• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shenjti i të dëshpëruarve

January 31, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Para pak ditësh webet italiane shkruanin se Ciprasi nuk është shpëtimtari i Greqisë, por shenjti i të dëshpëruarve. Në këtë konstatim me nota ironie ka me të vërtetë një ndryshim thelbësor. Por edhe një lloj afrimiteti mes popujve. Kjo jo vetëm për shkak të krizës. Apo gjëndjes së vështirë që po kalon ekonomia e tregut në përgjithësi. Por edhe lodhjes së popullit me të njëjtat fytyra.
Me të njëjtit emra politikëbërësish etj.
A janë të dëshpëruar grekët? Sigurisht që janë. Mjafton të vozitësh pak mbi shifrat e borxhit, indeksin e rritjes së ekonomisë etj.., që të kuptosh këtë. Ndërkohë, nga lidhjet me njerëzit tanë atje, dëgjojmë prej kohësh të njëjtin problem, punën e pa paguar.
Nga ana tjetër është vënë re se krizat ekonomike, nga historia e tyre në vende të ndryshme, kanë për bazë një lloj atmosfere të tillë, pra si të thuash qullosjen e entuziziazmit popullor për të vazhduar me reformat apo për të ndryshuar gjëndjen. Kështu që, afërmendsh Ciprasi me të drejtë quhet si shenjti i të dëshpëruarve.
Ku qëndron ky afrimitet dhe pse me të drejtë vëndet përreth Greqisë, përfshi edhe ne e admiruam ardhjen e këtij komunisti të ri në krye të shtetit helen? Aleksi Cipras është një adhures i Ernesto Guevarës, njëriut simbol të komunizmit. Por që në dallim me etërit, jeton në mënyrën e qytetarit kapitalist me bashkëjetesë. U bë lider 33 vjeç. Dhe brenda një periudhe të shkurtër, 6 vjeçare ktheu partinë e tij, fillimisht si e para opozitare. Dhe sot i dha asaj mundësinë të qeverisë vendin.
Po cilin vend? Vendin e tij! Dhe kur? Në kohën e dëshpërimit! Në atë më të keqen. Kur Greqia e kulturës dhe modeli i studimit të antikitetit të shkollave të botës, është sot fytyra e katastrofës së ekonomisë së tregut.
Sot gjithë webet hapeshin me fjalët e kancelares gjermane, që thoshte se nuk ia falim borxhin Greqisë. Në fakt më mirë se vet Ciprasi e di Angela Merkel se, tashmë nuk bëhet më fjalë për shlyerje borxhesh, por për unifikim brenda borxhit. Borxhi i Greqisë, është tashmë borxhi i vetë Europës. Në një farë mënyre si e keqja e një pjestari brenda familjes, që është e keqja e përbashkët e saj.
Sot në Shqipëri aludohet me të drejtë për një lloj i modelit të tillë. Një Cipras shqiptar? Nuk më bëri përshtypje që e kërkonte edhe Turqia? Kjo ka domethënien se pesha arkaike e klasës së deritanishme ka dështuar. Mirëpo kur mendon se që nga lufta e gjeneralëve, Greqisë iu deshën dyzetë e një vite (aq sa është mosha e Ciprasit sot) të rimodelohej, për ne duket se jemi akoma larg.
Sidoqoftë kur çon nëpër mendje emrat e politikanëve ”të rinj” shqiptarë, në përgjithësi territoret tona. Askush nuk është i krahasueshëm me Ciprasin. Përmendin Albinin? Dhe vërtet, pse ka disa detaje të sakrificës, (si shitja e shtëpisë për të ndihmuar Vetvendsojen në 2010) akoma nuk ka popull për ‘të. Po ndërsa në Kosovë ka ndonji shenjë…, në Shqipëri? Asesi! Jo që nuk po del dikush të shesi, por po i katërfishojnë shtëpitë, duke ndarë gratë, fëmijët dhe qentë.
Duket se dëshpërimi i Shqipërisë, shqiptarëve, është vetëm në trenat me klandestinë. Kësisoj, edhe shenjtit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Shenjti i të dëshpëruarve

Poeti dhe njerëzimi

January 25, 2015 by dgreca

Ese për dyzimin dhe Jehuda Amakain/
NGA ILIR LEVONJA-Florida/
Në vitin 1994 kryeministri i Izraelit, Itzhak Rabin (Yitzhak Rabin) u laurua me çmimin Nobel për paqen. Në fjalën përshëndetëse ai ftoi një poet të recitonte diçka në lidhje me këtë eveniment. Ky ishte Jehuda Amikai. (Yehuda Amichai). Njëriu që tashmë kishte konfirmuar një poezi bashkëkohore me tendenca të thekshme për rrugën e dialogut, bashkëjetesën, në tokën e ndezur arabe. Atë që njihet si toka e premtuar. Në të njëjtën kohë, edhe me nota ironike ndaj arrogancës së asaj pjese radikale të hebrejve të cilët nuk denjojnë të njohin realitetin. Vjersha që recitoi poeti, titullohej ”Zot ki mëshirë për fëmijët e kopshtit”. Megjithatë ashtu sikur edhe në shumë popuj, apo vende, Amikai është sot një nga zërat që, në mos me poetin kombëtar, idetentifikon letërsinë dhe kulturën e Izraelit në botë. Ka rrugë në Tel-Aviv, ku nëpër mure, gjëndet jo vetëm emri por edhe pjesë nga krijimtaria e tij. Në fakt është një ironi e bukur për shkak të një dy vargshi të tij, kur thotë se, ”Nëse nuk e ndiej brizën e mbrëmjes, nuk kam për t’i falur asnjëherë këto mure.
Me Rabinin e lidhnin dështimet dhe sukseset. Të dy ishin pjesëmarrës në luftën e Sinait 1956. Të ashtuquajturën katastrofa e Suezit. Aleanca me Anglinë, të cilës hebrejt i detyroheshin shumë, kundër Egjiptit fqinj. Ku edhe dështuan. Por do të fitonin më pas më 1973, kësaj here për të mbrojtur vetveten nga aleanca arabe me në krye po Egjiptin, në lartësitë Golan. Suksesi, i tyre, (Amikai, Rabin) kuptuan menjëherë se paqja mund dhe duhej të afrohej ndryshe midis popujve arabë dhe Izraelit. Mirëpo kryeministrin që e nderoi Amikain, apo korpusin e tij me tendenca bashkëjetese, midis arabave dhe hebrejve, do ta vrisnin një vit më pas, saktësisht më 4 nëntor 1995. Pikërisht të vetët. Krahu radikal hebre. Kjo si dëshmi për Amikain se lufta nuk ishte vetëm frontale, por edhe nga brenda. Brenda llojit.
Një tjetër detaj për tu theksuar nga jeta e Amikait, janë kthimet. Urzburg (Wurzburg) qytetin gjerman të cilin e la, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç. Prindërit e tij u bënë vala e hebrejve që iu bashkuan thirrjes për tokën e premtuar. Ai u kthye aty vite e vite më vonë. I habitur pasi në koshiencën e tij ishte një tjetër Gjermani. Jo ajo që bëri Holokaustin. Donte të kuptonte se nga buroi ajo mizori, nga cilët njerëz, nga cila kulturë. Por kjo e gjitha, iu kthye në një vuajtje, pasi çfarë ndjesish kishte ai për atë popull, fqinjët apo lagjen kur u rrit, i përkisnin Gjermanisë së vlerave. Sot qyteti i Urzburgut e ka shpallur shtëpinë e tij, shtëpi muze.
Përpara se të lexojmë diçka nga krijimtaria e tij, është e nevojshme të shpjegojmë edhe disa, le ti quajmë shprehi të hebrejve, që domosdoshmërisht duhet të paraqiten si janë për shkak të natyrës së poezisë së Amikait. (a) Had Gadaja (Had Gadaya), ose çad gadaja në hebraisht që është përkthyer si këngë e djalit të vogël, kënga e dhisë, apo blegërima e dhisë etj …, është versioni i një këngë me kumt tragjik. Një lloj riti që mbaron gjithmonë keq. Dhe që duket se do të jetë i tillë. Një lloj sinonimi që çifutën e personifikojnë me jetën e tyre. pra një këngë e vjetër. Me pak fjalë, babai blen një një kec për dy pare, por atë vjen dhe e ha macja. Macen e kafshon qeni, qenin e rreh një shkop, shkopin e djeg zjarri. Zjarrin e shuan përmbytja, përmbytjen e ujit e thanë kau duke e pirë tërë ujin. Kaun e theri kasapi. Pastaj fillon nga e prapta avazin; kaun që thau ujin, ujin që shuajti zjarrin, zjarrin që dogji shkopin, shkopin që rrahu qenin, qenin që kafshoi macen, macen që hëngri keci, kecin që babai e bleu për dy pare. Pra është një version rrethrrotullim, i telashit. Pra i mungesës së qetësisë, paqes etj. Një lloj pune e padobishme e natyrës së Sizifit. Ndaj autori e thekson, shpesh në vargjet e tia si diçka të pa dëshiruar për fatin e fëmijës së tij. Këtë fat folklor çifut, ai e quan një makineri të telashit të përjetshëm.
Le të ndjekim disa vjersha nga krijimzaria e këtij emri të madh.

Njoh një burrë

Njoh një burrë
I cili fotografoi pamjen e qytetit
Nga dritarja e dhomës ku bëri dashuri
Dhe jo fytyrën e gruas të cilën dashuroi aty.

Një bari arab kërkon dhinë në Malin Sion

Një bari Arab kërkon dhinë në Malin Sion
Në kodrën përballë – unë kërkoj djalin tim të vogël.
Një bari Arab dhe një baba Çifut.
Bashkë në dështimin e tyre të përkorë.
Zërat tanë bashkohen përtej, diku poshtë;
Në luginën mes malit dhe kodrës si një oaz prej Sulltani.
Asnjëri nga ne nuk dëshiron që djali apo dhija
Të mbeten copash në ingranazhet e makinerisë ”Had Gadya”

Gjithsesi i gjetëm diku, mes lojës dhe haresë, ndër pllaja;
Zërat tanë u mrrolën brenda nesh
Si të qeshurat, si qarjet.

Kërkimi për dhinë apo për djalin, ka qënë gjithmonë
Fillesa e një besimi të ri, në këto male.

Nëse të harroj ty Jerusalem

Nëse të harroj ty Jerusalem
Atëhere lëre të djathtën time në harrim.
Lëre të djathtën time në harrim, mbaje mend të majtën,
Mbaj mend të majtën dhe mbylle të djathtën tënde.
Dhe gojën tënde hapur tek porta.

Duhet të mbaj mend Jerusalemin
E të harroj pyllin – e dashura ime do ta kujtojë.
Do lëshojë flokët e saj, do të mbyll dritaren.
Do të fal të djathtën
Do të fal të majtën.

Nëse nuk fryn erë e muzgut
Asnjëherë nuk do t’i fal këto mure,
Detin, as veten.
Duhet e djathta të harrojë
E majta të fali,
Unë do të harrojë ujin,
Unë do të harrojë nënën time.

Nëse të harrojë ty, Jerusalem,
Lërë gjakun tim të harrohet,
Do të prek ballin tënd
Të harrojë vetveten,
Zëri im ndërroi
Për të dytën dhe të fundit herë-
Ndër më të tmerrshmit zëra,
Ose bëhet heshtje.

Mos e prano

Mos e prano këtë shi të vonuar,
Më mirë që qëlloi ashtu. Ktheje dhimbjen
Në një imazh të shkretëtirës. Thuaj kështu është thënë.
Dhe mos shiko perëndimin. Refuso

Të dorëzohesh. Provoje prapë këtë vit
Të jetosh i vetëm në një verë të nxehtë.
Ha bukën tënde që e pate tharë, përmbaji
Lotët. Dhe mos mëso nga ajo që quhet

Përvojë. Merr si shembull rininë time.
Kthimet e mia të vona në shtëpi, ishin shkruar
Në shirat e vitit të kaluar. Prapë s’përbën ndonjë diferencë

Sot. Shiko arritjet e tua si arritjet e mia
Dhe gjithçka do të jetë si më parë: Abrahami do të jetë
Abraham. Sara do të jetë Sarai.

Siç e vutë re, poezia e Amikait është e thjeshtë, por me dyvargëshe tepër të konsoliduar për nga thellësia, nga ëndja me konstatime filozofike. Të tillë si, ”duhet të harroj Jerusalemin/ e të mbaj mend pyllin”. Unë shpesh pas tavolinave të ndonjë librarie, i referohem edhe webeve të ndryshëm. Siç është përshembull PoemHunter apo të tjerë. Këtë edhe për një fakt të thjesht pasi shoh drejtpërdrejtë komunikimin autor njerëzim. Vjershat janë edhe të interpretuara. Eshtë një lloj bote komunikimi si ajo e fb. Madje edhe me ”tmerrin” e ëmbëlth të butonit like…, një dorë që të ngre me gishtin e madh lart, por edhe aë të rrëzon poshtë duke u përmbysur. Në fakt është një mendësi e bukur pasi këtu arrin të kuptosh termin elektronik like. Që për mua ka kuptimin e vënies në dijeni, jo domosdoshmërisht duhet të jemi në një mëndje. Ndaj shpesh teksteve në kutinë postare, kur më pyesin për like-t e tepruara të mia, u përgjigjem se, klikoj për të vënë në dijeni tjetrin që e pashë, e lexova, e përjetova…., por që jo domosdoshmërisht mendoj, gjykoj apo jetoj ashtu. Gjithsesi, ata që e qortojnë më shumë Amakain, janë hebrejtë. Lexova një tekst të tillë ku i thuhej se, ”ti gjithçka mund të jesh, vetëm çifut jo”. Mu kujtuan një version poetik i viteve të hershme ”botë! përse kaq rreptë i ndëshkon ata/ q më shumë të deshën/ që të zbardhën faqet?”. Aty së fundi, Kadare duke iu referuar konfliktin ruso-çeçen thotë që popujt bëjnë mirë të dëgjojnë gjenitë e tyre, edhe Rusia. E kishte fjalën për Tolstoin, që i sugjeronte të drejtën universale të ekzistencës së një populli në liri. Mirëpo, pavarsisht natyrës së kontradiktave në përgjithësi popujt nuk e kanë bërë këtë. Ashtu sikur edhe Shqipëria me Fishtën. Greqia me Janis Ricosin, Gjermania me Brehtin, Kili me Nerudën, Franca me Eluarin etj. Këtij fati sigursht nuk i ka shpëtuar as çifuti Amakai. Edhe pse Izraeli ka pllakat nëpër mure me vargjet e tij. Diku më sipër Amakai thoshte se, ”nëse nuk e ndiej brizën e mbrëmjes/ asnjëherë nuk do t’i fal këto mure”. Të besojmë që krenaria e një populli, më saktë ajo që e përdorë populli, është e rreme? Asgjë nuk është për të mos u besuar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Poeti dhe njerëzimi

Ithtarët e rinj

January 9, 2015 by dgreca

Nga lir Levonja/
Eshtë folur gjithë kohës për një tolerancë fetare, Shqipëria si shembull apo model etj. Me një fjalë shqiptarët në përgjithësi. Por unë gjykoj se edhe kjo vlerë, është e kërcënuar. Përse jo diçka që shumë shpejt mund të kthehet në objekt muzeal. Këtë e bëri i ashtuquajturi forumi rinor mysliman i Prishtinës. Me deklaratën e 8 janarit 2015. Kur i tregoi Francës, Europës, apo botës në tërësi…., pasaktësinë e ngrehinës ligjore në raportet e mediave me islamizimin. Nuk u habita. Këto janë efektet, qoftë të politikave shtetërore, qoftë të komuniteve fetare, nga dërgesat për arsimim apo teologji në vëndet e lindjes së mesme. Unë nuk dua t’i përgjithësojë, por është kaq prezente, pikërisht këto ditë, një lloj mëndësie e islamistëve inferiorë. Ka një lloj grupimi ithtarësh të islamit që po e predikojnë Allahun me frymën e inferioritetit. Të besimtarëve të lënduar dhe të diskriminuar. Megjithkëtë, në gjithë këtë histori, edhe pse i bashkohem ambasadorit francez, në lidhje me atë që ata janë thjesht disa djem terroristë që nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin. Prapë kam përshtypjen se në atë konsistimin e tij, në lidhje me bashkëjetësën fetare të cilën Europa duhet ta marri si shembull. Dhe jo Shqipëria Europën etj…, fjalë të tijat këto, e shoh në fakt si një konstatim të këtij soji inferior që sa vjen e po shtohet.
Ndaj bëjnë mirë që një pjesë e këtyre ithtarëve që flasin në emër të Allahut, të mos vazhdojnë të ankohen lart e poshtë. Për ironi, satirizim, apo çfarë do tjetër. Ata që vrasin, nuk janë asesi islami edhe pse e bëjnë këtë në emër të tij. Ata janë produkt i një lloj inferioriteti nga që ndihen gjithë kohës të paragjykuar. Këtë duhet ta dijë mirë edhe forumi rinor mysliman i Prishtinës.
Ka një ekuivok të madh në jetën e qytetarëve që vijnë nga lindja e mesme. Më vjen keq ta banalizojë, por i ngjan shpesh ankimeve që bëjnë njërëzit me ngjyrë për diskriminim rracor. Me që kjo u bë një lloj debati ndërbotëror, ata që njohin metropolet dhe kanë një lloj aktiviteti, që punojnë apo bashkëpunojnë me rraca të ndryshme, nuk e kanë të vështirë aspak të kuptojnë këtë vuajtjen e inferioritetit.
Përshembull sot në Amerikë, kujdesi më i madh i çdo qytetari me rol social, janë raca me ngjyrë. E para gjë që të thonë, është një lloj kundërvënie duke të kujtuar lëkurën, diskriminin dhe se ti po i bën një padrejtësi. Biles kanë strategjinë më të thjeshtë, ngreje zërin, bërtit në publik se mund të fitosh edhe milionin sa hap e mbyll sytë. Në fakt janë më të privilegjuarit. Në drejtim të taksimit, shkollimit dhe punësimit. Për shkak të këtyre favorizimeve, (kujdesit të tepruar për t’iu shmangur konfliktit të vjetër që piu gjakun e Amerikës) sot ky vend i madh vuan katastrofën shoqërore të nënave të vetme. Thuajse një pjesë e madhe e vajzave në moshë të re, kryesisht ato me ngjyrë, kanë deri në katër fëmijë me baballarë të ndryshëm. Nocioni single mom (nënë e vetme) tashmë është një lloj rrisku edhe për familjen në kuptimin e mirëfilltë të saj. Fëmijë që rriten që në mëngjesin e herët me mosbesimin. Qoftë për një lidhje të mundshme, qoftë për një dashuri midis burrit dhe gruas. Nënës dhe një babai. Madje adoleshentë të shumtë, nuk besojnë aspak në kësi gjërash. Dhe shpesh akuzojnë për diskriminim. Kë? Cilindo të kenë përpara. Pa përjashtuar edhe vet sojin e tyre. Mjafton që tu vejë e vetja.
Me frymën e këtij mosbesimi, përballë lirisë dhe zhvillimit, edhe pse në kah të kundër madje me fanatizëm të tepruar dhe prioritet të theksuar të gjinisë mashkull, vjen dhe një masë e tërë emigantësh nga vendet që predikojnë islamin. Dhe është e çuditshme se zëri i këtyre që ankohen ndihet më shumë. Pavarsisht se nuk të flasin aspak për Allahun. Flasin vetëm për diskriminim. Ndonjëherë të kërkojnë edhe llogari. Gjykojnë sistemin e lirisë si anarshi, ekonimë si të papërshtashme, si tepër të ashpër në taksa etj. Ndërkohë kur janë tërësisht emigrantë ekonomikë. Kanë ardhur duke paguar qimet e kokës. Paragjykojnë pikërisht botën e ëndërruar. Realitetin që e prekën. Dhe nëse u kërkon të bëjnë punën, të tregojnë gishtin. Për të kujtur se duhet të jesh i kujdesshëm me ata. Mos i diskrimino sepse janë myslimanë.
Po nuk është kështu. Në fakt ata që flasin për Allahun, që e duan Allahun, fenë e tyre, janë më punëtorë, më të edukuar, më paqësorë. Madje ke dëshirë të flasësh. Nuk e njohin inferioritetin, nuk ankohen për diskriminim, madje e bekojnë këtë tokë të madhe.
Këto ditë aty kam dëgjuar edhe deklerata politikanësh, që kanë logjikuar karshi krahëve dhe partive, në lidhje me krizën ekonomike që po kalon Europa. Natyrisht duke akuzuar njëri-tjetrin. Më vjen mirë që në një farë mënyre, objekti politik, interpretimet tashmë janë të karekterit kontinent. Gjë që dëshmon se ne jemi aty, në Europë. Por përpos ekonomisë një vend ka edhe ndjesinë, kulturën se si e shikon Zotin. Si e ndërton besimin. Dhe këto nuk vinë nga qielli, as nga lindja e mesme. Por duke dëgjuar vetveten. Këtë dua t’ia theksojë edhe forumit rinor mysliman të prishtinës. Që në një farë mënyre, nuk ka kërcënuar vetëm bashkëjetësën fetare të përkryer të shqiptarëve, por edhe shtypin e lirë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Ithtarët e rinj

QAMILI

December 29, 2014 by dgreca

Nga Ilir Levonja/FLORIDA/
Atje në Lushnjen time, i bëri gjëmën vetes një lushnjar. E quajnë Qamil. Përpiqem ta kujtojë. Zelët janë një fis me emër. Por nuk më kujtohet. Sot faqet e gazetave kanë emrin e tij. Të thënura e të pa thënura. Në fund të fundit ai është një viktimë e metodave radikale. Vetos kokëfortë e politikës provinciale. Jo brenda Lushnjes, pasi lushnjarët vetë sado të angazhuar ia ruajnë erzin njëri-tjetrit. Sidomos kur bëhet fjalë për fiset. Por provincializmit politik në gjithë Shqipërinë. Madje më provinciale se vetë provinca, ajo është mu aty në mes të Tiranës. 
Nuk e di a ka qënë në ngushëllim, a ka pirë një kafe deputeti Erjon Braçe? Pasi po shoh se si kuvendon në fb me qytetarët, birinxhi, sikur me qënë qytetar danez. Gjithçka ia ngjesh një lloj retorike antikulturore në lidhje me mos pagesën e faturës. Dhe këtë na i propogandon opozita.
Do të qe mire të ishte. Në fund të fundit është kudo Myzeqesë, me inagurimet, pastrimet e kanaleve, ribërjen e shesheve, prishjet, ndërkohë që në rrethina rrugët janë rruxhga, garrupe, gropa, etj. Madje si i kulturuar shkon edhe në kishat e degraduara, poston foto me martirët. 
I dashur Qamil, litarin e kërpit e ke vendosur në vendin e gabuar. Soji ynë njihet për I butë, por ja që ne guxokemi. Deri sa e tejkalojmë .
Por le të flasim pak për politikën përpara se të ikësh. 
A e ke vënë re, kanë filluar nga shantazhet që tani. Nuk kanë hallin tend, kanë hallin e tyre. Duan të rrinë kryetarë gjithë jetën. Duan të rrinë deputet deri sa të vdesin në karriken e Kuvendit. Luftojnë bizneset e njëri-tjetrit, dhe kur vinë me kamera tek dera jote, e bëjnë për tu dukur, jo në emër të ligjit. Aty ligji është provizor. Dhe privilegj. Nuk e shikon, në kulmin e një viti, shkatërrimesh, prishjesh, që fare mire ato prona ”të paligjshme” mund edhe të konfiskohen, tu jepen të pastrehëve, spitaleve apo shkollave etj. (Se nuk dua të përsëris vetveten.) Kryeministri I vendit tone inaguron shtëpinë e re. Dhe flet për shtet ligjor përmes deputetit tend, Erjonit. Flet për ligjin, kulturën e pagesës. 
Ne kemi gra në Kuvend, në qeveri, për propaganda karshi Europës. Pasi ato veç lukut flasin me sharmin e burrave. Janë më të egra se vetë burrat.
Megjithëse, nuk e di se për çfarë lloji burrash duhet të flasim. E kënë vënë re, kanë bërë gati biografitë në Wikipedia . Shiko deputetin tend, deputetët në përgjithësi. Selfiet në sallonet e modës. Garë me modelet e flokëve. 
Për hir të kësaj kaste, nuk ia vlente. Ai litar…! Por ti e bëre. Kurse Jonkën do ta zgjedhim për here të katërqindë deputet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Qamili

… Ne kishim në mes dy perëndi

December 21, 2014 by dgreca

Visarit dhe Edës…/
Nga Ilir LEVONJA/Florida/
Zoti u ruajt mendt e kokës Visar dhe Eda! Çfarë të them tjetër?! Edhe këto nuk po di si i them! Le që nuk janë fjalët e mia. Do ta them në fund se të kujt janë! Por duke ditur ashtin tënd Visar, zemrën, natyrën, për hatër të asaj dashurie shokësh, a miqësie burrash…, unë e di që ti sonte nuk e pranon as këtë ngushëllim. Ti nuk je egoist. Këto orë të mbrapshta ti nuk ke hallin e vetes. Ashtu siç janë në përgjithësi prindërit. Po kështu edhe Eda. Jemi ne të tjerët. Baballarët apo prindërit me nga një fëmijë. Ne, ”jashtë” gjëmës tënde.
Sot më shumë se kurrë kam urryer cilësimet djali i vetëm. I poetit, deputetit, ministrit. Fati tij i mbrapsht. Vuajtjet që nuk iu ndanë etj.
Sot më shumë se kurrë kam urryer fjalët dheu, lëndina, amëshim, paqe, u prehtë. Të gjithë llojet e ngushëllimeve që kemi. Jo për faj të ekzistencës së tyre, por për inat të fatit të mbrapsht. Rriskut tënd. Pafuqishmërisë time për të kthyer kohën.
Sot më shumë se kurrë kam urryer edhe besimin në gjërat e bukura të prindit. Madje jam lëshuar. Kam folur me vete se si, apo qysh mund ta ndajmë këtë dhimbje.? Kam ndërruar vendet me tim bir. Ka qënë ai që më ka marrë prej dore.
Sot kam urryer diskutimet alla shqiptare, në raport me jetën, jetën e këtueshme dhe të përtejme. Dokrrat e pakujdesisë, deri tek elementët e sigurisë me vendime qeverie.
Kam parë për orë të tëra portretin e Atjonit. Vetëm 19, flokëzi, kaçurrel. I bukur.
U kujtova se dikur, kur ti dhe unë diskutonim për Mario Lucin, na iku pa u ndjerë dhe mblidhte bar në lulishten e madhe. Ndaj kam qeshur, ndërsa kam lotuar.
Gjithmonë kam kërkuar të di pse ka qënë e madhe miqësia jonë. Ne kishim në mes dy perëndi. A të kujtohet, kur më thoshe eja pa droje se ime më të do shumë. Edhe e imja, sekretarja ime siç e quaja unë. Ngrente telefonin dhe përgjigjej, po tani. Të vi menjëherë. Dhe më jepte urdhër. Shko se të pret Visari. Pastaj shtonte, sepse më pëlqen ky njëri. Mua sot mu kujtuan këto perëndesha. Mbaj mend se në një vaki, e kisha tmerrësisht të vështirë. Nuk dija se çfarë të thosha. Qe një rast i dhimbshëm. Një rast, të më falësh për krahasimin miku im, si ky i yti. Çfarë të thosha… ajo më këshilloi, i thuaj të ruajt Zoti mendt e kokës. Sepse është gjëm veç për prindërit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Atjon Zhiti, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT