Nga Ilir LEVONJA/ Eshtë bërë virale në internet një video ku disa qeveritarë shqiptarë darkojnë në një restorant në Dubai. Po pse ore si i dini qeveritarët tuaj ju, të varfër? Nuk kanë lekë sa për të ngrënë një drekë a një darkë në Dubai? I ngatërroni me veten ju që mezi shkoni një fundjavë në ndonjë lokal fshati? Se jo për gjë por kohët e fundit, jeni bërë dhe shumë bio. E doni gjithçka bio. Si kujtoni se nuk kanë lekë të shkojnë deri në Dubai ata? Nuk kanë me çfarë të ikin? Ta porosisin një tavolinë ku deri femrat me gjak të pastër arab të dredhin belin sipër tavolinës. Po ju paskeni mbaruar. Kaq fisnikë i dini ata sa me të vërtetë nuk kanë nga bredhin nëpër lindjen e mesme a të largët. Ata po i ha të gjallë euro-ja dhe dollari, leku kurse ju uji, mola, tërmeti, covidi, grindja. U rrofshin mëritë me njëri-tjetrin. Aq sa shqyheni edhe për firot dhe arritjet e Donald Trumpit në Amerikë. Dhe çfarë është për t’u theksuar ka të bëj me atë që mirë rrjeti bën humor, se në fund të fundit përkon edhe me një situatë përmbytjesh, ajo gangrena tashmë 30 vjeçare e mbi mungesën e investimeve në shtratifikimin e lumenjëve dhe kanaleve kulluese a hidrovorëve. Kurrë nuk e kuptuan se sa i rëndësishëm është një planifikim i tillë mbarë kombëtar sidomos për zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Me faktin që plot qytetarë presin akoma për t’ju ndërtuar shtëpia nga tërmeti i dimrit të 2019-ës, për më keq që përkon me situatën e rëndë të pandemisë, me urdhëresat për shtet rrethim, për mbyllje pas orës 8 a 10. Me korrupsionin në investime ku për më keq akoma asfalti thyehet e del si copa çokollatash, pra cilësia e dobët e investimeve fasadë. Dhe mirë rrjetet sociale, po kërcen kryeministri e debaton me njerëzit në faqen e tij në fb. U hakërrohet që një i tretë ua ka paguar shpenzimet. I duket për mburrje që një i tretë të paguan, një tretë të ndërton rrugë, spitale. Kurse ti vetëm gërrvërr me qytetarët. Gati të na mbysi dhe mirë e ka se ne i dimë ministrat tanë kothere. Për gjynaf, të shkretët. Nuk e kanë bërë milionin e eurovë për kokë personi në familje akoma. Se sa të mbulon një i tretë e dinë mirë shumë nga ata që janë pjesëmarrës në samite, a, work shop-e. Madje pijet alkolike janë komplet jashtë standartit. Dhe kush e porosit e ka nga xhepi sa nuk e luan topi. Për më keq akoma kur thua nga një i tretë, sepse do të thotë që je i kapur pasi ai që po të paguan shpenzimet do mbrapsht një tender. Për më keq akoma kur dalin shtypistat me xhel në kokë dhe ulërasin se, çfarë do hanë qeveritarët, suflaqe? Mirë e ka se, ne i dimë akoma kothere qeveritarët tanë. Pastaj janë qeveritarë ata, ”dinjiteti” i shtetit. Megjithëse ca javë më parë ndezën gjithë webet ku i kanë e ku nuk i kanë, si në Tiranë dhe Prishtinë për shpenzimet ditore të presidentes në detyrë të Kosovës, zonjës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Shqipëri. Ishin kaq modeste sa ta mendosh për titullin që mban dhe ata që i përkasin protokollit etj., të emocionon modestia e shtetarit tënd. Mirëpo shtypistat e Tiranës i quanin dramatike. Madje ulërinin megjithëse një shishe vere në Dubai mund të kushtoj sa gjysma e shpenzimeve ditore të presidentes Vjosa Osmani. Boll më për Zotin. Mos u kacafysni me fjalë me Edi Ramën se, nuk dini gjë fare. Aq fonde sa lëvrohen në Shqipëri, vendi ishte bërë njëqind herë. Por kush e beson.
Lëreni Trumpin, shikoni trapin tuaj!
Nga Ilir LEVONJA/
Çfarë ndodhi mbrëmë në Amerikë mori vulën e Kongresit. Tashmë Trump është një kapitull i mbyllur. Koha vertetoi se trampizmi apo egoja politike mund të tentoj të kafshoj edhe demokraci të forta. Mund të shpërbëj gjithçka që ke arritur, madje dhe statutin historik të demokracisë së konsoliduar, në pak orë. Por kjo nuk i përket vetëm radikalëve të mbrëmshën. Edhe atyre para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, pra Antifa-s, të majtës po aq radikale. Rrymat që në moton e lëvizjes se jeta e njerëzve me ngjyrë vlen po njësoj sa e të bardhëve, tensionuan rizgjedhjen e një presidenti si rrezik kombëtar. Madje lanë të kuptoje se po të rizgjidhej ky president mund të shpërthente edhe ndonjë luftë e re civile. Ndërsa në hollet e jetës e amerikane , shitore, stacione, institucione flitej deri me përbuzje për presidentin aktual. Efektin radikal po punonte po njësoj si corona vrastare e Kinës kontinentale. Ashtu sikundër nga radikalët e djathtë, bulçisnin në terminologji ekstremistësh të majtë, mbi rikthimin e socializmit në Amerikën e kapitalit të fortë. Kështuqë sot, i bie që çdo mendje a shpirt njerëzor amerikan nuk është aspak i pafaj. Kjo për faktin e thjeshtë se dozat me kripë si majtas dhe djathtas janë një rrezik real për rënien një shteti. Mirëpo ndërsa Amerika e e rigjen veten pasi ka balancë pushtetesh, ka vitalitetin social etj. Ka ta zëm kongresin, ku mund t’i thuhet stop çdo marrëzie a budallallepsje kalamajsh 80 vjeçarësh, a çdo ëndrre inatçore për forcimin e kultit të individit. A ka vallë Shqipëria jonë? Një vitalitet institucional të tillë? Për më tepër kur shikon sot se si një valë e tmerrshme radikale e majtë shqiptare, po shqyhen duke dënuar dhunën amerikane. Madje me foto të protestave të fundit. Një makineri e tmerrshme intelektuale që thyejnë gurë 24 orë mbi atë se çfarë bën një ”kriminel” si Berisha, Luli, Meta. Por kurrë nuk kanë fuqi të shohin se si përkulet shtetari i tyre gallof para një grupi jeniçerësh në sulltanatin e kokave të prera. Një gallof që shan perëndimin dhe Europën duke vrarë pikërisht atë që është prirja ndër shekuj e shoqërisë shqiptare. A kemi ne intelektual ta zëm të tipit Xhorxh Bush që u tha amerikanëve se ne nuk jemi republika e bananeve. Apo ka Lefterët dhe Nasipët, jeniçerët e konmplotit bëje për mua. A nuk ju vjen turp të merreni me Trump-in, me dhunën amerikane kur shikoni video të tilla me trapin tuaj me nasipët. Se është është të vësh duart në kokë kur merreni me dhunën amerikane dhe nuk shikoni fuqinë institucionale të sajën, fuqinë intelektuale. Bëjini krahasimin aty ku duhet jo tek memet me Berishën në xhamat e thyer të dyerve të Kongresit amerikan. Nuk ju tmerron kur shikoni ato çallma jeniçerësh që simbolizojnë jo pak, por 500 vjet dhunë, reprezalje, mizori. Nuk janë asgjë tjetër, por një konkludim i thjesht, ne nuk jemi çliruar akoma nga otomanët. Se plani për shpërndarjen, shpërbërjen, shfarosjen e kombit dhe racës shqiptare vazhdon.
Shqipëria buzëqesh dhe Shqipëria shkëmb graniti
Nga Ilir Levonja/
Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeveria ka siguruar vaksinën kundër covidit. Pra ministri i shëndetësisë, jo kryeministri. Thjesht brenda normave të protokollit të postit të tij u thotë qytetarëve se edhe shteti i Kosovës nuk ka mbetur mbrapa. E ka siguruar kontigjentin e parë, madje edhe disa shtesa. Kjo falë donacioneve. Kurse në Shqipëri, doli kryeministri. Madje herët duke shpotitur twieter-in dhe fb me etjen për vëmendje, më prisni në orën 12 të drekës, kam lajmin e madh. Vendi amë e ka universal kreministrin. Kosova nuk e ka problem, i ndërron fët e fët. Madje i ka të qarta dhe të ndara detyrat. Kurse i yni është universal. Tha çfarë tha, iu kthye edhe Europës, madje e quajti tradhtare. Sipas kokës së tij Europa ia kishte borxh Shqipërisë. Madje kjo Europë po vazhdon me pabesitë e njëpasnjëshme, nuk i çeli negociatat, nuk i jep ndihmë në vaksina. I hodhi dhe ata lakejt e oborrit të cilët i ushqen me përqindje tenderash. Filluan, po Italia pse nuk na i kthen borxhin, i dërguam mjekë në kulmin e pandemisë? Megjithëse pak muaj më parë u fry me fondet dhe kreditë e buta që Europa dha për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ndofta me ato fonde po bën pazar edhe për vaksinën. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është udhëheqësi i dytë që i kundërvihet Perëndimit. Enver Hoxha shkruajti disa libra në lidhje me imperializmin dhe kapitalizmin perëndimor. Dhe shqiptarët pavarsisht tallonave, thasëve të dokut, thoshin në kor, bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Në një farë mënyre besonin vërtetë në ato që thoshte Enveri. Sot Edi Rama po mbijetojn me të njëjtat mjete propoagandistike. Televizionet po çahen me portretin e tij të parruar dhe nevrik karshi Europës, Presidentit, opozitarizmit etj. Po çahen me pankarta luledielli ku sipas tij Shqipëria po buzëqesh. Po çahen me ambjentet stadiumesh megjithëse vaksina akoma nuk është prodhuar. Madje në rrjetet sociale janë bërë edhe listat se kush do vaksinohen të parët, sigurisht udhëheqja e lartë, bllokmenët, anëtarët e rilindjes, shtetarët me tesere, më pas opozita dhe në fund populli. Në gjithë këtë ”fitore” ramiste ka edhe ca vaksina për Kosovën. Loja me Kosovën është bajtllëku më i madh i këtij robi të parruar. Por dhëntë Zoti dhe e kanë kuptuar brezat që vijnë atë që çështja kombëtare nuk është tagër i asnjë qeveritari edhe kur ai fiton zgjedhjet me mbi një milion vota. Edi Rama luajti me Kosovën po aq poshtërsisht sa Enver Hoxha, emëroi dy ministra dy intelektualë të Kosovës, që fatkeqësisht u bën tabelë qitje në opinionin e Tiranës. Nuk duhej të ndodhte, por ndodhi. Madje kjo i duhej Edi Ramës. Në fund të fundit të kontribuosh për shtetin amë, nga Kosova është detyrë më e shenjtë se ajo e mëkëmbësit të Zotit. Por kush e kupton këtë në Tiranë. Tabela e qitjes duhej të ishte bullisti i parruar, jo dy ministra që erdhën nga Prishtina thjesht e për propogandë. Që mund të mos kenë asfare edhe bindje politike, qofshin ato të majta apo të djathta, erdhën thjesht si misionarë. Nëse doni një arritje të besueshme ku të thuash se po, ka filluar bashkëpunimi për projektin e madh të bashkimit kombëtar, duhet të bëhet e pranueshme, ose natyrale, përfshirja e ndërsjelltë e ministrave në të dya qeveritë. Por kur shikon se sa baltë hidhet mbi të vetmen parti si Vetvendosja e cila hap një degë në Tiranë, projekti i madh është akoma në viset e universit. Nuk e di nëse a bëjnë dallimin shqiptarët në vendin amë, se cilat janë detyrat, se cila është detyra. Kush duhet të dali dhe kush duhet të heshti? Por ky modeli i Kosovës është njëqindpërqind europian a perëndimor. Jo i druzhe Ramës. Dhe mos u çudisni kur vaksina tu vij më përpara nga Prishtina se sa nga Tirana a nga Edi Rama.
Çudi më vete ne shqiptarët
NGA ILIR LEVONJA/ Sot shqiptarët janë plot mllef karshi një performance në festivalin e këngës në televizionin shqitar. Po sillen në atë farë feje sa të krijohet përshtypja sikur nuk kanë parë kurrë llokume me sy. Në fakt nuk është kjo. Se, janë më shumë nga ajo që hiqen, kanë e parë e shohin ditë e natë. Janë më pak shenjtorë nga ajo çfarë tregohen. I njohin njëri-tjetrit ato që nuk duken, por indinjohen nga ato që shohin. Eshtë një absurditet ashti ynë. Habiten edhe për faktin se e konsiderojnë televizionin shqiptar, si kombëtar. Por vetëm e konsiderojnë, se numrin rendor janë kanë harruar. Dhe megjithëse e konsiderojnë të tillë, nuk e shikojnë fare. Shikojnë privatet. Madje kombëtarin e kanë varrosur për së gjalli. Ta thonë sysh, kush po e shikon tvsh-ën. Madje tvsh-ën e dikurshme e kanë zëvendësuar me tvsh taksë. (Taksa, tatimi mbi vlerën e shtuar). Dhe ajo që është më banalja, festivalin vjetor të këngës, e konsiderojnë zhele. Ca për ideologjinë e djeshme, ca për hatërmbetjet, ca për mungesën e kulturës në raport me brezat. Ca për shijet globale dhe suksesin e kërkuar në skenat e huaja. Madje mund të thuash pa frikë se, shqiptarët më shumë ndjekin Sanremon e Italisë se Festivalin kombëtar të këngës në Rtsh. Shqiptarët ndjekin më shumë Këngën magjike, se sa atë në Rtsh, si Festivali tradicional i shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli. Pra është një indinjatë e kot, një indinjatë bajate për faktin se Rtsh-ës ia kemi bërë të gjithë në kokë. Cilado parti që vjen e ka dashnore. Dhe më e neveritshmja është se kushdo gjoja intelektual që vjen në krye, me gjoja kulturën e integrimit, ja lëron nënën Rtsh-ës, mallkuar tradita, i lëpijnë koqet e shefit në qeveri se i dha punë. Po mund të përfitojnë edhe ndonjë fond nga i cili edhe bëjnë gjoja punë, por nxjerrin edhe ndonjë lekë. Bota e përqindjeve është magji më vete. Të gjen agu i herët me vilë në Golem a gjirin e Lalzit. Të kesh bindje politike nuk është krim, krim është bësh si do shefi në krye. Dhe të argumentosh me gjoja kulturë për të drejtën e fortë të shefit për të bërë krime. Pavarsisht statutit tënd, të institucionit apo Kushtetutës së vendit. Por edhe ashtit të intelektualit. Dhe Shqipëria e gjorë i ka me shumicë intelektualët e tillë. Rtsh-ja nuk ka faj, po e mbysni. Do vëmendje. Nuk mbahen festivalet kombëtare ndryshe. Nuk justifikohen pagat e vogla në raport me ato në Klan apo TopChanel. E sa të tjerë që të shqyejnë. Nuk mbahen lajmet me lukun e Dhimitër Gjokës. Mos bëni sikur u turpëruat. Se jo të gjithë e keni ndjekur Festivalin. Po ta kishit ndjekur do kishit reaguar me kohë. Kanë vdekur institucionet kombëtare. Sot komb për ju janë veç Berisha, Rama, Meta, Basha dhe një zhigolo ekranesh si lali Eri. Po ta donit kombin nuk e shembnit Teatrin Kombëtar. E ruanit, e ndërtonit dikur tjetër një të ri. E ruanit për t’i ruajtur kujtimin korifeut shqiptar, ta zëmë Sul Pitarkës a Drita Pelingut. Por nuk e bët. Kështu që, nuk u ka faj Rtsh. Do vëmendje. Madje për më tepër që shefi është i zëmeruar me Europën, që nuk i sjell vaksinën, me botën, me Kosovën. As ajo këngëtarja. Më mirë shikoni llokumen e saj se sa gojën e Taulantit. Ja keni bërë Rtsh-ës në kokë, tani ju tmerron lakuriqësia e një këngëtareje. U doli Edi Rama cullak dhe nuk u tmerruat, madje e bët kryeministër. Ju del një këngëtare dhe vetëm e pështyni. Çudi më vete ne shqiptarët.
29Mexhit Xhafa, Rajmonda Levonja Uka and 27 others7 CommentsLikeCommentShare
Dënojmë Shukriun por jo Shukrinjtë
NGA ILIR LEVONJA/
1) Në maj të vitit 2016, në rrjetet sociale plasi një skandal seksual. Denoncim ishte i emisionit ”Të paekspozuarit” në televizionin Ora News. Kryetari i Bashkisë Dibër tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me nëpunësen, një njëzetëvjeçare. Shukria i Dibrës etj. Përfundimi, mirë që e shkarkuan nga detyra, por Prokuroria e kohës e dënoi edhe për korrupsion pasiv.
2) Po në Dibër 3 vjet më vonë plas një tjetër skandal. Përgjimet e tabloitit gjerman Bild. Janë zgjedhjet që do nxjerrin kandidatin për vendin bosh të Shukrisë. Një masakër e tërë elektorale ku me zë të qartë dalin sheshit blerja, kartat e identitetit, kërcënimet, premtimet për vende pune etj. Triumfi spektakolar i krimit elektoral ku aktorët kryesor ishin ministra si ai brëndshmi, i pushtetit lokal a infrastrukturës, deri tek kryeministri i vendit.
3) Kjo është epoka e atyre që pretendonin dhe e pranonin vet se kishin shkaktuar tërmet elektoral. Si tha Damo Gjiknuri, tërmet, i q…. robtë. Ndërsa njëri përfundon në bankën e të akzuarve, për drogë. Tjetri merr kreun e komisionit të reformës në drejtësi. Një tjetër bëhet kryetar Bashkie diku. Një tjetri i bëjnë vajzën deputete etj.
4) Sot Prokuroria e Dibrës, ajo që nuk fali Shukrinë për një tentantivë pallimi. Fali ata që na palluan gjithë shoqërinë shqiptare, madje e palluan publikisht. Preteksi ka mbaruar afati i denoncimit. Apo është tejkaluar koha e pretendimit për krimin elektoral. Megjithatë po ky institucion sot nuk e sheh këtë afat kohor kur dënon disa komisionerë nga ky skandal elektoral. Ata që ne i quajmë peshq të vegjël. Dhe për më tepër ky institucion e pranon si krim, por pluhurit përsipër i hedh ca pluhur. Kësisoj koha e hetimit ka mbaruar. Nuk mund të hetohen më peshqit e mëdhenj.
5) Nga ana tjetër motorët e regjimit janë ndezur herët sot. Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është sipas tyre bullafiqe, marksiste, majtiste ekstreme që kërkon të bëj liderin e kombit. Dje hezitonin, sot kanë shpërthyer. Dhe jo rastësisht. Prokuroria e Dibrës me një sqarim absurd mbyll hetimet e vjedhjes së votës aty.
6) Ajo që nuk kuptoj në gjithë këtë histori është qetësia opozitare. Sot rrugët duhet të mbyteshin nga indinjata. Por nuk ndodh. Madje është rasti unik opozitar i një qetësie ku çfarë kumbon ditë e natë janë vetëm motorët duble v të regjimit. Hajduti që bërtet kapni hajdutin. Krimineli që bërtet kapni kriminelin. Një opozitë që giciliqet nga frika e frikës mbi konceptin e protestës. Se është ajo apo jo mbrapa adoleshentëve. Një opozitë që pret 25 prillin. Që nuk është asgjë tjetër, por një trangull brenda një karrocerie me domate.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- …
- 102
- Next Page »