Është koha e fundit që ta flakim indiferentizmin tonë si dhe praktikën që fajin për pësimet tona tua hedhim të tjerëve. Tribunalin e ri për Kosovën, më shumë se ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hages – Carla Del Ponte dhe ish-senatori zvicran Dik Marti na e saolli indiferentizmi ynë marroq./
Nga Rexhep KRASNIQI/Prishtinë/
Kohëve të fundit po debatohet vend e pa vend vendimi i Asamblesë Parla-mentare të Evropës së Bashkuar për themelimi e Tribunalit të ri për krimet e supozuara se janë kryer gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Është interesant se debatues të shumtë të kësaj tematike, shprehen të befasauar me këtë vendim. Kjo befasi është tërsisht e pavend, pasi një masë e tillë ka qenë e propozuar dhe e mirartuar në fillim të vitit 2011, si pjesë përbërse e Raportit të ish-senatorit zvicran Dik Marti -“Trajtimi ç’njerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.” Aty thuhet Asambleja Parlamentare e Evropës “mbështet po ashtu konkluzionin sipas të cilit është e nevojshme të përpunohet një instrument juridik ndërkombëtar që do bëjë të mundur të përkufizohet trafikimi i organeve, indeve e qelizave me origjinë njerëzore, të përcaktohen masat që duhen marrë për të parandaluar këtë trafikim e për të mbrojtur viktimat, si dhe masat e së drejtës penale për shtypjen e këtij trafikimi.” (Pika 20 e Projektrezolutës). Megjithatë, institucionet kosovare, përveç fajsaimit të ish-kryeprolurores së Gjykatës së Hagës – Carla Del Ponte dhe bashkëatdhetarit të saj – ish-senatorit zvicran Dik Marti, nuk ndërmorën as një hap tjetër për zgjedhjen e këtij problem: themelimin e “instrumentit juridik” vendor, e pse jo edhe me pëfaqësues të EULEX-it; me prokurorë, hetues e gjyqtarë të përbashkët me EULEX-in… Pasi akuzat e këtyre dy personaliteteve zvicrabe ishin aq të rënda sa që shteti ynë, edhe pa rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Evropës së Bashkuar, është dashur, që në bashkëpunim me EULEX-in t’I ndërmerrte hetimet më profesaionale, dhe ta ndriçonte problemin. Andaj, kundërshtimi I Tribunalit të ri për Kosovën, është mëse I pa vend dhe nuk duhet t’i frigohemi pasi, “sado që të sofistikohet arti I peshkimit, kurrë s’do të arrihet të peshkohet qoftë edhe një peshk I vetëm në ujrat ku s’ka peshqi.”
Hapja e Tribunalit për Kosovën jashtë vendit është një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë sonë. Megjitatë, ta vejmë dorën në zemër e të përgjigjemi me sinqeritet, me çka e kemi dëshmuar një besim të tillë?! Ndoshta jo, me shkallën e korrupcionit në asistemin tone juridik?!…
Si do që të jetë, lutjet tona drwejtuar Clint Whgilliamson – kryeprokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale të Asamblesë së Parlamentit të Evropës së Bashkuar (e themeluar në janar 2011), që ky proces të jetë “në funksion të drejtësisë që kemi ne” dhe që “të jetë në funksion të imazhit tonë” – tingëllojnë paksa naïve.
Sikur të mos ishte ky indiferentizëm marroq, në rend të parë i institucio-neve tona shtetërore, po pse jo edhe subjekteve trjera, gazetarëve, akademikëve tanë, Odës së Advokatëve të Kosovës, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtavëe dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, sot ka pasë mundësi që për këto vepra ç’njerëzore (marrja e oreganeve njerëzore dhe trafikimi I tyre) të akuzoheshin e të përgjigjeshin akterët e vërtetë të këtyre veprave të llahtarëshme – pjesëtarët e forcave serbe, të cilët nuk lanë asnjë të zezë pa ushtrua mbi popullin tone. Për këtë mënxyrë ka pasur edhe dëshmi shumë serioze. Po e thekësoj vetëm njëren prej tyre: Dëshminë e oficerit boshnjak nga Kanada, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte pjestarë i ushtrisë serbe… Dëshminë e tij e patë botuar, para 8-9 vjetësh, para se Carla Del Ponte ta botonte librin e saj, një e përditshme e jona, me sa mbaj mend ishte “Epoka e re”… Artikulli, përafërsisht ka pasë këtë titull “Dëshmitë e oficerit boshnjak nga Kanada”… Dëshmitë në fjalë kishin këtë përmbajtje: oficeri boshnjak, si pjestar i ushtrisë serbe në Kosovë, krimet e kryera nga bashkëluftëtarët e tij gjatë luftës, i kishin shkaktuar trauma të rënda psikike… Më vonë e kishin dërguar për mjekim në Akademinë Medicinale Ushtarake të Beogradit. Por, as aty nuk i shkoi mbarë, pasi, për disa ditë me radhë, gjatë mëngjesit, i ranë në sy grupe të rinjsh shqiptarë, me duar të lidhura, që i dërgonin në bodrumet e akademisë, ku ndodheshin laboratorët mjekësorë… Pas një kohe oficeri u shpërngul në Kanadë, ku vazhdoi mjekimin, por përjetimet luftarake dhe ato të laboratorëve të akademisë nuk po e lenin të qetë… Përjetimet e tij ia rrëfeu edhe mjekut, i cili, për tia shfry emocionet e tij, ia solli gazetarët, përmes të cilëve, ish-oficeri i rrëfeu dëshmitë e tij…
Ka të ngjarë që grupet e të rinjëve shqiptarë që po dërgoheshin në labora-toret e akademisë, po ua pregaditnin kartelat me analizat dhe ekzaminimet e duhura për organet e tyre vitale, në mënyrë që t’i shitnin me kartela të gatshme për marrje organësh, e gjersa tregu t’i kërkonte organet e tyre, të punonin në minjerat e Siberisë, apo diku tjetër… Kjo mënxyrë ka vite që më mundon, e aq më shumë kur lexova librin e Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës” si dhe reaportin e Dik Martit “-“Trajtimi ç’njerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.” Që të dy këto krijime nuk kanë as një provë të argumentuar për pretendimet e tyre, por shfrytëzojnë burimet e vetme me të cilat disponojnë: hamendjet, trillimet dhe gënjeshtrat si dhe “dëshmitë” e regjistruara audio e video në të cilat “dëshmitarët” (shqiptarët e burosur) pyeteshin nga përfaqësues të shërbimeve ndëshkimore serbe…
Çuditërisht, përkundër këtyre dëshmive kaq të rëndësishme, gjer më sot, ato, nuk u bënë objekt trajtimi, madje as i ndonjë dëbati opinionistësh. Dihet, krerët tanë politik, janë të preokupuar jashtë mase me rivalitetet partiake dhe me fodullakun e tyre mrroq, duke harruar atë thënjen e uretisë sonë popullore se: “Në livadhin e vëllezërve të përçarë, kullosin edhe kuajt qorra.”
Pa asnjë dyshim, indiferentizmi ynë, ua mundësoi qarqeve serbe që përmes ca “advokatus diaboli” (si Carla Del Ponte e Dik Marti) të na i hedhin ne, krimet e tyre më të llahtarshme dhe më çnjerëzore që i kryen mbi ne…