– Hashim Thaçi merr detyrën si Presidenti i pestë i Kosovës me inaugurim ceremonial të organizuar në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në 8 prill, pas betimit një ditë më parë në seancën solemne në Kuvend, ku u votua nga deputetët në 26 shkurt 2016/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Mars 2016/ Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do marrë detyrën me inaugurim ceremonial të organizuar në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në 8 prill, pas betimit një ditë më parë në seancën solemne në Kuvend, ku u votua nga deputetët në 26 shkurt 2016 në një seancë të jashtëzakonshme.“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra e zyrtarë të tjerë të shteteve dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, do të marrin pjesë kori diplomatik i akredituar në vendin tonë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore dhe miq të shumtë të Kosovës”, thekson njoftimi nga Presidenca dërguar për mediat, të cilat janë ftuar të bëjnë akreditime të veçanta për këtë ngjarje.Në ceremoninë solemne ku janë ftuar mëse 500 mysafirë vendorë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve presidentët e shteteve të rajonit, Presidentja në përfundim të mandatit pesëvjeçar, Atifete Jahjaga, do t’ia dorëzojë simbolikisht detyrën Presidentit të ri të zgjedhur Hashim Thaçi. Simbolika është një kopjeje solemne e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themeltar të shtetit, që i dorëzohet Presidentit të ri.
Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte lideri i PDK-së që nga themelimi dhe më i votuari në tre nga pesë proceset zgjedhore që janë zhvilluar në Kosovën e lirë.
Në dokumentin e marrëveshjes së 8 dhjetorit 2014, të gjashtë muaj pas zdhedhjeve të parakohëshme parlamentare, të dy partive më të mëdha kosovare, sipas së cilës postin e kryeministrit e mori kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, theksohej se, “për pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit aktual në përputhje me Kushtetutën – z.Hashim Thaçi”.
Deri në zgjedhjen President Thaçi do ta udhëheqë politikën e jashtme për më shumë se një vit, duke qenë zv/kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.
Më parë, gjatë karrierës politike, Hashim Thaçi ishte i zgjedhur tre herë kryeministër i Kosovës. Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës në 9 janar 2008, pas fitores së PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, dhe u rizgjodh pas fitores së dytë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, të cilat ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008, të njohur deri tani nga 111 shtete anëtare të OKB-së.
Nga marsi 1999 deri në janar të vitit 2000, Thaçi ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës (Qeverisë së Unitetit).
Në 12 dhjetor 2014, kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi detyrën kryeministrit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje të Kosovës, duke dhënë kështu edhe mesazhin si dy liderë të partive më të mëdha kosovare se, rivaliteti politik edhe kur është më i madhi i mundshëm nuk është armiqësi dhe përtej interesave partiake edhe mund t’i bëjë bashkë për interesat madhore të shtetit, kombit e të ardhmes zhvillimore dhe euroatlantike.Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushi të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin mbajtur pikërisht para katër viteve, në 12 dhjetor 2010.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, PDK, tre herë fituese e zgjedhjeve, para koalicionit të tanishëm me LDK ishte edhe dy herë të tjera në koalicion-bashkëqeverisje me këtë parti që ka themelues Presidentin historik Ibrahim Rugova, si dhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, por asnjëherë nuk e kishte Presidentin në ndarjen e posteve.
Hashim Thaçi, Presidenti i parë i Kosovës që vjen nga PDK-ja, partia që e themeloi në tetor të vitit të parë të lirisë 1999, dhe e udhëheqte deri në shkurt 2016, tash si simbol i unitetit, shef i shtetit, nuk është më në krye të saj.
“Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”, përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.Hashim Thaçi merr detyrën si Presidenti i pestë i Kosovës. Edhe të katër presidentët tjerë të Kosovës në 17 vitet e lirisë, duke nisur nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, pas tij Fatmir Sejdiu, pastaj Behgjet Pacolli që qëndroi vetëm një muaj në këtë post, si dhe Presidentja drejt përfundimit të mandatit Atifete Jahjaga, janë zgjedhur me marrëveshje politike, koalicionesh, apo edhe me ndërhyrje ndërkombëtare
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.