• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët e Kosovës, jo më në Shkup për VIZE Amerikane

September 27, 2017 by dgreca

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA NË PRISHTINË FILLON PROCESIMIN PËR VIZAT E SHUMËLLOJSHMËRISË PËR BANORËT E KOSOVËS/

 

1 ambasadas ame Prishtine

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftoj se duke filluar nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e V.Sh. (DV)  procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka për qëllim të ofroj shërbime të niveleve te larta për aplikuesit kosovar dhe të vetëdijshëm për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Programi për emigrim i Vizave të Shumëllojshmërisë (Programi DV) vë në dispozicion deri në 50,000 viza emigruese për çdo vit, të nxjerra nga përzgjedhja e rastësishme nga të gjitha aplikimet individuale e që vijnë nga vendet që kanë shkallë të ulët të emigrimit në SHBA. Individët të cilët paraprakisht janë regjistruar për programin 2018, kanë pranuar lajmërimin përmes faqës zyrtare elektronike –  Electronic Diversity Visa (E-DV) se janë përzgjedhur për procesim të mëtejshëm në Programin për Emigrim të Vizave të Shumëllojshmërisë. Të gjithë këta aplikantë do të intervistohen nga zyrtari kozullor dhe do të kenë mundësinë t’i shfaqin kualifikimet e tyre për vizë. Në të shumtën e rasteve, vizat e miratuara do të mund të merren në Ambasadë pas dy ditësh pune, pas intervistës.    Regjistrimet online (përmes internetit) për programin 2019, fillojnë ditën e Martë, me 3 Tetor, 2017 në ora 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale të bregut lindore të SHBA-ve dhe përfundon të Martën me 7 Nëntor, 2017 në ora 12:00 të kohës standard të bregut lindor te SHBA-ve.

 Aplikantët e interesuar i japin të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në Electronic Diversity Visa (E-DV) website në www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës specifike të regjistrimit. Futja fizike e dokumenteve apo të dhënave të mëvonshme nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje apo aplikim për secilin person për çdo periudhë regjistrimi.Regjistrimi per programin DV është pa pagesë. Aplikantët inkurajohen që t’i kompletojnë vetë të dhënat për veten e tyre, pa “Këshilltarë” apo “Agjent” vizash apo përmes ndonjë personi tjetër që mund të ofrojë ndihmë. Aplikantët duhet ta ruajnë fletën e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit, të cilin ata do ta marrin pas kompletimit të aplikimit të tyre. Duke filluar nga muaji Maj, 2018, aplikantët mund ta përdorin këtë numër për të kontrolluar statusin e tyre në faqë zyrtare E-DV. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndiqni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në:  PristinaVisas@state.gov. 

 PIKAT E RËNDËSISHME

 Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.Kujdes nga Mashtrimi! Ambasada nuk i infrmon applikantë e DV përmes postës elektronike (e-mail) se ata janë “fitues” te “lotarisë së vizës”. E vetmja mënyrë për të kontrolluar nëse jeni përzgjedhur është duke kontrolluar statusin e tyre në faqen zyrtare E-DV. Ju lutem vizitoni adresën elektronike për më shumë informata në lidhje me mashtrimin në DVhttps://travel.state.gov/content/visas/en/general/fraud.html

Më shumë informata për procesin e Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) mund të gjenden në faqën zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/diversity-visa/

Arbnor HAXHIBEQIRI – NORI

Public Diplomacy – Press Section

U.S. Embassy Pristina

Office: 038 59 59 ext.3748

Filed Under: Emigracion Tagged With: jo më në Shkup, për VIZE Amerikane, Shqiptaret e Kosoves

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT