*Gjeneral Pangalos ishte shqiptar nga fshati Elevsis. Kështu shkruante korespondenti i Gazetës amerikane “Detroit News”, që e intervistoi atë mars të vitit 1926./
* …Kur më në fund Pangalos u kthye nga ata që e pritnin për audiencë, njerëzia që kishin për të paraqitur ankesat,qarjet, flisnin vetëm shqip, edhe gjenerali ua kthente menjëherë përgjigjet, gjith’ në atë gjuhë…/
Gjenerali Panaglos i dekleraoi gazetarit amerikan që në hyrje të intervistës se”e vetmja ambicje që kam është t’i shërbej Greqisë, të shuaj krejt sistemin e tarfeve, të shpie partitë politike në një shesh politik më të lartë. Dhe kur ta kem mbaruar këtë gjë, do të jem gati të hiqem nga detyra. Do ta thërres popullin të votojë, që të zgjedhë vetë udhëheqësit e tij dhe të shënojë politikën që dëshiron të vihet në zbatim.”
Kjo pra ishte deklarata që Gjenerali Pangalos, diktatori i Greqisë me gjak shqiptar, i dha korrespondentit të gazetës amerikane “Detroit Neës” . Interesant është fakti, që gazetari amerikan e vendos në fokus gjakun shqiptar të Pangalosit si dhe të folurit në gjuhën shqipe; intervista u morë në shtëpinë e Pangalosit në fshatin Elevsis. Gazetari shkruante: Ky fshat i qëmotshëm, një orë me kalë larg Athinës, është vendi i stërgjyshërve të Gjeneral Pangalos.Është një fshat bujqësh që flaisn gjuhën shqipe.
Shtëpia e ish kryeministrit nuk ka asgjë në pamje që të duket se është vendi ku rron diktatori i sotëm i Greqisë, shkruante ai. Nuk ka rujtës në hyrje, ose shërbëtorë me uniforma. Po kjo shtëpi dhe ky qark modest është kur gjeneral Pangalos vjen për clodhje në të paktat orë të lira, që i jep leje barra e tij për të rindërtuar një Greqi të bashkuar nga një komb i cqyer prej grindjeve të brendshme dhe të friksuar prej fqinëjshj.
Gazetari amerikan informon lexuesit se Pangalos para se ta priste atë për intervistë, madje dhe turmën e fshatërve që kishin rrethuar shtëpinë me peticione e kërkesa për diktatorin, mbaroi së pari punë me shokune tij të lodrës, një qëngj jetim të zi, duke i dhënë qumësht me një shishe me thithje. Pak minuta më parë qëngji kishte refuzuar të pinte qumësht nga duart e shumë njerëzve aty që e kishin provuar, paar gjeneralit.
Kur më në fund Gjeneral Pangalos u kthye nga ata që e pritnin për audiencë, njerëzia që ksihin për të paraqitur ankesat, flisnin vetëm shqip, edhe gjenerali ua kthente menjëherë përgjigjet, gjith’ në atë gjuhë…Si vijon më tej intervista?(Lexojeni në Diellin e printuar)