• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ushtria e Kosovës, parakusht për integrimet euroatlantike

July 7, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë për vitin 2017 të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet pakicë, ku mori pjesë edhe ambasadori I SHBA në Prishtinë, Greg Delawie/

-Kosovë-FSK në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë/

 

unnamed (9)unnamed (6)unnamed (7)unnamed (8)FERIZAJ, 7 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë për vitin 2017 të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet, ku mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie/Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidenti Thaçi i ka përgëzuar për këtë hap të rëndësishëm dhe të guximshëm për karrierën dhe të ardhmen e tyre, duke u bërë pjesë e njërit prej institucioneve më të rëndësishme, më të besueshme dhe më të respektuara në Kosovë.“Institucioni të cilit ju sot po i bashkoheni është shembulli më i mirë i një institucioni demokratik, shumetnik dhe profesional, duke i përfaqësuar më së miri vlerat e shtetit tonë të përbashkët”, ka thënë presidenti Thaçi.Në përputhje me rekomandimet e Rishikimit të Sektorit të Sigurisë, presidenti Thaçi ka thënë se bashkë me institucionet e tjera, në koordinim të plotë edhe me partnerët tanë strategjikë, po punojnë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, që nënkupton ndryshime të rëndësishme edhe në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturën e FSK-së.“Askush në Kosovë, në rajon apo edhe më gjerë, nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm. E them me bindje këtë gjë, sepse FSK-ja edhe sot nuk dallon shumë nga ushtritë e tjera. Ndërsa, jam i sigurt se pas transformimit, ju pjesëtarë të të gjitha komuniteteve do të vazhdoni të shërbeni me dinjitet në interes të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, të mbrojtjes së pronës dhe trashëgimisë suaj. Ju edhe sot po kontribuoni për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti shtoi se pjesëtarët e FSK-së me dinjitet dhe krenari po e përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke sjellë rezultate të shkëlqyera, shpeshherë duke zënë edhe vendet e para në gara të ndryshme, ku konkurrentë janë përfaqësues të ushtrive të vendeve me standardet më të larta.“Transformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar nëpër faza të ndryshme, me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë drejtë arritjes së një qëllimi të qartë dhe me rezultate në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë pa asnjë dallim. Kemi arritur në hapat finalë dhe këta hapa do t’i hedhim së bashku dhe në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, shtoi presidenti Thaçi.Ai theksoi se përbërja shumetnike e FSK-së është mesazhi më i mirë sesi duhet të jenë të integruara komunitetet në jetën shoqërore dhe institucionale të një shteti demokratik, ku çdo qytetar përbën vlerë të shtuar të shtetit.“Unë si President dhe Komandant i Përgjithshëm i FSK-së, jam krenar për arritjet dhe sukseset tuaja, si dhe u jam mirënjohës secilit prej jush për kontributin e vazhdueshëm që keni dhënë, që FSK-ja të arrijë deri këtu. Njëkohësisht, ju inkurajoj që të vazhdoni të kontribuoni edhe në të ardhmen, që të jeni shembull sesi duhet të jetë një forcë profesionale dhe shumetnike në shërbim të vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.Mënyra e vetme dhe më e mira për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në këtë rast edhe të komunitetit serb, presidenti tha se është dhe mbetet vetëm përmes pjesëmarrjes aktive në institucionet tona shtetërore.Partnerët tanë strategjikë dhe të gjitha ato shtete anëtare të NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, presidenti Thaçi tha se i sigurojmë se edhe pas transformimit, Forcat e Armatosura të Kosovës, sikurse edhe Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të shtetit, do të jenë në shërbim dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve dhe pronës së tyre pa dallim.“Është domosdoshmëri dhe parakusht për proceset e mëtejshme integruese drejt strukturave euroatlantike, që të kemi Ushtrinë e Kosovës dhe një parakusht të tillë do ta plotësojmë. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të krenohen me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të tashëm, por jam i sigurt se do të krenohen edhe më shumë me mandatin e ri”, theksoi presidenti Thaçi.

Në fund, duke i falënderuar për kontributin e deritashëm, presidenti Thaçi u uroj pjesëtarëve të rinj të FSK-së një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në përmbushjen e detyrave të shenjta dhe fisnike për mbrojtën e vendit tonë./b.j/

unnamed (1)unnamed (4)unnamedunnamed (3)

-Forca e Sigurisë së Kosovës  përfundoi stërvitjen shumëkombëshe “KFOR 23” në Gjermani/

PRISHTINË, 7 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i komanduar nga kapiten Fatmir Lani dhe i përbërë prej 16 pjesëtarëve, një skuadër (9 pjesëtarë) e Kompanisë për Mbrojtje Kimike- Biologjike-Atomike(MKBA) dhe një ekipi (5 pjesëtarë) për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) e Kompanisë së Deminimit, si dhe dy vëzhgues-kontrollues,  nga data 19 qershor deri më 11 korrik 2017 po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët , “KFOR 23” në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri (JMRC), në Hohenfild të Republikës Federale të Gjermanisë.Njoftimi i sapodërguar thekson se, për të parë nga afër operacionet  përfundimtare të ushtrimit “KFOR 23” të kontingjentit të FSK-së, i cili i është bashkuar Brigadës 39-të  të Këmbësorisë (39th IBCT) të Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Ditën e Vizitorëve në Gjermani, përveç  personaliteteve të shumta ushtarake amerikane, gjermane dhe të vendeve tjera të NATO-s,  qëndruan dje, edhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe zotëri Jahir Sejdiu.Gjenerali Halimi, nga drejtuesit e ushtrimit, mori komente dhe vlerësime shumë të larta për angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin që po tregojnë pjesëtarët e FSK-së.Gjatë aktiviteteve trajnuese dhe stërvitore të ushtrimit, Ekipi i EOD-së ka për mision që të detektojë dhe shkatërrojë mjetet e pashpërthyera, ndërsa skuadra e MKAB-së të bie në kontakt me autoritetet lokale për të bërë vlerësimin e zonës së kontaminuar.Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit me sukses të ushtrimit “KFOR 24”, i cili u drejtua nga Qendra e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri, pritet që të kthehet në vend për të vazhduar shërbimin me profesionalizëm dhe përkushtim./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, integrimet euroatlantike, parakusht për, Ushtria e Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT