• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ish-prefektura e Vlorës godina e vitit 1919 me vlerat të spikatura arkitektonike

October 4, 2017 by dgreca

Gezim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia*/1 Prefektura Vlore1.Godina e ish-prefekturës Vlorës ka një moshë 93 vjeçare. Sipas specialistëve  kjo godinë  dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”,në të djathtë kur shkon drejt të Sheshit historik të Flamurit  të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E restauruar nën peshën e  mbi 90 viteve jetë,godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se  Ugolini ne Vlore nuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11.2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919,banesë qytetare në lagjen “Hajro Cakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Cakërri”.Banka BKT,Muzeu historik,ish-galeria e Arteve në qyte,bashkia,sahati,kisha katolike,banesa të tjera të hershme karakteristike.Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi.

Në Vlorë foli prefekti – Labe (Dukat, Vlorë) 

Në Vlorë foli prefekti
O Vloro, Kanino (pas çdo vargu)
Osman Haxhi Muhameti
Të më mblidhenë mileti
Se vjen Qemali nga deti

Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Krye-katundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar.

sman Haxhiu –Armen–një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllai n e tij Galip Haxhiun. 

2.

Specialistët disa vite me parw kanë bërë një përshkrimi arkitektonik dhe konstruktiv të kësaj godine e cila  ka vlera të theksuar ku thuhet se:Godina e Ish Prefekturës është ndërtuar rreth vitit 1919. Gjatë kësaj periudhe qyteti i Vlorës pati një zhvillim i cili pas caktimit të kufijve në vitin 1913 dhe ndërprerjes së rrugëve tradicionale të tregtisë u kthye në pikë e rëndësishme transite. Zhvillimi urbanistik dhe arkitektonik  i kësaj periudhe  u kushtëzuan nga arritjet e periudhës pararendëse, nga kërkesat për të zgjeruar gamën e gjinive ndërtimore, si dhe nga zhvillimi i ri  ekonomiko shoqëror. Ndërtimet e kohës, kërkonin eksperiencën e projektuesve të specializuar, si vendas ashtu dhe të huaj. Një nga rrymat veprimi i të cilës u ndje gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ishte eklektizmi i cili mbizotëronte ende mbi qytetet e tjera të Ballkanit dhe Evropës. Manifestimet e para të kësaj arkitekture i ndeshim fillimisht në Angli, në shek. XVIII – XIX dhe në fillimet e shek. XX. Prirjet ndaj eklektizmit u shfaqën jo vetëm në disa ndërtime të projektuara nga inxhinierë të huaj, por edhe në ndërtimet e projektuara nga inxhinierë dhe arkitektë vendas. Manifestime të kësaj periudhe ishin kalimtare dhe nuk patën një shtrirje shumë të gjerë. Kjo arkitekturë u pasua me depërtimin e arkitekturës neo – klasike sidomos me ndërtimet e viteve 30’ 40’.Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e  arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e Bashkisë, dhe Muzeut të Luftës.Suvatimi i jashtëm  shërben si një mjet shumë i përshtatshëm për  zbukurimin e godinës, i cili është, lehtësisht i zbatueshëm dhe krijon një shumëllojshmëri formash  e motive dekorative.  Një përpunim i tillë rit së tepërmi  plastikën dekorative të fasadave, dhe për të mënjanuar mbingarkesës janë  krijuar  plane të pastra  në katin përdhe të cilat ndihmojnë për daljen në pah të elementëve në reliev dhe bëjnë të efektshëm lojën dritë- hije.Kreu i dritares treshe  është  pjesa më e zbukuruar me kornizë, në formë vetullore sipër hapësirës së dritares. Në të dy skajet dalin pilastra me  kapitele të dekoruar. Elementët e aplikuar janë motive të ndërlikuara, si lule, stilizime gjethesh, imitime, të dentikulave (dhëmbëzave) antike. Vendosja kornizave dekorative  në reliev, poshtë hapësirës së dritares duke krijuar breza  horizontalë thyejnë shtrirjen vertikale të  fasadave.  Element i fuqishëm i përpunimit dekorativ  është streha  nën çati, me bishta të gdhendur, (testekë),  cila  vjen si  përpjekjet për futjen e frymës kombëtare me stilizimin e elementeve të huazuar nga arkitektura popullore. Elementët dekorativ parapërgatiteshin  gjatë ndërtimit të muraturës, bëhej mbushja me suva dhe më pas  duke kaluar shabllonët mbi to u jepej  elementëve forma e profile sipas dëshirës. Zgjidhja planimetrike është mjaft e goditur, falë një grupimi të qartë funksional.Lidhur me përshkrimin e    konstruktiv të   objektit specialistja e IMK shkruan:Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket  teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristike e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi  i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Përdorimi i tullave  krijoj një  fushë të gjerë të  zbatimit të elementëve  dekorativ në suva. Themelet e godinës janë të ndërtuar me gurë të lidhura me llaç. E gjithë muratura si muret mbajtës ashtu edhe ato ndarëse janë ndërtuar me tulla, me material lidhës llaç gëlqere me çimento, (llaç bastard). Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marseljeze.  Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administrate lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive. Edhe pse është në gjendje risku ndërtesës nuk i është kryer  asnjëherë rikonstruksion, por mirëmbajtje rutinë. Ndërtesa e ish Prefekturës  paraqitet përgjithësisht në gjendje të mirë statike, me problematika të shumta të mirëmbajtjes dhe kujdesit që duhet të tregohet për një monument me vlera të spikatura.

*Studiues

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Godina e vitit 1919, Ish-prefektura e Vlorës

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT