
Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI/
Shume i nderuar dhe i respektuar Doktor Gjoni,
Neser do te takohemi per here te fundit? Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ndahemi. Ti ishe nje vella, nje shok, nje mik i rralle. Per Nikoleten nje burre shembullor, per femijet nje baba i perkushtuar, per Vatren nje KRYETAR I RRALLE, dhe në memorjen e kombit shqiptar do jesh kurdoherë nje drejtues shembullor. Ti e ndoqe me fanatizem udhen e Fan Nolit, Konices, dhe rrugen e inxhinier Agim Karagjozit [I pazevendesueshem]. Do te mbahesh mend si nje drejtues i Vatres- i drejte, korrekt, antikomunist, i suksesshem, nje patriot i rrallle.
Nuk mund ta pranoj qe nuk do te flasim me…..jo, jo ti jeton mes nesh ashtu i vertete. Ishin vitet e fillimit te demokracise ne Shqiperi, kur bashke me Agim Karagjozin erdhet ne Tirane, asistuat ne tubimin madheshtor ne sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu .Nga tribuna përpara Operes prezenca juaj, fjala juaj, elektrizoj gjithe popullin e Tiranes. Kish ardhe VATRA, kishin ardhe dy perfaqesues te saj, dy patriotë te drejtesise boterore, kishte ardhe Amerika. Buciste gjithe sheshi “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, Rrofte Amerika, Rrofte kombi shqiptar. U ulet kembe kryq ne shesh me popullin, ngjallet shpresat per liri, demokraci, ngritët peshe rinine vajza, djem, gra bura. Vatra na mblodhi ne strehen e saj, ‘NJE KOMB NJE QELLIM’.
Ështe e dhimbshme vella Gjoni me te thane Lamtumire, por ESHTE KAUZA jote e Agim Karagjozit, e Zef Bales,e Dalip Greces, qe jeton ne zemrat e vatraneve. Ti punove pa u lodhur per VATREN, dhe sot vatranet te percjellin ne token amë, SHPIRTI YT QOFTE I PARAJSES…..Na ke lene mesazhin e mrekullueshem ne zemrat shqiptareve kudo qofshin, ’Te jemi te bashkuar, te respektojme njeri tjetrin, te pranojme mendimin ndryshe, te kemi diversitet mendimesh, te jemi me njeri tjetrin vellezer dhe motra, per te rinjte t’i mbajme afer, te mos veprojme si ne komunizem me metoda perjashtuese. Ashtu si prindi qe femijen nuk e hedh por e drejton, ashtu edhe Vatra e mbledh kombin e vet rreth ngrohtesise se Vatres. ‘FEJA E SHQIPTARIT eshte shqiptarija, pa dallim feje,krahine dhe ideje’ thoshte Vaso Pashe Shkodrani. Do te na mungosh i dashur doktor Gjoni por Amerika ka ne gjirin e saj VATREN SHQIPTARE, qe drejton, bashkon, rrezaton prosperitet te gjithe kombasit shqiptar te kudondodhur me ligjet me te perparuara ne bote. I jemi shume mirenjohes Amerikes.
Si vatrane prej 30 VJETESH ju bej thirrje; Mbroni Vatren, shtoni rradhet e saj me te rinj, ngrini vlerat e femres shqiptare, mos u pajtoni me komunizmin famekeq, ndiqni shembullin e NOLIT, KONICES, KARAGJOZIT, DOKTOR GJON BUCAJT, ZEF PERNOKES, ZEF BALES, DALIP GRECES, etj etj. I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ.
Me kosiderate,
Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI
NY 05/19/2022