SHKRUAN:NIKO FERRO/
Pse persianët ishin shumë të interesuar për territorin e fiseve ilire të paionëve? Çfarë ofronte ai?
Të shkruash për këtë temë, në radhë të parë do të thotë të kesh hulumtuar gjerësisht çdo libër dhe çdo artikull që lidhet në funksion me temën. Në radhë të dytë do të thotë të guxosh, pra të sjellës një mendim ri dhe të pranueshëm.
Po pse pikërisht kjo temë, jo sepse ajo është më e rëndësishme se të tjerat, por për faktin se një argument mbi këtë çështje nuk është prekur më parë ndoshta tek tuk nga historiografia greke, maqedonase e italiane. Natyrisht që rrahja e argumenteve të reja ka si synim shtimin e diapazonit për ilirët. Kështu, për të pasur një pamje më të qartë mbi fillimin e kërcënimit të ekspansionizmit persian në Ballkan, më poshtë po paraqesim një përmbledhje të ngjarjeve historike.
Në shek VI p.e.s Kiri i Madh kishte bashkuar mbretërinë e Medëve dhe të Persianëve, duke i dhënë jetë kështu një fuqie të re politike, Perandoria persiane. Por Kiri i Madh nuk u ndal me kaq, ai tentoi të shtrinte sundimin e tij edhe në qytet-shtete greke të Azisë së Vogël. Ndërkaq Kiri ishte i mëshirshëm me popujt e nënshtruar, për të ishte e mjaftueshëm që qytet greke dhe fenikase të paguanin haraçin vjetorë, në këmbim të mbajtjes së një autonomie të zgjeruar.
Por Dari I, pasuesi, vendosi të konsolidonte edhe më tej fuqinë e Perandorisë persiane. Kështu për të fituar rezistencën e shteteve Ioniane, Dari u përpoq t’i dobësonte ekonomikisht duke nënshkruar traktate me qytet-shtete fenikase. Sakaq qytetet greke, të cilat mezi i mbijetonin masave shtrënguese të persianëve reaguan duke mos e njohur fuqinë e Mbretit të Madh dhe të satrapëve të tij persian.
Qyteti i parë Ionianë që u rebelua kundër guvernatorit persian ishte Mileti, në vitin 499 p.e.s Tirani Aristagora për të tërhequr simpatinë e satrapit të Azisë së Vogël, persiani Artaferne i propozoi këtij të fundit një ekspeditë kundër ishullit të Nasos, ku aty prej pak kohësh ishte formuar një qeveri demokratike. Artaferne i vuri atij në dispozicion një flotë persiane, por rezistenca e ishullit ishte heroike, dhe rrethimi i ishullit rezultoi të ishte një disfatë për persianët.
Atëherë Aristigora, duke parashikuar një ndëshkim ekzemplar nga ana e Darit I, menjëherë ndryshoi “pllakë” dhe ngriti lëvizjen antipersiane në qytetet greke të Ionias duke shkaktuar një revoltë në të cilën u rreshtuan Lidët, Karitët, Qipriotët, e shumë të tjerë.
Aristigora, me në krye një grushti oplitësh, arriti të pushtonte edhe kryeqendrën e satrapit persian, Sardi. Pas këtyre sukseseve fillestare, qytetet kërkuan edhe ndihmën e qyteteve të origjinës, Spartës, Athinës, Eretrias por spartanët e refuzuan pjesëmarrjen e tyre pasi ishin të zënë në konflikt me një tjetër qytet rival të tyren, Argosi. Mësojmë se vetëm Athina dhe Eretria dërguan ndihma, të cilat u limituan në një flotë të përbërë nga 25 anije.
Përgjigja e Darit ishte tepër e fuqishme.
Ai u përball me rebelët në tokë dhe në det, duke i mposhtur të gjithë por ai nuk u ndal me kaq, shkatërroi me zjarr dhe hekur të gjithë Ionian. Zbulojmë se qyteti i Miletit u shkatërrua deri në themel më 494 p.e.s dhe banorët e tij, që kishin treguar rezistencë kundër persianëve u shpërngulën dhe u shitën si skllevër. Qytetet e tjera rebele u detyruan të dorëzonin armët dhe mjete të tjera të luftës, dorëzuan gjithashtu të gjitha anijet.
Pikërisht në këtë moment deliri dhe fitoreje, mendimi i Darit I, për t’u zgjeruar në Perëndim filloj të maturohej. Por për të nisur një pushtim drejt Perëndimit, Darit i nevojitej një njohje e mirë e territoreve, por kjo gjë nuk përbente shqetësim, Mbreti i Mbretërve e kishte gjetur zgjidhjen.
Aty nga fundi i shek VI p.e.s Dari urdhëroi Skylaksin një gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë të ndërmerrte një udhëtim eksplorues në Evropë, Azi, Afrikë dhe në Indi. Mund të themi se vepra e tij, e ndihmuar edhe nga dikush tjetër në përshkrimin gjeografik ajo paraqitet me shumë interes.
Aty nga fundi i shek. VI p.e.s Dari I, avancoi me një ushtri të madhe nga Kerkonezi në drejtim të grykëderdhjes së Danubit, duke nënshtruar kështu të gjitha fiset thrake, që gjente në kalimin e tij, Tinët, Odrizët, Shirmiadët dhe Nipseit.
Mësojmë se një ushtri e madhe skite e ardhur nga viset veriore të Thrakisë, bëri që Dari të tërhiqej me një pjesë të vogël të ushtrisë, pjesa tjetër qëndroi në Thraki, nën komandën e Megabazit, komandant persian. Brenda pak kohësh satrapi i Darit, arriti të nënshtronte të gjitha qytetet bregdetare thrake si dhe fiset që banonin afër tyre. Më saktë deri në brendësi të territorit të fiseve ilire të paionëve.
Për të kuptuar më mirë qëllimet e persianëve ndaj këtij territori, më poshtë po sjellim një kronik të Herodotit. “Ata që u pushtuan në Evropë prej persëve, në kohën e Darit, sundoheshin nga Megabazi. Një ngjarje në të cilën qe dëshmitar Dari, bëri të lind te ky, mbret dëshira për të urdhëruar Megabazin që t’i shpërngul paionët e Evropës në Azi. Pirgesi e Mantyesi, të dy paionë, donin të bëheshin tiranë të paionëve. Menjëherë pasi Dari u kthye në Azi, ata shkuan në Sardë bashkë me motrën e tyre dhe duke gjetur rastin kur ky mbret qëndronte në lagjet e jashtme të qytetit të lydëve, ata e zbukuruan sa mundën me shumë motrën dhe e dërguan për të mbushur ujë. Ajo mbante një shtam në kokë, tërhiqte një kalë për kapistali, të cilin e kishte lidhur pas krahut dhe tirrte li. Dari, kur e pa këtë që po kalonte, i tërhoqi vëmendjen pasi ato që bënte ajo nuk i kishin zakon gratë e Persisë, Lydisë, ashtu edhe të pjesës tjetër të Azisë. Për këtë arsye, kur e pa urdhëroi disa nga rojet e tij ta ndiqnin dhe të shikonin çdo të bënte me kalin e saj…. Dari i habitur nga të dhënat e rojeve të tij, dhe nga ajo që kishte parë vetë kërkoi që ta sillnin tek ai. Kur ajo erdhi para Darit, vëllezërit e saj që po i vërenin të gjitha këto nga një vend i afërt u paraqitën edhe ato. Kur Dari i pyeti mbi vendin e tyre, të rinjtë ju përgjigjën se ishin Paionë dhe se ajo ishte motra e tyre. Mbreti e pyeti përsëri pse kishin ardhur në Sardë, çfarë njerëzish ishin paionët dhe në cilin vend të tokës banonin. Ata i thanë se kishin ardhur për t’i shërbyer atij, se Paionia me qytetet e saj gjendej në brigjet e Strymonit dhe se ky lum nuk ishte shumë larg nga Hellesponti, dhe se ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve. Kjo qe përgjigja për çdo njërën prej pyetjeve të tij. Ai donte të dinte akoma nëse gratë e këtij vendi ishin të gjitha kështu punëtore si motra e tyre.” (Herod. V. 1.12)
A thua që Mbreti i Mbretërve të interesohej për territorin e paionëve vetëm se gratë ishin punëtore? Çfarë kërkonte të dinte më tepër ai ? Çfarë ofronte territori i paionëve për persianët?
Pavarësisht se ky territor mund të përdorej si bazë për ekspansionizmin persianë në Ballkan, ky vend ishte mjaft i pasur me metale.
Më poshtë po citojmë autorin antik Aristoteli: “Për Paioninë thonë se kur bien shira të vazhdueshëm, në tokën e zbutur gjendet i ashtuquajtur ar i padjegshëm. Flitet se toka në Paioni është aq e pasur me ar, sa shumë vetë kanë gjetur copa ari më të rënda se një mna” (Aristot. De mir. Ausc 833 b, 45)
Pra siç citohet më sipër nuk bëhet fjalë për gra punëtore, por për pasuri minerale.
Sipas Herodotit “Atëherë Dari i shkroi Megabazit të cilin e kishte lënë në Thraki, si komandant të një pjese të ushtrisë së tij, që t’i shpërngulte paionët nga tokat e tyre dhe t’i sillte tek ai së bashku me gratë dhe fëmijët… Megabazi pasi lexoi letrën, zgjodhi dhe mori njerëz nga Thrakia për t’i treguar rrugën dhe marshoi me ushtrinë e tij kundër Paionisë. Paionët si e morën vesh se persët po marshonin kundër tyre, u përgatitën që t’i zmbrapsin dhe shkuan me të gjithë forcat e tyre në brigjet e detit duke menduar se andej do sulmoheshin. Por Megabazi kur mori vesh se ata ruanin shtigjet nga ana e detit duke menduar se andej do sulmoheshin, kaloi në ndërmjetësinë e tyre, papritmas dhe para se ata të kujtoheshin, i pushtoi me lehtësi të madhe aq sa nuk u gjend njeri për t’i mbrojtur. Paionët kur mësuan se qytetet e tyre ishin në duart e armikut u shpërndanë duke u kthyer në tokat e tyre pra ju dorëzuan persianëve. Kështu një pjesë e paionëve, d.m.th. Siriopaionët, Paioplajt dhe ata që zinin atë pjesë të vendit që arrinin deri te Liqeni i Prasias u dëbuan nga vendbanimet e tyre dhe u dërguan në Azi. Ndërsa paionët e rretheve të Malit Pangajonë ( Doberët, Agrianët, Odomantët) dhe paionët e Liqenit të Prasias, Megabazi nuk i nënshtroi dot.? (Herod. V. 1, 12, 13,14,15,16)
Arsyeja ?
Natyrshëm lind pyetja. Pse Megabazi nuk arriti të nënshtronte të gjithë fiset ilire të paionëve ? Mos vallë ata kishin luftuar heroikisht kundër ushtrisë persiane ?
Ndonëse Herodoti, nuk përmend fjalën “luftë” apo “betejë”, mund të hamendësojmë që në krah të paionëve të ishin rreshtuar të tjera fise ilire, taulantët, dardanët, enkelejtë të cilët luftuan bashkërisht kundër forcave persiane. Në këtë kontekst vlen të përmendet mendimi i W. Pojakowskit (Kuvendi i Studimeve Ilire. Vëll I Tiranë 1974 f. 338) “[Në shek. V p.e.s] kemi të bëjmë me një epërsi luftarake të fiseve ilire, në veçanti të Enkelejve, se kjo hegjemonie pati ndikim nga lidhjet me luftrat greko-persiane”.
“Për sa i përket paionëve, ilirëve dhe të fqinjëve në përgjithësi <
Sipas Herodotit “persianët pas nënshtrimit të paionëve, ju drejtuan Maqedonisë. Sepse rruga nga Liqeni Prasias deri në Maqedoni është shumë e shkurtër. (Herod. V. 17)
Pra me pak fjalë territori i paionëve shërbeu si “urë” për ekspansionizmin persian.
Si përfundim mund të themi se të gjithë autorët antik në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthorët tregojnë për rëndësinë strategjike që kishte territori i fiseve ilire të paionëve si dhe për rëndësinë ekonomike, që ofronte ky vend për shkak të minierave të argjendit dhe të arit. Mendojmë se ishin pikërisht këto kushte të cilat bënë që ky territor të ishte tejet i lakmuar nga persianët, më pas nga maqedonasit, grekët, keltët, romakët, sllavët, dhe në fund osmanët.
Ajo që vlen të theksohet është se persianët nuk arritën dot të depërtonin në brendësi të territoreve ilire. Në pamje të parë ndoshta për shumë njerëz kjo dëshmi duket e parëndësishme, por duke u fshirë kështu copëza të historisë të paraardhësve tanë, mendoj se na lind e drejta të predikojmë një moral të tillë që asgjë nuk mund të mënjanohet, asgjë nuk mund të përcaktohet apriori e parëndësishme,dhe të gjykohet me mentalitetin që kjo apo ajo çështje e kësaj natyre përbën objekt pa rëndësi. Ato janë dhe do të ngelen pjesë e identitetit të historisë sonë.
Ilirët dhe mohimi i vetvetës!
Nga Fahri XHARRA/
Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetëvetës . ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i numroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin.Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!
Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për biblotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrin e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve. Pasi që merr Salonin i vijn edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit. Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)
Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ? E kuptueshme se shkenca pa libra nuk bëhët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilre e tashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?
Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës mbetën. Deshëm apo jo , ato flasin dhe neve na duhet t iu japim gjuhën.
Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda , mbi qytetëzen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga largë ,Svastika e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofon pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më poshtë nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.
Shkëmbi me svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje.,mu përshkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shifet lindja dhe rritja e diellit
Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik – i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeshme do të vërtetohen dhe jipen më shumë njohuri për këtë vendgjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnës.
Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjetë edhe vend qëndrimi i astrologëve .
Sipas arkeologëve ne e dijmë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjetëshin e fundit. Shpella e famëshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të medha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.
Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane.Më vonë
Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.
Po jo vetëm në Çitluk dhe në Nakovano por edhe në Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino
Kush e thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike , mjeksore ,anije ndërtimtarije; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i farkonin monedhat dhe shpatat.
Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor dhe me … me …? Por ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe autozhbërjes.
Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.
A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 paraKrishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.
Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë du mijëvjeqarëve prK si Observetor , me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .
Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!
25.01.14 Gjakovë
Ilirët, 300 vjet në krye të një perandorie
Nga Astrit Lulushi/
Kjo ndodhi me 20 janar te vitit 250 – Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251.
Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listen e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.
Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmorri disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.
Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajten larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.
Më poshtë; Listë e përzgjedhur me emrat e Perandorëve romakë me prejardhje nga Iliria.
Decius – 249-251
Hostilianus – ?251
Claudius II “Gothicus” 268-270
Quintillus – 270
Aurelian – 270-275
Probus – 276-282
Diokleciani – 284-305
Maximianus “Herculius” – 286-305
Galeriusi – 305-311
Konstandini I – 306-337
Maximinus Daia – 308-313
Jovian – 363-364
Valentinianus I – 364-375
Valens – 364-378
Gratian – \ 375-383
Valentinianus II – 375-392
Marcianus – 450-457
Anastasius I – 491-518
Justin I – 518-527
Justinian I – 527-565