• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIMET E SENATORIT AMERIKAN McCAIN NË TIRANË

April 14, 2017 by dgreca

44

Nishani, McCain: Shqipëria do të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s/Tiranë- 14 Prill 2017- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dhe zhvilloi një takim me Senatorin amerikan dhe ish-kandidatin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili po zhvillon ditët e fundit një tur zyrtar në disa vende të Ballkanit.Pasi i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi rolin udhëheqës dhe kontributin e vyer shumëvjeçar të Senatorit McCain në politikën dhe Senatin amerikan, Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributet e të përmbushë përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.“Jemi krenarë që jemi aleatë besnikë, të denjë e të sinqertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga mbështetja e të cilave frymëzohemi edhe për lirinë e demokracinë tonë.” – theksoi Presidenti Nishani, duke e siguruar Senatorin McCain se vendi ynë dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të vazhdojnë ta luajnë këtë rol edhe në të ardhmen.Kreu i Shtetit shqiptar dhe Senatori McCain diskutuan edhe për situatën e Ballkanit, ku u vlerësua roli dhe kontributi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të përbashkët me orientimin dhe synimin e integrimit e të gjithë vendeve dhe popujve në rajon në bashkësinë euro-atlantike.

 2 MetaMeta, apel McCainit: Shtetet e Bashkuara të rrisin vëmendjen në Europën Juglindore

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin John McCain, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.Kryetari i Kuvendit Meta dhe Senatori McCain biseduan mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, situatën politike në vend si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.Duke vlerësuar kontributin personal në vite të Senatorit McCain, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në shërbim të forcimit të kredencialeve demokratike të vendit tonë si dhe të paqes e stabilitetit në rajon.Meta vuri në dukje se, duke marrë në konsideratë peshën e veçantë të Shqipërisë në rajon, politika ka për detyrë të tregohet më e përgjegjshme brenda vendit për të krijuar klimën e duhur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta bashkëkohore.Meta gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe në veçanti ndaj avancimit të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe trafiqeve të lëndëve narkotike.Kryetari Meta ndau bindjen me Senatorin McCain se Shtetet e Bashkuara duhet ta rrisin vëmendjen e tyre në Evropën Jug Lindore dhe shprehu besimin e plotë se Shqipëria do dijë të tregojë se është një partnere serioze e SHBA në avancimin e axhendës euro-atlantike në rajon.Gjatë diskutimit mbi zhvillimet e fundit në rajon, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Senatori McCain ndanë bindjen e përbashkët se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe aleate besnike e SHBA duhet  të rrisë kontributin e saj buxhetor në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar se investimi në fushën e sigurisë dhe kontrollit të kufijve ndihmon forcimin e stabilitetit dhe klimën e investimeve ekonomike në rajonin e Ballkanit.

bASHA-655x356 Basha, McCain: Zgjedhjet të pamundura nga droga, të gatshëm për dialog

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha priti sot në Selinë e Partisë Demokratike Senatorin John McCain, Kryetar i Komitetit të Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura. Lideri i opozitës i shprehu vlerësimet më të larta Senatorit McCain dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve.

Basha i përcolli mikut të cmuar amerikan gjithashtu, falenderimet për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë dhe sidomos për anëtarësimin e saj në NATO, duke rikonfirmuar vendosmërinë se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të aleatit të saj strategjik.

Kryetari i opozitës përcolli shqetësimin e madh për gjendjen kritike të vendit në raport me sigurinë dhe krimin e organizuar për shkak të shumëfishimit galopant të kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pranisë së personave me rekorde të rënda kriminale në Parlament, Bashki dhe funksione të larta publike në kundërshtim dhe shkelje të ligjit për dekriminalizimin.

“Ky shqetësim i ngritur me nota të rënda edhe në raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe EUROPOL-it demostron sa i madh është rreziku që i kanoset demokracisë dhe stabilitetit të vendit nga përfshirja dhe roli i krimit në vendimmarrjen politike. Zgjedhjet e ardhshme janë totalisht të pamundura pa cmontuar rrezikun nga paratë e drogës dhe nga kriminelët e interesuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme të kapjes së shtetit.Vetëm pastrimi i politikës nga krimi dhe lufta efikase kundër drogës dhe krimit përmes një qeverie teknike që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të garantojnë stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë”, theksoi zoti Basha.

Basha ka deklaruar më tej se “ky është një detyrim madhor i politikës ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe ndaj aleatëve, sepse si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të garantojë standardet dhe mbrojë vlerat e demokracive perendimore ku më themelorja është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Duke rikonfirmuar gatishmërinë dhe ftesën e opozitës për arritjen e një marrëveshje politike për qeverinë teknike dhe mandatin e saj përmes dialogut politik, kryetari Basha nënvizoi rëndësinë që ka përgatitja me seriozitet dhe përgjegjshmëri e këtij dialogu në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Partia Demokratike, theksoi zoti Basha, do të jetë përherë garante e vlerave të përbashkëta euro-atlantike të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor që përbëjnë aksin e miqësisë dhe aleancës strategjike shqiptaro-amerikane.

3 KodheliSenatori McCain, takim me ministren Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori Donald Lu pritën sot në aeroportin “Nënë Tereza”, senatorin amerikan John McCain. Gjatë qëndrimit të senatorit McCain në Rinas, ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli e njohu me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e vendit tonë për të vijuar në këtë drejtim, të bindur se jemi në rrugën e duhur.

Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes risolli në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët.

Gjithashtu ministrja Kodheli u ndal edhe te kontributi i vendit tonë si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, kontribut të cilin ministrja Kodheli e cilësoi të duhur dhe të drejtë. Shqipëria jep kontributin e saj në misionin paqeruajtës Resolute Support në Afganistan dhe ishte ndër vendet e para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, nën lidershipin e SHBA dhe jep një kontribut aktiv në këtë koalicion.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, John McCain:, ne Tirane, Takimet

Senatori amerikan John McCain në Kosovë

April 13, 2017 by dgreca

-Sot flet në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të premten i ndahet Medalja Urdhri i Lirisë/

PRISHTINË, 13 Prill 2017-B.Jashari/ Senatori amerikan, John McCain mbërrinë sot në Prishtinë dhe flet në  seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që zhvillon edhe takime me autoritetet e larta të shtetit. E vetmja pikë e axhendës së seancës solemne është: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nis në orën 14:30.

Sipas axhendave të njoftuara zyrtarisht deri tash, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pret në takim senatorin amerikan John McCain në orën 13:45, ndërsa kryeministri Isa Mustafa në orën 15:10.

Sipas medias, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.

Filed Under: Komente Tagged With: John McCain:, sot në Kosovë

McCain në Bosnje: I shqetësuar për influencën ruse. Nesër në Kosovë

April 12, 2017 by dgreca

 

US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)
US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit e cila dha fund luftës në Bosnje më 1995.

“Jam i shqetësuar për situatën këtu, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Mesazhi im është në emër të presidentit dhe të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Ne mbështesim Bosnje dhe Hercegovinën. Duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha”

Të njëjtin shqetësim ish kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shprehu edhe në Serbi, gjatë takimit me kryeministrin Vuçiç, edhe pse Serbia njihet si një nga aleatet më të afërta të Rusisë. Ai kërkoi që zgjidhja e problemeve ballkanike të bëhet përmes afrimit mes palëve.

Të enjten, pra nesër, Mccain ndalon në Kosovë, në një vizitë e cila parashikon edhe një fjalim në parlament në orën 14.30 minuta.

Senatori amerikan ka shmangur Maqedoninë nga turi i tij ballkanik dhe shkak mendohet se është injorimi që i bën politika thirrjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. Ndërkohë të premten Kryetari i komisionit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura, Xhon Mccein viziton Shqipërinë.

Burime të Ora News bëjnë të situr se Mccein do të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen ne një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të Opozitës. Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri Xhon Mccein tu drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

/Oranews.tv/

Filed Under: Politike Tagged With: Bosnie, John McCain:, ndwkimi rus

John McCain në Beograd

April 10, 2017 by dgreca

1 John McCain beograd

Senatori amerikan, John McCain, tha të hënën në Beograd se çdo gjë që ndodhë në Evropën Juglindore është me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale serbe më 2 prill.Senatori amerikan vlerësoi siç tha, përparimin e Serbisë në reformat drejt integrimeve evropiane, duke theksuar se Serbia luan një rol thelbësor si “fuqi e pajtimit” por edhe si ekonomi në rajon.

“Jam optimist se me kohë të gjitha vështirësitë e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane do të tejkalohen”, tha senatori amerikan, i cili siç tha ka biseduar me kryeministrin serb edhe për rëndësinë e bisedimeve ndemjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Procesi i bisedimeve është i vështirë, por duke falënderuar presidentin (Tomislav)Nikoliç dhe Vuçiçin si dhe bashkëbiseduesit e tyre në Prishtinë, ky dialog ka sjellë përparime”, tha senatori McCain. Ai tha se duhet kurajë për vazhdimin e një procesi të tillë dhe se këtë mesazh do ta transmetojë edhe në Kosovë gjatë kësaj jave.Senatori McCain tha se bashkëpunimi i dy vendeve është me rëndësi për luftën kundër terrorizmit.”Jam krenar që Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë partneri me aktiv ushtarak i Serbisë me mbi 90 veprimtari të përbashkëta në vit”, tha ai.Senatori McCain tha se mesazhi i tij për senatin, presidentin dhe popullin amerikan është se “ajo çfarë ndodhë në Evropën Juglindore është me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.Ai tha se me presidentin e zgjedhur serb ka biseduar edhe për faktin se, siç tha, dy luftëra botërore kanë filluar në këtë rajon dhe nuk duhet lejuar krijimin e një situate që do të përkeqësonte gjendjen në këtë zonë.Ai ka shprehur me këtë rast edhe shqetësimin e tij me sjelljen ruse, përfshirë edhe “përpjekjet e paradokohshme për të rrëzuar qeverinë në Mal të Zi”.Duke folur për zhvillimet e fundit në Siri, senatori McCain tha se Rusia pa dyshim kishte njohuri për përdorimin e armëve kimike nga forcat besnike të presidentit Bashar Al-assad.Kryeministri serb tha se me senatorin amerikan është diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e rajonit, dhe pjesëmarrjen e Serbisë në stërvitjet përbashkëta ushtarake, ndërsa theksoi se gjatë bisedës ka nënvizuar këmbënguljen e Serbisë për qëndrim neutral ushtarak ndaj NATO-s dhe Rusisë.

Senatori McCain shkoi në Beograd pas vizitave në Slloveni e Kroaci, ndërsa gjatë javës do të qëndrojë në Bosnje, Mal të ZI, Kosovë dhe Shqipëri.

Filed Under: Featured Tagged With: John McCain:, ne Beograd

Kryeparlamentari Veseli takon senatorin amerikan John McCain

April 15, 2016 by dgreca

UASHINGTON, 15 Prill 2016/Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar senatorin amerikan John McCain, të cilin e falënderoi për mbështetjen personale gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të shtetit të Kosovës.Kryetari Veseli e informoi senatorin për zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, duke vënë në dukje ecurinë procesit shtetndërtues dhe synimet euro-atlantike. Ai me këtë rast kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në axhendat e Senatit amerikan. Kryetari Veseli përshëndeti posaçërisht marrëdhëniet e Gardës Nacionale të Arizonës me Kosovën.Njoftimi i dërguar nga Kuvendi kosovar thekson se, Senatori McCain e përgëzoi kryetarin Veseli për punën e bërë deri tash dhe inkurajoi që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Senatori siguroi që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën, si investim i përbashkët në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit. Ai tha që “ne bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si të kemi sukses, e jo të gjejmë arsye për të dështuar”.Kryetari Veseli e siguroi senatorin McCain se Kosova do të vazhdojë punën e nisur bashkë në ndërtimin e stories së suksesit të përbashkët./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: John McCain:, senatorin amerikan, Veseli takon

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT