• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Terror dhe solidaritet

June 29, 2016 by dgreca

(Përciptas mbi sulmet e Stambollit dhe kurdët si etni)/

Nga Ilir Levonja-Florida/

Ndërsa është një luftë e frikshme. Dhe ai që udhëton aeroporteve e ndjen i pari se sa e pasigurtë është jeta. Se sa e brishtë është liria. Ka edhe një makth njerëzor. Aktin terrorist. Ndaj shpesh shikon me dyshim çdo individ që i fshik bërrylin apo të ulet pranë. Çantën e tij apo asaj, laptopin. Dhe sidomos kur janë veshur sipas traditës myslimane, me kokën mbuluar etj.
Në përgjithësi luftrat janë të padrejta, sa kohë që ka viktima njerëzish. Por luftrat terroriste të natyrës kamikaze etj. Janë dyfish të tilla. Pasi për arsye absurde marrim më qafë njerëz të rastit. Ata që i përkasin lirshmërisë së jetës. Dëshirës, mundësisë, prioritetit për t’iu gjëndur njëri-tjetrit. Dhe për të parë shoqi-shoqin etj.
Eshtë një luftë e fëlliqur thjesht ta mendosh se për faktin që nuk çfarë i bën atyre brenda dritareve të mbrojtura nga radarë e truproja, i bie udhëtarit të thjesht. Eshtë e fëlliqur edhe sepse merr jetë që nuk i bëjnë dobi çështjes. Sado madhore të jetë ajo. Por thellojnë hendekun e mentalitetin midis popujve.
Këtë e bënë për aq kaq vite ishullorët e Britanisë. Apo baskët e gadishullit iberik etj. Megjithatë rezultatet kanë ardhur në rrugë të tjera.
Por janë disa çështje që shpesh kalohen me kollajllëk edhe nga opinioni mbarë qytetarë. I cili shpesh toleron pushtetin e vendit që i përket. Në dështimet e njëpasnjëshme në lidhje me etnitë, konsolidimin e bashkëpunimit etj.
Sot një agjensi botërore lajmesh si ajo francezja, AFP jep një kronologji të detajuar nga shpërthimet e këtyre viteve të fundit në Stamboll. Aty shfaqen grupe armene, kurde, shteti islamik i kohëve të fundit, Al Qaeda etj.
Ndërkohë gazeta me e madhe turke, madje dhe e pavaruar, Hyrriet.
Shpreh një lloj qejfmbetje përse bota nuk solidarizohet po njësoj edhe me Turqinë, ashtu sikur me Francën dhe Belgjikën pak muaj më parë.
Ndërkohë që për një ose dy arsye shoh që edhe shumë shqiptarë, me ”dashuri” të madhe për Turqinë. Ndjehen po kaq të indinjuar karshi mos solidarizimit të opinionit me shtetin turk, sa kam frikë se pas disa vitesh, do kemi një lloj fronti i cili do kërkojë njohjen e ndonjë komuniteti etnik me mbështjen e babës nga Stambolli.
E para, situata mes Turqisë dhe Francës apo Belgjikës i përket një pikëvështrimi diametralisht të kundër. Në Francë dhe Belgjikë është e gjithë bota. Dhe me të drejta apo privilegje të barabarta të qytetarit të tyre. Kanë ngritur dhe objektet e kultit. Ndjekin ritet dhe i bërtasin francezit sikur të jenë në shtëpinë e tyre. Kurse e kundërta ndodh në vendet nga ata vijnë.
Në këtë raport të padrejtë, nderimi si ndaj francezit apo belgjianit. Dhe shtetit përkatës është i drejtë.
Kurse në rastin e Turqisë, solidariteti është vetëm me jetët, me njerëzit e thjesht. Me ata të pafajshëm që gjënden në rrjedhën e jetës së tyre. Të së përditshmes etj. Por asesi me shtetin turk që vetëm çështja kurde. Apo genocidet armene etj. E bëjnë një fajtor të përjetshëm karshi njerëzimit.
Lista e AFP-së dominohet nga çështja kurde.
Sot në Turqi jetojnë rreth 20% e Kurdistanit. Këti trualli etnik të copëtuar në 5 shtete. Me rreth 35 milion banorë. Gjykojeni vet pra se sa territor i ka rrëmbyer Turqia. Janë një komb i madh. Madje që sot, sidomos pjesa e Irakut verior që po përballon e vetme luftën me shtetin Islamik, ISIS, në Sirinë e shkatërruar. Janë një lloj autonomie në Irak që asnjëherë nuk e patën as shqiptarët nën Turqinë, as nën Serbinë. Një lloj republike që ia ka kaluar nga zhvillimi dhe progresi edhe vet Irakut. Dhe padiskutim vendeve në rajon. Dhe që pas një parashikimi të analistëve të ndryshëm, të ndërgjegjësuar nga faktori kurd, por edhe departamentit të shtetit amerikan, në vitin 2030 Kurdistani do jetë shtet i pavarur.
Tani a është e drejtë lufta e këtyre terroristëve. Asesi.
Unë shpesh bërtas, përse nuk i bini shtetit, shtetarëve. Përse njerëzve të thjeshtë? Por terrori nuk lufton me logjikën e pacifistit.
Asaj atij që i tregon shtetit të vet se, e drejta e vetvendosjes është sot privilegj njerëzor i një pakice. Po si i bëhet halli më, kur flasim për një komb me 35 deri në 40 milion banorë?
Mund ta kthejmë nga të gjitha anët.
Këto janë fatkeqësitë e trashëguara nga perandoritë, luftrat e pamëshirmë. Por sidomos e njerëzve shtetarë që zgjidhen duke vjedhur, shtypur, vrarë. Si e si të mbajnë gjallë perandorinë e tyre.
Dhe një rast i freskët është Asadi i Sirisë. Por nuk rri më mbrapa edhe pashai modern i Turqisë, ky me emrin Erdogan.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Terror dhe solidaritet

Ku janë paratë e novoselasve

June 28, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Në Novoselë të Vlorës, ka indinjatë. Kjo sipas emisionit Stop, data e sotshme. Një grup ish të përmbytyrish, nga viti i kaluar, nuk kanë marrë dëmshpërblimin e plot financiar. Ose kanë marrë nga një gotë limonatë. Kjo ka domethënien nga 100 merr 01. Preteksi, këstet, etj. Në mes është edhe rutina e përjetshme shqiptare, burokracia e zyrave.

Nga ana tjetër po sot në Tiranë, lajmet e televizioneve transemtonin po një indinjatë qytetare. Mungesa, ose brengzgjatja. Plasja e buzës. Ndihma sociale e muajit, akoma e pamarrë, për personat me aftësi të kufizuara, invalidët.
Justfikimi, nuk ka lek etj. Por do i marrin.
Megjithatë ka një kërkesë pyetje? Ku shkojnë këto para? Ku janë lekët?
Mua më rri në kokë akoma ajo vjaza nga Fushë Preza, që zvarritej nëpër shtëpi. I kishin ndërprerë ndihmën sociale.
Ajo kishte një ëndërr. Dhe sillej nëpër shtëpi zvarrë.
Çfarë mund të thuash?
Disa mund të mendojnë se është fati i keq.
Ndërsa disa mund të lotojnë. Janë gjëra të jetës etj.
Por nëse nuk rritet numri i atyre që u skuqet faqja për dështimin tonë. Atëherë vendin e ka përfshirë kriza e identitetit njerëzor.
Megjithatë atij qytetari nga Novosela po i them se patratë e tua i ka përlarë nderi dhe favori. Llojrat e vendimeve qeveritare të tipit të tillë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016” dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 katër milionë e tetëqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
____________________

Këto janë ato vendimet VKM, varja. Jo varja hejben. Por varja kolektive në litar. Pasi janë mollë e ndalueme për ty dhe sojin e atyre që rrinë radhë. Ty të rriotë uji i Vjosës, që të përfshiu gjithçka.
Gjithçka nga krahlët e tregut të vuajtjeve të zeza, rrugëve të Europës. Herë i përzënë me fshesë, e herë me dhunën psikologjike të shqiptarit kusar. Dhe, pikërisht ata që ta dhanë këtë damkë, i bëre kryetarë bashkish e shefa rajonesh.
Shqipërisë i duhet të kurojë plagët e hirearkisë së saj, jo të popullit të saj.
Edhe sot kam të gjallë fytyrën e një miku tim që kishte nevojë për transplant. Një arsimtari…, por ai se pati privilegj. Shtetari i kohës tha, se, shteti nuk parashikon me ligj raste të tilla. Pashë lot që më janë ngurtësuar edhe sot e kësaj dite. Pasi qe zhgënjimi i njeriut që besonte tek të drejtat civile nën një shtet të ashtuquajtur demokratik.
Por nuk është ashtu, të gjitha janë demagogji dhe farsa të trashëguara nga diktatura. Dhe mendësia e bijëve nga ajo mitër.
Gju më gju me popullin për t’ja futur popullit.
Eshtë e hidhët, dhe më vjen keq që e përdorë si shembull rastin në fjalë. Por hirearkisë i duhet për meritat e çantës me plot të zeza nga diktatura e këtej. Kurse populli pret. Nuk e di se si ta shpjegojë ndryshe, mbase një mendje më thotë se kjo ndihmë monetare, do na sjelli edhe shpagimin. Pasi, thonë, se, kur njeriu i afrohet botës matanë. Kur kalon kohë të vështira ndërgjegjësohet. Dhe i kërkon llogari të shkuarës. I hapet njerëzimit, apo popullit të tij.
Por nuk besojë.
Këto janë ato vendimet kur ne lëshojmë dhe themi, hajde se është për shëndetin. Edhe pse historia dhe përvoja e këtij shëndeti, është një e shkuar plot mëkate. Por mëkati më i madh është indeferenca jonë kur lejojmë ekzistencën e ligjeve të tilla. Apo vendimeve të tilla, të cilat nuk janë asgjë tjetër, veçse vetvrasja jonë.
Dhe aq më tepër kur mburremi me shendëtësi falas, me prezencën e shtetit etj.
Mëhallat tona janë plot plagë, plot dhimbje, plot sëmundje, plot lëngime. E megjithatë VKM-të janë bërë vetëm për hirearkinë.
Dhe ju pyesni se ku shkuan paratë tuaja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Ku janë, paratë e novoselasve

Anglia kjo fatkeqësi e madhe

June 24, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nuk e dija që për ne shqiptarët shtetarë, dalja e Anglisë nga Europa, qënka një fatkeqësi kaq e madhe. Si popull e besoj, pasi prej shekujsh e kemi ëndërruar perëndimin. Ama veç si emigrantë, si të arratisur, refugjatë politikë apo ekonomikë etj. Veçse asnjëherë si anëtarë përmes pasaportës së shtetit tonë. Si kontribues normal në zhvillimin dhe ekzistencën e uninonit ku zoti na i dha si rrisk jetën dhe ekzistencën e tonë.
Por është e gjitha një shpifësirë kur shikon se si me një zell parlamentar, nga kultura jonë me tenxhere të gërrryra, me rërë apo shuka telash të sertë, t’i tregojmë ishullit të atlantikut verior se çfarë gjëmë e vetmisë së madhe do ta gjejë. Ose t’i tregojmë atë përrallën e ndarjen së deles nga tufa, që e ha ujku vigjilent.
Pikërisht vendit, që i vetëm pushtoi globin duke dalë nga shtëpia thjesht me një kaoke me vela. Vendit që iu imponua njerëzimit me kulturën dhe të tjera doke. Aq sot 99.99% e globit operon me gjuhën e tij. Ndofta të vetmit që i treguan botës dhe ia demonstruan asaj se edhe pushtimi është një demokraci me vetvendosje. Unë kam prekur plot koloni të saja, deri në skajin e karaibeve. Aty ku proçesi i vetvendosjes dëshmon qartë, në dy fytyra. Anglisë kolonizatore dhe hirearkive të autorëve revolucionarë.
Një dasim si të thuash sikur me pa sot Havanën e Kubës, karshi New York-ut të njerëzimit.
Por kjo është një histori më vete.
E tashmja është plotësisht një zhvillim nomral demokratik. Dhe e drejta e refendumit është pikërisht forca e vetvendosjes prej popullit.
Padronit të vetëm të demokracisë. Koncepte që tek ne janë privilegje vetëm të një grupi njerëzish.
Vini re një fakt, nga 1990 e deri sot. Kohë e krahasueshme midis demokracive tona. Se sa të pakrahasueshme janë daljet politike qoftë nga laburistët, qoftë nga konservatorët. Përshembull Toni Bler nuk e kishte problem të bëhej një ish. Ashtu sikur edhe Gordon Braun etj. Apo sot, ky Kameron që i thotë qytetarëve se Britania ka nevojë për një lidership të ri në politikë.
Kush vall nga këta mynxyrmëdhenjtë, pashallarët tanë, që u djeg sot kaq shumë…, dalja e Anglisë nga uninioni europian, do ta bënte këtë? Vetëm të mendosh se si zgjidhet një përfaqësues i popullit në dhomën e komunave. Apo se si zgjidhet kryetari i laburistëve e konservatorëve, të vjen për të vjell kur kujton referendumin Edi Ramës, pak muaj më parë, karshi një ishulli si Ben Blushi.
Aty e ca muaj më parë, ndihmës britanike prej 1.2 miliardëve stërlina, për vendet si Shqipëria, Turqia etj. Iu pre me forcë vote rruga e para të taksa paguesve anglezë, drejt vrimave të zeza. Ky fond i parashtruar si për rregullimin e legjslacionit të këtyre vendeve, në raport me uninion, kishte një argument të fortë. Ndihmën sociale, luftën kundër kancerit, mirëmbajtjen e rrugëve në Angli. Dhe me të drejtë. Janë plagë të mëdha që i përkasin njerëzit. Afërmendsh nuk ka asgjë të keqe kur mendon se tjetri do të rregullojë për së pari jetën e tij. Dhe vendin e tij. Pasi është paraja e tyre. Dhe nga ana tjetër nuk kanë reshtur si dhëni dorën njerëzit. Por në Ballkanin e pashallarëve, që i kanë kthyer vendet e tyre në vrima të zeza parash. U duket sot e pakonceptueshme dalja e ishullit më vete. Ndaj ka zënë e japin kujën. Nuk ngopen se përpiri fonde. Nuk ngopen së luftuari njëri-tjetrin për tu anëtarësuar.
Dhe ndoshta edhe nga këto fonde të mbushin rrugët e vendit me ngjyrën e kuqe. Edhe pse janë një dështim total i vetvetes dhe vendit.
Po a e dini se ku e ka shpjegimin kjo edukatë e mbrapshtë. Tek fakti i thjeshtë dhe tepër i qartë. Kushdo që mendon se është politikan i mirëfilltë dhe i pazevendësueshëm, bën pronë të vetën jo politikën, por popullin e tij. Kameruni nuk është i tillë. Dhe jo vetëm ai.
Sot rrjetet sociale gjëmojnë me ironi therëse, karshi lidershipit tonë dhe atij anglez. Kjo ndofta është ironia më e bukur, por dhe më e pameritura për ne. Ndaj le të gjykojmë se fjalët e Dejvid Kamerunit, për një lidership të ri politik, më shumë se Anglisë i duhet ishullit të copëtuar shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Anglia, Ilir Levonja, kjo fatkeqësi e madhe

Anjeza, një edukatore që i duhet Kuvendit

June 21, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nëse doni të mësoni se deri ku arrin larmia e të sharit në gjuhën shqipe, gjerësinë leksikore tonën, ofshamën e të gëdëpurit shqip etj…, ndiqni këtë link: Kopshti Diren, Anjeza Shabani një MONSTËR. Eshtë një bukuri e ekzgjareuar epitetesh apo poronomesh, siç i themi ne, shqip fare. Eshtë një stuhi e mrekullueshme, sa e ka elektrizuar të gjithë internetin e botës e shqiptare. U harruan fare heronjtë e rinj të pasaportave diplomatike. Ata që na veshën kuq e zi. Dhe na dhanë privilegjin histori që pas 85 viteve të jemi pjesëmarrës në një kompeticion të madh europian. Apo të kthejmë sadopak revanshin e rezultateve të dhunshme të Rumanisë karshi nesh. apo që e ka sheshuar këtë pritshmërinë e sotshme karshi rezultateve të Gjermanisë, Italisë e Turqisë. Që ia ka bërë në kokë reformës më jetike për shtetin dhe shqiptarët asaj që i tejkaloi disa herë etapat e shtatëzanisë.

Eshtë një fjalor i mrekullueshëm, që fillon e mbaron me pështyma, bushtër, monstër, kurbë, baxhello. Në burg u kalbsh, filiqajkë. (këtë se kisha dëgjuar ndonjëherë.) O kurvë, plehrë dhe degjeneruar, njerkë katile, femër pa shpirt, tu thaftë mitra, buqe, bishë e egër.
Me që ra fjala tek kjo, puna e buqes. Kam njohur vite më parë këtu në Amerikë një vajzë të re me prindër babain shqiptar dhe nënën irlandeze. Po a, di ndonjë gjë shqip?, e pyta. Ma ktheu sigurisht që di. Dinte të gjithë ato më mënxyrat. Dhe ishte e marrosur pas fjalës buqe. Kështu i thoshte babi, mamit, sa herë që ziheshin, më tha ajo dhe qeshi e kënaqur. Kjo ishte e kuptueshme, këtë pasuri leksikore e kish përvetësuar nga grindjet dhe shërret e prindërve, që tashmë janë të divorcuar. Dhe kur i them ndonjë gjë, ajo ma kthen, ju shqiptarët buqe jeni vetë.
Çfarë lidhje kanë të gjitha këto.
Ekzagjerimi i tepruar. Dhe si ngahera çudia se si është e mundur që edukatoret, mësuesit etj rrahin fëmijët tanë. Ne të gjithë vimë nga një kulturë rrahje. Madje e themi me mburrje se druri ka dalë nga xheneti. Dhe nga ana tjetër, edhe pse jemi hapur me perëndimin, kemi një lloj nostalgjie aq sa me zor ndahemi nga ato vese që i kritikojmë. Si të thuash, shajmë diktatin dhe vdesim më pas te jemi diktues, ose imponues mbi të drejtën e vtes, jo të shoqërisë në përgjithësi. Kemi nxjerrë aq edukatorë, aq arsimtarë, aq më the e të thashë sa përgjegjësia e prefosionit, testimet e liçensimit dhe provat e karakterit i kemi varrosur me kohë. Kemi një mori edukatoresh që postojnë plot qejfe foto e statute që ta shpifin me elokuencën e fjalës. Aq sa u japin gjithë qejf ë fundore edhe foljeve ndihmëse jam dhe kam. Dhe që plot triumf deklamojnë diploma të marra në 3 muaj. Që i thonë profesionist dhe gjynahqarit, o poç, rri urtë. Pasi partia të bën gjithçka. Edhe Zot.
Kjo histori është e çuditshme ndër ne, edhe për një fakt tjetër.
Jo larg, por sot herët në mëngjes, kontrollori i shtetit njofton për kapjen deri në kockë të administrasë nga korrupsioni. Megjithatë ne harbojmë karshi Anjezës. Edhe mes nesh ka me mijra Anjeza. Dhe askush nuk e shikon një të tillë brenda vetes. Askush nuk e ndjen një farë përgjëgjesie, por vetëm zell për tu shfryrë karshi saj.
Unë do thosha, që përpara se të çoni këtë Anjezën në zenitin e mallkimeve. Bëni mirë ta çoni ca ditë në Kuvendin e shqiptarëve.
Ju garantojë se fotot apo video me pickime e shpulla. Do ju argëtojë e do ndërgjegjësojë më shumë se kjo që po na prish gojën.
Dhe po na mban akoma në detin e gjynahut.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Anjeza, Ilir Levonja, një edukatore, që i duhet Kuvendit

Djegia e mandateve

June 20, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/Florida/

A ja vlen kjo djegia e mandateve nga ana PD-së? E cila si veprim po konsiderohet si një kërcënim i Lulëzim Bashës ndaj Amerikës.
Unë them se po. Dhe nëse Basha e ka seriozisht, do i heq kapelen.
Eshtë një nga Kuvendet më të dobët, më të pamerituarit për një popull. Dhe një nismë e tillë është një sfidë e madhe e një force politike. Një sfidë që do t’i shkonte aq shumë për shtat PD-së si një forcë e ndryshimeve të mëdha shoqërore tek ne.
Por nga ana tjetër opozitarzmi në Kuvend, pa kryetarin e partisë, është një performancë jo e plotë e zhvillimeve poltike për një vend. Gjë që ka sjellur sot atë aludimin e dy kokave brenda PD-së. Kjo ka treguar edhe një lloj tipari të mangët të njshave tanë, në lidhje me karriken e pushteti. Ndërkohë kur egoja politike e një force të vërtetë, fillon në sallën e Kuvendit. Njëshat tanë, (këtu përfshihesh edhe ti) kanë vlerësuar më shumë karriken se sa parësoren e postit të liderit. Nuk mund të jesh lider i mirëfilltë nga karrika e Bashkisë.
Tjetër gjë që doja të theksoja nga kjo inisiativë e madhe dhe e domosdoshme. E cila do sjelli edhe një ndjesë po kaq të madhe dhe të nevojshme për anëtarin, militantin, apo sipmatizantin e djathtë. Të cilin për shkak të aleancave me paraqitjen e një treni me vagonë të lodhur, të dalë boje etj…,na u desh t’i lëmë në një radhë pritje të kahershme. Do thoja të pamerituar. Kjo me preteksin se vetëm kështu mund të fitohen zgjedhjet. Koha vertetoi, biles shumë shpejt se këta vagonë të lodhur janë sot pjesë e pozitës. Si të thuash që ne, me qejfin më të madh, i dhamë pushtetit oksigjen. Ndërkohë që zhvleftësuam vetveten.
Sado demokrat të hiqet dikush, nga këto vagonë të lodhur, qofshin edhe parti të djathta, janë shifrat ato që flasin. Dhe kur këto shifra rrinë aty-aty sa për t’i shërbyer një individi. Sot e përjetësisht…, përshembull një tipi si Nard Ndoka. Që në opinionin tonë tashmë është një figurë e batutave dhe e humorit plot ironi për demokracinë shqiptare. A mund të kemi kësisoj opozitën e domosdshme? Një zgjedhje që lë shumë për të dëshiruar.
Pra, është një regres i mirëfilltë politik, i cili nuk dëmton vetëm të djathtën, por edhe vendin në përgjithësi.
Të drejtat e vendimarrjes për shqiptarët nuk kanë pse të jenë privilegj gjysmë shekullor i katër, pesë apo dhjetë emrave.
Kjo është absurde. Dhe me që përmenda Ndokën, i kemi dhënë pushtet absolut Rilindjes së Edi Ramës dhe rehatllëk qeverisës LSI-së. Ndërkohë siç e thashë, po vdesim elementin tonë të ri. Intelektualët, ata simpatizantë që duan të jenë më shumë se një votë. Më shumë se një dorë e ngritur lart. Duan të jenë një mëndje më shumë. Dhe me ide më të qarta se Ndoka etj.
Ata intelektualë të rinj, të cilët po na durojnë me një zell shembullor më shumë se sa ai i nevojshmi.
Ne e kemi hambarin plot me intelektualë të rinj. E plot me vizion, plot me ajër të ri. Hambar që në raport me aleancat që përfituan Bashkinë e Rrogozhinës, është padiskutim një keqardhje për një dështim të madh poltikë. Këto elementë, ky hambar, do i kishte dhënë sot politikës dhe vendit tonë shërbimin e duhur ose frymëdhënës aq të domosdoshme për ne. Pra normalitetin e demokracive të tjera përreth nesh.
Por ne nuk e bëm. Ndaj e konsiderojë sot, djegien e mandateve si një hap përpara. Jo një kërcënim karshi Amerikës. Por një ndjesë të madhe karshi atyre që janë investuar shpirtërisht dhe me votë për kaq e aq vite.
Sot lexova një tjetër vagon të lodhur. Dhe ky nga këto aleanca…, autorë kamerash të fshehta. Një tip që për inate personale u kërkon njerëzve të vriten. Si e si të përmbushi atë kënaqësinë perverse të atij soji individi që dështimin personal e përmbush përmes dëshirave të një manjaku femrash. Ky sot të akuzoi se ti nuk ke histori politike. Nëse është kështu akoma më mirë. Pasi ajo e tija, e cila sot udhëheq konceptet politike të vendit tonë, është e gjitha një buzëplasje. Një luftë e ashpër intrigash brenda sojit. Sojit të arkitektëve të dhunës dhe të vrasjeve, të asgjesimit të njëri-tjetrit. Jo kundërshtarëve të mirëfilltë politikë. Dhe ne si komb me zemër të madhe, e bëm edhe këtë gabim në fillimet tona. Quajtëm vrasësit e njëri-tjetrit kundërshtarë politikë. Në fakt ata ishin të gjithë bashkëautorë të makinerisë së ndëshkimit dhe luftës së klasave. Ndryshe nuk ka si shpjegohet tjetër, që në njëzetë e pesë vite demokraci, sërish vlon lufta e llojit brenda llojit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që jemi një vend i marrë peng.
Pra e thënë më shkoqur, kjo djegia e mandateve do të ndihmonte edhe të majtën. Aktualisht është më e përdhosur se kurrë më parë, në historinë e saj njëzetë e pesë vjeçare. Aq sa qosheve të shtypit aludojnë dhe ëndërrojnë një rikthim të Fatos Nanos. Duke qënë se e dua shumë vendin tim, u them sot shqiptarëve, qofshin këta të majtë apo të djathtë…, vetëm mbetjet urbane riciklohen. Dhe, asesi ato njerëzoret, sidomos nga politika.
Ndaj po këmbëngul dhe e quaj kaq me vlerë këtë…, djegien e mandateve. Do jetë ndofta, fillimi i duhur i një demokracie të vërtetë.
Ndaj bëjeni.

Filed Under: Opinion Tagged With: Djegia e mandateve, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT