THE POWER OF PHOTOGRAPHY, KOSOVO/
IMAZHET DHE 77 DITËT QE NDËRRUAN KURSIN E HISTORISË SE KOSOVË/
NGA QEMAL AGAJ-Florida-USA-
Një vështrim panoramik i imazheve influencuese të shek. të 20-të do të ishte i pakompletuar pa evidentimin e ngjarjeve të mëdha historike, luftrave dhe tragjedive, që vazhduan deri në fund të shekullit. Aftësia e fotografisë për të kapur momente kyçe që nuk përsëriten, shtron pyetje për zgjidhje, për grupe popujsh, vende dhe nganjëherë për gjithë botën, dhe sjell kthesa në histori.
Do të ishte e pamundur të thuash diçka më tepër nga mijëra tituj gazetash, revistash dhe libra, për përpjekjet dhe luftën e Shqiptarëve të Kosovës për shkëputjen nga Federata Jugosllave, më saktë – për një Kosovë të lirë e të Pavarur.
Si në disa shkrime të mëparëshme në Dielli edhe këtë herë po e lidh Luftën e Kosovës me influencën e fotografisë në vendimin e NATO-s me në krye SH.B.A., për bombardimin e Jugosllavisë.
I pari imazh botuar në shtypin botëror, ka lidhje me përpjekjen Shqiptarëve të Kosovës në protestën e Dhjetorit, 1989, kundër heqjes së Autonomisë së Kosovës nga Millosheviçi. Fotografia me titull, ‘’Nogovaç, Kosovë, Yugosllavi. Vajtuesit në vdekjen e 27 vjeçarit Nasim Elshanit, që u vra gjatë një proteste kundër vendimit të Qeverisë Yugosllave për heqjen e Autonomisë së Kosovës,’’ e fotografit Frances, Georges Merillone, botuar një muaj më vonë, 28 Janar, 1990 në revistën Parisiane, L’EXPRES, ishte shkëndia e parë e një zjarri që nuk do të shuhej lehtë. Ky imazh, që për nga ngjashmëria e tablove mbi varrosjen e Krishtit, është quajtur nga stjudjuesit, ‘’Kosovo Pieta,’’ tërhoqi vëmendjen e opinionit në një kohë që Kosova nuk kishte hyrë në radarin e medias dhe politikës Europiane.
Presidenti François Mitterrand ishte i pari personaliteti politik, që kur pa fotografinë, shkruajti: ‘’Si ka mundësi të mos sjellësh ndërmend Mantegna apo Rembrandt? Zemërimi dhe dhimbja kanë gjithmonë të njejtën pamje. Një nga problemet që po ballafaqohet Europa në këtë fund-shekulli është ajo e minoriteteve. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sa më shpejt.’’ ( Dielli, Mars, 2019.)
Në albumin fotografik, ‘’THE 100 PHOTOGRAPHS THAT CHANGED THE WORLD,’’ botuar në 2016, është përfshirë fotografia me titull, ‘’The Plight of Kosovo,’’ marrë nga fotografja Amerikane Carol Guzi në Maj, 1999, në kampin erefugjatëve në Kukës. Fotografia e djalit të vogël, Agim Shala, i dha autores Pulitzer Prize, 2000. ( Dielli, Prill, 2019.)
Albumi fotografik, CENTURY, botim i Phaidon, 2002, që ilustron historinë e botës gjatë shek. të 20-të, mbyllet me gjashtë fotografi shoqëruar me komente nga Lufta e Kosovës, 1999.
_______ The New York Times. September, 30, 1998. ____________
Masacres by Serbian Forces in Three Kosovo Villages. __________________________________________________
‘’Trupat e 15 grave, fëmijëve dhe të moshuarëve, pjestarë të familjes Deliaj u gjendën të shtrirë nëpër gurë dhe rrëke të luginës poshtë fshatit të tyre në Provincën e Kosovës, qëlluar në kokë nga afër dhe në disa raste të sakatuar, në kohën që mundoheshin të shpëtonin nga ndjekja e forcave Sërbe. Në shtëpitë e fshatit, tre burra – inkluduar plakun 95 vjeçar të paralizuar, Faslli Deliaj – u dogjën kur Serbët u vunë zjarrin shtëpive.’’
Në 27 Shtator, 1998, International Observers, zbuluan trupat e 21 shqiptarëve civil të ekzekutuar në pyll pranë fshatit Gornje Obrinje. Të nesërmen pjesëtarë të Human Right Watch,gazetarë dhe fotografë vizituan vendin dhe dokumentuan vrasjen e 15 shqiptarëve në fshati fqinjë, Golubovaç. Artikulli në New York Times, galvanizoi opinionin botëror dhe ndihmoi në një raund të ri bisedimesh diplomatike udhëhequr nga diplomati Amerikan, Richard Holbrook.
Në 15 Tetor, 1998 u vendos një armëpushim, që do të ndalonte sulmet e policisë dhe forcave paramilitare Sërbe dhe do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të mijëra Kosovarëve të shpërngulur nga barbarizmat Sërbe.
Qeveria Sërbe e Millosheviçit, nuk e respektoi marrëveshjen e 15 Tetorit. Tre muaj më vonë, 15 Janar, 1999 në fshatin Racak, u vranë 45 Shqiptarë. Masakra në Racak provokoi një shpërthim të ri zëmërimi në publik dhe Qeveritë Perëndimore filluan bisedimet për një diplomaci mbështetur në forcën ushtarake. NATO e rriti kërcënimin e përdorimit të forcës kur pa se Millosheviçi nuk po i ndalonte sulmet ndaj popullatës civile.
***
FOTOGRAFI dhe fotografia e botuar në
___ The New York Times, 30 Shtator, 1998. ____
‘’Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësim në publik dhe mund të bëjnë presion në vendim – marrësit…Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’
Wade Goddard
Wade GODDARD, fotografi 22 vjeçar nga Zelanda e Re, pa eksperiencë në fotografi, ishte nga të parët fotograf që u ndodh në skenë në atë mëngjes të fund-Shtatorit, 1998.
Goddard kujton :‘’Unë kurrë nuk e mendoja se do të punoja në një fushë beteje. Unë takova një fotograf t’a pyesja si të shkoja atje. Unë erdha vetëm për një muaj, por qëndrova në Ballkan përgjithmonë.’’
Suksesi i tij si fotograf gjatë Luftës së Kosovës, bëri që gjatë dhjetë vjetëve të angazhohet si freelance photographer nga Reuters, The New York Times, dhe Associated Press.
Me 60 fotografi të marra gjatë luftës së Kosovës, Goddard – tani me banim në Dubrovnik, Kroaci – në vitin 2018, boton librin, ‘’ KOSOVO WAR ’’
Në prezantimin e librit, Goddard shkruan:
‘’Mbulimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë u bë qëllimi i jetës time. Unë duhej të ishja atje, t’a shihja vehtë, t’a ndjeja atë, të mundohesha t’a kuptoj atë, brutalitetin, vdekjen, shkatërrimin. Çfarë e shtyn një popull të shkatërroj një tjetër dhe vehten e tij?
Nëqoftëse ne do të kuptonim pyetjen dhe konsekuencat e konflikteve të armatosura, ndoshta ne do të shtynim udhëheqësit tanë politik të tentonin pak më shumë t’a mënjanonin atë.
Mendoj dhe akoma shpresoj, që imazhet si këto do të influencojnë në rrjedhën e historisë njerëzore…
Një mëngjes në fund të Shtatorit unë shkova në Kosovës, kur pash në një fshat kodrinor një vrasje masive civilash, inkluduar gra dhe fëmijë, që ishin qëlluar gjatë tentativës për t’u larguar. Ekzekutimi i fëmijëve – kujton Godard – ishte një nga skenat më të tmerrshme. 25 gra dhe fëmijë ishin ekzekutuar kur mundoheshin të fshiheshin nëpër shkurre. Një nga ata i posa-lindur. Ishte tronditëse, dhe një nga momentet më rrënqethëse që unë jetova gjatë luftës në Kosovë.
Në një nga imazhet, një Shqiptar i quajtur Imer Deliaj ka shtrirë në një bord prej druri fëmijën e tij katër vjeçar, kur vetë qëndron i ngrirë si një gur. Gruaja e tij po ashtu ishte vrarë. 16 pjestarë të familjes së tij ishin vrarë në atë fund – Shtatori, 1998. Një fëmijë gjashtë muajsh nga familja e tij, u gjend shtrirë në krahët e nënës së tij të vrarë, por që dhe ai vdiq pak orë më vonë.
Të ndodheshe në skena si kjo ishte e tmerrshme fizikisht dhe e rrënueshme mëndërisht. Kjo atmosferë e rëndë akoma kumbon në jetën time dhe unë kurrë nuk do t’a harroj.
Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësime në publik dhe mund të bëjnë presion në vendime – marrësit. Të paktën ne bëmë atë që duhej të bënim. Ne fotografuam disa momente tronditëse dhe u munduam të hedhim dritë në të vërtetën. Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’
___________ Richard HOLBROOKE _____________
Pse NATO vendosi të sulmoj Sërbinë ushtarakisht
Richard Holbrooke, diplomat i shquar dhe përfaqësues i SH.B.A. në Organizatën e Kombeve të Bashkuara . Suksesi i tij në bisedimet diplomatike në luftën e Bosnjes, bëri që administrata e SH.B.A t’a ngarkoj atë në konfliktin e Kosovës. Në 1998 Holbrooke arriti të ashtuquajturin, Marrëveshja e Tetorit. Kjo marrëveshje midis Qeverisë Jugosllave dhe Shqiptarëve të Kosovës, do të lejonte kthimin e 250.000 Kosovarëve në shtëpitë e tyre dhe stabilizimin e një armë –pushimi të kontrolluar.
____________ I n t e r v i s t ë ________
Çfarë lloj gjuhe diplomatike kuptonte Millosheviçi ? Më vjen keq t’a them, por ishte e qartë, që Millosheviçi kuptonte vetëm forcën, një kërcënim me forcë absolute. Kjo ishte e qartë në Kosovë.
Pse për Millosheviçin KOSOVA ishte ndryshe nga BOSNIA ? Si e shpjegoni ?
Kosova ishte ndryshe jo vetëm për Millosheviçin, por për Komunitetin Ndërkombëtar gjithashtu dhe ja pse ishte një problem shqetësues i veçantë. Komuniteti Ndërkombëtar gjithmonë mbështeti indipendencën e shteteve të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Bosnie – Hercegovinës.
Kosova ishte krejtësisht ndryshe. Kosova – me të drejtë apo gabim – ishte parë nga Komuniteti Ndërkombëtar si pjesë e Jugosllavisë. Nga këndvështrimi etnik, kultural dhe historik, ju mund t’a diskutoni këtë. Por në fakt Shqiptarët e Kosovës dhe Sërbët e Jugosllavisë, janë shumë më ndryshe si grupe etnike. Në Bosnje, të gjithë flasin të njejtën gjuhë, kanë të njejtën kulturë, të njejtën prejardhje dhe martesa midis njëri – tjetrit. Në Kosovë asnjë nga këto nuk egziston. Ata flasin tjetër gjuhë, kanë tjetër kulturë, tjetër histori dhe një grindje tmerrësisht të papajtueshme me Sërbët. Në Bosnie urrejtja midis grupeve etnike ishte e fabrikuar nga racistë, demagogë dhe mashtrues.
Për Millosheviçin Kosova ishte një çështje e brendëshme. Ne i thamë se e pranojmë faktin që Kosova është në kufijtë kombëtar të Jugosllavisë, por kjo nuk ju jep ju ( atij ) të drejtën të shtypësh popullin e saj.
Urrejtja mes Sërbëve dhe Shqiptarëve në Kosovë ishte tepër, tepër e madhe nga çdo të ashtu-quajturat urrejtje etnike. Kjo urrejtje në Bosnie, ka qënë shumë e egzagjeruar. Midis Shqiptarëve dhe Serbëve ishte e vërtetë. Ja pse për ne ishte esenciale të kuptonim se situata mund të kërkonte një ndërhyrje nga jashtë.
Kur e kuptuat se duhej të bisedonit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ?
Ishte e qartë për mua që në fillim.Unë isha takuar me përfaqësues të U.Ç.K. në sekret. Dhe kam qënë në kontakte të vazhdueshme, sepse ata ishin një pjesë legjitime e procesit. Edhe nëse ata ekspozonin një zgjidhje violente, ose jo, nuk mund të injoroheshin, sepse ata ishin duke impozuar prezencën e tyre në marrëveshje. Por Rugova, udhëheqësi i njohur i shqiptarëve – burri që propagandonte jo violencë, që kishte fotografi të Gandhit dhe Martin Luther King Jr. në shtëpi – ishte personi që ne merreshim vesh publikisht.
Çfarë mundoheshit ju të arrinit në këto bisedime sekrete?
Ne mundoheshim t’i bënim ata të punonin me Rugovën në një front të bashkuar, që të bisedonin për një zgjidhje jo violente. Kjo provoi të ishte e pamundur, sepse forcat e sigurimit sërb, papushim i provokonin ata me aksione. Në fakt unë i thash Millosheviçit:
‘’ A e dini se ju jeni gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë U.Ç.K.-s ? Duke mos biseduar me të moderuarit, ju po bëni një gabim monumental.’’
Në 30 Shtator, një masakër në fshatin Obrinje u botua në faqe të parë të, The NEW YORK TIMES. Çfarë ishte e veçanta e saj ?
Unë e kujtoj atë me kthjelltësi. Ishte një takim kryetar komitetesh, që më duhej të merrja pjesë personalisht në Washington. The TIMES shtrihej në mes të tavolinës në Situation Room, si një dëshmitar i heshtur për çfarë po ndodhte. Ishte nga ato momente të rralla kur një fotografi… ( Pauz, moment emocional ) Fotografia drithëruese e atij personi të vdekur në atë fshat, ishte një lloj paralajmërimi, një realitet dhe pati shumë efekt në dialog. Ky ishte takimi në të cilin u vendos se unë duhej të shkoja në Beograd për bisedime. Ishin 12 -13 ditë bisedimesh me grupin tim, inkluduar komandantin e N A T O-s, që do të ishte i ngarkuar për bombardimin. Chris Hill dhe Jim O’Brian nga grupi i Sekretares Albright. Ne u mbyllëm midis Beogradit, Prishtinës, Brukselit dhe Londrës pambarim.
Vendimi ishte të shkohej në N A T O dhe t’ju kërkohej të vinin aeroplanët në gatishmëri dhe të pregatiteshin të viheshin ndën komandën e Gjeneralit Clark , i ngarkuari për bombardimin. Kërcënimi ishte i besueshëm. Unë ja bëra të qartë Millosheviçit, ashtu si dhe Gjeneralit Short, që kjo ishte e vërtetë. Kur Gjenerali Short u bashkua me mua në mes të bisedimeve, ne u futëm në dhomë, dhe fjalët e para të Millosheviçit ishin:
’’Kështu, Gjeneral, ju jeni i ngarkuar të bombardoni ne?
Përgjigja e Gjeneralit Short isht e shkurtër:
– Mr. President. Unë kam B 52 në një dorë dhe U 2 në dorën tjetër. Varet nga ju se cilën unë do të përdor.’’
Fjalët e Gjeneralit patën një efekt të dukshëm. Kombinuar kjo me unitetin e grupit dhe moskundërshtimin e Rusisë, bëri që kjo të ndodhte. Kërcënimi ishte i besueshëm, dhe rezultoi në një marrëveshje që mundësoi mbi 100.000 shqiptarë të dilnin nga shkurret dhe pyjet përpara se të fillonte dimri, ku mund të kishte vdekje masive nga urija dhe të ftohtit.Millosheviçi asnjëherë nuk lejoi prezencën e Ndërkombëtarëve në Kosovë.
Në Tetor ne e bëmë atë të pranonte rreth 2.000 njerës nga OSCE –Organization of Security and Cooperation in Europe, të ishin prezent në rajon. Kështu refugjatët filluan të kthehen. Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm jetësh u shpëtuan nga marrëveshja e Tetorit.
Ç‘mund të na thoni për RAMBOUILLET, pasi Shqiptarët përfundimisht ranë dakord ? Ç’farë ndodhi në atë takim të Martën, pikërisht para bombardimit ?
Sekretaria Albright dhe Presidenti Clinton më kërkuan të shkoja përsëri për një takim të fundit pas firmosjes në Paris. Ne i prezantuam ultimatumin Millosheviçit, se nëqoftëse nuk do të firmoste marrëveshjen, bombardimi do të fillonte. Ai tha, ‘’JO.’’ Ne kaluam natën në Beograd . Në mëngjes unë shkova përsëri, fare vetëm t’a shihja atë, sepse unë isha shumë i ndërgjegjëshëm për faktin se në Gusht 1914, në këtë pjesë të botës, nga një keqkuptim i evitueshëm, një luftë e tmerrëshme filloi. Lufta e Parë Botërore mund të evitohej.Unë nuk dëshiroja të kisha një përsëritje të saj , edhe në një nivel më të ulët.
Kështu unë shkova përsëri vetëm dhe i thash Millosheviçit: –
‘’A e kuptoni se, nëqoftëse unë largohem sot pa ndonjë marrëveshje, bombardimi do të filloj pothuajse menjëherë.’’
Unë vazhdova me këto tre fjalë :
‘’A e kuptoni se do të jetë, I SHPEJTË, I ASHPËR dhe ME PASOJA.’’
I thashë këto fjalë me shumë kujdes, pasi u konsultova me Pentagon-in.
– ‘’ Ju jeni një shtet i madh, një shtet i fuqishëm. Ju mund të bëni çdo gjë që doni të bëni. Ne nuk mund t’ju ndalojmë ju.’’
Pas kësaj ishte një pamje dorëzimi nga ai dhe ne u ulëm vetëm në atë pallat të madh bosh, rrethuar nga piktura të Rembrandt, të lëna nga regjimet e mëparëshme . Unë e pyeta përsëri:
’’A e kuptoni ? A jeni plotësisht i qartë se çfarë do të ndodh pasi ne të largohemi ?’’
Ai tha me mjaftë qetësi, ’’ Po, ju do të na bombardoni.’’
Unë i thashë që, Shtëpia e Bardhë, dhe Departamenti i Shtetit janë duke pritur për një raport dhe unë duhet të shkoj dhe e pyeta për herë të fundit:
‘’ Kjo është e gjitha ? Edhe një herë, a e kuptoni se çfarë po ndodh ?
Ai u përgjigj : ‘’ Po.’’
Kështu ne u larguam dhe kjo ishte e gjitha. Dua të theksoj se nuk kishte keqkuptime në mendjen e tij. Ai e dinte se bombardimi do të fillonte menjëherë pasi ne të largoheshim, dhe ai filloi, në më pak se 30 orë më vonë.
Nuk kishte altenativë tjetër. Millosheviçi zgjodhi fatin e tij. Ai përmbysi një marrëveshje shumë më të mirë nga çfarë mori pas 77 ditësh bombardim .
Home interview, 1995.
The RAMBOUILLET Conference.
________ February 6 – 22 , 1999. ______
Konferenca në Chateau of Rambuillet në afërsi të Parisit, ishte për një marrëveshje për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë midis Republikës Federale të Yugosllavisë dhe delegacionit që përfaqësonte Shqiptarët e Kosovës, nxitur sidomos nga masakra në Racak, në Janar, 1999. U formulua nga North Atlantic Treaty Organization, ( NATO) dhe mori emrin e kështjellës ku u zhvilluan bisedimet.
Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright, përpara bisedimeve, tërhoqi vëmendjen se, ‘’ Vetëm të paraqitesh në Konferencë, nuk do të jetë mjaftueshëm. Ne u kemi dërguar pjesëmarrësve një mesazh – MERRENI SERIOZISHT.’’
Delegacioni i Shqiptarëve të Kosovës u përfaqësua nga Hashim Thaçi. Millosheviçi refuzoi të merrte pjesë dhe dërgoi një delegacioni pa prestigj.
Qëllimi i takimit ishte që Sërbët dhe Shqiptarët të nënshkruanin një marrëveshje që do të njihte Autonominë e Kosovës, dhe që do të garantohej nga forcat Paqe-ruajtëse Internacionale.
Bisedimet dështuan pasi delegacioni Jugosllav nuk nënshkroi marrëveshjen. Për Millosheviçin, Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Ishte e papranueshme një Autonomi e Kosovës dhe për më tepër kjo Autonomi të garantohej nga prezenca e Forcave Ushtarake Ndërkombëtare.
Këshilltarët Perëndimor u tërhoqën vëmendjen Shqiptarëve se mos- firmosja e marrëveshjes, do të ishte një armë e fuqishme në duart e Millosheviçit për kundër –akuzë.Veprimi i mënçur nga ana Shqiptare për firmosjen e marrëveshjes, bindi Amerikanët dhe Aleatët se Millosheviçi njihte vetëm forcën.
Koha provoi se Millosheviçi ishte një udhëheqës komunist dritëshkurtër. I verbuar nga urrejtja, ai dështoi të mbante Federatën Jugosllave të bashkuar dhe të ngrinte një Sërbi të fuqishme. Fundi i tij dihet.
________________ Madeleine ALBRIGHT _______________
U.S. SENATE hearing. – ‘’ The WAR in KOSOVO. ‘’ – April 20, 1999.
‘’Me aleatët dhe partnerët, SH.B. u munduan t’i japin fund këtij cikli violence me mënyra diplomatike, dhe Tetorin e shkuar, Presidenti Millosheviç ra dakord për një armë – pushim, që do të mund lejonte shumë nga të shpërngulurit të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shpejt u bë e qartë që Millosheviçi nuk kishte ndërmend të respektonte marrëveshjen. Në Janar, forcat e tij të sigurimit e pozicionuan vehten për një ofensivë të re dhe masakruan fshatarët në Racak.
Në Rambuillet, Beogradi refuzoi një plan për paqe, kur ndërkohë përgatitej për një plan barbarizmash, një plan për spastrim etnik të të gjithë komunitetit të Shqiptarëve të Kosovës.
Ne të gjithë kemi parë imazhet e familjeve të shpërngulura dhe hedhur nëpër trena, fëmijë që qajnë se nuk gjejnë dot prindrit, refugjatët që numërojnë të afërmit e tyre si u ndanë nga njeri-tjetri, dhe fotografi ogurzeza banesash në flakë. Pas këtyre imazheve është realiteti i një populli jo ndryshe në të drejtat e tyre fondamentale nga unë dhe ju.
Nuk ka dyshim, se kjo fushatë terrori ishte shkaku, dhe jo aksionet e NATO-s. Është prodhim i Millosheviçit. Vendimi i NATO-s për përdorimin e forcës kundër regjimit të Millosheviçit ishte i nevojshëm dhe i drejtë, dhe kushtet që Aleanca vendosi për përfundimin e fushatës së tij, janë të qarta, të drejta dhe të rrepta. Duhet të ketë një proces të verifikuar për ndalimin e aksioneve ushtarake kundër popullit të Kosovës. Forcat policore të Beogradit dhe paramilitarët duhet të largohen, kështu refugjatët duhet të kthehen. Një prezencë ushtarake Internacionale duhet të lejohet të shkoj në Kosovë dhe popullit të Kosovës duhet t’i jepet vetëqeverisje Demokratike, që për një kohë të gjatë e ka merituar…’’
Madeleine Albright –
Sekretare e Shtetitt të SH.B.A.
Wade Goddard for The New York Times
A villager in Gornji Obrinje in Kosovo covered the body of a girl Tuesday before carrying her to a burial site. Fifteen members of the Deliaj clan, including children and the elderly, were killed in a massacre on Saturday by Serbian forces. There was another massacre that day a few miles away.
Wade Goddard for The New York Times
Ethnic Albanian men lift a dead villager onto a stretcher to be carried to the burial site in the village of Gornji Obrinja, Kosovo.