Nga Aurel Dasareti/
Armiqtë tradicional të Shqipërisë (kolonizatorët e trojeve tona arbërore) janë agresiv sepse ishin agresiv; dhe ishin agresiv pasi janë agresiv. Skllavi mban nën kontroll padronin plotësisht, ashtu si ky mbikëqyr skllavin; në kuptimin që teknikat ndëshkuese të përdorura nga padroni janë zgjedhur në varësi të sjelljes së skllavit që i nënshtrohet atij.
***
Paralajmërim për luftën e madhe
Bota po bëhet gjithnjë më e rrezikshme. Janë dy ngjarjet në 2014 që unë potencoj:
• Pushtimi rus i Ukrainës
• Deklarata e IS për një Kalifat të ri në Lindjen e Mesme
Kjo tregon një realitet të dukshëm më sfiduese për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare.
OKB-ja e paralizuar
Nuk kam besim në Kombet e Bashkuara si një problem-zgjedhëse në këto konflikte.
Rusia zbut retorikën, por përgatitet më fort ushtarakisht.
Rreziku që ne jemi përballë një kopjeje myslimane-arabe të luftës tridhjetëvjeçare Evropiane nuk duhet të nënvlerësohet.
Lufta tridhjetëvjeçare është emri i një seri të luftërave brutale, kryesisht me prejardhje fetare (krishtere), të cilat shkatërruan Evropën në fillim të viteve 1600. Në pjesë të mëdha të zonave Gjermanisht-folëse, popullsia u përgjysmua.
***
Nevoja e rrënjosur thellësisht tek njeriu, për të mos u ndjerë vetëm dhe i humbur në botë, përmbushej nëpërmjet përfytyrimit të një Zoti që thuhet se ka krijuar këtë botë dhe që shqetësohet për çdo krijesë të tij. Fetë me të madhe keqpërdoren, politizohen. Prandaj edhe luftërat kryesisht fetare. Jemi me fat që Shqipëria për momentin nuk është anëtare e BE-së, sepse të gjithë shqiptarët do të iknin jashtë. Ndërkaq, si anëtare e BE-së, edhe Shqipëria do të ishte e detyruar të pranojë azilkërkues aventuristë afrikan-aziatik, të cilët në mënyrë masive, brenda 2-3 viteve, do ta kolonizonin tërësisht Shqipërinë lilipute. Kriminaliteti do të dhjetëfishohej (sidomos dhunimet seksuale), fukarallëku pesëfishohej, shqiptaria 100% do të tjetërsohej/asimilohej. Nuk jam aspak kundër asnjë kombi apo feje – nëse ata do të rrinin atje ku e kanë vendin. BE është penduar rëndë pse ka kolonizuar tokat e veta, ka dështuar keq me “integrimin” e tyre, sidomos Franca, e cila pas masakrimeve të gazetarëve kot e ka të bërtet ”Je suis Charlie”; nuk duheshe aspak t`i lejojë të shkelin në territorin e saj, as si turistë bile…
***
Individët dhe grupet shfaqin dallime të jashtëzakonshme në prirjen e tyre për të kryer mizori kur ngjallet urrejtja kundrejt një grupi tjetër. Në luftën e dytë botërore mizoritë kufizoheshin në formacionet e posaçme të nazistëve, çetnikëve, bolshevikëve rus…ndërkaq trupat e rregullta ushtarake të palëve nuk kryenin krime lufte të atij niveli.
Njihet fakti se asnjë luftë mes popujve nuk ndez aq urrejtje dhe mizori sa lufta civile, në të cilën të dy palët në përplasje njihen mjaft mirë me njëra-tjetrën.
Gjatë luftërave, shkatërrimi i plotë i një armiku nuk është i dëshirueshëm vetëm nëse ka një kulturë me atë të palës ndërluftuese dhe, në veçanti, nëse ndan me të interesa dhe vlera të njëjta.
***
Iku Enveri, erdhën tjerët…të cilët mossuksesin e tyre me qeverisjen e vendit e arsyetojnë me retorikën banale: “Ne nuk kemi humbur por dështuar për të fituar”.
Një atdhetar, akademik dhe intelektual prej më të mëdhenjve, më shkroi:
”Nuk e kuptoj (…) se si shpjegohet që toka shqiptare pjell me bollëk në krye të politikës mercenarë, tradhtarë, njerëz bastardë, prostituta në shërbim të të huajve (…) Por fatkeqësia jonë më e madhe kombëtare (…) është se në Tiranë kemi një klasë politike tradhtare. Kjo është edhe arsyeja që parlamenti shqiptar është parlament tradhtarësh. Shqipëria është i vetmi vend në botë, i cili në parlamentin e vet nuk ka një krah nacionalist, prandaj edhe Janullatosi ka ngritur në Tiranë shtetin e vet shumë më të fuqishëm sesa shteti zyrtar shqiptar(…)”
***
Asnjë kryetar shteti, asnjë qeveri nuk deklaron haptas se dëshiron të nënshtroj vullnetin e popullit; përkundër, përdorë një frazeologji të re që duket krejt e kundërt me atë të vjetrën. Asnjë diktator nuk përcaktohet si i tillë, dhe çdo sistem pretendon se shprehë vullnetin e popullit. Në vendet e “botës së lirë dhe civilizuar”, në të kundërt, autoritarizmit në kulturë, në punë, në politikë, i kanë zënë vendin “autoriteti anonim” dhe manipulimi.
***
Lexojë titujt:
Vajzat e reja shqiptare të shtetit amë, martohen me pleqtë e gërditshëm të shteteve fqinjë dhe ia rrisin natalitetin “Maqedonisë”, Serbisë. Mafiozët e kanë uzurpuar bregdetin, plazhet dhe ujin; kanë ndërtuar pa leje dhe u shesin apartamente të huajve, kolonizojnë vendin. Qeveritë e deritanishme e kanë uzurpuar, plaçkitur, shitur te të huajt dhe privatizuar tërësisht pronën shoqërore…
*
Serbët kërkojnë të grabisin edhe zemrën / mushkëritë e Kosovës, Trepçën. Fundamentalistët islamik shqipfolës luftojnë dhe vriten për Siri por asnjë plumb nuk e shkrepën për nënën Shqipëri. Do pleshta protestojnë me parullën: “Mos i vrisni qentë endacakë” por nuk protestojnë aspak kur qentë copëtojnë fëmijët dhe terrorizojnë popullatën e moshuar; kërkojnë vendbanime për qentë por nuk janë aspak të interesuar të kërkojnë vendbanime, ushqim dhe medicinë për specien e vetë, për fukarenjtë e pastrehë, pleq dhe të sëmurë që ditët dhe netët e ftohta dimërore i kalojnë nën qiellin e hapur, të zhveshur dhe të uritur…
**
“3439 qytetarë shqiptarë të Shkupit, Tetovës e Kumanovës kanë ndërruar emrat shqip për shkak të bindjeve fetare ku ndikim më të madh kanë hoxhallarët”. Ndotja e ajrit vazhdon, qytetarët e Tetovës dhe Shkupit nuk mund të marrin frymë…
***
Shtet
Qeveria e shtetit, autoriteti më i lartë i cili vendos mbi një zonë gjeografike ose territor, zakonisht quhet një vend. Prandaj ai vend gjithashtu shpesh quhet për një “shtet”, si “shteti Gjermania”, ose “shteti Suedia” etj. Një vend që në këtë mënyrë e qeverisën vetveten, gjithashtu quhet një shtet sovran. Shumica e shteteve sovrane të botës, me pak përjashtime, janë anëtarë të OKB-së.
E drejta ndërkombëtare përcakton kërkesa të caktuara që një vend duhet të përmbushë përpara se të mund të njihet si një shtet i mirëfilltë dhe të bëhet një anëtar i Kombeve të Bashkuara:
1. një popullsi të përhershme
2. një territor të përcaktuar, definuar
3. një qeveri
4. aftësia për të pasur lidhje me shtetet e tjera (Konventa e Montevideos e 1933)
Për më tepër, është e zakonshme të pohohet se shtetet tjera nuk kanë pretendime në territorin, dhe se qeveria duhet të ketë kontroll efektiv mbi të gjithë territorin.
Ka vende që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të cilat nuk janë të njohur gjerësisht si një shtet, për shembull, Kosova, Republika Turke e Qipros Veriore, Palestina, Somalia, Tajvani dhe Sahara Perëndimore.
Edhe Shqipëria e sotme “demokratike” formalisht është anëtare e Kombeve të Bashkuara por:
• nuk ka një popullsi të përhershme, prej 4 milionëve është zvogëluar në 2 milion. Shumica u shpërngulën në Greqi, Itali…
• nuk ka një qeveri të mirëfilltë që të ketë kontroll efektiv në të gjithë territorin e saj, por Jugun ia ka dorëzuar Greqisë e cila ka uzurpuar KOASH e tani kërkon naftë në ujërat tona, kërkon Verio-Epirin…kërkon dru b…
• Nuk ka aftësi për të pasur lidhje të pavarura me shtetet tjera, sepse më përpara duhet që ato të miratohen nga shteti grek.
***
Kushtet themelore që shpesh çojnë në rritjen e rrezikut të vendit janë:
A. Paqëndrueshmëria politike; qeveritë e korruptuara dhe të pakualifikuara, grushtet e shtetit, revolucionet, marrëdhënie të tendosura me shtetet fqinje dhe të ngjashme
B. Paqëndrueshmëri sociale; zhbalancimeve të mëdha sociale, niveli i ulët i arsimit, shëndetësisë, punësimit, greva e gjatë dhe shkatërruese
C. Paqëndrueshmëria ekonomike; deficiti i madh në bilancin tregtar, shpesh në kombinim me borxh të lartë të huaj dhe inflacionit, infrastruktura e dobët (transportit dhe telekomunikacionit rrjeteve), varësia ekstreme në burimet e caktuara natyrore etj
***
Individët e veçantë, konstruktorët e mëdhenj të botës shqiptare do të mbizotërojnë aty ku Zoti, pseudo-intelektualët, pseudoatdhetarët dhe partitë politike mafioze kanë dështuar. Urdhërimi i dashurisë vëllazërore është i dënuar të jetë i pavlefshëm, por konstruktorët e mëdhenj do ta ngjallin në një jetë të re; në të kundërtën, sipas studimeve të mia…brenda 40 viteve do të shkombëtarizohemi, tjetërsohemi, asimilohemi dhe zhdukemi tërësisht si komb, si racë. As varret nuk do të na mbesin – do të na i shkatërrojnë armiqtë. Prandaj, domosdoshmërish, media t`u japi terren vetëm atdhetarëve dhe intelektualëve të mirëfilltë pa marrë parasysh se a i njohin fizikisht (shkrimet flasin vet) dhe të mos botojnë “Analizat” e amatorëve me diploma false që në realitet e kanë vendin në Qendrat Psikiatrike.
Të rreshtohemi pas konstruktorëve, të vetmin subjekt që mund të shpëtoj kombin nga agresioni i jashtëm, nga pështjellimi dhe nga humbja përfundimtare.
Nuk ka jetë pa probleme dhe nuk ka probleme pa zgjidhje.
*Aurel Dasarati, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)