• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Instituti femëror “Nëna Mbretëreshë”, një shkollë e mesme që pas çlirimit u quajt Shkolla

March 8, 2015 by dgreca

Pedagogjike, kur u çel në vitin 1934, kishte synim shkollimin e vajzave, të cilat edhe pse në ato vite përballeshin me një shoqëri patriarkale, kërkonin të sillnin një frymë të re në shoqëri. Megjithse një Institut me rregulla strikte “Nëna Mbretëreshë” në qëndër të programit mësimor kishte emancipimin dhe zhvillimin e vajzës dhe gruas shqiptare.
“Në atë kohë Shqipëria ishte një vend ku femrat ishin të mbuluara me ferexhe. Në këtë kushte, vajzat e Institutit thyen tabutë, mentalitetin, për një të ardhme më të mirë”, ka kujtuar disa vite më parë për ATSH-në, Liri Lubonja, njëra nga ish- nxënëset e maturës 40’ të “Nënës Mbretëreshë”.
Kjo shkollë më programin mësimor dhe stafin pedagogjik bëri që nxënëset e saj të jepnin një kontribut të vyer për emancipimin e shoqërisë. Shfletimi i librave të paktë të autorëve të huaj, të ardhur nga jashtë, i bënte këto të reja më luftarake dhe kërkuese për të drejtat e tyre.
Vitet e mëpasme dëshmuan se Instituti kishte kultivuar tek vajzat dije dhe kulturë. Të rejat e institutit dhanë një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe politike të vendit, shumë prej tyre u bënë pjesëmarrëse aktive në luftë, shumë kontribuan për edukimin e brezave pasardhës, ndërsa disa të tjera për shkak të ideve të tyre antikomuniste u persekutuan nga regjimi komunist.
Instituti u krijua me iniciativën e dy personaliteteve të kulturës dhe politikës shqiptare, siç ishte Hil Mosi dhe Prof. Dr. Mirash Ivanaj, të cilët bënë ç’ishte e mundur që në Tiranë të kishte një institut për vajzat. Në vitin 1933-’34, Qeveria dhe ministri i atëhershëm i Arsimit, Mirash Ivanaj, nxori urdhërin për mbylljen e shkollave private të huaja, kryesisht atyre italiane. Si rezultat i këtij urdhëri me përmasa pozitive kombëtare, në institute vërshuan nxënëset nga të gjitha shkollat që u mbyllën si ajo e “Dakos” në Kamëz, shkolla e Kavajës e shkollat e tjera të mesme të Shqipërisë, që u mbyllën. Ivanaj i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Ministrave, ku kërkonte që edhe Shqipëria si e gjithë bota të kishte në kryeqytet një shkollë për vajzat dhe të quhej Instituti Femëror “Nëna Mbretëreshë”.
“Në këtë shkollë kanë studiuar vajzat e familjeve të pasura patriote dhe arsimdashëse, prindërit e të cilave kishin një kulturë të fituar në universitetet e botës. Studionin edhe vajzat e shtresave të mesme që fitonin bursë”, ka treguar për ATSH-në, Vangjeli Mele, një prej ish-drejtueseve të institutit.
Që të pranoheshe në Institut duhet të jepje provimet e fillores dhe në bazë të rezultateve fitohej dhe bursë. Shkolla kishte profil pedagogjik dhe gjimnaz. “Shqipëria në atë kohë ishte një vend fanatik, si rrjedhojë familjet në përgjithësi nuk lejonin që vajzat e tyre të largoheshin nga qyteti dhe të shkonin në shkollë. Kështu që edhe kërkesat për të studiuar në institute nuk ishin aq të mëdha”, kujtonte Mele.
Në këtë shkollë, sipas saj, nuk studionin vetëm vajza nga Tirana, por edhe ato të qyteteve të tjera, pasi “Nëna Mbretëreshë” kishte edhe konvikt.
“Në shkollë studiohej letërsi, histori, psikologji, gjeografi, italisht, matematikë, biologji, frengjisht… kishte lëndë pedagogjike që të përgatisnin për mesues. Dega klasike, studionte latinisht, greqisht dhe piano”, tregon Lubonja, duke vlerësuar stafin pedagogjik të institutit.
Nxënëset e institutit kujtojnë se kjo shkollë ka patur arsimtarë të zotë që kanë punuar me mjaft profesionalizëm. “Ata kishin studiuar jashtë vendit. I gjithë stafi i mësuesve ishin shqiptarë, vetëm mësuesja e gjuhës italiane ishte e huaj”, vazhdon Lubonja, e cila jo pa krenari cilëson se “ajo shkollë nxori një staf të mirë pedagogjik për shkollat fillore dhe mjaft personalitete”.
Instituti Femëror u shndërrua në një vatër kulture dhe atdhetarie, përmes kontributit të mësuesve si Sotir Paparisto, Marie Kraja, Lola Gjoka, Kristina Hushi (Koliaka), Ollga Nikolla (Luarasi, e motra e Migjenit), Gavril Meksi, Hysni Babameto, Filip Fishta, (nipi i Gjergj Fishtës), Ahmet Gashi, etj.
Në institut kanë studiuar emra të njohur, si Dhora Leka, personalitet publik dhe kompozitore e shquar e këngëve të mrekullueshme partizane, Liri Gega, Safo Çela (Marko), Vera Blloshmi, Nermin Vlora, Shurete Turkeshi, Bukurie Xhiku, Shanisha Dosti, Margarita Tutulani, Ramize Gjebrea, Eleni Pashko, Urani Pano, Vera Malo, Margarita Totokoçi, Musine Kokalari, Nimet Bala, Nafije Mema, etj.(Kortezi:Flora Nikolla-ATSH)

Filed Under: Histori Tagged With: Instituti, Nena Mbretereshe

FESTA E MADHE DHE INSTITUTI I SHPRESËS

November 26, 2012 by dgreca

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU-BRUKSEL/

Erdhi dhe festa e shumë pritur nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në  trojet Shqiptare por  edhe për ata që jetojnë larg atdheut, në të gjitha vendet e botës.100vjet pavarësi! GEZUAR!

Tirana kryeqyteti i Shqipërisë është veshur kuq e zi duke shpërndarë  kudo atmosferërën festive. Sa bukur! Shpirti të thotë: Ndal e shiko! Shijoje  o shqiptar shekullin e pavarësisë! Dhe me mend ndërmjet flamurit lexon gjithë historinë e vërtetë, të trimave të vërtetë, të një shekulli të tërë mbushur me trimëri, me heroizma, me luftra, me heronj të vërtetë e të sajuar,  me liri të cunguar nga vet shqiptarët, dhe së fundi një Shqipëri me të vërtetë dinjitoze, të lirë demokratike me të gjitha dimensionet e saj. Përpara parlamentit të zë syri edhe institutin e integrimit të përndjekurve politik, dhe papritur përpara të hapet një dritë jeshile, një shpresë e madhe,  ku të duket se ky institut do të mbyll përfundimisht plagët që ende  rrjedhin gjak burgjesh, intërnimesh, të çdo lloji moshe. Sa të futesh në këtë oborr,  shikon gra, burra, të rinj e të reja që hynë e dalin në këtë derë me letra nëpër duar, por me shpresën e madhe  në zemër. Po, dihet, secili i burgosur  që nuk është më, plagët e pambyllura i mori me vete në banësën e tij të fundit, sepse s’ka kohë e s’ka  mjek që mundet të shëroj ato zemra aq të vrara, aq shumë të lënduara, aq shumë të fyera nga një rrebesh marramendës që sundoi për gjysëm shekulli. Pra, brenda këtij shekulli që ne po festojmë sot, ka sunduar  një diktaturë  sa shumë e gjatë, po aq e egër dhe e tmerrshme.  Ah, ndjehet psherëtima për atë dhimbje, për atë fëmijëri, për atë rini, për ata njerëz që s’guxuan të ishin të lirë për të shikuar përpara lirinë e për të mbrojtur dinjitetin e tyre njerëzor.Ndoshta jo rrallë hasim lotin e tyre që ju rrjedh nga një pikëllim, nga një brengë apo bulëzim i pafat, nga një padrejtësi e bërë dikur, e atyre u dhemb shpirti edhe sot  ndërmjet kujtimeve të hidhura, ndërmjet një humbje, apo ëndrre të parealizuar. Që në rinin e tyre të hershme  nuk ditën ç’është gëzimi dhe aq më tepër ç’është liria personale e ndërgjegjes, e fjalës së lirë në një pjese të konsiderueshme të popullit që trajtohej skllavë brenda vendit të tij. Në tërësinë e atyre viteve të nemura vjen e kaluara dhe të troket në çdo çast në zemër e të duket se të thotë : hej, mos më harro ! 100 vjet pavarësi! 50 vjet dhimbje!. Nis edhe mendoj krejt pa dashje apo ndonjë qëllim të caktuar e mendja më shkon te ajo plagë, te ai kamp në të cilin bëra dhe unë pjesë si viktima më e vogël e vitit 59,në kampin e savrës.Por më kujtohet: Rinia e asaj kohe brenda telave ku unë i ndiqja pas dhe i imitoja madhështitë, bukuritë e tyre brenda telave të shpirtit, brenda bukurive të shpirtit të tyre, brenda edukatës së tyre dhe gjithsesi edhe brenda kulturës së tyre të gjerë.Ata ishin të gjithë të bukur !Por ja, përsëri në këto çaste psherëtij dhe sytë më mbushen me lot, e dhimbja ka bërë një fole në zemrën time ku janë strukur brenda saj qindra fëmijë, burra, gra, e ajo rinia dinamike e asa kohe, që s’kërkoi kurrë lëmoshë apo mëshirë në ato vite të zeza fare të pashpresa. Por shpresa e vetme tek këta fisnikë në gjysëm shekulli,ishte dashuria për njeriun,respekti reciprok dhe mirënjohja e përshëndetjeve të tyre shoqëruar nga një buzëqeshje drite e dëlirësie.Tani ajo rini është e plakur fizikisht por e fortë si karakter, dhe me guxim e me fjalën e saj të lirë dhe me shpirtin e gjërë shikon dritën jeshile shoqëruar me shpresën e madhe të jetës, dhe të shoqërisë së re, e cila u ndërtua 20vjetët e fundit në demokraci. Po,është e vërtetë, vdiqën shumë prej tyre. Por ata vdiqën të lirë pa polici mbi buzën e lidhur, ku t’i pengonte edhe për të shkuar në banesën e fundit. Më kujtohet kur vdiq i nderuari Bajram Hoxha, ishte 27, dhjetori. Balta në kamp, të shkonte deri në gjunj dhe të ndjerin e zuri muzgu i ditës tjetër dhe nuk i jepni makinë apo karrocë e leje për ta varrosur në banesën e fundit. Dhe më e tmerrshmja ndodhi: kur ai kishte 5vjet që po prehej në parajsë,i komunikuan një mëngjes tek po bënin apelin te polici, një dënim tjetër shtesë, plus 5 vjet internim pas vdekjes për Bajram Tahir hoxhën I cili nuk kishte hypur asnjëherë në tren gjatë gjithë jetës së tij 53vjeçare, sepse pas vitit 1945,ishte i burgosur pastaj i internuar.

Ali Dema ndjesë pastë, me të birin e të nderuarit Bajram Hoxha, Ganiun, që bënin apelin atë mëngjes të ftohtë te polici, kuptuan mirë mes atij shqetësimi se kishin të bënin akoma me demonë e jo njerëz. Mjerisht, aty ishte ferri i Dantes, ku kishte vetëm një portë për të hyrë, dhe tjetër portë për të dalë, nuk kishin projektuar xhelatët.

Ëndrrat e tyre të pa arritura, të pa realizuara, të ndrydhura  dikur ndër pranga, tani janë zgjuar te fëmijët e tyre ; dhe janë ata që që po shpien përpara aspiratat e tyre.

Prandaj sot kur kaloj  përpara këtij instituti shpresëdhëns, vetvetiu të lind pyetja brenda trurit : A punohet aty brenda për t’i integruar plotësisht këto familje? A është integruar plotësisht në shoqërinë demokratike kjo pjesë e shumëvojtur ? Dhe brenda vetes përsëri e gjen përgjigjen tek pritja e ngrohtë e çdo dikasteri si dhe te ky institucion reabilitimi.Sa hynë në këtë portë duhet harruar porta e ferrit se tashmë, janë hapur faqe të reja në historine demokratike të Shqipërisë. Përshëndetjet e ngrohta i has që sa hynë në katin e parë, e pastaj,  kur shkel në shkallët e katit të dytë, ndjen lehtë një kërcitje të tyre ku mund të merren si një rënkim i thellë, i atyre që po përmenden ende pas vdekjes, për të çuar deri në fund amanetin, atë që ata fatkeqësisht, nuk arritën dot në  ditët e bukura të lirisë dhe në 100vjetorin e pavarësisë.

Në zyrë të pret gjithnjë me respekt Drejtori i përgjithshëm, djali i internimeve të gjata, Simon Miraka.Urtësia e tij, edukata e thellë të bënë instiktivisht të ulësh zërin kur pa dashur e ke ngritur shumë.Dua të shpreh : Këtij njeriu që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij në kampin ugurzi të Tepelenës, e pastaj të rinisë së tij të vrarë së tepërmi nga diktatura, kishin formuar një djalë xhevahir ku në familjen e tyre vihej re një edukatë e gjërë, shprëndarëse, ku ata përcillnin te të tjerët një respekt dhe e mbështillnin atë respekt me një dashuri të madhe për njeriun në përgjithësi. Simoni të dëgjon me vëmëndje dhe shkruan çdo hall e breng të tyre, çdo kërkesë, dhe i nis ato këkesa e propozime, drejt në instancat përkatëse. Pra, duhet të themi :Faleminderit  Zotit, që erdhi kjo ditë dhe zëri ynë dëgjohet , po këtë herë dëgjohet për mirë, e jo si një zë armiku ku do të sabotojë, por si një krenari lashtësie për brezat që do të vijnë. Më mirë vonë se kurrë. Pak vonë, po erdhi. Erdhi me të gjitha të mirat e saj, duke u mbushur universitetet edhe me fëmijët e kësaj shtrese të shumë vuajtur, por të vlerësur  e nderuar në ditët e demokracisë.

Polikseni Argjendari, sekretare e drejtorit, është e përkushtuar në dhënien e plotësimin e bursave për fëmijët e kësaj shtrese.Në sytë e kësaj zonje, shkëlqen një buzëqeshje drite ku të gjithë që vijnë e ndjejnë këtë, dhe largohen të qetë duke i kryer punët e tyre nga Polikseni me qetësi.

Fatbardha Dosti ka vite që punon në këtë institut dhe ajo është e para që përballet me dhënien e statusit, dhe s’e dëgjon një herë që të ankohet nga lodhja,apo nga njerëzit.  Ajo është e fortë, e gatshme për  t’u shërbyer me devotshmëri ish klasës së saj të persekutuar. Fatbardha i ndihmon edhe moralisht dhe ndjehet e gëzuar që më në fund tregoi veten, familjen nga ku vjen, dhe cilësitë e saja fisnike.

Elma Ndreu, kjo punonjëse e denjë për detyrën e saj, e sheh gjithnje me pritjen e ëmbël që e karakterizon vetëm atë në zgjidhjen halleve e problemeve, në pregatitjen e dekumentave që u mungojnë.

Mimoza Çela,Kjo zonjë e pa lodhur, pritjet dhe përcielljen e çdo njërit nga të persekutuarit e bën me buzëqeshjen e saj afruese duke i dhënë çdokujt një pjesë nga dashuria njerëzore dhe forca e saj qëndron tek takti që ajo i përciell të gjithë të kënaqur.

Manjola Rakipaj,është nënpunëse, e gjen gjithnjë me krye mbi letra e ordinator duke punuar.Kjo vajzë e re, e bukur, që në pamjen e parë të lë të kuptosh se aty ndodhet për punë  të madhe, dhe për të, orari i punës  është i respektuar maksimalisht.

Myzejen Lulo, Arshiviste e pa lodhur në përsëritjen e dekumentave. Atë e gjen duke çfletuar dosje, shumë herë të përsëritura nga hallexhinjtë e ish-përndjekurve politik.

Sabrie Vladi, e pa lodhur, inspektore në këtë institut, Eva Bllaci, shefe e burimeve njerëzore, Esmerina Mustafaj, Specialiste statusi, Eriona Kulla, Shefki Çupi, Mark Lekgega, specalistë , janë model i punës së plodhur në ndihmë për të kryer në kohë detyrat e tyre. Pra ky institut i nderuar punon pa pushim e të gjithë të persekutuarit shpresojnë se vetem në atë derë duhet trokitur për hallet që nuk kanë të mbaruar. Qeveria ka premtuar e premton pë të bërë të pamundurën ,vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë e në kohë sa më të shkurtër të zgjidhet problemi i tyre, po jo vetëm qeveria po edhe presidenti i repuplikës ështe i interesuar dhe i preukupuar për shtresën e ish-perndjekur politik. Jo vëtëm kaq, po presidenti di t’i pres e t’u kryej  punë. Është mburrje, ndoshta dhe e pabesueshme : Dikur nuk e ktheje dot as kokën për të vështruar nga presidenca,sepse bëheshe i dyshimtë  dhe të shtynte ushtari që rrinte të porta me kallash, kurse sot, mund të ngjisë shkallët e saj çdo gazetar e hallexhi që kërkon të takohet me Presidentin. Punonjësit ,nënpunësit, janë të predisponueshëm në pritjen e popullit që te dera, dhe të sqarojnë si, Alfred Grabocka shërbimi i kontrollit të jashtëm, Djana Metaj, shërbimi i kontrollit të brendshëm,Kastriot Jahja, oficer i shërbimit  të iformacionit  pranë presidentit,Sefer Gjyriqi,Asistent pranë Presidentit, Amik Kasoruho, Shaqir Hasani,Këshilltarë juridik të presidentit, etj. Të gjithë këta titullarë të presin e të përciellin me ngrohtësi duke të kryer të gjitha ato mundësi që të lejon ligji. Kjo është një mburrje, një arritje  e madhe e demokracisë në Shqipëri dhe kjo arritje, bënë pjesë brenda këtij shekulli që po festojmë ne sot.

GEZUAR 100VJETORI I PAVARËSISË!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, Festa dhe, i Shpreses, Instituti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT