• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Unë jam i juaji, e ju jeni të mitë!

July 9, 2021 by dgreca

Sot, passhpinsat, rrjepacukët, llafologët, gjithditësat, në parathënie dhe pasthënie, janë një trup. E kur njërit nga grupi i flet gjuha para mëndjes, ata hidhen në sulm për të mbrojtur “hallkën e zinxhirit “ që kanë krijuar….

Nga Ilirian BLLOSHMI/

Homopolitikuesit që ndanë shoqërinë Shqiptare në klasa përparimtare dhe reaksionare, sot janë më të fortë se kurrë. Passhpinsat dhe rrjepacukët e djallit e hodhën farën e keqe duke u rrekur dhe duke e lënë në nivelin e radiodramtizimit, një përcaktimi dobie utilitare, sipas leximit ideologjik, të projektuar në arkivat e realizmit socialist. 

Sot, passhpinsat, rrjepacukët, llafologët, gjithditësat, në parathënie dhe pasthënie, janë një trup. E kur njërit nga grupi i flet gjuha para mëndjes, ata hidhen në sulm për të mbrojtur “hallkën e zinxhirit “ që kanë krijuar. 

Me një gegnishte melodike, Martin Camajt ka shkruar një nga dramat më të bukura social-politike të dramatugjisë shqiptare. ‘Kandili i Argjandit’ është drama e shkatërrimit të genies tonë. Në këtë drama Camaj paralajmëron se në Shqipëri janë ulur këmbëkryq shtypat ideologjike, partizanët e komunizmit, që zhgreh me mllef mbi vlerat e hershmerisë, mbi dijen shekullore, mbi pasurinë dhe tërë trashgimitë e tjera të shqiptarit. 

‘Kandili’ i Camajt, i konceptuar si dritëpërçuesi i një jete të dalë nga errësira e kohës së diktaturës, i prezanton publikut tablonë e frustrimit psikologjik që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist.

Sot, ca passhpinsa, llafologë, gjithologë, lëpirsologë, mbretër të pengëzimit ndaj liderit mundohen me “metoda demokratike” të “internojnë” pse nuk mendon si ata, pse nuk shkruan si ata. Ata vijnë në emër të “ndërtimit të një jete të re” dhe të akuzojnë për komunizëm, sorosizëm, majtizëm, etj., etj. Ndërkohë që, e hëdhin stërkalën e bështymës dy metra nëse u përmënd liderin që është dirigjent i moçalit, një vend në të cilin sot jetojnë pellazgët komunistë, pellazgët monarkistë, pellazgët legalistë, pellazgët e Kujtim Gjuzit dhe Nard Ndokës. 

Passhpinsat, llafologët, gjithologët, lëpirsologët, të udhëhequr nga lideri i moçalit, bëjnë shkrime dhe opinione. Më pas, gazetarët dhe organizatat nën pengun e lideri të moçalit, i botojnë duke i futur dhe një “furçe” a lajk në fund të shkrimit. 

Këta passhpinsa, llafologë, gjithologë, mundohen me çdo çmimin për t’i treguar besnikërinë liderit. Duke sikur ata i thonë: – “ne jemi të tutë, ti je i joni!”. E lideri i moçalit shikon lëpirllikun e tyre dhe u thotë: -” Po dhe unë jam i juaji, e ju jeni të mitë”. 

Dje kështu, e sot njëlloj. Duke se Camaj e ka shkruar “Kandili i argjandit” për këta passhpinsa, llafologë, gjithologë, lëpirsologë të liderit të moçalit.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilirjan Blloshmi, ju jeni të mitë, Une jam Juaji

TË TALLURIT!

August 21, 2020 by dgreca

Nga Ilirjan Blloshmi-“Grigor Petroviç Zapojkin ishte një burrë i ri dhe mjaft popullor. Ai ishte i pajisur me talentin e rrallë që të mbajë pa u përgatitur fjalime në raste martesash ose vdekjesh. Mund të fliste në çdo orë e në çdo gjëndje, në mëngjes i sapo zgjuar nga gjumi, kur ishte esëll, e kur ishte i pirë xurxull. Fjalët i rridhnin nga goja si ujët e musllukut, të bollshme dhe të mrekullueshme. Zapojkini ka në torbën e tij oratorinë me më shumë fjalë tronditëse sesa kanë vagabondët në një pijetore. Një ditë vere teksa rinte në verandën e shtëpisë së tij, dëgjoj mikun e tij Popllavskin teksa i thërriste.

-Hë çfarë ka ndodhur?

-Vishu shpejt dhe hajde! Një nga tanët ndërroj jetë, në këtë minutë po e shoqërojnë në botën tjetër, pra mik i dashur, i duhen disa fjalë nga ti. Të kishte vdekur ndonjë njeri pa rëndësi nuk do të bezdisnim. Por është sekretari, shtylla e një zyre, si të themi. Është e pamundur të varroset një personalitet i tillë pa një fjalim.

-Hë! -tha Zapojkin duke hapur gojën, -sekretari, ai pijaneci!

-Po po, u përgjigj ethshëm Popllavski. Dreka do të jetë e ngjeshur, ashtu siç e do ti… Karrocën do ta paguajmë. Vetëm të lutem hajde.

-Dakort, i tha Zapojkini, le të nisemi. Krehu flokët, mori një pamje melankolike dhe doli me Popllavskin.

-E njoh sekretarin tuaj, -tha Zapojkini. Ishte një finok, por dhe një kafshë e rrallë nga djallëzitë.

Kur dy miqtë arritën tek varrimi, Zapojkini pa Prokop Osipoviç. Në moshë të re Zapojkini kishte bërë burg pa të drejtë, pasi nuk kishte para për t’i paguar ryshfet Osipoviç, e ky i fundit e kish dënuar për një krim që Zapojkini nuk e kishte bërë kurrë. Zapojkini priti sa u qetësuan njerëzit pastaj bëri një hap përpara, hodhi një vështrim të rëndë dhe nisi:

-A duhet t’u besojmë syve dhe veshëve tanë?! Ky arkivol, këto fytyra të mbytura në lot, këto klithma e psherëtima, a mos janë një ëndërr e tmerrshme? Ah! Jo, nuk është një ëndërr dhe veshët nuk na gënjejnë! Ai që shihnim dje, të shkathët, plot shëndet e njomësi, ai që gjer dje, si bletë e palodhur, shtëpinë në sytë tanë mjaltin e tij në koshere e shoqërisë ai që…ai vetë është kthyer sot në pluhur, është bërë hija e vetvetes! Vdekja e pamëshirshme hodhi mbi të kthetrat e saj dërrmuese. Prokop Osipovici ishte i vetëm. I jepej me gjithë shpirt detyrës së tij të ndershme, në punë nuk dinte të kursehej, bile edhe natën pa gjumë rrinte, nuk njihte interes personal, nuk shitej për të holla. Sa inat i kishte ata që donin t’i paguani ryshfete. I shkreti kishte hequr dorë nga dëfrimet, biles kishte hequr dorë nga lumturia e martesës. E dini që deri sa vdiq qëndroi i pamartuar? Po kush mund t’ia zërë vendin që kish në shoqërinë tonë? E shoh sikur ta kisha përpara syve, fytyrën e tij të rruar.

Zapojkini vazhdoi të flasë, por dëgjuesit filluan të pëshpëritin. Fjalimi i tij ju pëlqeu të gjithëve, lotët u derdhën çurkë, por ca gjëra u dukën si të pakuptueshme. E para punës nuk të shpjegohej përse oratori e quajti të ndjerin Prokop Osipovic, ndërkohë ai që ishte shtrirë në varr quhej Kiril Ivanovic. Pastaj i ndjeri kishte qenë tërë jetën me gruan e tij legjitime, dhe kështu nuk mund të quhej beqar. Gjithashtu ai kishte një mjekër të dendur dhe nuk po kuptohej pse oratori foli për fytyrën e tij të rruar.

Ndërkohë që Popllavski ju afrua mikut të tij. -Çfarë bën ore i marrë? Prokop Osipovic është gjalle, -tha ai me një zë të vdekur.

-Kush është i gjallë? Pëshpëriti Zapojkini.

Zapojkini u kthye nga varri dhe po me atë elokuencë, vazhdoj të mbante fjalim. Por Osipovic e ndërpreu me arrogancën që “karakterizon” zyrtarët.

-Mbase për një të vdekur fjalimi juaj ishte më i miri, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur.

-Zotëri ju lutem mos më ndërprisni, ju drejtua Zapojkini -Osipovicit. Po flasim për një njëri që ka ikur nga kjo botë.

Pasi mbaroj ceremonia e varrimit. Popllavski ju drejtua Zapojkinit. -Çfarë dreqin ishte ajo bërë? Si mund të ngatërrosh emrat në këtë mënyrë? Ti je thjesht një i çmendur. Zapojkini rrëkëlleu gotën e tij dhe ju drejtua mikut të tij:

-Fjalimi im ishte i mirë për një të vdekur, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur. Pastaj mik, a nuk ishte Ivanoviç që vdiq nga dy sëmundjet më të përhapura në vendin tonë: prostitucioni dhe alkoolizimi.”

Ky pejzash është shkëputur nga novelat e gjeniut Rus, Anton Çehov. Duket sikur mjeshtri Çehov e ka parashikuar se, në një vend të vogël si Shqipëria, do të lindë një kryeministër që do të tallë dhe do përdorë si t’i dojë kokrra e qejfit. Ashtu si Zapojkini dhe Rama do të përdorë situatën për tu tallur me Shqiptarët, por ndryshe nga Zapojkini, Ramës nuk i ka hyrë në hak asnjë shqiptar i ndershëm. Ndërsa Rama, në rolin e “Osipoviçit”, po përdor postin për të bërë mjekun, policin, juristin, arsimtarin. Edi Rama po na tall si i do qejfi, po na poshtëron sipas “midesë” së tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilirjan Blloshmi, TË TALLURIT

Denoncim: Pinjollët E Regjimit Komunist ….Që drejtojnë sot Shqipërinë..

August 15, 2020 by dgreca

View Post

Shkruan: ILIRJAN BLLOSHMI-Sekretar I Deges se Vatres ne Manhattan, NY-

-Edi Kristaq Rama, kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish sekretar partie e sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës.

-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.

-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSh-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme. Djali i sekretarit të parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe.

-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve.

-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete të PS-së. Nuse e djalit të ish oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i komisionit për informimin, i biri i ish anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.

-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së, ish hetues i diktaturës.

-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

-Fatmir Sazai Xhafaj-instruktor i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit. Gruaja e tij, Nora Ndue Gega, e bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit.

-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan.

-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në MPB në vitet 1975-1986.

-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

-Bekim Osman Murati, drejtor i prefekturave në MPB. Është djali i ish sekretarit të parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.

-Zihni Nazif Bime, shef i burimeve njerëzore në MPB, ish oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

-Besnik Shehu, ish oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.

-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.

-Julia Arqile Done, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. Mbesa e sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë Fone Done.

-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish oficer Sigurimi në katunde.

-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.

-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtori të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.

-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

-Arian Skënder Kraja, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.

-Ogerta Dionis Manastrliu, drejtoreshë e përgjithshme. Babai i saj oficer i Sigurimit të Shtetit.

-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish oficer i Sigurimit të Shtetit..

-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i partisë komuniste G99. Djali i hetuesit të Sigurimit.

Ilirjan Blloshmi
Sekretar i Përgjithshëm
Vatra Manhattan Branch

Filed Under: Analiza Tagged With: drejtojne, Ilirjan Blloshmi, Pinjollet e Komunisteve, shqiperine Demokratike

Rri brënda, mos bëj dhe mos e dëgjo politikën!

March 25, 2020 by dgreca

Opinon nga Ilirjan Blloshmi/

Srinivasa Ramanujam lindi në dhjetor të 1887, në një provincë Indiane. Vinte nga një shtrësë shoqërore që i kishte disa të drejta të kufizuara nga pjesa tjetër e shoqërise Indiane. Ramanujam kishte vështërsi në gjetjen e një pune. Pasi mjaftonte që të kishte një lëtër dhe një laps e zhyteshe në botën e numrave. Ramanujam nuk kishte qënë asnjë herë në shkollë. Ai zhviloi mbi 2000 teorema por asnjë herë nuk u mor serizoshit nga autoritetet dhe strukturat e arsimit në indi. U desh një tregtar Anglez, që Ramanujam ti hapet një rrugë për në Angli. G.H. Hardy i hapi rrugën një njeriu që thoshte “numrat mi sjell zoti natën i fut në kokën time dhe në mëngjës u nxjerr teoremën”. Por kjo ishte një çmënduri në matematikë. Por Hardy pati durim dhe perfundimi ishte mahnitës. Srinivasa Ramanujam i bëri botës dhuratë 3900 teorema. Një nga gjërat më të veçanta që Ramanujam bëri ishte vërtetimi i teoremës që përafron numrin e kombineve të mbledhjes së një numri. Kjo teoremë sot përdoret për të kuptuar natyrën e vrimave të zeza. Në moshën 29-vjeçare u diagnostikua me turberkuloz. U kthye në Indi, ku jetoj në provicën e tij, por kurr nuk u vlersua nga autoritetet. Vdiq në moshën 32 vjeçare.

Ajo që do lexoni më poshtë ka lidhje me paragrafin e parë, gjithashtu dhe me të tretin.

Me propozim të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, “Ital Druri-Elbasan”, ka marrë koncesionin 9-vjeçar për shfrytëzimin e 132 ha pyje në Elbasan, me vlerë totale 2.6 milionë lekë të reja. Kjo PPP është mirtaur me VKM Nr. 711, datë 06.11.2019. Por me kërkesë të Anila Denaj rezulton se “Ital Druri-Elbasan” ka marrë falas 241 mijë e 818 m2 sipërfaqe truall shtetëror dhe 54 mijë e 022 m2 sipërfaqe ndërtimore objeke . Por nuk mjaftohemi me kaq. Sipas VKM nr. 238, datë 20.03.2020; përcaktohet se PPP-ja për gjoja “Zhvillim Ekonomik-Rajonal të Elbasanit”, është falas dhe me afat 35 vite në fazën e parë; por me të drejtë vazhdimi deri në 99 vite, ose më saktë deri në vitin 2119.

Po çfarë lidhje ka “Ital Druri-Elbasan” në këtë mes? Do shtroheshe pyetja. është shumë e thjeshtë. “Ital Druri-Elbasan” është në pronësi të Endri Hasës, ish-deputetit të listës Basha. Kompania saktësisht është në emrin e Nuri Hasës, që çuditërisht është babai i Endri Hasës. Pra ish-Drejtori i AKSHI në qeverinë “Berisha-Meta”, që zhduku nga kryeministria, serverat me pamjet e vrasjeve të 21 janarit 2011. Ish deputeti i listës Basha. Del e dërdëllis për korrupsionin, e për PPP që çuditërisht dhe vetë mërr. Ka shumë nga kjo kategori që të kërkon të dalësh o Shqiptar. Duan të bëjnë kruban për kryetarin e radhës, duan që ti o Shqiptar të vdesësh që këta të pasurohen.

Tani!

A e shikon tani o shqiptar? Që paskemi mjekë, në gjithë rruzullin toksor. A e shikon tani o Shqiptar? Se paskemi ekonomistë të zot në gjithë botën. A e kupton tani o shqiptar! Që Roma, Madridi, Barcelona, Milano, New Yorku, New Jeresy, Amsterdami, Ottawa, Stokholmi, ka shqiptarë që nuk kanë gjenialitetin e Ramanujam, por kanë arritur shumë lart. Duheshe kjo situatë,  duheshe ky virus, që ne të kuptonim se emigrantët nuk janë vetëm ata që lajnë pjata, ata që punojnë në ndërtim, apo ata të pashkollët. Ashtu siç trumpeton Arturi, ashtu siç dërdëllis zonja Eni. Duheshe kjo situatë, që të kuptoni se nga kush qeveriseni. Duheshe kjo kohë që të kuptoni se “refugjatët” ashtu siç i quan deputeti unisex Myslim Murrizi, janë ajka e shoqërisë. Prandaj o Shqiptar mos dëgjo ish këshilltarët dhe militantët e Metës, mos dëgjo Klevisin, Endrin, Petritin, se këta nuk kanë as talent, nuk kanë as vlera. këta kanë një profesion, të grabisin, të vjedhin, e të të poshtërojnë. Dëgjoni ata mjekë, se nuk kanë asnjë interes ndaj politikës. Asnjë prej tyre, pretendon të bëhët ministër siç pretendon Petriti, Klevisi, Endri. Rri në shtëpi se mund të jesh ti viktima e radhës, jo nga virusi. Por nga sistemi shëndetësor që këta ustallarë i kanë hequr brekët. E tani duan ta “arnojnë” duke të përdour ty o Shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilirjan Blloshmi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT