Nga Ilir Levonja/
Ka më në fund një parëthënie të së ardhmes nga Basha dhe ata rreth tij. Manipulimi i zgjedhjeve. Që domethënë, në ato të ardhshmet prapë riti opozitar shqiptar, me kokëçarje të natyrës që hym apo nuk hymë në zgjedhje? Bojkotim i zgjedhjeve etj. Kartat e identitetit . Listat etj. Më pas falje popullit që zgjodhëm këta komisionerë. Këtë kryetare Komisioni Zgjedhor etj. Shkurt, atë që bëri Rama karshi Berishës. E nisi sot Basha karshi Ramës. Dhe në fakt, edhe pse ta shpif si politikëbërje. Ka funksionuar.
Ndërsa edhe mund t’i japësh të drejtë njerëzore Keti Bazhdarit. Kur ankohej të dielën në mbrëmje më 28 qershor 15, me atë letrën e hapur. Me zaret e hedhura. Për faktin se u ndesh me një bastion, si Shkodra. Madje Ketit do ishte mirë t’i bashkoheshin edhe ata kandidatë humbës në bastionet e së majtës si në Fier, Vlorë, Elbasan. Por edhe ai që tentoi të rrëzonte atë 15 vjeçarin në pushtet, në Maliq. Ta fillonin ankesën bashkarisht. Me zaret e hedhura. Sepse, kjo është si të thuash paraqitja zgjedhore shqiptare. Blu nga sipër që kërkon të marri vota nga poshtë. Pra, edhe u lejohet të ankohen. Në fund të fundit i drejtohen një mentaliteti shoqëror.
Por seriozisht! Të habisin këto kërkesë-ankesa fituesish të tipit Meta për Vorën apo Basha për parregullsitë e Shkodrës. Çfarë do të ndryshonin në fitoren e njërit? Dhe çfarë do të ndryshonin në humbjen e tjetrit? Asgjë. Madje kandarit nuk do i lëvizte thepi i balancës fare. Dhe çfarë do ndryshonin në historinë e zgjedhjeve tek ne, puna e manipulimeve, e fletëve të hedhura etj. Ne i dimë këto histori. I kemi bërë. Dhe do i bëjmë. I kërkojmë me qiri të fortët. I kërkojmë ata që nuk ua bën syri tërr. Se ne e kemi në gen dhunën. Nështrimin e tjetrit me dhunë. I kemi treguar e, i kemi parë publikisht çdo fushatë. Madje tani janë, dhe do të jenë akoma më prezente edhe për faktin e teknikës komunikuese. Si interneti dhe fotot e mundësuara përmes celularëve. Çdo qytetar ka mundësi tashmë më të mëdha. Megjithatë, edhe kur i demaskojmë, ne i trajtojmë me kënaqësinë e atij webi jeta osh qef.
Përse i duhet Ilir Metës marrja e Vorës në tavolinë? Kjo është dhe e vërteta më e hidhur e versionit zgjedhor shqiptar. Nisi që para zgjedhjeve. Një luftë me miellin dhe verërat. Një borxh i dyzetëepesë vjetorit që e gjeti Metën sërish në krahun e Ramës. Pra është lufta e miellit dhe e verës. Ta shtyp tjetrin. Për inat. Për qejf. Ta shtrydh deri në fund. Se edhe sikur ta marri në tavolinë, harta e fitores është e tejkaluar. Eshtë mbi dominanten?!
Përse i duhen Bashës verifikimi i manipulimit, apo parregullsive në votime. Dhe pikërisht në Shkodër ku edhe fitoi? Që të shpalosi platformën, bojkot. Për çfarë tjetër? Dhe kështu përjetësisht. Histori me manipulime. Me ma fute, ta futa. Po kujt i ankohen?! Apo thjesht se jeta osh qef.
Ja kjo është Shqipëria jonë e dashur.
Tani do ankohet edhe drejtësia. E gjykoi dy vjet atë Frokun nga Puka. E la të lirë. E përcolli nga dera e burgut me duartrokitje. E nxorri gjithë qejf nga dogana. Me eskortë sigurisht.
Tani do ankohet pse nuk po e kap interpoli.
Kush pushtetar tjetër ka mbetur pa ankuar? Se është koha e tyre. Ata duhet të ankohen, jo populli. Pra jeta osh qef.
Ajo është Grida, jo fitorja!
Nga Ilir LEVONJA/
Me zgjedhjet e fundit duket se ne shqiptarët i mbaruam hallet. Tani po zihemi për Gridën. Ka një suferine fantastike. Grida, Durrësi, durrsakët. Partia e Lulit. Jo, jo, Grida. Kukulla fallco. Ca thonë që i shau zgjedhësit, ca thonë që jo. Përkundrazi, shkoi shtëpi më shtëpi. Ca të tjerë ulërijnë, duke thënë që asaj nuk ia varën edhe fqinjët. Të thuash se shqiptarët, në përgjithësi, aty ku janë. Aty ku jetojnë. Brenda territorit të Shqipërisë, e kalojnë në mënyre të shkëlqyer fqinjësinë e tyre? Dhe vetëm Grida është ajo që nuk shkon mirë me fqinjin e saj. Ndaj edhe ata nuk e votuan.
Më vjen keq ta them, por është një hipokrizi. Historia e votimit tek ne është deri një pabesi. Nga gruaja për burrin. Nga vëllai tek vëllai etj. Sepse e tillë është ekzistenca aty. Por është edhe një interes magjik. Dhe ne kemi shëmbullin më të shkëlqyer, ish presidentin e republikës, zotin Bamir Topi. Një i votbëseuar përjetësish i demokratëve. I mbajtur si emblemë e tyre. E ktheu gjithë çështjen e një grupi adhuresish në luftë personale me idhudhin e tij. Dhe devijator i kamufluar.
Kështu që mos i bini më qafë fqinjëve të Gridës. Ose mos flisni në emër të durrsakëve.
Shumë nga ne e dinë, mirë që, qytetet tona nuk kanë më sharmin e kaluar me durrsakë e vlonjatë. Ka lëvizje dhe ikje masive.
Përse Grida është bërë kaq objekt debatesh? Kaq thelbësore në arritjet e shqiptarëve? A thua nuk ka femra të tjera në politikën tonë? Nuk ka nga ato që kanë konkuruar ndonjëherë? Që kanë humbur.? Që kanë edhe fituar? Nuk ka as nga e majta që është në pushtet?
Eshtë shumë e thjeshtë. Ne shqiptarët jemi pasionantë, tifozë. Më shumë se normalja. Grida është e bukur. Dhe kjo kuptohet nga alergjia femërore e mashkullore, ta shqyejmë Gridën. Aq më tepër që është në krahun e Berishës. Inati i përjetshëm i një pjese të shqiptarëve. Më saktë i mëndësisë sonë. Le të ngordhim edhe të papunë, vetëm ai të shporret. Vetëm ai të zhduket. Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet. Se çfarë bën, se si vjedh. Se si pasurohet. Dhe se si po me aq kollajllëk gjenë komunikim soji me sojin. Neve qytetarëve na duhet inati.
Dhe kur aksidentalisht brenda sojit gjëndemi të papunë. Atëhere bëhemi lsi-sta. Por ama inatin nuk e heqim.
Gridës i duhet thënë faleminderit që kandidoi. Në botën tonë prej Kandahari është e vështirë ta kuptosh dhe ta pranosh rastin Grida. Shqiptarët janë masivisht në emigrim. Por atyre u duhet të jenë edhe më. Madje mundësisht nga tre për shtëpi.
Sepse pas mendësisë sonë folklorike, duhet të dalim nga fshati që të na ndihet zëri. Duhet të ngjitemi në kodër që të shikojmë se sa i bukur është bregdeti, apo vendi ynë.
Grida e bëri këtë. Duhet parë si medalion për arsyen e vetme. Të dashurisë shqiptare. Vajzat me shumicë aty çfarë nuk bëjnë ta shuajnë farën e shqiptarisë. Vetëm të ikin në Amerikë. Vetëm të martohen me dikë. Të mburren se janë amerikane. Se ia hodhën Kandaharit shqiptar. Sojit të njerëzve me inat. Kurse Grida e pa Amerikën në Shqipëri. Dhe pas përvojës sime po prej emigranti. Aty është. Por janë një grup njerëzish aty. Soji që po e çojnë në Kandahar.
Nga ana tjetër, votuesit masiv i duhet thënë. Lëri atë bukuri të kulluar në shenjterinë e saj. Shikoni rrogat. Punësimin. Të drejtat minimale të një punëtori. Të një kuadri. Pozitën e nënpunësit.
A e dini se penguesit e mirëqënies, të drejtave civile, pozitës shoqërore, rrangut, bashkëhosisë. Janë pikë së pari tipat që nuk ngopen me pushtet. Që e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm. Ata që nga mëngjesi e deri në mbrëmje përdorin vetëm Unin. Unë kështu, unë ashtu. Unë jam.
Kërkojeni fituesin e vërtetë tek personi që njeh hapjen e krahut, dorëheqjen dhe refuzimin vetjak për fatet e vendit.
Normalisht, një babaxh si Dako është larg. Dhe ju kujtoni se keni fituar. Keqardhje. Fitore do të thotë të merresh me fituesin, jo me humbësin. Ndryshe ti nuk e di se përse ke fituar. Nuk e di se çfarë duhet të bësh me fitoren.
Ajo është thjesht Grida, jo fitorja. Kushtojeni vëmëndje votave prej një milion e ca, jo humbjes së saj. Solidarizohuni me ankthin e shqiptarëve të Greqisë. Me Greqinë. Që rajoni të jetë vend i njerëzve të lirë. Dhe qytetarit për tu admiruar.
Lutuni për Greqinë!
Nga lir Levonja/
Ka një tendencë servirje të gabuar për çfarë po ndodh momentalisht në Berlin rreth krizës greke. Në shtypin shqiptar ku më i nxehtë problemi bëhet nga komentuesit. Të gjithë kanë përshtypjen se Greqia është duke i bërë presion Europës, përmes Rusisë. Apo edhe tangërllëkut grek siç kemi qejf ta cilësojmë edhe shumë nga ne. I referohemi borxheve, falimentit aktual, artikujve po me frymë të tillë, pra me tendenca të karshillëkut grek.Në fakt nuk është aspak kështu. Nuk është Greqia ajo që bën presion. Por rasti Greqi.
Një ekuivok politik i botës perëndimore. E cila duke menduar se do suportonte një ekonomi të shtrydhur nga korrupsioni ballkanik, e përfshiu në projektin euro.
Me sa duket qe përllogaritje e shpejt, ndofta politike.
Referuar grupit eitorial të New York Times, data e sotshme. Ku përmenden lufta civile e Greqisë 1947, hija e Rusisë dhe këmbëngulja e presidentit amerikan të asaj kohe Truman. Për ta patur Greqinë dhe Turqinë si kufirin me botën bolshevike. Sot e pas shtatëdhjetë vitesh duket po e njëjta situatë. Por pavarsisht kësaj, nuk është tërësisht kjo. Ose ne nuk duhet ta shohim me këtë sy. Pasi sot perëndimi është më mëndje kthjellët. Qëndron apo nuk qëndron Greqia në eurozonë, prapë ka pasoja. Qëllimi i perëndimit është t’i minimizojë ato.
Eshtë tashmë një reflektim i vështirë për nisma të pa menduara thellë. Pra a është politik? A është karshillëk? A është ekonomik? Asesi. Eshtë mbarimi i një përllogaritje të gabuar. Të cilin keq apo mirë do e paguajnë vëndet pjesëmarrëse në eurozonë.
Vendet të klasifikuara si lidhura me Greqinë.
Përse na duhet ne shqiptarëve kjo.?
Së pari, ne jemi më pranë saj. Për gati njëzetë e pesë vjetë bashkëjetesë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin helen. Me të mirat, të metat. Me…, ka ndodhur apo çfarë nuk ka ndodhur. Këtë e kanë kuptuar edhe grekët. Kurse shqiptarët më shumë se kësaj ane, i mëshojnë atyre të këqijave që mbajnë mend. Për rrjedhojë edhe debatin e kanë të nxehtë. Ndofta nga që shumë prej tyre mendojnë se bërja aktuale e falimentit aty në Greqi. E fundit fare, ata kanë se ku shkojnë. I pret atdheu. Edhe pse nuk duan ta dinë se, brenda tyre kanë ndryshuar shumë gjëra. Sado e ashpër të ketë qënë jeta në Greqi, aty rritën fëmijët. Dhe ata aty u dashuruan, u arsimuan.
Madje kanë krijuar edhe familje. Ndaj Shqipëria nuk mund të jetë për ta shpëtimi. Një Greqi e dytë. Edhe pse kanë brenda vetes një patos patriotik.
Një njezetëpesëvjeçar shqiptar, i lindur në Greqi nuk mund t’i gëzohet këtij falimenti. Sado të kënaqet babai i tij.
Së dyti, ekonomia e vendit tonë…, po kalon në hapat e Greqisë së dikurshme. Madje edhe situata me zhvillimet politike. Me grumbullimin e pushtetit. Të paktën sa u vërejt nga fushata e fundit, tendenca e blerjes së votës është prezente në të dy kampet. Ekzistenca e personave të veshur me pushtet për një kohë mjaft të gjatë në pushtet, është me rekorde të dukshme nga të dya anët.
Të paktën nga shpërndarjet e fotove të qyteravë në internet, nuk mund të pretendojmë të kundërtën. Kjo arritje e teknikës ka edhe fuqinë e demaskimit. Por ne dimë dhe tjetrën, që emi të imunizuar me korrupsion.
Ne flasim për ulje të borxhit publik. Ndërkohë e rritëm atë. Ne flasim për ulje të korrupsionit. Ndërkohë janë alarmante shifrat e investuara vitet e fundit.
Shumë editore shqiptare kanë momentalisht në qëndër votën masive për Partinë Socialiste. Dhe lënë për në kuadratin e qoshes, në fund poshtë fare, dështimin prej 6.6 miliardë lekë të pesëmujorit të parë të kitij viti.
Së treti, nëse politikanët, por edhe qytetarët shqiptarë mendojnë se do i sheshojnë problemet e tyre fiskale, ashtu si Greqia. Duke u bërë anëtarë të eurozonës… E kanë gabim. Nuk e bëm më Europa një përfshirje të tillë, për Shqipërinë. Ashtu si me Greqinë. Kështu që i bie, ose të ringjallimi ose të mjaftohemi me liberalizimin e vizave.
Gjithsesi, ne duhet të shqetësohemi për falimentin grek, njësoj si për veten tonë.
Po i mbyll këto pak rreshta, me fjalët e një qytetari grek, përfshirë nga editori i New York Times-it. ”Për popullin grek kriza erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Kjo nuk u krijua nga ne, por politikanët tanë. Ata e dinin që ne po shkonin poshtë. Ato që duhet t’i bënin vite më parë, po përpiqen t’i bëjnë sot dhe brenda natës”.
Demokratë, ne humbëm!
Nga Ilir LEVONJA-Florida/
Harta është ngjyrë violetë. Shifrat kanë diferenca të ndjeshme, por edhe honike. Përkundër të gjitha arsyetimeve, kjo është humbje. Dhe një e tillë, përpara se ta kërkojmë tek tjetri duhet ta kërkojmë tek vetja. Tjetrit i duhet thënë urime. Pavarsisht mospikëpjekjeve tona. Pavarsisht se duam apo nuk e duam. Pavarsisht pretendimeve. Ka një sovran që e do. Ai ka emrin popull.
Të cilin nuk kemi përse ta mallkojmë. Pasi ishte ai që na dha edhe neve pushtet dikur. Eshtë ai që do na rimëkëmbi sërish. Lum kush e kupton dhe mjerë kush vazhdon ankohet. Ka domethënien e qoshes. Spostimit. Ta gëzojmë atë. I pari kryetari i opozitës. Një nga njerëzit që për hir të së vërtetës, për disa vite me radhë u bë modeli fitues i një fushate ndryshe. Sot e di ai pse ndryshoi. Pse përfundoi tek oratoria me mallkime. Tek vendimmarrja personale, jo ajo kolegjiale. Pse quan fitore rritjen prej 9% të numrit të votuesve. Ata në favor të PD-ës. Harta është ngjyrë violetë. Bashkive të mëdha as që iu afruam. As që i shkundëm pluhurat. Kjo quhet humbje. Madje humnerë. Rezultai i ngjan ndeshjes Gjermani- Brazil në kampionatin botëror të 2014.
Si mund të justifikohemi. E thjesht fare. Të mësohemi të urojmë kundërshtarin. Pastaj të ulemi dhe të analizojmë humbjen. Të ulemi duke dëgjuar edhe mendimin ndryshe brenda vetes. Një demokrat nuk është vetëm ai që mendon si kryetari, që qesh si kryetari, etj. Por edhe ai që pavarsisht të gjithave, ka rreshtuar veten në atë radhë të gjatë emrash. Ku ai në krye duhet të gëzohet përse ka radhë. Dhe jo të përjashtojë njerëz prej saj. Jo ta shikojmë shoku-shokun me ironi. Dhe të fillojmë me atë formulën shqiptare, të kryqëzimit. Kush ka të drejtë apo jo. Pse s’më dëgjove mua? Pse kështu e pse ashtu? Por për së mbari. Dhe një rrugë e tillë fillon duke hequr nga koka mendimin se humbja e një palë zgjedhjeve është fundi i botës. Koha rrjedh më shpejt se ujët e lumit. Ata që duhet ta kuptojnë të parët këtë, janë opozitarët. Edhe pse të dërrmuar. Edhe pse të shënjuar. Nga ana tjetër duhet të jemi krenar për çdo reagim të fortë prej opozitari, që kemi bërë. Që do të bëjmë. Pasi është ekzistenca e demokracisë. Një popull që është i lumtur 100%, ka paraqitjen e një tryeze dreke me të njëjtën menu. Fasule, fasule, fasule…
Veç opozitar nuk do të thotë të mallkosh. Të nxjerrësh koka njerëzish që ulërasin, shajnë, për turpin dhe faqen tonë të zezë. Koka që krijojnë grupe klasash, lagjeje dhe krahine apo anët tona e anët tuaja. Opozitar do të thotë krijesë njerëzish që frymojnë bashkë.
Nëse kjo quhet e pamundur. Nuk është përpjekja për t’u afruar modelit. Pra e pamundur. Nëse kjo quhet se nuk i përket botës shqiptare. Nuk është përpjekja për t’u afruar asaj bote që ne e ëndërrojmë.
Ne humbëm. Por të mos humbim kohën e reflektimit.
Angllish progres
Nga Ilir Levonja/
Kemi për Kryeministër babain e absurdit dhe të paradoksit. Rekordmenin e bojkotit. Kampionin e mëndjemadhit provincial. Njeriun që zuri të votojë atëhere kur e thirrën nga Parisi (1998)për të marrë postin e ministrit të kulturës. Dhe që nga ajo kohë votoi vetëm veten. Sot ky njeri u tregon gishtin qytetarëve duke u thënë se mos u ankoni nesër nëse nuk votoni sot.
Kemi për Kryeministër njeriun që u tall dhe e ka si etalon fjalën katunar. Që sillet si një katunar modern. Si nga ata të parët që panë Greqinë, apo Italinë pas viteve ’90-të. Dhe se sot na tregoi se si reforma për shpërbërjen e kësaj gjuhe fyese apo denigruese për tjetrin. Atë më hallexhiun e atij vendi. Katundarin. Fillon nga ai. Nga Surreli i qytetarizuar vetëm pse ka ndërtuar një vile Kryeministri. Kemi për Kryeministër njeriun që u kërkon llogari gazetarëve. Për mos pjerrëmarrje në fushatë. Në frontin ku fliste ai. Që i qorton. Ndërkohë kur është bashkëfajtor i paradoksit të paraqitjeve të veprimtarisë së partive politike, fushatës, përmes kasetave që dergojnë partitë. (Neni i Kodit Zgjedhor etj). Ndërkohë kur u bë dominant i botës virtuale. Ndërkohë kur ndan me lopatë reklamime webeve virtuale. Kemi për Kryeministër njeriun që sipas shtypit nga ana e tij, paska sjellur si risi fushate, mos prerjen e shiritave të inagurimit. Ndërkohë babai i absurdit dhe i paradoksit u reklamua për çdo grime ore duke u treguar shqiptarëve se si sistemohen sheshet. Se si mund të hidhen në telajo qëndrat urbane me histori të reja palmash. Kemi për Kryeministër babain e absurdit . Flet për reforma të thella. Ndërkohë ndihet deri në rrënjët e çdo qimeje trupi, kthetrat e çensurës. Të blerjes së shtypit. Të një kaste gazetarësh. Të krijimit të një shkolle gazetarësh. Që I ngjajnë shpurës së një pashai Turqie. Të aftë të shpikin argumentë për të drejtën legjitime të Kryeministrit. JO atë të gjynafqaren shenjtërinë e profesionit. Që akoma nuk e kanë kuptuar se po e vdesin atë profesion. Në atë vend. Duke iu shmnagur fateve të popullit. Duke mbajtur pezull gojët eprorëve banalë. Kemi për kryeministër babain e absurdit. Ai që thotë se më në fund, kjo është fushata e vërtetë. Ndam administratën nga politika. Ndërkohë kur e tërë bota virtuale e internetit. U ça tej e tej duke dhënë pamje nga angazhimi me listë emërore. Me firmë në fushatë. I çdo personi që shënon emrin në borderonë e shtetit. Ndërkohë kur edhe ai është vet një pjesëmarrës aktiv I botës virtuale. I tillë…, ose një nga ata që shikon vetëm numrin e klikimeve në statutet e veta. Kemi për Kryeministër njeriun absurd, që thotë boj ça du unë.., që vendosi me gisht klasifkimin e epokave të historisë. I urtësoi dhe nevrikët, veteranët. Që bën festival paralele me ngjyra folklorike nga Partia Socialiste. Ajo që fillon nga çasti kur u shpall ai kryetar. Që bën panaire librash paralele. Dhe ndan çmime, vlerësime, sponsorizime për ata që pëlqejnë vetëm mëndjen e tij. Kemi për Kryeministër babain e paradoksit…, lavdëron ata që bastardoi dje.Madje qeveris’ me ‘ta. Madje me fuqi familjare. Që e kanë të dejtë legjitime të qeverisin familjarisht. Edhe pse tallen me dinastitë e historike të së mjerës Shqipëri. Ka pas vetes, të gjithë ato televizione që i kishte kundër dje. Duke ua mbushur mëndjen me vështrim të rreptë bashkëluftëtarëve të djeshëm. Qënieve të dhëmshura. Që duhet vetëm të flasin për largëpamësinë e tij. Duke shtrydhur deri në pikën më të fundit, talentin nga vetja.
Megjithatë, të lumtur. Çdokush aty. Eshtë kthyer një ushtar i bindur i njëshit. I kohës së re. Për të cilën nuk e kanë asgjë të rrihen, përdhosen, shahen. Për progresin e babait të absurdit. Për glorifikimin e politikës së re. Ekonomia e Shqipërisë është partia.
- « Previous Page
- 1
- …
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- …
- 102
- Next Page »