ Las Vegas/ USA/

Më vjen turp që PD proteston sot me fytyra të bardha. Me kollare. Me aheng çingijesh. Tallava. Me figura që kërcënojnë. Që dukshëm nuk kanë me vete popullin. Por një shpurë teknokratësh. Apo njerëz nga ajo shtresa e karrikeve të zbythura. Që pasi ropën të gjithë tenderat e mundshëm. Ndërtuan, shitën e blen,,,, sa mundën. Troje, toka, shtëpi. Spitale, shkolla, rrugë. Godina biznesesh. Blen institucionet. U mundësuan hajvanëve të diplomohen, laurohen, dekorohen. Shpallen figura të demokracisë. Nderi i Kombit. Dhe që sot vlojnë në një luftë turpi, midis fuqisë së zbehur të Berishës. Apo xhelit të Lulzim Bashës. Midis mllefit të të persekutuarës klasike, që nuk e pati për gjë të emëronte dhëndrrin atashe. A ku dreqin e di se çfarë. Midis dhëndërrit dhe aferave të Shkelzen Berishës etj. Një PD që nuk do ta kuptojë se kauza do popull. Jo pordhët e NULIT nga Kukësi. Apo hilet e Ristanit nga rakitë e mejhaneve. Një PD që nuk lindi dot një brez të ri, i cili ta zbythte kastën, tashmë të dalë boje. Të këtyre figurave me kollare, faqe bardha. Dhe plot xhel teknokratësh. Që u kanë zënë rrugën progresit social. Progresit politik që aq të domosdoshëm e ka demokracia. Këtyre të paturpëve kryetarë partish të vogla. Që si shushunja, fal manipulimeve elektorale nga formulat e sistemit zgjedhor. I rrinë trupit të demokratëve, demokracisë. Vendit…, shushunja. Vetëm si shushunja. Dhe paturpësisht flasin për demokraci. Ideale. Për botën, kulturën etj. Që nuk pranojnë se çfarë është sfida. Që e kanë vrarë një herë e përgjithmonë komunikimin normal. Që tashmë pretendojnë akoma tek demokracia.

Dhe demokrati ka mbetur vetëm me teserën. Me dy gishta.

Nuk e beson më populli.

Ka mbetur i shushatur si gjithë shoqëria. Aq sa ka frikë të flasi. Apo të shtrojë një ide ndryshe. I matufepsur nga rubrika e qytetarit dixhital që denoncon. Megjithlse ka kaluar 27 vite demokraci (sa shumë e kemi përsëritur) nuk ka një të dënuar për shkelje ligji. Një të vetëm…, politkbërisit. Ligjëvënësit etj. Por vetëm varfanjak nga periferitë e rrethinave për dritat e papaguara.

E pra, demokracia është praktikë ligjore. Veprimi dhe ndëshkimi.

Jo denoncim.

Nga ana tjetër më vjen turp. Që një vend i tërë, në gjithë këto vite.

Nuk nxorri dy burra shteti që dinë të flasin. Që dinë të dorëhiqen. Të afrojnë zgjedhje të reja. Të thonë më fal.

Më vjen turp që shoh qeveritarë të mbytur nga dhjami. Korrupsioni.

Dhe njerëz që diskutojnë fundin e muajit. Bukën e gojës.

Shqiptarë…. kurrë më shumë se sot. Nuk e keni rastin të ngriheni. T’ia bëni në kokë. Së pari asaj ngrehine aty. Që quhet qeveri. Pastaj asaj çadre që jo e lirësë nuk është. Por e hajnisë. E shushunjave që nuk u ngopën me gjakun tuaj.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, me vjen turp

Pavarsia e një shteti pa ushtri

February 17, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/2-Ilir-196x300-1Pjesa e epërme e Shqipërisë. Ose një pjesëz nga dheu i arbrit, Dardania, feston sot 9 vjetorin e krijimit të saj si një nga shtetet më të reja të fundshekullit të kaluar. Me emrin Kosovë…, një prejardhje etimiollogjike nga një kodër kala a kështjellë, përmbi fusha etj. Thonë se është emër latin. Nga fortesat e kastriotëve a kastratëve etj. Por që çuditërisht edhe ato 2 milion shqiptarë që jetojnë aty. Dhe ata përmatanë asaj. Ashtu si edhe vëllezërit poshtë e anash këtij dheu. Çuditërisht pra, i thërrasin KOSOVO.

Madje me një krenari hajvani. Duke dashur të hiqen internacionale. Si pasojë e mendësisë së fortesave të diktaturave të proletariatit. Të cilat edhe pse i dasuan. Prapë ata u shërbyen me zell in e atij njeriut absurd. Atij qytetari që ndërton një Kështjellë, jo për tu mbrojtur nga i huaji, por nga vëllai.

Dhe të lumtur që dështojnë për dita, këtë internacionalizëm prej kosovosi. Jo kosovasi…, e gjen edhe tek ata që u shpjegojnë studentëve se në analet ndërkombëtare emrat shkruhen ashtu si i ka pagëzuar nëna. Dhe emrat e nënës Dardane, sidomos ato të gjinisë femërore mbarojnë me (a) kur cilësohen. Dhe me (ë) kur nuk është nevoja t’i cilësosh. Apo kur i gjegj goja në të përditshmen tonë internacionale.

Mirëpo të edukuar të bëjmë gam-gam këtyre vetive Dardane ua kemi bërë në kokë. Të na rroj sllavishtja me ato prapashtesat ov, ovo etj. Kështu edhe Kosova jonë. Sot është një shtet Kosovo të cilit do t’i duhen kohë të pavarsohet realisht. Thjesht edhe për shkak të këtyre grimcave që veçse ia mbajnë derën mbyllur mendësisë dardane.

Po çfarë realisht është sot Kosova?

Përkundër lëvizjes intelektuale të viteve 1980- 81. Lëvizje dhe grupime që sado të mburret Shqipëria. As nuk i ka e as nuk ka për t’i pasur. Pasi edhe ato të ndryshimeve 90 janë e gjitha një kastë aktuale. Aq më tepër kur shikon se si e sot kësaj dite në Kuvendin e Tiranës leh një kone si Erion Braçe etj. Përkundër rrugës dardane me besimin. Apo dhe indeksit të flamurit kuq e zi, mendjes dhe krahut. Që morën jetë në luftën e 1997, 98, 99… Aq ishin. Një grusht burrash. Ca me kollare e ca me uniforma kamuflazhi blerë në botikët e Europës. Por që detyruan një aleance dhe një botë kancelarësh të hidhnin sytë mbi shqiptarët. Përkundër plisit dhe trumpetës i janë nënshtruar tallavasë. Dhe radikalizmit islamik ku ta thonë me krenari, me ato çallma, apo fushata synetllëku, me shamizimin dhe iftaret, a syfyret etj. Se jo që nuk janë dardanë, por turq krenarë. Përkundër përpjekjes për të ndërtuar një shtet. Kanë sot një administratë burokratësh që ushqehen nga Europa.

Përkundër së kuqes së folklorit…, me të verdhën e huasë nga bota. Mbrohen me sytë nga qielli. Duke iu lutur arsenalit të Natos dhe falur xhamive të Dovletit. E gjitha një administratë që ashtu si në shtetin amë, kanë marrë peng shqiptarinë.

Megjithatë Kosovë, akoma nuk je çliruar. Dhe lufta për tu çliruar nga konëria. Eshtë prova më e madhe.

Filed Under: Opinion Tagged With: e një shteti, Ilir Levonja, pa ushtri, Pavarsia

Mos prit 18-tën, fillo e protesto!

February 8, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1Nga lir Levonja/Kur filluam protestat në 1991, nuk caktuam datë. Por u zgjuam, u mblodhëm dhe dolëm shesheve. Këtë e bën edhe në qytete të tjera. Ndihej kudo një dridhje ajri. Asokohe, ata që udhëtonin të thoshin se qyteteve, në kryqëzime, agjensi udhëtimesh. Ato që ishin, sidomos pranë shesheve të stacioneve të trenave dhe autobuzëve etj. Gjen grupe njerëzish. Nga gjashtë persona e më shumë, që kuvendojnë. Shfaqin pakënaqësi. Duan ndryshim etj. Dhe kështu vazhduam deri vonë. Në mos gabojë vitet 2000.Kurse tani në Shqipëri është bëre e modës protesta me paralajmërim. Protestat me mbushje autobuzësh nga rrethet.Me ata militantë që për pak bindje. Dhe për pak lekë, plus dy byrekëve dhe rrugës falas. Vinë e shembin, shkulin, djegin…, lënë edhe kokën siç edhe ndodhi në protestën e 21 janarit 2011. Sot një kronikë e thatë e Wikipedia-s.

Me 4 të vrarë, 22 të plagosur, 17 të rrahur etj.

Kësaj metode nuk do t’i shpëtojë as kryetari i autokratëve të Shqipërisë. Kreu i opozitës më të vakët në historinë e demokracisë sonë. Ka hedhur në internet një tabelë kuq e zi me indeksin thurje (#) dhe numrin 18. Me një fjalë më datën 18 shkurt do fillojmë të protestojmë.

Pas tij një shpurë e tërë autokratësh ka bërë të njëjtën gjë. Dhe shumë prej tyre fërkojnë duart. Dhe me tiparet e skilanjosit, pëshpërisin atë parrullën ”nesër avazi, nesër”.

Kjo puna e protestave të paracaktuara. Më kujton ato njoftimet e ruajtësve të rendit. Kur ua bëjnë personave të kërkuar. E kam theksuar edhe herë tjetër. Siç mbaj mend një ish ministër u tha gazetarve aty nga 1998-ta në mos gaboj. Se duke filluar nga java që vjen nuk do të ngelet më këmbë bande a kokë grupi. I lumtur që do fillonte reformat. Dhe të plaste nga inati kundërshtari politik. Në fakt ai po i paralajmëronte. Si të thuash po u jepte kohë. Dhe kur dita e madhe zbardhte, togat e rënda me maska dhe automitikë të fjalës së fundit. Gjenin në strehëzat e fortifikuara vetëm bishtat e bandave. Ata anëtarë grupesh të rregjistruar orët e fundit. Ata mefshanë që mendonin se puna e bandave do vazhdonte përjetësisht.

Kokat ua lanë interpolit dhe policisë në vendet fqinje. Ashtu siç po bëjnë edhe sot me policitë e vendeve fqinje.

Në fund të fundit e mbajtën fjalën. I filluan reformat dhe ndërtimin e shtetit.

Mirëpo tashmë kjo puna e paralajmërimit është bërë e modës.

Të paralajmëroj që do të godas. Do të mësyjë. Do të kap. Do të fus në burg. Biles që të të mbushet mendja po dal qytet më qytet. Po u kërkojë të paguajnë ca autobuzë atyre që kanë përfituar tendera nga unë. Dhe do apo nuk do ti, do da djegim bulevardin. Shqipërinë do ta sjellim poshtë dritares.

Ndërkohë një vend fqinj si Rumania, qytetaria e të cilit proteston vetëm për një tentativë, një klauzolë që të lë përshtypjen se mbron korrupsionin. Dhe vazhdon të protestojë edhe pas tërheqjes kryeministrore. Duke mos pranuar këtë lloj karshillëku qeveritar.

Nuk kanë dalë në protestë me paralajmërime.

Nuk kanë prurë militantë me autobuzë.

Pse? Se janë qytetarë bashkëkohor.

E besojnë dhe dinë se çfarë është demokracia.

Ndërkohë në Shqipëri një rrjet i tërë televizionesh, trumbetojnë si bërjen e shtetit, përmes gojëve të disa çibanëve me teserë, që u falen gjysmat e lekëve nga faturat e papaguara. Dhe që i lëpihen mikrofonave përpara qeveriut. Sepse ai është gjeniu qylit. Dhe qylaxhinjtë po na thonë se po bëjmë shtet, duke u faluar atyre gjynahet. Ndërkohë plot mendje në internet pyesin. Po ne pse nuk jemi si Rumania. Pse nuk bëjmë si Rumania. Ose a do të ndodhi më 18 siç po ndodh në Rumani.

Pse? Se ata janë qytetarë. Kurse ne militantë. Dhe luajmë me njëri-tjetrin me palajmërime. Më kërcënime. Me damogogji kolektive. O ngrihesh nesër, e proteston. O ndryshe bën sikur, e kalon radhën.

Filed Under: Politike Tagged With: fillo e protesto!, Ilir Levonja, Mos prit 18-tën

Vrulli i përbaltjes që ka nisur

February 7, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

2-Ilir-196x300-1Për dy ditë me radhë e ngritëm në kupë të qiellit Dritëroin. Tashmë do na duhen edhe dy ditë të tjera ta përflasim. Për dy ditë dominoi entuziazmi i një humbjeje të madhe. Një keqardhje gati kolektive, aq sa edhe homazhet e prillit 1985. Kur e qamë në masë atë, baba Enverin. Gjjeninë e krimit dhe diktaturës së proletariatit. Homazhet ku garuam se kush qante më fort. Dhe gati 80% të objekteve, rrugëve, maleve, pjesë të qiellit etj…, i dhamë emrin e tij. I konkuruam ato ditë. Me sukses të plotë. Aq sa një vdektari komshi, Enveri i pati shprehur keqardhjen që nuk vrau ca më shumë.

Tjetri kishte ngritur supet, mirëpo bac Enveri kishte këmbëngulur:-Po ore po, shqiptarit lëroju nënën që të të dojë. Nuk e shikon, kanë 3 ditë që më qajnë.Ne ia kaluam me sukses ditëve të prillit 1985. Edhe pse në krijimitarinë e tij, amanetet poetike e përbuznin këtë masturbim kolektiv. Për dy ditë i harruam shumë e shumë probleme. Si Eskobarin e Delvinës që peshkonte me jahte luksoze. Edhe pse policia e Greqisë, Interpoli, Apo DEA, policia speciale e Departamentit amerikan që lufton tregun e drogave të rënda. E harruam se si një gazetar bëhet miliarder për dy ditë. U çamë më dysh me luftën pakompromis të një ambasadori kundër korrupsionit dhe reformave. Pasi ne na mjaftojnë birrat. Po çfarë dy ditë…, filluan që më parë me ato fotot ku shfaqej një Dritëro i ligur. Që dukej sheshit që po shuhej. Mirëpo ne nuk na duhet kjo. Rëndësi ka të tregojmë që jemi pranë tij. Pa e vënë re se ajo bjerrje njeriu, stononte me kostumet e sejmenëve të lajkave. Me qeshjet fallco dhe me diçiturat të menduara si të goditura. Një fatkeqësi dhe kafshëri njerëzore që nuk e di se cila dherishte trualli a soj uji na e ngjiz ne shqiptarëve. Këtë etje për tu dukur.Tashmë ka nisur përbaltja. Dhe më e keqja është tek adresimi i akuzave për firma vrasjesh. Mohimin e një realiteti letrar më të gjerë. Atë të cilin realizmi socialist e varrosi sikur të mos kishte ekzistuar. Më e keqja është akoma, kur lufta bëhet brenda llojit. Ku për një inat a qejfmbetje kohe. Dikush na del viktimë e dikush xhelati..Kjo strategji, kjo lëvizje. A ky lloj intrigimi ka nxjerrë kaq e aq disedentë. Edhe pse ata ishin viktima të luftës brenda llojit. Jo të një disidence. Po e theksoj, luftës brenda llojit. Një modë e shëmtuar kjo disidenca brenda bllokut dhe nomeklaturës. Brenda koridoreve të një akademie arti apo shkencas. Brenda redaksive dhe studiove të prodhimit të filmit.

Aq sa shqiptarët edhe pse kanë kaluar 27 vite demokraci, ngritën vetëm një komision. Dhe dënuan vetëm një grua si Nexhmije Hoxha. Dhe këtë për filxhan kafesh. Jo krime kundër njerëzimit. Madje vazhdojnë me mburrje me teoritë e atyre që hanë paçe e pilaf në mëngjes, se, po luftojnë komunizmin duke e demaskuar keq. Me epitete si zonja e zezë etj. Përmes këtyre paçepilafistave ose xhonkomunistat e rinj. Këtyre xhonkomunistave me këto komisione treçerekshekullore, gjoja hetimi për korrupsion në administratë. Dhe që vrapojnë të hedhin karafila po njësoj, mbi Dritëroin, Lasgushin, Fishtën, Koliqin, Camajn etj. Por vetëm pas vdekjes ama. Ndërsa paralelisht shtyjnë urat e tyre në vazhdimin e luftës frontale mes disidentëve të njëjtit lloj.

Ku i bën karshillëk kohës me një provincializëm uni një bir oborri. Dhe shqiptarët magjepsen duke besuar se po ndertojnë demokracinë. Jo, jo aspak! Demokraci po ndërtojnë rumunët që nuk po lëvizin nga sheshi. Pasi nuk e pranojnë fakti edhe kështu edhe ashtu.Dritëroi vdiq komunist me mëkatet e kohës. Dhe të tiat bashkë. Për aq sa i takon në atë bashkëstrategji të luftës së klasave apo të tjera. Dhe do pranonte me qejf dënimin. Atë dënim të cilin Lasgush Poradeci i madh e përfshinte nën përemrin Ne, poetët jemi fajtorë. Ia ka thënë Ismailit, e keni tek Ftesë në Studio.Komunist vdiq edhe Petro Marko. Fashist Gabriele D’Annunzio në Itali. Socialist Pablo Neruda në Kili etj.Ashtu si edhe plot zëra të tjerë tek ne me bindje krahësh. Fitimtarësh dhe të mundurish.Po si i bëhet halli që në atë aparat shfarosje, dosjexhinjsh, kapterrash, sekretarësh, prokurorësh. Që edhe sot e kësaj dite flasin se gjithçka e kanë bërë konform ligjeve të shtetit, Kushtetutës së vendit. Nga ai aparat kërkash që kanë yshtur një politikë denigrimi shqiptari karshi shqiptarit. Dhe fërkojnë duart kur bijtë e nomeklaturës merren me firot e Agollit. Me mëkatet e artistëve midis njëri-tjetrit. Dhe përballë ne që harbojmë si të dehur seksualisht. E harrojmë mëkatet apo shfarosjen e klerit katolik. Pikërisht prej këtyre baballarëve të sejmenëve që ne sot i votojmë. Këtyre që i hedhin karafila poetit mëkatar. Pastaj shkojnë e dalin studiove, fitimtarë.Dhe me të drejtë. Shfarosja e katoliçizmit nuk ka marrë as sot shpagim. Kushedi, edhe atje poshtë. Ose në botën matanë, Enveri u zgërdhihet klerikëve, françeskanëve të Shkodër loce. Se bukur fort, i ka futur në një amulli si ajo e kohës, kur gjysma donin Dovletin . Dhe gjysma mëvetësinë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, që ka nisur, Vrulli i përbaltjes

Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë

February 5, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja

Libra e vetme/

Libra është një forcë e re politike në Shqipëri.Nuk e di, por krahas atyre që e themeluan mund të jem edhe unë që besoj në domosdoshmërinë e prurjeve të reja programore e politike në vendin tonë.

E bën shumë vende të rajonit. Italia përshembull më 2009 me një komedian si Beppe Grillo. Me një Bloger që shpërndante në internet idealet e lëvizjes V. Një shkurtim i shprehjes (vaffanculo). Kuptimin e së cilës, shqiptarët e dinë shumë mirë. Pasi e kanë italishten, por edhe gjuhët e tjera përreth. Një sqimë natyrale prej fatit të muhaxhirit.

Në fund të fundit qe një zbrasjes shpirtërore tipike italiane karshi politikës në vendin e tyre përmes partive tradicionale.Lëvizja V deri më tani nuk e ka marr dot pushtetin. Ose idealet e reja nuk e kanë kapur mundësinë të qeverisnin. Megjithatë në zgjedhjet e fundit (2013) fituan rreth 109 deputetë. Ose 25% të parlamentit italian. Dhe u radhitën si forca e tretë në vend. Duke e shkundur seriozisht Italinë politike.

Por e bëri të mundur Greqia me Aleksi Cipras-in dhe me Syrizan e tij. Me atë që italianët e quanin si shenjti i dëshpëruarve. Që domethënë zbythi klasën tradicionale. Por me një V të madhe ama. Sot Greqia nuk ka dalë akoma nga kriza financiare. Por të paktën njerëzve iu kthye besimi. Pushuan së protestuari. Dhe morën nga brezat pasardhës, si garanci, një krenari kombëtare. Përmes faktit që një çunak, publikisht depozitoi në një kasë kursimesh monedhat e mbledhura për një vit. Si e si që qevritarët të mos shisnin copa tokash. Apo ishujsh.

E bëri edhe Amerika me manjatin e bizneseve Donald Trump duke zbythur mëndjet e mbushura të politikës. Të bindur se arti i të drejtuarit të shtetit i përkiste sojit të bushëve e klintonëve.

E thënë me pak fjalë, ndryshimin e ka të domosdoshëm edhe natyra. E jo më qënia njerëzore.

Megjithatë ndryshe nga forcat e tjera politike…

Një PD tashmë autokrate. Ku dominojnë blogët e fëmijëve miliarderë. Me betejat e shitura të hapjes së dosjeve apo luftën e fallco të antikomunizmit. Me dëmshpërblimet gjysmake. Me platformat e natyrës së reformës agrare si 7501. Me liberalizimin i informalitetit etj.

Një PS radikale në pushtet. Që vetëm lyp lëmoshë nga një diktator Turqie për synetllëqe, ndërtime xhamish, e aeroportesh. Që do të mbahet mend për shkatërrimin e Lazaratit me parrullën e baballarëve që, 1 bie por qindra e mijra ngrihen. Ndaj sot kemi një Shqipëri totalisht kanabiste.

Që do të mbahet mend për veshjen e krimit me kostum onorifik. Si qytetar të parë. Apo si ligjëvënës popullor etj.

Dhe për më keq, për justifikimin e 1 milion votave me fjalët se në Shqipëri nuk ka specialistë. Shqiptarët janë dembelë, nuk e duan të punën etj.

Një LSI oportuniste që depositon me qejf gjithë mbetjet e të dy krahëve. Parti e cila forcohet përmes përllogaritjeve të sistemeve elektorale tashmë të dështuara. Duke punuar shumë fort për sisteminin në administratë të militantëve.

Duke dëshmuar ashiqare se ne asnjëherë nuk kemi për të bërë shtet.

I ka ardhur radha Shqipërisë? Ta prishi traditën e dështuar.

Patjetër që po. Kjo është Libra. Ndofta sfida sociale.

Deri më sot, sado që janë përpjekur të hiqen bashkëkohore, partitë e traditës. Nëse mund t’i quajmë kështu tashmë.

Kanë pasur programe të ngarkuara. Jo me projekte për përmisimin e jetës. Por për luftë karshi njëri-tjetrit. Si të thuash ka dominuar më shumë ideollogjia. Akuza dhe vetëm akuza. Ndaj sot shqiptarët vazhdojnë në një betejë të pashpresë lufte fjalësh me ballista, komunista, zogistë etj.

Shkurt nuk e di, a keni ndjerë ndopak pajtimin kombëtar.Kaq të domosdoshëm. A besimin dhe respektin për njëri-tjetrin.

Asesiiiiiiiiiii…..

Jetojmë në një vend ku mjerimin shoqëror është përjekur ta mundi emigrimi, jo forcat qeverisëse.

Pak gjëra janë për tu theksuar për Libran. Por thelbësore dhe të domosdoshme.

-Të vetëm në zgjedhje. Sfidues.

-Paga e detyrueshme mininale për çdo punëdhënës.

-Zgjedhje të presidentit nga populli.

-Heqja e konçesioneve në shëndetësinë tonë turpi i botës.

-Por mbi të gjitha krijimin e një Fondi Kombëtar për investime në vend. Që nëse e kuptojë drejtë… do na heqi atë lypësinë e dekadave. Qoftë për të ndërtuar edhe një kishë apo xhami….

Votoni programet që sjellin progres ekonomik. Vetëm fuqizimi ekonomik i familjes shqiptare. Rritja e mirëqënies do bëj të mundur atë që nuk e ka bërë deri më sot ideollogjia.

Ardhja në pushtet duke pështyrë njëri-tjetrin.

Votoni dhe u rrini në kokë. Nuk ua mbajtën fjalën, zbythini.

Ka plot të tjerë që mund të qeverisin. Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë. Ka plot nëna Shqipëria jonë.

Plot…

Filed Under: Opinion Tagged With: e vetme ne zgjedhje, Ilir Levonja, libra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT