• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Iu dha lamtumira e fundit Akademikut Kristo Frashëri

February 3, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/
Mesditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit Akademiku Kristo Frashëri. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, miq, studjues, historianë, politikanë, personel i akademisë, qytetarë nga gjithë vendi, media të ndryshme, të cilët bënë homazhe e u përkulën me nderim përpara kësaj figure të madhe të kombit shqiptar. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe ai i Maqedonisë. Homazhet u zhvilluan në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që në ambientet e Akademisë ishin ekspozuar veprat e Akademikut të shquar. Dhjetra qytetarë shkruan opinionin dhe vlerësimin e tyre për jetën dhe veprën e akademikut të madh në librin e vendosur për këtë qëllim. Para përcjelljes në banesën e fundit, arkivoli i Akademikut u vendos në sheshin para akademisë, ku profesor Dr.Myzafer Korkuti njohu pjesmarrësit me momentet kryesore të jetës dhe veprës së Profesor Kristo Frashërit. Kristo Frashëri lindi më 4 dhjetor 1920 në Frashër të Përmetit dhe është djali i parë i patriotit dhe rilindësit Anastas Frashëri e zonjës Evdhoksi Tole-Ogrenit Rrjedh prej njërës nga dinastitë e familjes Frashëri. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli. Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi De Radën, ai ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal osman në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit etj. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008). Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjithë veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij. Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj. Kristo Frashëri dha një kontribut të çmuar përmes botimeve të tij për Skënderbeun, Ahmet Zogun, Tiranën, Kosovën, Himarën e Çamërinë, së cilës i dedikoi edhe botimin e tij të fundit . Akademiku mban titullin Nderi i Kombit, dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi dhe titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Tiranës. Akademiku Frashëri u shua vetëm fizikisht, pasi ka lënë pas një sërë botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë, përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët. Kështu kombi shqiptar humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj. Gjatë ceremonisë mjaft studjues e qytetarë të thjeshtë shprehën një shqetësim, sepse gjatë gjithë kohës hynin e dilnin politikanë e ministra, të cilët të shoqëruar nga bodigardët e tyre, pengonin qytetarët për të nderuar e respektuar historianin e madh, bir i vegjëlisë. Kjo ka ndodhur dhe në raste të tjera për personalitete të shquara të kombit shqiptar. Ndaj do ishte mirë që protokolli i shtetit ose institucioneve të tjera të caktojë një orë të vecantë për “VYP”-at tanë, ashtu sis e kanë kancelaritë perëndimore, që qytetarët të zhvillojnë normalisht homazhet për figurat e nderuara të kombit..

Filed Under: Kronike Tagged With: Iu dha lamtumira, Kristo Frasherit, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT