• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët në veri të Kosovës, dalje masive në zgjedhje

May 14, 2019 by dgreca

-Veseli: Të gjithë shqiptarët në veri duhet të dalin në zgjedhje të dielën për të dëshmuar se janë dhe do të mbesin gjithmonë në pronat e tyre/

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme në 19 maj 2019 në 4 komunat veriore me shumicë serbe,  në listë 57 983 votues/

-Tre parti, dy shqiptare e një serbe, kanë aplikuar të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe/

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre,  si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 14 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatët për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, kanë bashkëbiseduar me qindra qytetarë shqiptarë për rëndësinë e daljes masive të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës. 

“Ka shumë rëndësi dalja e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje në komunat e veriut. Duhet të dalin unikë të gjithë në zgjedhje. Është mesazh dalja masive e shqiptarëve në këto zgjedhje sepse tregon se shqiptarët janë aty dhe do të jenë gjithmonë në pronat e tyre. Ne do të vazhdojmë projektet konkrete për të rindërtuar të gjitha shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga pronat e veta”, tha Veseli. 

Nga ana e tyre, kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri i siguruan qytetarët se do të punojnë në interes të zhvillimit të komunave të tyre dhe në koordinim e me mbështetje të institucioneve qendrore, do të realizojnë projekte e investime kapitale. 

Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, njëherësh kryetar i PDK-së në Mitrovicë, i siguroi qytetarët e komunave të veriut se do ta kenë përkrahjen e plotë në realizimin e të gjitha projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do mbahen këtë javë – të dielën e 19 majit 2019 për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës kanë të drejtë vote 57 983 qytetarë, 970 më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 055, në Zubin Potok 8 535,  në Leposaviç 18 164 dhe në Zveçan 9 229.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës  në mbledhjen e djeshme ka çertifikuar listën përfundimtare të votuesve,  bazuar në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil. 

Poashtu u bë e ditur se, në të katër komunat numri i qendrave të votimit do jetë 44, ndërsa i venvotimeve 87.

Tre parti, dy shqiptare e një serbe, kanë aplikuar të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe (Srpska Lista).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, në 8 prill ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe, të shpallura një ditë më parë nga presidenti i Republikës Hashim Thaçi,  për t’u mbajtur në 19 maj 2019.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre,  si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për Komisionin Qendror Zgjedhor 471,484 euro dhe për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 18,618 euro.

 Në Kosovë komuniteti serb  përbën 1.47 % të banorëve sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, kur u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në Kosovë, që ka gjithësej 38 komuna, nga10 komunat me shumicë serbe 5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Paketës Ahtisaari. Po sipas kësaj Pakete, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kadri Veseli-Zgjedhjet ne Veri-Behlul Jashari

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT