• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NIPI I ELEZ ISUFIT, JONUZ NDREU, NDJEHET KRENAR PER RIVLERISIMIN E ”GJENERALIT ME SHAJAK”

December 19, 2012 by dgreca

Në ndër vatranët që e festuan 100 vjetorin e Pavarësisë në Shqipëri ishte dhe vatrani i devotshëm, Jonuz Ndreu. Me 26 nëntor ai ishte i ftuar në Parlamentin shqiptar me Ftesë të kryeparlamentares, Jozefina Coba Topalli. Jonuz Ndreu tha për Diellin se u ndje krenar kur mori pjesë në një veprimtari Kombëtare, kur Kuvendi i Shqipërisë kremtoi jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni madhështore në nderim të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, udhëheqësve të kryengritjeve në trevat shqiptare.

Në sallën e seancave të zbukuruar me flamurin kombëtar, simbolin që bashkon të gjithë shqiptarët, ishin të ftuar nderi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, familjarë dhe pasardhës të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, patriotëve, udhëheqësve të kryengritjeve dhe rilindasve të shquar. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e saj përpara të pranishmëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli, ngafoltorja e Kuvendit, uroi të gjithë shqiptarët për Pavarësinë, për datëlindjen e kombit, për kryefestën e të gjithë shqiptarëve.

Nipi i Elez Isufit, u takua me udhëheqësit e lartë të shtetit shqiptar, dhe u shprehu mirënjohjen për vlerësimin e figurave historike, një ndër të cilat është edhe gjyshi i tij, i cili ka hyrë në histori si “Gjenerali me Shajak”,”Arusha e Malit”. Jonuz Ndreu u takua me kryeparlamentaren Topalli, me kryeministrin  Berisha,dhe personalitetet e tjerë të pranishëm.

Krahas figurave të tjera u bë dhe vlerësimi zyrtar i figurës së Elez Isufit. Në materialin përmbledhës të Kuvendit të Shqipërisë për të është dhënë ky vlerësim me shkrim:” Elez Isuf Ndreu (1861-1924)-  ka lindur ne Fshatin Sllovë të Dibrës. Bir i Isuf Ndreut, nga një familje që do bëhej simbol i Dibrës. Strateg dhe udhëheqës popullor në luftën për mbrojtjen e pavarësisë kombëtare. Në krye të forcave atdhetare dibrane u ndesh me pushtuesit serbë. Tre herë forcat serbe ja dogjën kullat e familjes Ndreu. Mbështeti qeverinë kombëtare të Vlorës dhe udhëhoqi kryengritjen e armatosur në krahinën e Dibrës. Në janar të vitit 1916, Franc Jozefi – perandori i Austro-Hungarisë dekoron Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit (dekoratë lufte). Ka marrë pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe vdiq në betejën e zhvilluar në Peshkopi kundër forcave të Ahmet Zogut.

Jonuz Ndreu, thotë se ndjehet i gëzuar që vlerësimi për figurën e Elez Isufit u bë me realizëm në këtë kohë trubullullirash, kur shumëkush e shkruan Historinë sipas oreksit. Elez Isufi u fut në historinë kombëtare me pushkë në dorë në një moshë shumë të re. Figurën e tij nuk mundi ta errësojë as regjimi më i egër që ishte instaluar në Shqipëri,diktatura komuniste, që i dënoi rreptë pasardhësit e heroit.
Për Elez Isufin janë kënduar sa e sa këngë, janë botuar sa e sa libra, janë shkruar mijëra faqe në shtypin e kohës por dhe sot. Ai u dekorua edhe nga perandori i Austro –Hungarisë. Dekoratën më të madhe Elez Isufit dhe vlerësimin më të lartë prijësit të Dibrës ia ka bërë populli i vet, që e ka futur atë në këngë, në legjenda dhe në memorien Kombëtare. Këto vlerësime përbëjnë dekoratën më të lartë për “Gjeneralin me shajak”, thotë ai për gazetën Dielli. Ndërkohë ai informon redaksinë e Diellit se gjatë kësaj vizite ka vizituar edhe vendlindjen, Sllovën. Shkoi dhe vizitoi edhe varrezën, ku pushojnë në përjetësi paraardhësit. U takua me të afërm e ,miq dhe u cmall, me të gjallë dhe të vdekur. Po ashtu, ai informon se së shpejti do të vendoset shtatorja e re e Elez Isufit-bust, para sheshit të Bashkisë, ku është përgatitur edhe  projekti i ri i sheshit me pemë dhe lulishte rrotull, që është shumë bashkëkohor.

***

Dera e Elez Isufit ka nxjerrë vec atdhetarë, të cilët nuk i përuli as diktatura e egër sllavo-komunistëve.Një ndër ta ishte edhe Cen Elezi, që vdiq në duart e torturuesve sllavo-shqiptare. Po ashtu edhe biri i tij, Isa Ndreu. Nacionalizmi shqiptar në diasporë e ka ngritur lart figurën e Isa Ndreut. Martin Camaj, Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi por dhe arbëreshët e Italisë, emigracioni shqiptar në Egjipt, Damask, Turqi, Amerikë, Europë e deri në Australinë e largët, kane vleresuar kontributin kombetar te Isa Ndreut. Kudo që ndodheshin shqiptarët nëpër botë kishin në duar revistën “Koha Jonë” që shpërndahej falas dhe botohej me kontributin financiar të Isa Ndreut. Isa Ndreu është djali i nacionalistit Cen Elezi, nipi i Elez Isufit dhe vëllai i Jonuz Ndreut, i cili para pak vitesh u nda nga jeta në Firence të Italisë, ku jetoi dhe kishte një aktivitet të ngjeshur prej shumë e shumë vitesh. Ai qe shkolluar në perëndim ndaj dhe kishte kulturë dhe edukatë  perëndimore. Jonuz Ndreu thotë për të vëllanë:  Të flasësh për kontributin e Isa Ndreut në çështjen kombëtare nuk do mjaftonin pak radhë. Ai ndoshta në Shqipëri njihet pak, por në botën perëndimore njihet shumë. Isa Ndreu ishte një atdhetar i madh. Ai punoi plot dhjetë vjet që më së fundi edhe në një shesh në mes të Parisit t’i vendosej emri i heroit kombëtar Skënderbeu.
***

Anëtarin e bordit të Vatrës, z. Jonuz Ndreugjatë vizitës në Shqipëri, e priti edhe Xhelal Mziu, Kryebashkiaku Kamzës.Ata zhvilluan një bisedë të përzemërt. Në takim me kryetarin Mziu, njëri prej miqve  të vatranëve, u shkëmbyen mendime e eksperienca në lidhje me gjendjen e Shqipërisë në të shkuarën dhe në të sotmen. Ndërkohë që interesimi i Mziut ishte për veprimtarinë historike të Vatrës në Amerikë, ku Vatranët dhanë një kontribut të paçmuar për lirinë, pavarësinë dhe rënien e komunizmit në Shqipëri, çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Z. Ndreu përshëndeti dhe përgëzoi z. Mziu për arritjet e tij gjatë mandatit në zhvillimin e Kamzës. Z. Jonuz Ndreu ftoi kryetarin e Bashkisë Kamëz z. Xhelal Mziu për një vizitë në New York. Gjatë vizitës së tij, z. Jonuz Ndreu shtroi një darkë  në qytetin e Durrësit, ku ishin të ftuar miqtë dhe të afërmit, ndër ta dhe nipi Eduard Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, kryetari i Kamzës. Z. Mziu si dhe të afërm të tjerë.

***

Kush është Jonuz Ndreu? Lindi me 10 mars 1930 në fshatin Sllovë të Dibrës. Në kohën e regjimit komunist Jonuzi u arratis me 6 maj të vitit 1949 në Dibër të Madhe. Ai pat provuar internimin dhe kishte bërë padrejtësisht 21 ditë burg. Familja e tij përbëhet nga 15 vëllezër dhe shtatë motra, nga këto 12 djem të arratisur. I ati i tij vdiq në burg në Dibrën e Madhe ne 9 maj 1946 nga torturat e mercenarit Mustafa Lleshi. Z. Jonuz shërbeu në ushtrinë Amerikane. Z. Ndreu është banues në New York, aktualisht është në pension. Z. Ndreu është një vatran aktiv dhe pjesë e Këshillit të Vatrës.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: i Elez Isufit, Jonuz, ndreu, nipi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT