• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ETRUSKËT DHE ILIRËT

March 29, 2018 by dgreca

A ka pasur  kontakte midis dy qytetërimeve ?/

28 niko ferro

Shkruan: Dr Niko FERRO/

fig 1

Tema që do trajtojmë në vijim nuk është bërë ndonjëherë objekt studimi apo kërkimi të mirëfilltë shkencor. Është një temë e veçantë,  e pa rrahur më parë dhe si e tillë kërkon hulumtim të gjerë në tekste.

fig 2

Janë të shumtë  librat që flasin për etruskët, për  gjuhën e tyre “misterioze”,  për kulturën e veçantë, mitologjinë e pasur dhe për traditat e hershme që e karakterizojnë si popull. Të tillë me shumicë ka edhe për  ilirët. fig 4Por kur bëhet fjalë për kontaktet midis dy popujve të cilët për disa shekuj me radhë  i ka ndarë vetëm  një det nuk gjejmë asgjë të shkruar qoftë dhe  një rresht të vetëm apo ndonjë detaj të vogël të shkruar kalimthi. Edhe ato pak  shkrime që janë bërë nga autorë të huaj dhe  të botuara së fundmi nuk flasin për këtë argument.

fig 5A është kjo mungesë e qëllimshme apo vjen si rezultat i mungesës së informacionit për marrëdhëniet që mund të kenë pasur dy qytetërimet, vështirë se mund të jepet një përgjigje e saktë.  Megjithatë na duhet të sqarojmë se paraqitja e kësaj teme  nuk do të thotë se është  më e rëndësishme se të tjerat, por të evidentojmë (mbështetur në gjetjet arkeologjike) nëse ka pasur kontakte midis dy qytetërimeve. Pikërisht këtë gjë synojmë të paraqesim në mënyrë koncize dhe pa u zgjatur në shkrime të tepërta. Më poshtë po rendisim vendet ku janë zbuluar objektet arkeologjike me origjinë etruske.

fig 3Objekte të zbuluara në Slloveni

  • Në qytetin e Novo Mesto është zbuluar një objekt arkeologjik i identifikuar si tripod (enë me tre këmbë) e derdhur në bronz, i përdorur për ceremoni fetare. Sipas arkeologëve slloven ky objekt mund të jetë prodhuar në qytetin etrusk të Vetulonisë.[1] Ky objekt daton në   VII p. Kr.[2]
  • Një kupë e prodhim etrusk i tipit “etruske-korintike” është zbuluar në afërsi të fshatit Striçna, Slloveni.[3]
  • Një ojnohe e prodhimit etrusk e indetifikuar si tipi “etruske-korintike” është zbuluar edhe kjo në afërsi të fshatit Stična, Slloveni.[4]
  • Dy Askos në formë shpendi nga Muzeu i Lubjanës. Sipas Stipčević[5] “dy objektet e tipit aksos (pas studimit) u arrit në përfundim se kanë analogji të përbashkëta me një tjetër askos të zbuluar në Bolonjë.
  • Një helmet etruske me kreshtë dhe me zbukurim VIII p. Kr (fig1) gjetur në shpellën “Musja Jama” në Škocjan afër qytetit Divača, Slloveni. Sipas akademikut kroat Mate Suič: “gjetja e këtij objekti (fig 1) tregon se bregdeti i Adriatikut Lindor, i kryesuar nga Liburnët kishte lidhje të hershme me territorin etrusk që në periudhën villanoviane.[6]

Objekte të zbuluara në Kroaci:

  • Në ishullin Vis në Kroaci është gjetur një enë etruske (fig 2) kantharos e tipit “bucchero”.[7]
  • Po në këtë ishull është gjetur një enë etruske e tipit aribal.[8]
  • Në vitin 1925 pranë lumit Kupa në qytetin e Sisak, Croaci, u zbulua rastësisht një monedhë etruske (fig 3).  Në “faqe” ka “rrotën” dhe në “shpinë” ndoshta “spirancën” paraqitet shumë e dëmtuar.  Kjo lloj monedhe etruske datohet në gjysmën e parë të shek III p.e.s.[9]
  • Në vitin 1955 në varrin n. 47 të nekropolit japodik të Kompoljes në afërsi të Otočac u gjetën 5 objekte të punuar në qelibar. Objektet i janë dhënë formë me tipare njerëzore, gruaje. Të gjitha figurinat kanë dimensione të vogla që fillon nga 0.5 cm në 1 cm. Pas studimit të bërë në atë kohë u arrit në përfundim se 5 figurinat prej qelibari nuk janë të prodhimit japod por janë mall importi.[10] Krahasimi që u bë me të tjerat të gjetura në Itali mund të thuhet pa dyshim se atdheu i tyre është territori etrusk. Të tilla janë zbuluar në Bologna, Marzabotto, Roma, Vasto e të tjerë.  Stipčević doli në përfundim se këto objekte kanë hyrë nëpërmjet rrugëve detare nga qyteti etrusk i Spinës.[11]

Objekte të zbuluara në Bosnje Hercegovinë

  • Një fibul etruske e tipit Certosa zbuluar në Vrankamen vicino a Krupa, Bosnje Hercegovinë.
  • Një skyphos etrusk gjetur në afërsi të qytetit Sanski Most.
  • Një enë me mbishkrim etrusk[12] (fig 4) gjetur në një kodër të vogël pranë Bugojno-s në Bosnje-Hercegovinë.[13] Kjo enë me mbishkrim sot ruhet në Zemaljskog Muzeja, Sarajevë, Bosnje- Hercegovina.

Objekte të zbuluara në Malin e Zi

  • Në nekropolin e Gotovuša në afërsi të Pljevlja, qelibar të prodhimit etrusk. [14]

Objekte të zbuluara në Serbi

  • Një kuti për mbajtje eshtrash e tipit etrusk[15] (fig 5) është zbuluar në një varrë në qytetin e Atenica në Serbinë Qendrore.[16]

Objekte të zbuluara në Shqipëri.

  • Në muzeun arkeologjik të Durrësit ruhet një amforë e veçantë e cila besohet se mund të jetë me origjinë etruske? Sipas arkeologut shqiptar Fatos Tartarit. “Ndonjë autor e përcakton atë në mënyrë shumë të përgjithësuar si greko-italike, tipike për transportin e verës gjatë shek III p.e.s; kurse në gjetje të tjera e gjejmë si amforë vere të prodhimit etrusk.[17] Në Durrës kjo formë është gjetur qoftë në fundin e detit, qoftë në tokë. Ena ka përmasa mesatare me lartësi 67-72 cm e me diametër 37-40 cm.

 

Përfundimi

Ndonëse janë vetëm  pak objekte ato janë të mjaftueshme për  të dëshmuar se midis etruskëve dhe ilirëve ka pasur kontakte gjatë fazës II –III të Hekurit. Mendojmë se duhet të ketë të tjera objekte që ruhen në muzetë e shteteve të përmendura më lartë.  Përfshirja e tyre kërkon punim më të zgjeruar dhe gjithëpërfshirës. Pa dashur ta mbyllim me kaq po sjellim edhe një shënim të ilirologut të shquar Aleksandër Stipçeviq “Pavarësisht se disa objekte të cilat kanë tipare të artit vendas ilirë; ato i detyrohen shumë ndikimit etrusk”. [18]

 

Bibliografia

 

1- S GABROVEÇ. Etruskischer Niederschlag in Slowenien. Vol V. Wien. 1992

2- J. M. Turfa. The Etruscan World. Routledge Taylor & Francis Group, London and New York 2013

3- M. Suić. Jadranska obala u protohistoriji: kulturni i etnički problemi : simpozij održan u Dubrovniku 1976

4- A. Stipčević. Arte degli illiri. Edizione del Millione. Milano 1963

5- L. Bonfante. Etruscan Life and Afterlife. A Handbook of Etruscan Studies. Warminster: Aris & Phillips, 1986

6- S. Haynes. Etruscan Civilization: A Cultural History. J. Paul Getty Publications. Los Angelos 2005

7- M. Martelli. “Scrigni etruschi tardo-arcaici dall’Acropoli di Atene e dall’Illiria”. Prospetiva 1988-1989

8- ARCHAEOLOGIA IUGOSLAVICA. Volume 15 1974 f. VIII

9- R. VASIÇ. Gli Autariati, la tribu illirica piu grande e piu forte, nella storia e nell’archeologia. Gli Illiri e L’Italia. Convegno internazionali di Studi. Treviso 2004

10- R. VASIÇ. An Etruscan bone box from south-west Serbia and the problem of  Late Archaic imports in the central Balkan area. Arheoloski Vesnist nr 43 1992

11-Fatos Tartari. Amforat e Muzeut arkeologjik të Durrësit (përpjekje për një katalog të tyre). Iliria nr 2, 1982

12- Z. Dukat. I Mirnik. Etrušcanski i Umbrijski novci u arheološkom muzeju u Zagrebu. Vjesnik Arheološkog muzeja u Zagrebu, Vol.19 No.1 Rujan 1987.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                              

Fig 1 . Përkrenare me origjinë etruske zbuluar në  Škocjan , Sloveni.

(Sipas Prokajinski Muzej Koper 2018)

 

 

Fig 2 . Kantharos etrusk e tipit “bucchero” shek VI p. Kr gjetur në ishullin e Vis, Croaci

Fig 3. Monedhë etruske gjetur në buzë lumit Kupa afër qytetit të Sisak, Croatia

(Sipas Dukat- Mirnik 1987)

 

 

Fig 4. Enë me mbishkrim etrusk shek. VI p. Kr

Gjetur në një kodër të vogël pranë Bugojno-s në Bosnje-Hercegovinë

(Sipas  Basler 1974)

 

 

 

Fig. 5 – Mbjetet e një kutie prej kocke, me origjinë etruske zbuluar në Atenica[19]

(Sipas VASIÇ 1990)

 

 

[1] S GABROVEÇ. Etruskischer Niederschlag in Slowenien. Vol V. Wien. 1992 f. 212

[2] J. M. Turfa. The Etruscan World. Routledge Taylor & Francis Group, London and New York 2013 f. 382

[3] Po aty f. 383

[4] Po aty f.383

[5] A. Stipčević. Arte degli illiri. Edizione del Millione. Milano 1963 f XIV

[6] M. Suić. Jadranska obala u protohistoriji: kulturni i etnički problemi : simpozij održan u Dubrovniku 1976 f. 89

[7] L. Bonfante. Etruscan Life and Afterlife. A Handbook of Etruscan Studies. Warminster: Aris & Phillips, 1986 f. 73

[8] S Haynes. Etruscan Civilization: A Cultural History. J. Paul Getty Publications. Los Angelos 2005 f. 260

[9] Z. Dukat. I Mirnik. Etrušcanski i Umbrijski novci u arheološkom muzeju u Zagrebu. Vjesnik Arheološkog muzeja u Zagrebu, Vol.19 No.1 Rujan 1987.f. 180-182

[10] Stipčević vep e cit f. XXVIII

[11] Stipčević vep e cit f. XXIX

[12] M. Martelli. “Scrigni etruschi tardo-arcaici dall’Acropoli di Atene e dall’Illiria”. Prospetiva 1988-1989 f.

[13] Archaeologia Iugoslavica. Volume 15 1974 f. VIII

[14] R. VASIÇ. Gli Autariati, la tribu illirica piu grande e piu forte, nella storia e nell’archeologia. Gli Illiri e L’Italia. Convegno internazionali di Studi. Treviso 2004 f. 17

[15] R. VASIÇ. An Etruscan bone box from south-west Serbia and the problem of  Late Archaic imports in the central Balkan area. Arheoloski Vesnist nr 43 1992 f. 53

[16] Rastko Vasiç. Gli Autariati, la tribu illirica piu grande e piu forte, nella storia e nell’archeologia. Gli Illiri e L’Italia. Convegno internazionali di Studi. Treviso 2004 f. 17

[17] Fatos Tartari. Amforat e Muzeut arkeologjik të Durrësit (përpjekje për një katalog të tyre). Iliria nr 2, 1982 f. 245

[18] A. Stipčević. Arte degli illiri. Edizione del Millione. Milano 1963 f XIV

[19] Po aty f. 28

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Niko Ferro, Iliret dhe Etrusket

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT