Nga Beqir SINA/
Java e Modës Shqiptare në New York City, OJQ Arta, para diasporës Shqiptaro Amerikane, prezantoi, mbrëmë punimet artizanale te grave e vajzave të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë në vitet 1989/1990. Mbrëmje e bukur , dhe prezentim i shkëlqyer i BoraFashion në kryqytetin e botës , me veshjet origjinale që Bora Balaj, e cila ka mbledhur ndër vite në trojet Shqiptare. Dhe, poashtu mbreme Java e Modës Shqiptare në New York, ka promovuar fushatën….
BIG APPLE – NYC : Me siflatën e shkëlqyer, mbrëmë, është mbyllur edhe Java e Modës Shqiptare, në Nju Jork, organizuar nga Agjencia e Modës Shqiptare, e cila thotë se angazhojë për këtë pasarelë të modës, më shumë se 500 veshje, dhe, dhjetëra kompani të modës, 15 modele shqiptare dhe të komuniteteve të ndryshme, jo shqiptare, të cilat me një fines tërheqëse, prezantuan për 4 orë kreacionet më të bukura të dizajnerëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Amerika, dhe atyre që jetojnë jashtë trojeve, tona.
Sfilata Java e Modës Shqiptare, u mbajtë në galerinë e famshme të modës, 48th- Street Stage, New York, në një prej lagjeve më të njohuara në këtë metropol, për industrinë e modës, dhe mbajnë sfilatat e tyre kompanitë me famë botërore të modës.
Më shumë se 300 vajza dhe djem, të rinjë e të reja, nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, ndoqën mes një entusiazëmi dhe spektakli modern, javën e modës shqiptare, një aktivitet që zhvillohet për herë të parë, në komunitetin shqiptarë.
Mrika Krasniqi, është themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, dhe Arlinda Prelvukaj eshte CFO e agjensisë, cila organizojë Javën e Modës Shqiptare, në Nju Jork, mes një konkurence të madhe – në këtë qytet, i cili mbledh për çdo vitë stilistët më të mirë nga e gjithë bota.
Metropolin e botës New Yorkun – me stilistët më të njohur në botë, të cilët ne jemi mësuar të shohim duke paraqitur koleksionet e tyre, që tashmë janë bërë standart për stilin amerikan, si Ralph Lauren, Donna Karan dhe Calvin Klein, me modelet e tyre për çdo vit, ata i japin drejtimin e modës më të fundit klientëve të tyre nga mbarë bota.
Por, në këtë linjë erdhën në këtë qytet me sfilatën Java e Modës Shqiptare, e njëjtë me sfilatat që zhvillohen në qytet kryesoret e industrisë së modës, në botë, krahas me ato të Londrës, Berlinit, Amsterdamit, Parisit dhe Milanos, edhe artistët shqiptarë, njerëzit e kulturës e modës.
Sfidë më vehte në pasarelën Java e Modës Shqiptare në New York City, ka qënë, mbrëmë në 48th.Str. Stage, edhe teknologjia, ndriçimi, muzika, nga DJ Fati, e deri tek lista e të ftuarve.
Për të bërë në këtë shfaqje pjesë të saj edhe elitën e modës dhe fashionit, duke përfshirë edhe yjet e mediave sociale, për të provuar se shfaqja dhe koleksionet e tyre e meritojnë që ata të ulen në vendin e parë, si Ermira Babamusta, Violeta Mirakaj, Kozeta Turishta, aktorja e njohur Amina Zhaman, e tjer.
Në pasarelën madhështore Java e Modës Shqiptare në New York City, mbrëmë ne 48th Str. Stage, performojë edhe i ashtuquajturi Princi Italian i Pop Rokut Matteo Brento, i cili e ka fituar famën e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me pjesëmarrjen në X-Factor Albania në 2015.
Këngëtari nga Pulia, i njohur për pubikun shqiptar si italiani i X-Factor Albania prezantojë në stage mbrëmë albumin e tij me këngën e re titulluar #21 (Goodbye My Love) / “Mirupafshim Dashuria Ime” në “Mollën e Madhe”, dhe disa këngë të tjera, këngën e dashur shqiptare “Xhamadani vjia – vija! Oh sa e madhe është Shqipëria”.
Matteo Brento, si një ndër Vipat e ftuar special, në sfilatën e Albanian Fashion Show në New York, performojë gjatë gjithë spektaklit në Javën e Modës Shqiptare, duke e ndezur atmosferën, e ka “kallur’ fare atë……!
Sfilata e modës nga stilistet shqiptare në New York, nisi me koleksionet fustanet me ngjyrën e kuqe, rozë, për të vazhduar pak violë, blu, më shumë të bardhë dhe blu, të kombinuara me pulpa, dhe veshjet e lehta femërore, me ngjyrën e zezë. Fustanet e mbrëmjejeve, fustanet e lirshme dhe kanatieret njëngjyrëshe, të cilat ishin përzgjedhja e stilistiteve shqiptare në këto koleksione.
Ngjyra e bardhë ishte ajo që mbizotëronte më shumë , e kombinuar me blunë dhe të kuqen me veshjet e lehta prej mëndafshi. Të gjitha veshjet e ishin në të njëjtën linjë ngjyrash pa shumë kombinacione ngjyrash të ndryshme.
Në pjesën e dytë sfilatës Java e Modës Shqiptare në New York, kanë qenë kreacionet e Sara Shales me Jewelry
-Pjesa e tretë dhe e fundit ishte ajo e Bora Balaj me veshje tradicionale dhe Java e Modës Shqiptare në New York, u mbyll me pjesë e koleksionit e Vjollca Llapashtica
Dhe, poashtu mbreme Java e Modës Shqiptare në New York, ka promovuar fushatën ” Ta pastrojme Shqipërinë”, ku përmes lojës së fatit me raffle fondet e mbledhura iu kan dhuruar atyre, në Shqipëri.
“Stilistët e famshëm shqiptarë, nxorrën mbrëmë në qytetin e New Yorkut, në pah karakterin e tyre shqiptar me veshjet që u prezantuan në sfilatën, me veshje të modës tepër elegante, tek Java e Modës Shqiptare në New York,” tregon Mrika Krasniqi.
Mrika Krasniqi, themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, thotë se “Mbrëmë, ka qenë një mundësi shumë e mirë për të gjithë dizajnerët shqiptarë të cilët duke prezantuar kreacionet e tyre para blerësve potencial morën pjesë në Albanian Fashion Week New York. Duke pasur edhe një mundësi në prezantimin dhe shitjen e koleksionit të tyre dhe depërtimin në tregun amerikan,” shtoi drejtoresha dhe artistja e shquar Mrika Krasniqi.
Ajo thotë se disa nga ikonat e modës shqiptare më të famshmet në botë prezantuanë koleksionet e tyre të fundit në shfaqjen madhështore të Javës së Modës Shqiptare në New York.
Klientela e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, theksonë Mrika Krasniqi, mbrëmë ka tërhequr vëmendjen e rreth 20 big buyers(blerësve të mëdhenjë) siç i quan ajo nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe jo vetëm ata, por edhe kompani amerikane dhe të huaja që veprojnë në New York.
Bukuria e këtij spektakli nga më të bukurit në New York:
“Mbrëmje e bukur , dhe prezentim i shkëlqyer i BoraFashion në kryqytetin e botës , me veshjet origjinale që Bora Balaj, e cila ka mbledhur ndër vite në trojet Shqiptare “ shkruan në statusin e saj në facebook një pjesëmarrëse dhe shtonë :”Ajo prezentoi mbrëm veshjet në Albanian Fashion Week në Manhatan dhe ngriti publikun në këmb , sepse për herë të par në pasarelën e modës këtu ne Nju Jork, defilojn veshjet tona kombëtare.”
Ne si staf i BoraFashion, thotë ajo që tashmë është emër i njohur në botë si me veshje tradicionale ashtu edhe me veshje moderne. Ndjehemi krenar per punën dhe prezentimin e Bora Balaj në Albanian Fashion Week.
Ndërkohë në sfilatën Java e Modës Shqiptare në New York City, OJQ Arta, para diasporës Shqiptaro Amerikane, prezantoi, mbrëmë punimet artizanale te grave e vajzave të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë në vitet 1989/1990. Për herë të parë në historinë shqiptare prezantohen punimet e të mbijetuarave të luftës. “Këto punime janë një muze i gjallë të dhimbjes, vuajtjes dhe sakrificave të vajzave dhe nënave kosovare” tha Albana Mifatri.
Kurse, Hafije Qyqalla, prezantuese e këtyre punimeve, ka shkruar në statusin e saj në Facebook, se :”Jam e lumtur që arritëm që produktet e realizuara gjatë rrugëtimit te dhimbjes të prezantohen me sukses falë mbështetjes të Albanian Fashion Agency dhe Komunitetit Shqiptarë, të cilët dua ti falenderoj për kontributin e çmuar” thotë Qyqalla.
“Agjencia shqiptare Albanian Fashion thotë se është shumë e lumtur për të mbështetur organizatën jofitimprurëse nga Kosova” OJQ Arta “, e cila ka sjellë mbrëmë në pasarelën e modës në New York, punime të dorës që janë bërë nga gratë, kosovare që janë përdhunuar në luftë gjatë viteve 1998-1999. Këto punime dore, siç quhen në shqip, u prezantuan dhe tërhoqën qindra të rinjë e të reja shqiptare, gjatë spektaklit Moda shqiptare në New York. Të gjitha fondet dhe donacionet do të përdoren për të ndihmuar ato gra që kanë nevojë për ndihmën tonë “, thotë për gazetën tonë Mrika Krasniqi, e cila është edhe themelues dhe CEO i AFA (Agjencisë Moda Shqiptare).